“Srebrenica” bashkon maxhorancën e opozitën në parlament. Votohet me 113 vota rezoluta për gjenocidin serb

parlamentiËshtë miratuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë Rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

 

Në votim morën pjesë 113 deputetë, ku të gjithë votuan pro. Gjithashtu Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

Draft-rezoluta e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste, u bazua në rezolutat e Parlamentit Evropian dhe vlerësimet e Komisionit Evropian mbi gjenocidin në Srebrenicë, akte këto që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e autorëve dhe mbështetësve të tij.

Krahas dënimit të mohimit të gjenocidit në Srebrenicës, rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, po ashtu, synon të dënojë retorikën politike që nxit urrejtjen ndëretnike duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet e tjera të luftës të kryera në luftërat e ish-Jugosllavisë.

Gjenocidi në Srebrenicë i referohet vrasjes së 8,372 burrave dhe djemve civilë boshnjakë nga forcat serbe gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

Top Channel

Maqedonia e Veriut nuk qetësohet – thirrje antishqiptare

protesta vmroNë protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez ka pasur të shtëna me armë dhe sharje kundër shqiptarëve. Policisë i është dashur të ndërhyjë.

 
Kanë vijuar protestat kundër propozimit francez me përplasje mes protestuesve dhe policisëEskalimi i situatës ndodhi teksa protestuesit nga qeveria u drejtuan tek Ministria e Jashtme. Para sheshit Skëndërbeu janë dëgjuar thirrje antishqiptare sërish, ndërsa protestuesit janë përplasur me policinë që tentoi t’i pengonte ata  për të hyrë në sheshin Skënderbeu. Këtu fillon edhe incidenti me hedhjen e gurëve ndaj objekteve dhe veturave në afërsi të sheshit ku ndodhet edhe një hotel pronari i të cilit ka shtënë me armë zjarri. Policia ka arrestuar pronarin e hotelit.

 

Mickoski: Duan të më likuidojnë

Kryetari i opozitës maqedonase Hristian Mickovski, i cili ka marrë pjesë në protestë, ka pretenduar se personi në fjalë ka dashur ta vrasë. “Ndodhi një montazh klasik politik. Vrasja e dikujt, e një nëne me fëmijë, vrasja ime, apo e një njeriu të pafajshëm. Ky duhej të dukej si një konflikt ndëretnik. Kam marrë informata joformale për eliminimin tim nga autoritetet. Pamë persona me armë, pati edhe të shtëna, policia iku. Kam një mesazh për shqiptarët: Ne duhet ta ndërtojmë bashkë ardhmërinë ashtu siç e kemi ndërtuar me shekuj. Një mesazh për maqedonasit, të qëndrojmë dinjitoz dhe të luftojmë”, ka deklaruar në një konferencë të jashtëzakonshme, Mickoski.

 

Policia mohon pohimet e Mickoskit

 Policia i mohon plotësisht pohimet e kryetarit të opozitës, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka reaguar gjatë incidentit tek sheshi Skënderbeu. “Përkundrazi, policia ka qenë në vendngjarje, ka reaguar dhe ka ndalur dhunën dhe është ndaluar menjëherë një person, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri”, thonë nga MPB.

 

LSDM: VMRO-DPMNE dëshironë skenar të përgjakshëm

LSDM akuzon VMRO-DPMNE se ka dashur të inskenojë një skenar të përgjakshëm, së bashku me partnerët e tij të Majtë dhe Aleancën për Shqiptarët. Sipas tyre, Mickoski ka tentuar të luajë viktimën, duke inskenuar një sulm të rremë për të shkaktuar incidente ndëretnike për të mbajtur gjallë protestat e tij të rreme. “Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i një skenari të përgjakshëm. Regjisor i një skenari që dështoi. Ai nuk ishte objektiv, por luajti rolin më të keq për qytetarët. Është e turpshme që opozita po tenton të shkaktojë tensione ndëretnike”, thonë nga LSDM.

 

BDI: Incident i inskenuar nga VMRO, Aleanca dhe e Majta

BDI ka dënuar ashpër incidentet e protestave antieuropiane të nxitura nga elementë prorusë përfshirë edhe skenarin në sheshin Skënderbeu në Shkup. “Protesta të dhunshme antieuropiane me elemente pro ruse nxitëse në çdo element organizativ të këtyre protestave. Këto protesta synimin e vetëm e kanë që ta ndalojnë ecurinë e këtij vendi drejt BE-së duke nxitur incidente ndëretnike. Dhe jo më larg se të mërkurën në mbrëmje kishte incidente në Shkup, dhe kush e shkaktoi incidentin? VMRO, E Majta dhe ASH. A mund të flasim për skenar, i cili ka për qëllim të destabilizoj vendin”ka pyetur zëvëndëskryeministri nga rradhët e BDI-së Aretan Grubi. Aktet e dhunshme në sheshin Skënderbeu janë dënuar nga presidenti i MV Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer.

 

dw

Boris Johnson dorëhiqet

protesta vmroBoris Johnson dorëzoi postin e kreut të partisë konservatore, Tory. Si kryeministër ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, derisa të zgjidhet një kryeministër i ri, tha Johnson në Londër.

 

Presioni ishte aq i madh, saqë Boris Johnsonit nuk i mbeti rrugë tjetër. Të enjten ai dha dorëheqjen si kryetar i partisë konservatore, Tory në një deklaratë publike. Si kryeministër ai do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet një kryeministër i ri, tha Johnson. Ai falënderoi popullin britanik dhe theksoi, se të qenurit kryeministër është një shkollë më vete. “Ndonëse gjërat tani duken të errëta, e ardhmja do të jetë e artë”, tha Johnson.

Me këtë dorëheqje Johnson i hapi rrugën emërimit të një kreu të ri të partisë. Së fundmi ishin 50 anëtarë të qeverisë që i kthyen shpinën Boris Johnsonit, shumë me arsyetimin, se duan të shmangin dëmin nga partia konservatore.

Më parë Johnson kishte zhvilluar një takim me Mbretëreshën Elisabeth. Pak më parë edhe i sapoemëruari si ministër i ri Financash, Nadhim Zahawi iu drejtua Johnsonit dhe kërkoi që të japë dorëheqjen.

 

Kapur pas pushtetit

Të mërkurën Boris Johnson, megjithë valën e dorëheqjeve nga kabineti e tij kishte deklaruar, se do të qëndrojë në post. “Kryeministri është në një atmosferë optimiste dhe do të luftojë më tej”, ishte shprehur asistenti i tij parlamentar, James Duddrige për sky News. Johnson në zgjedhjet e fundit parlamentare mori mandatin nga 14 milionë votues dhe ka shumë për të bërë për këtë vend, sipas Duddrige.

Kriza më e fundit qeveritare u shkaktua pas aferës së kolegut të partisë konservatore, Chris Pincher, që u akuzua për ngacmime seksuale. Më parë ishte bërë e ditur, se Johnson kishte pasur dijeni për fajësimet kundër Pincher, para se ta vendoste në një post të rëndësishëm të grupit parlamentar. Më parë zëdhënësi i Johnsonit e kishte mohuar disa herë këtë dijeni.

Mbështetja për Boris Johnsonin brenda partisë konservatore ishte prej kohësh në rënie. Në fillim të qershorit 58 vjeçari u përball me një votë mosbesimi brenda partisë të cilën ai e fitoi. 148 parlamentarë nuk i dhanë votën Johnsonit, 211 deputetë konservatorë e mbështetën edhe më tej. Më parë Johnson ishte vendosur nën presion edhe pas detajeve për party-t e organizuara në rezidencën e kryeministrit gjatë lokdaunit të Coronës.

 

la/djo/as (bbc.com, dpa, rtr)

Erhard Bühler: KFOR-i dhe NATO do të evitonin çdo lloj sulmi nga jashtë

Erhard BühlerSa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perëndimor? Si paraqitet gjendja e sigurisë në Ballkan, a ka rrezik kofliktesh të reja? Ish-komandanti i KFOR-t, gjenerali Erhard Bühler u përgjigjet pyetjeve për DW .

 

Deutsche Welle: Zoti gjeneral Bühler, në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë çështje të pazgjidhura: Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, Republika Srpska përmend shpesh shkëputjen nga Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut në rrugën e nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE, ndërkohë që Mali i Zi është futur në një lloj krize të përhershme të pushtetit, e ka pasur edhe akuza për përzierjen e faktorve nga jashtë. Si ish-komandant i KFOR-it në Kosovë, a keni frikë nga një e ashtuquajturë fuçi tjetër baruti në Ballkan?

Erhard Bühler: Jo nuk kam frikë dhe nuk shoh ndonjë rrezik akut për një skenar të këtillë. Por ju me të drejtë përmendët shumë probleme dhe çështje të hapura, të cilat ende ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst edhe unë kam shqetësimet e mia se si do të zhvillohen gjërat në shtigje afatmesme dhe afatgjata, në veçanti tani nga perspektiva e krizës në Ukrainë dhe shtimit të influencës së disa shteteve të jashtme në këtë rajon.

 

DW: Pikërisht këtë desha t’ju pyes: A mund të ketë agresioni rus në Ukrainë pasoja edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse dihet që Serbia dhe në veçanti serbët e Bosnjë-Hercegovinës llogariten ndër partnerët më të ngushtë të Rusisë, e Rusia me siguri që mund të jetë e interesuar për hapjen e vatrave të reja të krizës?

Erhard Bühler: Siç thashë, një rrezik akut për konflikte të reja atje nuk shoh. Por në të kaluarën kemi përjetuar që nën hijen e konflikteve të mëdha, papritur shpërthejnë edhe konfliktet e ngrira. Këtu duhet të kemi parasysh edhe raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë, ndaj mendoj se jo vetëm Gjermania por e gjithë Evropa, duhet të kujdesemi në mënyrë shumë më intensive për Ballkanin Perëndimor. Gjermania është duke bërë shumë në këtë drejtim dhe ajo ka qëndrime të qarta, të cilat i kanë shprehur edhe kancelari, ministrja e Jashtme dhe e gjithë qeveria. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet t’i bindim edhe partnerët tanë evropianë se është në interesin tonë strategjik, që BP t’i ofrojmë një perspektivë të qartë evropiane. Në këtë kontektst, më duhet të them se për mua ka qenë një zhgënjim i madh samiti i fundit i Bashkimit Evropian, sepse në njërën anë thuhet se BP ka një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE, ndërsa në anën tjetër nuk po ndërmerren hapa konkretë me vite të tëra. Shpresoj se në javët dhe muajt e ardhshëm do të arrihen marrëveshje dhe se pas këtij samiti shumë shpejt do të kemi masa konkrete për afrimin e BP me BE.

 

DW: Samiti i fundit i BE ka qenë një zhgënjim i madh jo vetëm për ju por për të gjithë vendet e BP, sepse në këtë samit nuk pati asnjë rezultat konkret. Sa mund të ndikojë kjo në zbehjen e idesë evropiane tek popujt e Ballkanit, sepse e ashtuquajtura perspektivë e anëtarësimit është dhënë para gati 20 vitesh, por kjo nuk është shoqëruar me hapa të rëndësishëm konkretë?

Erhard Bühler: Me Ballkanin Perëndimor unë merrem gati aq kohë sa janë dhënë edhe premtimet e para. Shpesh kam qenë në misione të ndryshme atje dhe pikërisht kjo është përshtypja ime. Të marrim shembull Kosovën: Përfaqësuesit evropianë kanë ardhur e shkuar dhe gjithmonë kanë dhënë premtime. Është premtuar edhe liberalizimi i vizave, e kur flasim për liberalizimin e vizave duhet ta dimë se kjo nuk nënkupton lirinë e qasjes në tregun e punës, por vetëm lirinë e lëvizjes për tre muaj në territorin e BE, ndërsa pas tre muajve ata duhet të largohen prapë. Liberalizimi i vizave është pra vetëm hapi i parë i cili është bërë me shumë e shumë shtete të tjera, por jo me Kosovën. Në Kosovë dhe në vendet e tjera shoh një entuziazëm të madh për BE, në veçanti tek gjeneratat e reja. Por mosveprimi mund të kthehet si bumerang ndaj kësaj ideje. Kjo mund të shtojë zhgënjimin dhe forcimin e nacionalizmave në këto vende, e që mund të rezultojë me shpërthimin e konflikteve latente dhe të ngrira.

 

DW: Si mund të shpjegohet hezitimi i Francës dhe i disa vendeve të tjera ndaj liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, kur dihet se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara?

Erhard Bühler: Këtë nuk mund ta shpjegoë as unë, e askush deri më sot nuk e ka thënë publikisht se cilat janë shkaqet e këtij hezitimi. Ekziston edhe problemi tjetër, ai i mosnjohjes së Kosovës nga pesë vende të BE dhe katër vende të NATO-s. Kjo mosnjohje e Kosovës nga këto vende mund të shpjegohet mbase me problemet e brendshme politike apo dhe problemt që kanë këto vende me minoritetet e tyre. Por tek çështja e liberalizimit të vizave nuk ka vërtetë kurrfarë shpjegimi.

 

DW: Zoti gjeneral, pasi e përmendët NATO-n: Sa reale janë kërkesat e Kosovës për afrim dhe anëtarësim në NATO?

Bühler: Kjo është një rrugë e gjatë dhe varet nga trasnformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe zhvillimi i saj drejt një ushtrie, që parashikohet edhe me ligjet e Kosovës. Këtu duhet të kryhen edhe shumë punë në rrafshin strategjik. Sa i përket FSK-së, ajo është shndërruar në një trupë të shkëlqyeshme, por ajo duhet të vendoset në bazat e duhura koncepcionale, të ketë strategjinë e duhur ushtarake dhe të bëhet kompatibël me forcat e NATO-s. Këtu duhet të bëhen edhe disa hapa të tjerë, në radhë të parë sa i përket funksionimit multilateral. Por mendoj se Kosova shpejt do të mund të integrohej në programin Partneritet për Paqe. Por edhe këtu problemi kryesor është që me këtë vendim duhet të dakordohen të gjitha vendet anëtare, pra edhe katër vendet e NATO-s, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Edhe këtu kërkohet një angazhim më i madh për të bindur këto vende se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor dhe i Kosovës në NATO është në interesin tonë strategjik.

 

DW: Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në Kosovë, në veçanti në veri të Kosovës, dhe a është kontigjenti i tanishëm i KFOR-it në gjendje të mbrojë Kosovën në rast të një sulmi nga jashtë?

Erhard Bühler: Unë nuk shoh rrezik të ndonjë sulmi nga jashtë. KFOR-i është garant për këtë e pas KFOR-it qëndron NATO-ja. Trupat e KFOR-it janë zvogluar shumë kohët e fundit. Kështu edhe duhet, sepse nuk ka nevojë që atje të qëndrojnë mijëra e mijëra ushtarë të NATO-s. Kjo nuk do të ishte mirë as për imazhin e kosovës, e nuk do të ishte në përputhje as me gjendjen aktuale të sigurisë atje. Por në rast të ndonjë sulmi nga jashtë, trupat e NATO-s janë të gatshme për ta evituar këtë.

DW: Jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe në vende të tjera të rajonit është shikuar me shqetësim armatimi i Serbisë me armë ruse dhe kineze. Si e shihni ju këtë çështje?

Erhard Bühler: Armatimi i një ushtrie është e drejtë legjitime e secilit vend, pra edhe Serbisë. Serbia nuk ka blerë vetëm armë ruse por edhe perëndimore. Para pak kohësh ajo ka blerë edhe helikopterë të cilët janë dërguar nga Gjermania. Por vendimtare është dëshira për përdorimin e këtyre armëve, e unë nuk e shoh këtë rrezik. Megjithatë shihet shumë qartë një retorikë agresive e politikanëve përgjegjës në Serbi, të cilat kërcënojnë me përdorimin e forcave ushtarake. Kjo shkakton frikë tek njerëzit dhe kjo retorikë agresive futet pastaj edhe në debate publike, ndonëse unë nuk mendoj se këtu ekziston ndonjë qëllim për përdorimin e këtre armëve. Megjithatë të gjithë duhet ta evitojnë këtë retorikë agresive, që ka për synim përfitimet e brendshme politike. Kjo nuk duhet të përdoret, por po përdoret.

 

DW: Pikërisht këtu qëndron problemi, sepse kombinimi i kësaj retorike agresive, e cila së fundmi është dëgjuar edhe nga vetë presidenti i Serbisë Vuçiq, si dhe blerja e armëve, shkakton frikë tek njerëzit dhe vendet e tjera në rajon. Ju nuk keni frikë nga përdorimi i këtyre armëve?

Erhard Bühler: Jo, siç e thash, nuk kam frikë. Por fakt është që kjo nxitëfrikën tek qytetarët. Kjo i ashpërson çështjet e pazgjidhura dhe nuk i kontribuon pajtimit. E pajtimi duhet të ndodhë, sepse nga konfliktet në ish-Jugosllavi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Pajtimi është në interesin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në radhë të parë për Serbinë. Pajtimi duhet të jetë pra edhe interesin e Serbisë, në interesin e mirëqenjes së njerëzve në Serbi. Mungesa e stabilitetit nuk guxon të kthehet në Ballkanin Perëndimor, sepse kjo i hap rrugën nacionalistëve ekstremistë, e që në rastet ekstreme mund të rezultojë edhe me konflikte të reja të hapura.

DW: Stabilitetit të qëndrueshëm me siguri që nuk i kontribuon as mosvendosmëria e BE për hapa konkretë, siç janë për shembull hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE apo intensifikimi i dialogut dhe zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. A mund të bëjë Gjermania edhe më shumë në këtë drejtim?

Erhard Bühler: Gjermania është duke bërë shumë, është përcaktuar shumë qartë dhe gjatë udhëtimeve të kancelarit dhe ministrtes së Jashtme në BP. Gjermania duhet të përpiqet t’i bindë vendet e BE dhe NATO-s se qëndrimet e saj janë të duhura dhe këtë po e bën. Është në interesin strategjik që BP të mos harrohet dhe që ai të integrohet gradualisht në BE. Ju e përmendët Maqedoninë e Veiut: Bullgaria dhe shumë vende të tjera duhet ta dinë se ato janë pranuar në BE ndonëse nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e parapara. Por në këto raste i është dhënë përparësi interesave strategjike dhe kjo është e drejtë.

 

DW: Si i vlerësoni proceset në Hagë kundër ish-krerëve të ish-UÇK, të cilët akuzohen për krime lufte? Po ju pyes, sepse Ju keni qenë edhe komandant i KFOR-it dhe me siguri keni pasur në duar shumë dokumente të rëndësishme. A keni pasur në kohën sa keni qenë në Kosovë njohuri për krimet për të cilat akuzohen ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët nga gjykata na Hagë?

Erhard Bühler: Jo. Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty (shpjegim redaksional: Ish-krerët e ish-UÇK akuzohen në Raportin e eurodeputetit Dick Marty për krime dhe tregti me organe njerëzore). Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto  akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime. Unë i njoh tre prej tyre dhe gjithmonë nisem nga parimi, se secili njeri është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Natyrisht që ne e kemi përcjellë edhe të gjithë debatin për këtë çështje dhe shpreh keqardhje për zgjatjen kaq të madhe të proceseve. Është për të ardhur keq edhe fakti që provat kanë qenë kaq të pakta në fillim të procesit, sa që tani prokuroria po detyrohet të bëjë hetime të tjera të shumta pas publikimit të aktakuzës së parë.

 

Gjenerali Erhard Bühler ka lindur në vitin 1956 in Aichach. Ndër të tjera ai ka qenë edhe komandant i trupave gjermane në Kosovë e më pas edhe komandant i KFOR-it. Prej vitit 2019 deri në prill të vitit 2020 ka qenë edhe komandant i Allied Joint Forces Command të NATOS në Brunssum. Ai vlerësohet si një prej njohësve më të mirë të gjendjes së sigurisë jo vetëm në Ballkan e Evropë, por edhe më gjerë. Ndërkohë gjenerali Erhard Bühler është zgjedhur edhe President i Shoqatës përmbledhëse të shoqatave gjermano-shqiptare në Gjermani.

 

dw

Shkup, incidente të dhunshme në protestat kundër miratimit të ‘propozimit francez’

protesta vmro levicaProtestat e dhunshme vazhduan edhe të mërkuren në mbrëmje për të penguar miratimin nga autoritetet qeveritare të propozimit francez për një kompromis midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që do t’i hapte rrugën Shkupit për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një incident ka ndodhur në sheshin Skenderbe të Shkupit, ku pati të shtëna me armë zjarri, që nxiti më pas një shkëmbim të ashpër akuzash mes opozitës dhe partive në pushtet.

Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se ai ishte në shënjestër të një sulmi me armë. Në një konferencë shtypi të mërkurën vonë, ai tha se një person, për të cilin mediat në Shkup kanë raportuar se është nga komuniteti shqiptar i vendit, kishte shtënë me armë, ndonëse rrethanat e këtij incidentin nuk janë ende të sqaruara.

“Një kohë më të gjatë kam marrë njoftime për përpjekje për likuidimin tim dhe sonte ajo revole ishte dashur të më marrë mua në shënjestër. E gjithë kjo është planifikuar nga pushteti sepse polici nuk ishte askund kur personi filloi të hapë zjarr”, tha drejtuesi opozitar, Mickovski.

Policia e ka arrestuar personin që dyshohet se është përfshirë në këtë incident. Forcat speciale kanë ndërhyrë për të shpërndarë grupet e protestuesve në këtë rast.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate në pushtet ka ngritur dyshime se VMRO-ja po sajon incidente për të përshkallëzuar konflikte dhe se personi i armatosur, emri i të cilit është Cufi Koka, është vëllai i një funksionari të Aleancës për Shqiptarët, për të cilin LSDM thotë se ka bërë fushatë për VMRO-në, përkatësisht për kryetaren e Komunës së Shkupit në zgjedhjet e fundit vendore.

Bashkimi Demokratik për Integrim i dënoi incidentet në protestat, të cilat i quan antievropiane dhe të nxitura nga elemente proruse.

“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës (E Majta) dhe Aleancës (për Shqiptarët) nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre”, thuhet në një komunikatë të BDI-së.

Ndërkohë, Hristijan Mickovski në një mesazh për shqiptarët thekson se “kjo betejë është e përbashkët”, ndërsa kujtoi bashkëpunimin e dy popujve në histori.

Protesta të dhunshme pati edhe para parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku u hodhën gurë dhe mjete piroteknike. Autoritetet thonë se dy pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime. Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE dhe E Majta vazhdojnë të bëjnë thirrje për protesta të përditshme dhe me pjesëmarrje dhe madhe.

voa

Eskalon protesta në Shkup, protestuesit hedhin gurë drejt statujës së Skënderbeut

Në Shkup ka eskaluar situata e protestës përsëri.

Sonte demonstruesit filluan me hedhjen e gurëve e gjësende në drejtim të statujës së Skenderbeut që është vendosur në sheshin “Skendebeu”.

Sipas informatave që vijnë në redaksinë e Klan M thuhet se protestuesit janë ndeshur me qytetarët shqiptarë dhe protestuesit duan të futen drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Kujtojmë se Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” përpara Qeverisë , edhe sot ka vazhduar protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Demonstruesit sot kanë të paraparë të lëvizin nga Kuvendi në Qeveri, më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të kthehen sërish para Kuvendit të Maqedonisë.

Gjermani: Qeveria miraton lehtësime për migrantët

Ministrja gjermane e brendshme Nancy FaeserProjektligji i ri për migracionin u jep një shans të ri personave me Duldung, nëse kanë pesë vjet që jetojnë në Gjermani. CDU/CSU akuzon qeverinë për ftesë për migracionin ilagal.

 

Projektligji i ri për migracionin u miratua të mërkurën, 6.7. nga kabineti gjerman. Ministrja Federale e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD), tha se synimi i kësaj pakete të pare të migracionit është formësimi i politikave të migracionit. Ai synon t’i japë fund praktikës së deritanishme të zakonshme të “duldung”-eve të njëpasnjëshme (Kettenduldung).

 

Një shans i ri për ish-azilkërkuesit

Ligji kap ata azilkërkues të refuzuar, pra, me Duldung, që në daten 1 janar 2022 kanë qenë prej së paku pesë vjetësh në Gjermani. Nëse miratohet nga Bundestagu, sipas projektligjit aktual, atyre do t’u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare, të rinjve deri trevjeçare. Gjatë këtij viti do të kënë të drejtë të mësojnë gjuhën, të gjejnë një vend pune dhe të sigurojnë dëshminë e identitetit. Në se ia dalin, atëherë fitojnë të drejtën e përhershme të qëndrimit. Kushti është që të pranojnë rendin e vlerave kushtetuese të Gjermanisë, tha ministrja e brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, SPD, në një konferencë shtypi të mërkurën, 6. 7. 2022 në Berlin.

 

Akses në kurse gjuhe

Por edhe ata që ende nuk përfitojnë lejen njëvjeçare të qendrimit do të kenë mundësi të hyjnë në kurse gjuhe dhe kurse integrimi.

“Për ne është gjithnjë me rëndësi ndërmjetësimi i vlerave dhe gjuhës sonë edhe tek ata që janë përkohësisht në Gjermani”, tha ministrja gjermane Fäser.

Deri tani në shumë lande aksesi i të huajve në kurset e integrimit varet nga perspektiva e qëndrimit të tyre.

 

Lehtësime për familjaret

Projektiligji gjithashtu parashikon lehtësime për punëtorët e kualifikuar dhe antarët e familjeve të tyre.

„Ne duhet të fitojmë fuqinë punëtore që na duhet në shumë sektorë. Prandaj edhe personave të kualifikuar do t’i lejojmë t’i sjellin familjet e tyre në Gjermani pa pasur nevojë për dëshmi të kursit të gjuhës”, tha Fäser.

 

Dëbim konsekuent i të dënuarve

Nga ana tjetër ligji parasheh zbatim më konsekuent të dëbimeve nga Gjermania për të dënuarit për vepra penale dhe personat që kanë deklaruar një identitet të rremë.

“Të dënuarve penalisht do t’u hiqet më lehtë e drejta e lejes së qëndrimit. Proceduarat administrative do të thjeshtohen”, tha Fäser.

Sipas saj, do të bëhet më e lehtë që ata të dërgohen në arrest dëbimi për të penguar kështu që të hyjnë në ilegalitet para se të dëbohen.

 

Miratimi pritet në vjeshtë

Projektligji i ri duhet të miratohet nga Bundestagu, çfarë pritet të ndodhë nga vjeshta.

Grupet paralmentare të koaliconit qeveritar e kanë mirëpritur paketën e re. Zëdhënësi i grupit parlamentar të SPD për çështje të brendshme, Sebastian Hartmann, shpjegoi se kjo do të vendoste rrugën për një “fillim të ri në politikën e migracionit”.

“Është e pakuptueshme të kthejmë në vendin e tyre njerëz të mirëintegruar dhe më pas të rekrutojmë nga jashtë me mundim punëtorët që na nevojiten”, tha Hartmann.

Kryetari ekzekutiv i grupit parlamentar të FDP, Stephan Thomea, foli për “fillimin e një paradigme tjetër në politikën e migracionit”.

 

CDU/CSU akuzon për nxitje të migracionit të parregullt

Opozita në të kundërt e refuzoi menjëherë projektligjin. Andrea Lindholz nga grupi më i madh parlamentar CDU/CSU, në një deklaratë për mediat akuzoi koalicionin mes socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve se po e rriste joshjen për imigrim ilegal në Gjermani.

“Projektligji shpërblen sidomos të huajt që duhet të largohen, por që nuk mund të largohen, sepse kanë refuzuar të sqarojnë identitetin e tyre dhe që edhe pas shumë vitesh nuk janë integruar në tregun e punës”

CDU/CSU kritikon edhe faktin që ligji do të lejojë tani këdo të marrë pjesë në kurse integrimi.

“Një kërkesë azili e refuzuar do të vendosë akoma më pak, nëse dikush do të jetojë në mënyrë të përhershme në Gjermani. Koalicioni e po e kthen procedurën e azilit në një farsë”, u ankua Lindholz.

Nënkryetarja e grupit parlamentar, CDU/CSU, kritikoi edhe faktin se kështu do të vijnë gjithnjë e më shumë të huaj për të përfituar nga sistemet sociale në Gjermani.

“Ky projetklij është i dëmshëm për vendin tonë dhe nuk zgjidh as problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar. Për këtë na nevojitet një rekrutim i posaçëm dhe jo një ngatërresë e mërgimit për shkaqe azili dhe mërgimit për punë”, u shpreh Lindholz përmes një kumtese për media.

 

A përfitojnë shqiptarët nga ky ligj?

Më 31 dhjetor 2021, në Gjermani jetonin afro  242 000 të huaj me Duldung, mbi 136 600 prej tyre për më shumë se pesë vjet. Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane e marsit të këtij viti dhënë grupit parlamentar “Die Linke” në Bundestag.

Nga ky domkument del në pah se në Gjermanin ishin regjistruar mbi 5 500 persona me Duldung me prejardhje nga Kosova. Por nuk mund të thuhet ende se sa syresh do të përfitojnë nga ky projektligj.

dw

Parlamenti Evropian bën thirrje për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë

Parlamenti EUParlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë”.

 

Parlamenti Evropian miratoi pas dy ditë diskutimesh tri raporte për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjen e Hercegovinën, në të cilat bëhet thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre tri vendeve. Paralamenti miratoi edhe një rezolutë ku u bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Raportet me Serbinë duhet të normalizohen përmes marrëveshjes e cila duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, tha deputetja gjermane në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas miratimit të rezolutës. Kjo është hera e parë që Parlamenti Evropian përmend me një rezolutë njohjen reciproke në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi.

Nga ana tjetër, raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Biliçek, tha se ai nuk ishte i lumtur që fjalia “njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi”, të përfshihet në rezolutë.

“Nuk isha i lumtur për këtë. Sidoqoftë, ekziston realiteti politik dhe shumica e vendeve anëtare e kanë njohur Kosovën. Dialogu tashmë është duke u zhvilluar me pjesëmarrjen e të dy palëve”, tha Biliçek.

 

Mosliberalizimi i vizave, dështim për Evropën

Mosliberalizimi i vizave serish ishte pjesë e raportit për Kosovën, ku sipas raportueses Viola von Cramon, “ky është një dështim për Evropën”.

“Kosova ka dëshmuar në vazhdimësi përkushtimin për të avancuar në reformat e lidhura me BE-në dhe është pozicionuar qartë si një partner i besueshëm, i fuqishëm i lidhur me aleancën evropiane dhe transatlantike. Për fat të keq BE-ja ka dështuar që të ofrojë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Unë shpresoj vërtetë se ky është raporti i fundit ku përmendet dështimi i liberalizimit të vizave”, tha Viola von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në PE, tha se ky institucion evropian e mbështet anëtarësimin e Kosovës  në Këshillin e Evropës, ndërsa, shprehet skeptike për mundësinë që Kosova të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, për shkak se pesë vende të BE-së akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë disa herë ka deklaruar se në fund të këtij viti, Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE.

 

Thirrje për Serbinë

Në rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian, pjesa për Serbinë ndërkaq, eurodeputetët evropianë i bëjnë thirrje Serbisë që “të tregojnë përkushtim real ndaj vlerave të BE-së dhe të harmonizohet me vendimet dhe qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe politikat e sigurisë, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë”. Po ashtu autoriteteve në Beograd, u rikujtohet  përmes rezolutës që “progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të përcaktojë ritmin e negociatave për anëtarësim”.

Po ashtu në rezolutë përsëritet mbështetja për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe potencohet rëndësia e angazhimit konstruktiv në këtë dialog. Bëhet thirrje po ashtu për respektimin dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë edhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Miratimin e raportit për Kosovën në Parlamentin Evropian, e mirëpriti ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

“Përshëndes raportin e Parlamentit Evropian dhe këto fjalë të qarta të Viola von Cramon për liberalizimin e vizave, reformat në sundimin e ligjit, zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe dialogun në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, shkroi Rohde në Twitter.

 

dw

Niccolo di Bernardo Machiavelli: “Mënyra e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është të shohësh se kë burra ka përkrah.”

 

MakiaveliThëniet më të Bukura të Makiavelit

Nuk janë titujt ata që nderojnë burrat, por janë burrat ata që nderojnë titujt.

Për njerëzimin ne mund të themi në përgjithësi se ata janë të paqëndrueshëm, hipokritë dhe lakmitarë të fitimit.

Njerëzit në përgjithësi gjykojnë më shumë nga paraqitjet sesa nga realiteti. Të gjithë njerëzit kanë sy, por pak e kanë dhuratën e depërtimit.

Metoda e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është të shohësh se kë burra ka përkrah.

Gjithkush sheh atë që është e dukshme, pak kush e përjeton atë që në të vërtetë je.

Nëse një njeri duhet të ndëshkohet, duhet të ndëshkohet kaq rëndë sa hakmarrja e tij të mos jetë aspak frikësuese.

Kurrë nuk është arritur një gjë e madhe pa rrezikuar shumë.

Luani nuk mund ta mbrojë veten nga kurthet dhe dhelpra nuk mund ta mbrojë veten nga ujqërit. Prandaj duhet të jemi dhelparakë për të njohur kurthet dhe luanë për të frikësuar ujqërit.

Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mbrojtur veten nga lavdërimet false veçse duke i bërë njerëzit të kuptojnë se duke ju thënë të vërtetën nuk do t’ju ofendojnë.

Kurrë mos u përpiq ta fitosh me forcë atë që mund të fitohet me dinakëri.

Meshkujt udhëhiqen nga dy impulse kryesore, ose nga dashuria ose nga frika.

Aty ku gatishmëria është e madhe, vështirësitë nuk mund të jenë të mëdha.

Meqenëse dashuria dhe frika vështirë se mund të ekzistojnë së bashku, nëse duhet të zgjedhim mes tyre, është shumë më e sigurt të kesh frikë se sa të duash.

Meshkujt e kanë mendjen kaq të thjeshtë dhe janë aq shumë të dominuar nga nevojat e tyre të menjëhershme, saqë një njeri mashtrues do të gjejë plot nga ata që janë gati të mashtrohen.

Mënyra se si jetojmë është kaq e ndryshme nga mënyra se si duhet të jetojmë, saqë ai që studion se çfarë duhet bërë më tepër se ajo që është bërë do të mësojë rrugën për rënien dhe jo për konservimin e tij.

Njeriu që është mësuar për të vepruar sipas një mënyre nuk ndryshon kurrë; ai do të shkatërrohet kur kohët, në ndryshim, nuk janë më në harmoni me mënyrat e tij.

Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm duhet të ndryshojë sjelljen e tij me kohën.

Të gjithë ju shohin, pak ju njohin.

Turma vulgare gjithmonë ndikohet nga paraqitja dhe bota përbëhet kryesisht nga vulgarë.

Shfaqu ashtu siç do të doje të dukeshe.

Një njeri i kujdesshëm duhet gjithmonë të ndjekë rrugën e shkelur nga njerëz të mëdhenj dhe të imitojë ata që janë më të shkëlqyeshëm, në mënyrë që nëse ai nuk arrin deri në madhështinë e tyre, në çdo rast ai do të marrë një copëz prej saj.

Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e së kaluarës: fjala e thyer është një domosdoshmëri e së tashmes.

Ai që dëshiron të respektohet, duhet të dijë të komandojë.

Duhet të mendohet se nuk ka asgjë më të vështirë për të kryer, as më të dyshimtë për sukses, e as më të rrezikshëm për t’u përballur, sesa fillimi i një rendi të ri gjërash.

Nuk ka shmangie nga lufta, ajo mund të shtyhet vetëm në avantazh të armikut tuaj.

Ai që bëhet princ me ndihmë të popullit, duhet gjithmonë të mbajë marrëdhënie të mira me ta; që është e lehtë për të, pasi gjithçka që ata kërkojnë është që të mos jenë të shtypur.

Në përfundim, krahët e të tjerëve ose të bien në shpinë, ose ju çojnë, ose ju shtrëngojnë duart.

Njerëzit kurrë nuk bëjnë mirë, vetëm në rast se nevoja i shtyn ata; por kur ata janë të lirë të zgjedhin dhe mund të bëjnë pikërisht ashtu siç u pëlqen, konfuzioni dhe rebelimi bëhen të shfrenuar.

Një princ nuk duhet të ketë ndonjë objekt tjetër, as ndonjë mendim tjetër … por luftën, institucionet e tij dhe disiplinën e tij; sepse ky është i vetmi art prej të cilit përfiton ai që urdhëron.

Gjithkush që do të dijë se çfarë do të ndodhë, duhet të shqyrtojë atë që ka ndodhur: çdo gjë në këtë botë në çdo epokë ka kopjen e saj në antikitet.

Është më mirë të veprosh dhe të pendohesh se të mos veprosh dhe të pendohesh.

Pikëpamja ime është se është më e leverdishme të të kenë frikë sesa të të duan; por është e vështirë për t’i arritur të dyja dhe nëse njëra prej tyre duhet të mungojë, është shumë më e sigurt t’ju kenë frikën sesa t’ju duan.

Nuk duhet asnjëherë të biesh pre e besimit se mund të gjesh dikë që të mund të të ngrejë përsëri.

Njerëzit më shpejt harrojnë vdekjen e babait të tyre sesa humbjen e pasurisë së tyre.

Prandaj kalaja më e mirë gjendet në zemrën e popullit, sepse edhe nëse keni kështjella, ato nuk ju shpëtojnë dot, nëse urreheni nga populli.

Kështjella më e mirë që një princ mund të posedojë është dashuria e popullit të tij.

Prandaj të gjithë profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.

Perëndia krijon njerëz, por ata zgjedhin njëri-tjetrin.

Njerëzit në thelb nuk u besojnë gjërave të reja që nuk i kanë përjetuar vetë.

Të gjitha shtetet dhe qeveritë nga të cilat njerëzit janë ose kanë qenë ndonjëherë të sunduar, kanë qenë dhe janë ose republikat ose principatat.

Sepse kushdo që beson se avancimi i madh dhe përfitimet e reja i bëjnë njerëzit të harrojnë dëmtimet e vjetra e ka gabim.

Herë pas here fjalët duhet të shërbejnë për të mbuluar faktet. Por le të ndodhë kjo në mënyrë të tillë që askush të mos e marrë vesh; ose, nëse duhet të vihet re, arsyetimet duhet të jenë gati menjëherë.

Machiavel_Offices_Florence

Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli; 3 maj 1469 – 21 apo 22 qershor 1527) ishte një politikan, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firenca.

Sëbashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim – sipas shumë njerëzve – veçorizon në mënyrë më të kryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin dhe jo emërtimin makiavelizëm, që ka hyrë për tjetër gjë në gjuhën e tanishme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e kulmor.

Pas një kohe studimesh të tendosura, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës . Është autori i veprës së famshme Il Principe (“Princi”).

Gjatë viteve të jetës së tij politike (1498 – 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, princa dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve. 

Jetëshkrimi

Nikolo lindi në Firence më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit. Më 1498 u bë sekretar i Këshillit të të Dhjetëve, organizëm i ngarkuar me politikën e jashtme dhe ushtarake të Senjorisë. Në vitet që pasuan, shumë ambasada e çuan në qendrat e mëdha të pushtetit, si në Itali ashtu edhe jashtë. Më 1512, kur ra Republika, Makiaveli humbi detyrat e tij për arsye të pjesëmarrjes së hamendësuar në një përbetim kundër Mediçëve të ardhur në pushtet. I arrestuar dhe i torturuar, u shtrëngua të tërhiqej në pronën e tij në San Kashiano, jo larg Firences. Po atë vit shkroi veprën e tij më të njohur Il Principe (Princi, që u botua vetëm më 1532), dhe punoi për veprën Fjalë për dekaden e parë të Tit Livit, botuar më 1531. Makiaveli, gjatë këtyre gjashtë viteve, shkroi pjesën më të madhe të shkrimeve të tjera, midis të cilave poema didaktike mbi modelin antik dhe një komedi, Mandragora, botuar më 1524. Më 1518, ai u bashkua me rrethin politiko-letrar të “Orti Oriçelari” në Firence dhe lexoi aty pjesë të zgjedhura nga vepra e vet. Me ndërmjetësinë e lidhjeve të reja, u fut në punë pranë Mediçëve, nderet e të cilëve kishte kohë që i kërkonte me ngulm. Duke filluar nga viti 1519, zotërit e Firences i besuan detyra të shumta, pa ndonjë rëndësi të veçantë, dhe sidomos pa ndonjë lidhje me politikën. Për llogari të kardinalit Xhulio de Mediçis, ai krijoi të famshmen Histori të Firences, botuar më 1523. Makiavelit iu kthye më në fund qytetaria e tij prej borgjezi të Firences, që e lejoi të zgjidhej në të gjitha detyrat e Senjorisë. Më 1526, atëherë kur trupat e Karlit V kërcënonin qytetin, u emërua, me urdhër të papa Klementit VII (një Mediçi), kancelar i shërbimit mbrojtës.

Pas marrjes dhe plaçkitjes së Romës nga Karli V më 1527, Mediçët u detyruan të linin pushtetin në Firencë dhe Makiaveli i humbi përsëri të gjitha funksionet e tij. Vdiq më 22 korrik të po atij viti, në moshën pesëdhjetetetëvjeçare dhe u varros në kishën e Santa Kroçes, kisha më e madhe françeskane e Italisë, një panteon i vërtetë i lavdive fiorentinase.

Lëvizja europiane e humanizmit filloi nga zbulimi i shkrimeve të Antikitetit në Itali, në fillimet e skekullit XV; ai njohu kulmin e tij me veprën e Erazmit të Roterdamit, që bëri një përkthim të ri kritik të Biblës, sipas teksteve origjinale në hebraisht dke në greqisht. Filologjia moderne kishte lindur, me diskutimin kritik dhe me verifikimin e burimeve për shkrimet e përcjella nga tradita, ndërsa përsosuria e shtypshkronjës nga Gutenbergu siguroi një shpërndarje të gjerë të këtyre punimeve. Shpirti kritik dhe i vetëdijshëm i humanizmit u kap pas teksteve të shenjtëruara nga dogma dhe tradita, duke çuar në një komentar “laik”, përballje e vërtetë midis individit dhe Shkrimeve të Shenjta, që eci me shpejtësi në një hap me Reformën. Reforma e Martin Luterit, e Ulrish Zvinglit dhe e Kalvinit, që filloi në Europën e Veriut rreth njëzet vjet pas ekzekutimit të Savonarolës, kishte elemente të përbashkëta me protestën fetare të dominikanit fiorentinas: një kundërshti ndaj ideve tepër laike dhe vetëkënaqësisë krenare të njerëzve të Rilindjes dhe nënshtrim ndaj besimtarisë absolute, ndaj “nderit” të vendimeve hyjnore. Reformatorët patën megjithatë më shumë sukses, sepse ishin më pak radikalë dhe fanatikë se kryemurgu i San Markos të Firences dhe sepse një numër i madh intelektualësh dhe princash u rreshtuan në krah të tyre. Thënja “Qëllimi i përligj mjetet” i atribuohet Injacio de Lojolës (1491-1556), themelues i urdhrit të jezuitëve, qëllim i fundit i të cilit ishte t’u shërbente gjithmonë interesave të Papës. Fetarët duhet t’i binden atij perinde ac cadaver (“si një kufomë”) dhe të përpiqen me të gjitha forcat të përcjellin vullnetin e tij me bëma, në përputhje me shpirtin makiavelik. Jezuitët u bënë arma kryesore e Papatit për të organizuar Kundërreformën dhe modeli i aparateve burokratike mbi të cilat u themeluan shtetet absolutiste duke filluar nga skekulli XIV.

Nikola Makiaveli (Nicolas Machiavel), ka qenë mendimtari i parë që hartoi teorinë e racionalizmit praktik, duke i kthyer kështu shpinën mendimit mesjetar, për të cilin qëllimi i çdo veprimi tokësor ishte dhënë që më përpara: vullneti hyjnor, frymëzimi platonik i shpirtit në unitet me Zotin e nderit, ose energjia vepruese dhe e dobishme aristoteliane (kërkimi i formave të zhvillimit superior, si për gjërat, ashtu edhe për qeniet e gjalla). Atëherë kur mendimi mesjetar i linte pak vend lirisë së vendimit të individit, që madje nuk kishte të drejtë të vendoste kundër urdhrit të Krijimit, pra kundër shpëtimit të tij, njeriu i Rilindjes është thellësisht i pushtuar nga ndjenja e jetës: ai mund dhe duhet të vendosë vetë, si individ, për atë që është e mirë dhe e drejtë për të.

Në gjysmën e parë të shekullit XV, një fiorentinas i ri me kulturë nuk e vriste shumë mendjen nëse i ishte ruajtur ndonjë vend i vogël nën diell; ai e përmblidhte energjikisht veten (zbatimi i virtu) dhe nuk linte t’i shpëtonin nga duart të gjitha rastet që i paraqiteshin (si pasojë e fortuna).Një varg i tërë përvojash të reja e kishin nxitur në Firence shfaqjen e kësaj vetëdije krenare për veten. Familjet e mëdha fiorentinase, me në krye Mediçët, kishin grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme, falë industrisë dhe tregtisë së pëlhurave dhe kishin tërhequr rreth tyre artistë dhe intelektualë që shërbenin për vlerësimin e pasurisë dhe lavdisë së tyre, si në qytet ashtu edhe jashtë tij. Falë punimeve të Filipo Bruneleskit, që kishte ndërtuar kupolën gjigante të katedrales, fiorentinasit e shihnin veten në gjendje të realizonin të njëjtat suksese teknike si të parët; konsili i mbledhur në qytet më 1439, që duhej të çonte në pajtimin (në dukje) të kishave të Lindjes dhe të Perëndimit, ndihmoi gjithashtu në mënyrë vendimtare për të përhapur diturinë e Greqisë antike.

Kozmo de Mediçi, burri më i fuqishëm i Republikës fiorentinase, themeloi më 1459 Akademinë e qytetit të tij. E prirë për të ripërtërirë filozofinë antike në një perspektivë platonike, ajo lindi në fakt një fe filozofike të afërt me neoplatonizmin e Plotinit, të pajtueshme me doktrinën e krishterë dhe krejt të kënaqshme në rrafshin intelektual. Zbulimi i natyrës zinte shumë vend te neoplatonizmi, synimet e të cilit ishin krejtësisht praktike. Të nxitur nga teoria e Nikolas Krebsit mbi ngjashmëritë midis “mikrokozmosit” dhe “makrokozmosit”, filozofët e Rilindjes kërkonin gjithashtu ta bënin të dobishme “simpatinë” e tokësores dhe të qiellores nëpërmjet praktikash magjiko-alkimike, duke synuar të arrinin shndërrimin e materies – për shembull për të prodhuar ar. Spekulime të tilla përmbanin rrezikun e besimit te fati astrologjik, kundër të cilit u ngrit Xhovani Piko dela Mirandola (1463-1494), përfaqësuesi më i rëndësishëm i Akademisë fiorentinase dhe zëdhënësi i saj; ai u nis nga ideja se çdo njeri duhet të arrijë të përcaktojë lirisht fatin e vet. Vetëdija e re e njeriut të Rilindjes nuk kishte një themel botërisht të shëndoshë; sidomos në shtresat e thjeshta të popullsisë, një numër individësh kishin një ndjenjë të thellë se ishin vetëm, të brishtë dhe blasfemues. Një murg dominikan që shihte vegime, Xhirolamo Savonarola, arriti të përfitonte nga gjendja kritike në të cilën ndodhej Firenca – e kërcënuar nga jashtë nga spanjollët dhe e privuar nga Mediçët, që ishin dëbuar nga francezët – për të vendosur përkohësisht një Republikë të krishterë fondamentaliste, një shtet të vërtetë teokratik e të ashpër. Në këtë kohë janë karakteristike trazirat shpirtërore dhe Sandro Botiçeli, që i kishte marrë nga mitologjia pagane subjektet e tablove të tij të frymëzuara nga Akademia fiorentinase, i dogji vetë veprat që zotëronte ende, në “turrën e famshme të kotësive”, të organizuar nga Savonaroia. Më 1498 ai vendosi rregull në sjelljet e papëlqyeshme të këtij fanatiku duke e arrestuar, gjykuar dhe ekzekutuar; kolektivizmi i tij përfshirës kërcënonte individualizmin e kulturës që po rilindte, po aq sa sundimi i princave!

Ndërsa vetëdija e re e vetvetes, karakteristikë e njeriut të Rilindjes, po shtrihej deri në kozmologji dhe rreziku i rënies në rrëmujat socialpolitike dhe në përmbysjen e gjendjes ishte i pranishëm, burri i shtetit, Makiaveli, që ishte dëbuar nga Mediçët, përfitoi nga kjo gjendje. Të gjithë këta faktorë përcaktuan planin e dytë të filozofisë politike të autorit të veprës Princi, vepër çuditërisht “moderne”, shkruar më 1513. Modeli i princit ishte Cezar Borxhia, djali jo i ligjshëm i papa Aleksandrit VI; forca e tij e veprimit (pasojë e virtu-s së tij), aftësia për të përfituar nga rastet e përshtatshme (pasojë e fortuna-s së tij) dhe shmangia e zgjuar e të pashmangshmes, i kishin dhënë mundësinë të fitonte sovranitetin mbi provincën italiane të Romanjës dhe të mbahej aty fuqishëm.

Makiavelit nuk i interesonte aspak që një sundimtar absolut si Borxhia kishte qenë një uzurpator; përligjja e një drejtuesi përmes nderit të Zotit nuk i interesonte shumë, sepse nuk njihte asnjë lidhje midis teologjisë dhe politikës. Makiaveli, sekretar i Senjorisë republikane, do të kishte parapëlqyer drejtimin e zgjuar të një administratori të mirë të Republikës sesa sundimin arrogant të një princi të vetëshpallur, por kjo nuk përbënte për të ndonjë ndryshim në ushtrimin e pushtetit. Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë. Dhe ky qëllim është i natyrshëm, sepse njerëzit janë të këqij nga natyra, duke dashur secili më shumë sesa ajo që merr. Pra, nuk duhen lejuar të gjithë individët, të aftë për të vendosur lirisht, të ndjekin qëllimet e tyre egoiste njëri kundër tjetrit. T’i pengosh për këtë nëpërmjet përforcimit të shtrëngesës shtetërore, ky është një qëllim që përligj edhe dhunën, gënjeshtrën dhe tradhtinë. Politika nuk ka të bëjë fare me moralin. Liria e sapofituar nga njerëzit e Rilindjes u përvetësua vetëm në dobi të atij që mori pushtetin. Megjithatë kjo liri është e kuptueshme: virtytet themelore të trashëguara nga Platoni dhe të lidhura nga Ciceroni tek etika stoike – zgjuarsi, guxim dhe përmbajtje – u zhveshën nga Makiaveli prej çdo përmbajtjeje metafizike apo etike. Ato janë tani vetëm mjete për të fituar pushtetin dhe për ta mbajtur atë.

Në mendimin politik, idetë e Makiavelit çuan në përcaktimin nga francezi Zhan Bodën (1530-1596), të nocionit të sovranit si mishërim i vullnetit të shtetit, përherë në bazë të teorisë moderne dhe në konceptin e “arsyes së shtetit”, që daton nga Shekulli i Dritave. Makiaveli, mendimtari i parë i Kohëve Moderne, në historinë e filozofisë zgjeroi një fushë të shkencave praktike, politikën, duke e shkëputur nga lidhjet e saj me teologjinë dhe metafizikën. Natyralistët do të ndiqnin rrugën e tij. Veprat kryesore: Shqyrtime për dekaden e parë të Tit Livit (1502); II Principe (1532); Sundimtari, përkth. shqip (1977).

Veprat

Princi Nikolo Makiaveli, ne vepren e tij “Princi” i kushton nje rendesi te madhe menyres se organizimit dhe formave te qeverisjes. Te gjitha shtetet e qeverite qe kane pasur dhe kane pushtet mbi njerezit, kane qene dhe jane republika ose principata, thote Makiaveli. Principatat ose jane te trasheguara ose jane krejtesisht te reja, ose jane mesuar te jetojne nen sundimin e nje prince, ose te egzistojne si shtete te lira. Ato fitohen me armet e tjeterkujt, me armet vetjake, me ane te fatit ose trimerise. Te principatat e trasheguara veshtirsite per te mbajtur pushtetin jane shume here me te vogla sesa te ato te rejat, sepse mjafton qe prince te mos braktis menyren e te qeverisurit te paraardhesve. Veshtirsite u takojne me shume principatave te reja, rrezimi i princit ndodh nga veshtiresi te cilat jane te natyrshme ne cdo principate te re. Principatat e perziera ose i perkasin te njejtes etni ose jo. Kur i perkasin te njejtes etni, ai qe shtie nen kontrroll nje territor te ri per ta mbajtur sa me gjate duhet e respektoje dy kushte: te zhduket krejtesisht dinastia e princit te meparshem dhe te mos ndryshohen ligjet, te mos kemi shtim te taksave. Kur territoret e pushtuara i perkasin etnive te ndryshme, lindin veshtiresi te medha. Nje nga menyrat me te mira per ti kapercyer ato eshte qe prince te shkoje e te jetoje vet atje. Keshtu do te kete ne kontrroll te plote zyrtaret e vet por do te jete edhe me afer shtetasve per te fituar dashamiresine e tyre ose per tu shtene atyre friken. Nje tjeter zgjidhje afatgjate eshte te vendosesh aty nje ose dy koloni si shtojca te verteta te shtetit. Nga ky veprim do te privohen vetem nje numer i vogel banoresh te cilet do te shpronesohen ne menyre qe pronat e tyre tu kalojne banoreve te rinj. Princi duhet ta shpalle veten prijes dhe mbrojtes te fqinjeve me te dobet dhe te perpiqet te dobesoje ata qe jane me te fuqishem se ai, gjithashtu duhet te kujdeset qe ne territor te mos hyje asnje i huaj qe eshte i fuqishem sa ai, sepse te huajt nuk ftohen kurre, me perjashtim te rastit kur kjo behet nga te pakenaqurit, ambiciozet e padobishem apo frikacaket.Por pervec kujdesit per trazirat e castit, duke qene largpames ne menyre qe te merren masa edhe per ato te se ardhmes. Largpamesia, kur nuk eshte e shtyre nga rrjedha e ngjarjeve, na lejon te gjejme lehtesisht rrugezgjidhje te efektshme. 

Thënie

  • “Ku është njeriu, aty dyshohet më tepër”.
  • “Të qeverisësh do të thotë të bësh të besojnë”. (“Princi”)
  • “Qëllimi arësyeton mjetin”
  • “Nëse dëshiron ta mundësh armikun,sajo vdekjen tënde” 

 

Kureshti nga jeta e filozofit

  • Në misione të ndryshme diplomatike dhe në shërbime publike të vendlindjes së tij Firencës Nikolla Makiaveli e filloi karrierën e vet letrare duke kompozuar kancone, këngë kamevalesh dhe sonete. Në vitin 1513 shkroi veprën e tij më të rëndësishme juridike-politike Sundimtari. Duke i vështruar realisht ngjarjet politike të kohës së tij, Makiaveli u nis nga premisa se nuk ka dobi nga përshkrimi i ndonjë tipi ideal të sundimtarit për të cilin rrëfejnë religjionet, flasin filozofët utopistë dhe reformatorët shoqërorë. Tiparin e vet ai përpiqet ta karakterizojë në mënyrë që të mund të qëndrojë në periudhën kur fjala e nderit e një diplomati dhe e një politikani nuk vlen kurrgjë, kur bashkimet shkelen në mënyrë të paskrupullt dhe vetëm njerëzit dorëfortë dhe dinakë ngelin në këtë lojë të vazhdueshme plot mashtrimesh dhe vrasjesh. Prandaj. Sundimtari i tij është vetëm një apoteozë iluzore e tiranit të vrazhdë dhe kodeks i rregullave për krime. Duke pasur një synim të vazhdueshëm për çlirimin dhe bashkimin nacional të Italisë, ai u nis nga njëmendësia faktike (verita effetuale) për të gjetur rragëdaljet dhe mundësitë reale për realizimin e koncepcioneve të veta politike. Në luftërat e ashpra që sundonin në Itali, Makaveli mendonte se vërtet mund t’u kundërvihet vetëm me forcë, kështu që, pavarësisht nga mjetet, të arrihet çlirimi i vendit.
  • Nikolla Makiaveli pohon se tiraninë i krijon ose populli ose aristokrati, varësisht nga rasti që paraqitet. Ndërkaq, megjithatë ka ndryshim qenësor ndërmjet synimeve të popullit dhe këtyre aristokratëve: «Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të shtypin, popullin që të mos shtypet». Në këtë mënyrë, duke hequr maskën e gënjeshtarit të moralit dhe të fariseizmit, themeloi teorinë e parë civile të bazuar gjerësisht të shtetit dhe, në të vërtetë, ndau etikën nga politika.
  • Në komeditë e tij brilante (sidomos në «Mandragolen») mjeshtër i të qeshurit dhe i moralit i cili i kundërvihet drejtpërdrejt hipokrizisë priftërore dhe çdo hipokrizie «të madhërishme», Makiaveli në aspektin teorik është i afërm me hedonizmin dhe mbron të drejtën e argëtimit dhe të qeshurit të popullit, i cili është i kundërt me «fjalimin solemn dhe rigoroz» të moralistëve dhe të asketëve.
  • Nikola Makiaveli e liroi mendimin politik nga çdo lidhje me konceptimin metafiziko-fetar të shoqërisë, për ta bërë një sistem qëllimesh shkencërisht të arsyeshme. Ai hapi kështu rrugën e mendimit natyralist.
  • “Makiavelizmi” është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij.
  • Nuk është rangu që zë në zinxhirin e Qenies ai që përcakton veprimin e njeriut, por janë veprimet dhe realizimet ato që e bëjnë atë të jetë ai që është.
  • Shteti, qoftë republikë apo principatë autokratike, ka vetëm një qëllim: ruajtjen e tij dhe mbajtjen e pushtetit me ta vendosur atë.
  • «Konsideroj se është i lumtur ai që në veprimet e tij udhëhiqet nga fryma e kohës, pra, së këtejmi i palumtur është ai veprimet e të cilit nuk përputhen me kohën».  

Makiaveli: “Pse njerëzit e mirë e të drejtë nuk “çajnë” përpara në jetë”… 

makiaveliMakiavelli ishte një mendues politik fiorentin i shekullit të gjashtëmbëdhjetë me këshilla të dobishme për njerëzit e mirë të cilët nuk shkojnë shumë larg.

Mendimet e tij sillen rreth vëzhgimi qëndror të parehatshëm: atë të cilin të këqinjtë priren ta fitojnë.

Dhe ata e arrijnë këtë sepse kanë një avantazh të madh mbi të mirën: ata janë të gatshëm të veprojnë me zgjuarsinë dhe dinakërinë më të errët për të çuar më tej çështjen e tyre. Ata nuk pengohen nga këta kundërshtarë të ngurtë të ndryshimit: parimet.

Ata do të jenë të gatshëm të plotësojnë gënjeshtrën, të ndryshojnë faktet, kërcënojnë apo edhe të bëhen të dhunshëm.

Ata gjithashtu – kur e kërkon situata – e dinë se si të mashtrojnë në mënyrë joshëse, të përdorin fjalë me sharm dhe të ëmbla, të verbojnë dhe shpërqëndrojnë. Dhe në këtë mënyrë, ata zotërojnë botën.

Në mënyrë rutinore supozohet se një pjesë e madhe e asaj çfarë do të thotë të jesh një njeri i mirë është të sillesh mirë. Një njeri nuk ka vetëm qëllime të mira, një njëri është i angazhuar ndaj veprave të mira. Kështu, nëse dikush do një botë më serioze, ai ka nevojë të fitojë njerëz nëpërmjet argumenteve të vërteta.

Nëse dikush do një botë më të drejtë, ai duhet të përpiqet të bindë dhe të përpiqet me butësi që t’i bindë agjentët e padrejtësisë që të dorëzohen vullnetarisht, jo nëpërmjet frikësimit. Dhe nëse dikush do që njerëzit të jenë të sjellshëm, ai duhet të jetë i sjellshëm me armiqtë e tij, jo mizor.

Duket madhështore por Makiavelli nuk mund të hiqte dorë nga një problem i padiskutueshëm. Nuk funksionon. Ndërsa shikoi pas në historinë e Firences dhe shteteve Italiane në përgjithësi, ai vuri re që princat e sjellshëm, burrat e shtetit dhe tregtarët gjithmonë vijnë dhe shkatërrohen.

Kjo ishte arsyeja përse ai shkruajti librin për të cilin e njohim sot, “The Prince”, një manual i shkurtër këshillash tejet origjinal për princat e mirënjohur që të mos përfundojnë të fundit.

Dhe përgjigja, shkurtimisht, ishte të jesh aq i sjellshëm sa ke dëshirë, por asnjëherë të mos i përkushtoheshin tepër të vepruarit bukur: dhe me të vërtetë të dish si të marrësh hua – kur duhet të jetë – çdo mashtrim i vetëm i përdorur nga njerëzit më cinikë, të paskrupullt dhe njerëzit më të neveritshëm që kanë jetuar ndonjëherë.

Makiavelli e dinte se nga e kishte origjinën fiksimi ynë kundër-produktiv me të vepruarit bukur: Perëndimi ishte rritur me historinë e Krishterë të Jezusit nga Nazareti, njeriu aq i mirë nga Galilea i cili gjithmonë i trajtonte mirë njerëzit dhe u vra si mbreti i mbretërve dhe sundimtari i përjetësisë.

Por Makiaveli vuri në dukje një detaj të papërshtatshëm për këtë tregim sentimental të triumfit të mirësisë nëpërmjet butësisë. Nga një këndvështrim praktik, jeta e Jezusit ishte një fatkeqësi e plotë. Ky shpirt i butë u shkel dhe u poshtërua, u shpërfill dhe u tall. I gjykuar gjatë jetës së tij dhe jashtë çdo ndihme hyjnore, ai ishte një nga humbësit më të mëdhenj të historisë.

Dhe kështu, propozoi Makiavelli, sekreti i të qenit efektiv qëndron në kapërcimin e të gjitha gjurmëve të kësaj historie. Princi nuk ishte, ashtu siç mendohet shpesh, një udhëzues për të qenë një tiran; është një udhëzues për atë çfarë njerëzit e mirë duhet të mësojnë nga tiranët.

Është një libër mbi mënyrën si të jemi efektiv, jo vetëm të mirë. Është një libër i përhumbur nga shembujt e pafuqisë së të pastrit.

Princi i admirueshëm – dhe sot ne mund të shtojmë, Shefi ekzekutiv (CEO), aktivist politik apo mendimtar – duhet të mësojë çdo mësim nga operatorët më të zymtë dhe më dinakë përreth.

Ata duhet të dinë se si të trembin dhe të frikësojnë, të ngatërrojnë dhe të detyrojnë dhe të mashtrojnë. Politikani i mirë duhet të mësojë nga demagogu; sipërmarrësi më i sinqertë nga mashtruesit.

Ne kemi nevojë të marrim mësime nga një burim i papritur: ata që ne i përbuzim më shumë. Ata kanë më të shumtën për të na mësuar mbi mënyrën se si të sjellim realitetin që dëshirojmë – por që po luftojmë. Kemi nevojë për armë çeliku të ngjashëm me ato të tyre.

Së fundmi, ne duhet të kujdesemi më shumë për të qënët efektivë sesa thjesht të synojmë fisnikërinë. Nuk mjafton të ëndërrojmë gjëra të mira: masa e vërtetë është ajo që arrijmë. Çështja është të ndryshojmë botën për mirë, të mos banojmë në ngushëllimin e rehatisë së qëllimeve të mira dhe një zemre të ngrohtë. 

Të gjithë këtë Makiaveli e dinte

Ai na shqetëson për arsye të mira; sepse ai na provon se ku jemi ne me të mirën tonë. Ne i themi vetes se nuk kemi arritur atje, për shkak se ne jemi paksa si tepër të pastër, të mirë dhe të dashur.

Makiavelli na informon me këmbëngulje se jemi të mbërthyer sepse nuk kemi parë aq larg sa për të mësuar nga ata të cilët me të vërtetë e dinë: armiqtë tanë.

47 policë të lënduar në protestat e Shkupit

protesta vmroShkallëzohen protestat kundër propozimit francez në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel shpreh mbështetjen e BE për propozimin që zhbllokon negociatat.

 

Në ditën e katërt të protestave kundër propozimit të ri francez për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në protestat në këtë vend janë shkallëzuar. Nga përballja e protestuesve me policinë kanë mbetur të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Në godinat e Parlamentit, Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme janë thyer shumë dritare dhe është dëmtuar fasada. Gjatë protestës policia ka ndaluar disa protestues, nuk dihet numri i saktë i të ndaluarve.

 

Kovaçevski: Nuk do të lejojmë të na përsëritet 27 prilli

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski vlerëson, se dhuna e shprehur para institucioneve të shtetit nuk është fytyra e vërtet e Maqedonisë evropiane, e një vendi anëtar i NATO-s. Edhe pse protestat janë një e drejtë demokratitke për një qytetar, dhuna e shprehur në to nuk mund të arsyetohet. “Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje e asnjë problemi. Manipulantëve dhe shfrytëzuezve të njerëzve për t’i plotësuar apetitet e tyre politike u them, mos keqpërdorni të rinjtë në protesta të dhunshme. 27 prilli nuk do të përsëritet “, ka deklaruar Kovaçevski.

 

LSDM dhe BDI: Nuk do të tolerojmë destabilizimin e vendit

LSDM, partia në pushtet akuzon opozitën për protestat e dhunshme duke vlerësuar se VMRO-DPMNE dhe E Majta po mundohen me çdo kusht të destabilizojnë shtetin, të pengojnë procesin e integrimeve evropiane, duke punuar për interesa të të tjerëve. “Institucionet dhe qytetarët nuk do të lejojnë sjelljen destruktive të VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës të kërcënojnë të ardhmen evropiane të shtetit, nuk do të lejojnë që shoqëria të kthehet në izolim dhe ndarje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Edhe partia shqiptare në pushtet BDI dënoi ashpër dhunën dhe incidentet antievropiane që ndodhën në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta para Kuvendit dhe Qeverisë.

“Në momentet vendimtare për vendin, në momentet kur po shkruhet historia dhe po hidhen themelet e rrugës europiane  nuk duhet të lejohet të devijojmë nga rruga e miqësisë euro-amerikane dhe integrimi evropian në asnjë moment”, thuhet në reagimin e BDI-së.

 

Charles Michel : I thoni Po ardhmërisë suaj

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë qëndrimit në Shkup ka shprehur mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj dokumentit francez për zhbllokimin e vetos bullgare. “Me propozimin francez qartë diskutojmë për gjuhën maqedonase, ajo është gjuhë e juaja dhe propozimi e respekton këtë”, është shprehur Charles Michel. Ai ka nënvizuar se nëse Maqedonia e Veriut ka mundësinë historike që t’i thotë “Po” propozimit francez, me këtë i thotë ‘Po’ fillimit të negociatave, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së fëmijëve.

“Kam besim se kjo është një zgjidhje e balancuar që adreson shqetësimet tuaja dhe qëllimi është i qartë, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe të ecim përfundimisht drejt ndërtimit të së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian. Nëse thoni po, konferenca e parë ndërqeveritare do të organizohet në ditët në vijim”, ka theksuar Michel.

 

Në Shkup qëndron të mërkurën edhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perendimor i Gjermanisë, Manuel Sarrazin. Në fokusin e bisedimeve me autoritetet në Shkup do të jetë propozimi francez dhe proceset eurointeegruese te Maqedonisë së Veriut.

dw