Largohet barrikada në Serbi, rihapet pika kufitare në Merdar

MerdarPas dy ditësh bllokimi, raportohet se është liruar për qarkullim rruga drejt pikës kufitare në Merdar, përkatësisht në anën e territorit të Serbisë.

 

Njoftimin për hapjen e e kësaj rruge, e konfirmoi Policia e Kosovës.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27 dhjetor 2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”, deklaron Policia, me një komunikatë zyrtare.

Andaj, Policia e Kosovës njofton  qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikë kalimi kufitar “Merdar”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.

Kjo pikë kufitare ishte bllokuar sepse rreth 2 km brenda territorit të serbisë, serbët lokalë kishin bllokuar rrugën duke bërë të pamundur qarkullimine  automjeteve drejt kosovës.

Në këtë situatë, bashkatdhetarët ishin detyruar të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare si ajo në Mutividë e Dheu i Bardhë, duke bërë që të udhëtojnë për qindra kilometra më larg që të hyjnë në Kosovë.

rtk

Vuçiq: Heqja e barrikadave pas garancive nga SHBA e BE

VucicPresidenti serb, Aleksandar Vuçiq u shpreh, se paraprakisht janë dhënë garanci nga SHBA dhe BE, se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësohen. Heqja e barrikadave në veri të Kosovës nis të enjten,

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se largimi i barrikadave nga rrugët në veriun e Kosovës do të fillojë mëngjesin e së enjtes. “Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha Vuçiq. Ai mbrëmjen e së mërkurës takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Rashkë në jug të Serbisë dhe njoftimi se barrikadat do të hiqen erdhi në ditën kur një gjykatë në Prishtinë vendosi lirimin nga paraburgimi të ish policit serb, Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit çoi në bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë garantuar se “asnjë nga serbët që vendosën bllokadat, nuk do të ndiqet penalisht”.

 

SHBA-BE: Çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet

Të mërkurën, SHBA-ja dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët thanë se ato janë  të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës, ndërkohë që “janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës”.

“SHBA-ja dhe BE-ja mirëpritën garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë ose përndjekjen e atyre që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave. U bënë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në reagim. Po ashtu SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga palët që të zbatojnë “pa vonesa të gjitha detyrimet e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga blloku evropian”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas kësaj deklarate të SHBA-së dhe BE-së, mblodhi në Jug të Serbisë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të cilët  arritën në disa konkluzione që i lexoi  Vuçiq pas takimit. “Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet”, tha Vuçiq. “Ne nuk kemi besim te Albin Kurti, dhe nuk mund të kemi. Nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb, do ta mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës. Pastaj, do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë një kufi që nuk do të kalohet kurrë”, u tha në deklaratën që e lexoi Vuçiq. Po ashtu Vuçiq tha se në këtë deklaratë kërkohet nga ai “të mos ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, në asnjë formë, sepse Kosova është territor i Serbisë”. Presidenti serb tha se kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës “kushtëzohet me Marrëveshjen e Brukselit, e cila flet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

 

Kurti: Serbët të aplikojnë për punë

Një ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje serbëve të Kosovës “që të aplikojnë për punë në institucionet e Kosovës”, pasi që ata në mënyrë masive u tërhoqën nga institucionet. Pritet që heqja e barrikadave në veri të Kosovës pritet të ulë tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia në fillim të javës me urdhër të Presidentit të saj Vuçiq, ngriti në “gjendje të plotë gatishmërie ushtarake ushtrinë dhe policinë”, duke thënë se Kosova e ka bërë të njëjtën gjë. Autoritetet e Kosovës mohuan këto deklarime dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i cilësoi ato “pjesë të propagandës serbo-ruse që synojnë destabilizimin e Kosovës”. Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja nga ana e tyre thanë se “Forcat e Armatosura të Serbisë nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i që të lëvizin dhe stërviten në territorin e tyre, por duhet të kërkojnë leje për t’u afruar më shumë se një mijë metra nga kufiri me Kosovën. Ndërsa, “Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK nuk mund të vendosen në veriun e Kosovës pa leje paraprake nga komandanti i KFOR-it”.

dw

Media gjermane: Ngjarjet në veri shkallëzim i rrezikshëm

shtypi gjermanJo vetëm politika gjermane ka reaguar pas ashpërsimit të tensioneve në veri. Edhe mediat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj pas ashpërsimit të situatës në veri, shkruan se ajo që po ndodh aktualisht në veriun e Kosovës është një shkallëzim i rrezikshëm, të cilin perëndimi duhet ta marrë seriozisht. “Për shkak të konfliktit në Ukrainë […] shumë kanë harruar, se lufta nuk është rikthyer këtë vit në Europë. Fuçia e parë e barutit, që shpërtheu pas Rënies së Murit ishte ish-Jugosllavia. […] Por shumë më tepër se në Ukrainë, Brukseli dhe Uashingtoni kanë mundësi direkte të ndikimit në Ballkan. […]Prandaj duhet këtë herë të jetë parimisht e mundur, që ta vendosin gjendjen sërish nën kontroll. As Serbia dhe as Kosova nuk kanë interes për dhunën apo kthime serioze pas në marrëdhënien me perëndimin. Për Moskën […] kjo nuk vlen. Vetëm për këtë arsye është kaq urgjente, që europianët të kujdesen më fort për Ballkanin.”

Kurse gazeta “Märkische Zeitung” reagon në lidhje me politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe Rusisë. “Megjithatë Vuçiqi pritet gati me përulje nga përfaqësues të Bashkimit Europian. Kjo politikë “appeasement” e qetësimit ka bërë që gjendja të shkallëzohet. Prandaj ka ardhur koha për ndryshim të politikës: Faktorët perëndimorë duhet të kërkojnë qartë nga presidenti serb t’i japë fund provokimeve dhe dëshirës për fuqinë e madhe serbe dhe të kontrollojnë kanalet e rrjedhjes së parave nga Rusia. Përveç kësaj BE duhet që ta kushtëzojë dhënien e parave tek Serbia dhe të kuptojë më në fund që Vuçiqi as nuk do të hyjë në BE.”

Ndërsa “Welt” nën titullin “Loja e ndezjeve e Serbisë mund të përhapë zjarrin” shkruan se shumë të le të kuptosh, se është Rusia në sfond, që e nxit konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, edhe për të shkaktuar pasiguri në perëndim. “Presidenti Putin e përdor presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si ndihmësin e tij.[…] Në rastin më të keq grindja mund të dalë jashtë kontrolli dhe të shkaktojë një konflikt të zgjeruar në Ballkanin e brishtë, megjithë prezencën e NATO-s dhe këtë para derës së BE.” “Welt” analizon më tej se përplasjet aktuale tregojnë, se marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE nuk ishte me shumë vlerë. “Marrëveshja ishte shumë miqësore ndaj serbëve kundrejt Serbisë  dhe nuk i zgjidhi problemet me detyrimin për qeverinë kosovare për të lejuar një asociacion të komunave serbe- Nuk është e kuptueshme pse BE këtë marrëveshje deri më sot e nxjerr atë kudo përpara.”

 

 

la/ag

Serbia njofton se do të hiqen barrikadat

barikadatPresidenti Vuçiq ka bërë të ditur heqjen e barrikadave në veriun e Kosovës. Një gjykatës në Prishtinë mori vendimin për kalimin në arrest shtëpiak të ish-policit serb të arrestuar për sulm ndaj institucioneve të KQZ-së.

 

Serbët do të fillojnë me heqjen e barrikadave, bëri të ditur presidenti serb, Aleksandad Vuçiq pas një takimi me serbët nga veriu i Kosovës në qytetin serb të Rashkës. “Ky është një proces i vështirë. Do të zgjasë një periudhë.” Barrikadat janë ngritur prej 19 ditësh në veriun e Kosovës. Serbët filluan me ngritjen e barrikadave pas arrestimit të një ish-polici serb, Dejan Pantiq, i cili është i dyshuar për organizimin e një sulmi ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Në ditët e para të vendosjes së barrikadave pati edhe shpërthime dhe shkrepje të armëve të zjarrit. Serbët kishin kërkuar lirimin e tij. Të mërkurën një gjykatës në Prishtinë vendosi kalimin e tij në arrest shtëpiak.

Tensionet u ashpërsuan pasi Serbia vendosi ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie dhe Kosova mbylli të mërkurën pikën kufitare Merdare, pika më e madhe kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA, NATO, BE u shprehën të mërkurën të shqetësuara për zhvillimet në veriun e Kosovës dhe kërkuan vetëpërmbajtje dhe gatishmëri për dialog. Edhe qeveria gjermane u shpreh e shqetësuar për zhvillimet në veri dhe kritikoi retorikën nacionaliste të Serbisë. Ajo u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin: “Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt.”

la/ag

Serbët e Kosovës detyrohen nga Beogradi t’i mbikqyrin barrikadat

Barrikada MitroviceSerbë në veri të Kosovës tregojnë se Beogradi i detyron punonjësit e administratës paralele të mbikqyrin barrikadat bazuar në një sistem turnesh. Po ashtu ata tregojnë për njerëz të maskuar që patrullojnë në veri.

 

Prindërve të 25-vjeçarit serb nga Kosova, Aleksandër, në fshatin Zupçe në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës, u duhet të qëndrojnë prej 19 ditësh pranë barrikadave. Zyrtarisht ata punojnë në institucionet e administratës publike, në shkolla dhe institucione mjekësore të paguara nga Serbia. Aktiviteti i mbikqyrjes së barrikadave nga serbët lokalë rregullohet me plan turni si puna normale. “Është një cikël. Një grup vjen, grupi tjetër shkon. Babai im qëndron katër deri gjashtë orë në barricade në Zupçe, ndërsa nëna qëndron në barrikadë gjashtë deri në tetë orë”, thotë Aleksandri. “Një gjë të tillë ata e bënë edhe vitin e kaluar apo dhe në vitin 2008. Kjo është bërë normale për ne.”

I njëjti sistem duket se përdoret në të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Edhe banorët e komunës së Leposaviqit janë të detyruar të mbikqyrin barrikadat, tregon Stefani nga Leposaviqi. “Njerëzit janë disi të detyruar të shkojnë në barrikada atje dhe ka edhe njerëz që mbajnë shënime nëse ata janë atje apo jo. “, thotë Stefani. “Ka ndërrime. Gratë shkojnë gjatë ditës dhe burrat shkojnë gjatë natës. Njerëzit madje edhe janë kërcënuar se do të humbasin punën e tyre nëse nuk shkojnë atje.”

Barrikadat po shtohen. Të tilla janë ngritur së fundi edhe në qytetin e Mitrovicës tek Ura e Ibrit dhe në afërsi të Shkollës së Mesme Teknike. Por shumë serbë të Kosovës nuk e kuptojnë qëllimin e barrikadave. “Nuk e di pse bëhet e gjitha kjo me barrikadat. Cila është arsyeja kryesore? 90% e njerëzve këtu bëjnë të njëjtën pyetje”, thotë Stefani.

 

Gjendja e krizës përkeqësohet edhe më shumë nga vendimi i bankave serbe Postanska dhe Komercijalna, që vazhdojnë të ekzistojnë në veri të Kosovës, për të kufizuar tërheqjen e parave deri në 5000 dinarë (rreth 50 euro).

Njerëz të maskuar patrullojnë në veri

Pasi rreth 500 policë serbë të Kosovës e lanë shërbimin e tyre, në veri të Kosovës pothuajse nuk ka asnjë forcë policore kosovare. 135 policët e mbetur të EULEX-it nuk mundën, sipas deklaratave të tyre, ta plotësonin këtë boshllëk.

 

Tani burra me rroba civile kontrollojnë rrugët. Kohët e fundit nga persona të maskuar janë sulmuar gazetarë kosovarë, një patrullë e policisë ndërkombëtare të EULEX-i është goditur me flakë dhe po ashtu dhe janë sulmuar edhe ndërtesat publike. Prishtina i cilëson ato si grupe kriminale, ndërkohë që për serbët e Kosovës, ata përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë.

“Ata na monitorojnë. Pra, nëse themi diçka që nuk duhet thënë, ne mund të vuajmë pasojat. Asnjëherë nuk e dimë drejtpërdrejt nga kush, por ndihemi të kërcënuar”. thotë serbi i Kosovës Aleksandër, nga fshati Zupçe, në veri të Kosovës. “Makinat tona mund të digjen, mund të na godasin dhe nuk do ta zbulojmë kurrë nga kush”.

Kjo formë agresioni u vu re gjithnjë e më shumë gjatë debateve për targat e vjetra serbe Kosovka Mitrovica – KM. Serbët e Kosovës që plotësuan kërkesën e Prishtinës dhe i ndërruan targat e veturave të tyre shpeshherë të nesërmen në mëngjes i gjetën të djegura veturat e tyre.

Autorët nuk ka qenë e mundur të identifikohen as deri sot. “Unë jam shumë i frikësuar nga këto grupe kriminale në veri. Nuk e di kush janë, por ne i shohim. Prandaj dua të largohem”, thotë Stefani.

 

 

* Emrat e të intervistuarve janë ndryshuar nga redaksia për arsye sigurie

dw

Vuçiç: Largimi i bllokadave në rrugët e veriut të Kosovës fillon të enjten në mëngjes

Barrikada MitrovicePresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se largimi i bllokadave nga rrugët në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe do të fillojë mëngjesin e së enjtes.

 

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova të mërkurën në Rashkë në jug të Serbisë.

Paralajmërimi u bë pasi një gjykatë në Prishtinë vendosi lirimin nga paraburgimi të një ish polici serb, arrestimi i të cilit çoi në bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës.

Presidenti serb tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë garantuar se asnjë nga serbët që vendosën bllokadat, nuk do të ndiqet penalisht.

Heqja e bllokadave pritet të ulë tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila në fillim të javës vuri në “gjendje të plotë gatishmërie ushtarake” forcat e saj të sigurisë, duke thënë se Kosova e ka bërë të njëjtën gjë.

Autoritete në Kosovës mohuan njoftimet e tilla duke i cilësuar ato pjesë të propagandës serbo-ruse që synojnë destabilizimin e Kosovës.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë Forcat e Armatosura të Serbisë nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i që të lëvizin dhe stërviten në territorin e tyre, por duhet të kërkojnë leje për të afruar më shumë se një mijë metra nga kufiri me Kosovën. Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës, mund të vendoset në veriun e Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi të enjten që ish polici serb, Dejan Pantiç, i cili u arrestua me 10 dhjetor nën dyshimet për sulm ndaj autoriteteve, të lirohet nga paraburgimi dhe të mbahet në arrest shtëpie. Që nga dhjetë dhjetori rrugët në veri u bllokuan nga serbët që kërkojnë lirimin e tij ndërsa pati incidente më të shtëna armësh ndaj policisë së Kosovës dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s

Vendimi i gjykatës zemëroi zyrtarët qeveritar, të cilët thanë se është e pakuptueshme si mund të merret një vendim i tillë për dikë që është i dyshuar për vepra të rënda.

Dejan Pantiç ishte një nga pjesëtarët e komunitetit serb që u larguan nga institucionet e Kosovës në fillim të muajit nëntor mes mospajtimeve rreth vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u mbyllën më 10 dhjetor, ndërsa të mërkurën u mbyll edhe vendkalimi kryesor në Merdarë për shkak të bllokadave në vendosura në anën serbe të kufirit. Mbyllja shkaktoi vështirësi udhëtimi për qytetaret e Kosovës që punojnë në vendet evropiane dhe kthehen në shtëpi në prag të kremtimit të Vitit të Ri.

Presidenti serb tha se përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, thanë që “nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb, do ta mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës. Pastaj, do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë një kufi që nuk do të kalohet kurrë”.

Ai tha se kthimi i serbëve nga veriu në institucionet e Kosovës “kushtëzohet me Marrëveshjen e Brukselit, e cila flet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Presidenti serb ritheksoi qëndrimin se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

“Ka vetëm një zgjidhje paqësore dhe demokratike për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një njohje reciproke dhe një marrëdhënie reciproke”, tha të mërkurën kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

voa

Ja dokumenti që zbulon skemën se si Bordi përllogarit çmimin e naftës

KarburantiTë gjithë janë të interesuar që të dinë mënyrën se si bordi i transparencës përllogarit çmimin final me të cilën qytetarët blejnë naftën, benzinën dhe gazin.

 

Inside Story tani do të sjellë një format ekskluziv të kësaj përllogaritje, dokumente të cilat deri sot janë mbajtur të fshehta nga Bordi. Ky dokument që shihni, tregon përllogaritjen e çmimit të naftës që është bërë nga bordi në 31 maj 2022 dhe është publikuar një ditë më pas.

Aty renditen të dhënat mbi të cilat është përllogaritur çmimi i naftës që ka hyrë në fuqi në datën 1 qershor 2022. Çmimi i bursës FOB Med është 1244 dollar për ton. Çmimi Premio është llogaritur në 66 dollar për ton. Kursi ditor i Bankës së Shqipërisë është 112.92 lekë. Ndërsa kursi zyrtar i këmbimit sipas doganës është 115.18 lekë. Pra në këmbimin e lekëve kemi dy kurse ku ai i doganës është më i lartë. Në rastin konkret përllogaritjet tregojnë se bordi ka marrë për bazë kursin e bankës.

Këto të dhëna përkthehen në çmimin e blerjes për ton, që shkon në 147.925 lekë. Ndërsa çmimi i blerjes për litër është 125 lekë. Këtu shtohen, vlera statistikore në doganë 2 lekë për litër, akciza 38.22 lekë, taksa e qarkullimit 27 lekë, taksa e karbonit 3 lekë, TVSH 39 lekë. Totali i taksave për litër është 107 lekë, markimi dhe skanimi është 1 lekë. Nga kjo kemi një total kosto blerje dhe çdoganim në vlerën e 233 lekëve.

Kësaj vlere kompanitë e tregtimit me shumicë i shtojnë edhe marzhin e fitimit 3 lekë për litër. Këtu na del çmimi i shitjes me shumicë që është 236 lekë për litër. Por kompanitë e tregtimit me pakicë i shtojnë edhe marzhin e tyre të fitimit që është 12 lekë për litër. Kështu konsumatori fundor do ta blejë me 248 lekë litrin e naftës.

skemaKjo përllogaritje është bërë më 31 maj 2022 nga bordi i transparencës. Ndërkohë që ky është njoftimi zyrtar që është shpërndarë për median një ditë më pas, sa i përket rritjes së çmimit të karburanteve.

Top Channel

Seanca gjyqësore për spitalin modular, përplasje mes palës mbrojtëse dhe prokurorisë

Modulari_GjykataKa vazhduar gjyqi për djegien e modularit në Tetovë. Seanca vazhdoi me leximin e dëshmive nga ana e prokurorit, por kjo hasi në kundërshtime të ashpra nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve.

 

Shkak për këtë ishte leximi i titujve të fletë dëshmive nga ana e prokurorit dhe jo zbardhja e tërësishme e tyre siç kërkonin avokatët mbrojtës. Ata kundërshtuan edhe listën e dëshmive, e cila, sipas avokatëve, disa figurojnë vetëm në listë por jo dhe te materiali i dëshmive. Pas këtij reagimi të palës mbrojtëse, gjykatësi i lëndës Jordan Vellkovski, urdhëroi sjelljen e gjithë materialit, ku u bë leximi një nga një i dëshmive dhe rezultoi se disa prej tyre, nuk figuronin në materialin e dëshmive të dorëzuar nga prokurorët. Kontestuese për palën mbrojtëse ishte edhe kontrata për ndërtimin e modularit, e cila, sipas tyre ishte e shkruar vetëm në gjuhën angleze.

Avokatët mbrojtës po ashtu kërkuan edhe sjelljen e ekspertëve që kanë bërë hetimet te objekti i djegur, pas çka, gjykatësi vendosi që seanca të ndërpritet dhe e njëjta të vazhdojë më 16 janar. Para fillimit të gjykimit, përpara dyerve të gjykatës, u mblodhën dhjetëra banorë të Tetovës, të cilët, kishin ardhur për të kërkuar lirimin e të akuzuarit të tretë, mjekut Boban Vuçevski.

“U mblodhëm këtu para Gjykatës Themelore të Tetovës për ta përkrahur mjekun Boban Vuçevski. Ai në kohën e krizës dha maksimumin e vetë dhe dëshmoi se si duhet të duket një doktor”.

“Nuk jam për atë që të amnistohen fajtorët, por fajtorët e vërtetë nuk ndodhen sot këtu në gjykatë, por ato duhet të gjinden atje ku janë. Të bisedohet për gabim mjekësor në rregull jemi por bisedohet për gabim teknik, për të duhet të përgjigjet dikush tjetër e ai dihet kush është, autorët që ngritën këto objekte nëpër Maqedoni”.

Gjykimi për modularin ka filluar në shtator, por për shkak të mos pjesëmarrjes së të akuzuarve por edhe mbrojtësve të tyre, seanca u anulua disa herë. Në 8 shtator të vitit të kaluar, spitali modular në Tetovë u përfshi nga flakët dhe për pasojë, humbën jetët 12 pacientë dhe dy familjarë të tyre. Një vit më vonë, u larguan mbetjet e spitalit modular në Tetovë, ku pritet të ndërtohet një pllakë përkujtimore për pacientët që humbën jetët.

alsat

Pse po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?

Barrikada MitrovicePër një kohë të gjatë dukej shumë i mundur afrimi me Kosovës dhe Serbisë . Por tani frontet janë ashpërsuar, ushtria serbe madje është vendosur në gatishmëri të lartë. Si erdhi puna deri këtu?

 

Fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milos Vuçeviç tingëlluan kërcënues, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak. “5000 forca speciale të ushtrisë serbe po vendosen në gjendje luftarake. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë”, tha Vuçeviç gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.

Ky është shkallëzimi më i fortë i situatës në Kosovë prej vitesh e megjithatë është ende shumë e pamundur që forcat luftarake serbe do tentojnë të hyjnë në Kosovë. Aty janë stacionuar 3500 ushtarë të NATO-s të misionit të KFOR-it që kujdesen për sigurinë në vend. Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e shmang deri tani fjalën “sulm”. Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive. “Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stablitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës.” Kështu u shpreh presidenti serb në një videoclip në profilin e tij në instagram.

 

Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar

Presidenti serb aktualisht nuk le rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës. Vuçiq paraqitet në televizone me persona që sipas tij sundohen nga qeveria e dominuar nga shqiptarët në Prishtinë. Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, Patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i patriarkanës së Pejës. Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare. Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.

 

Barrikadat

Edhe tensionet për shkak të ngritjes së barrikadave vazhdojnë. Dy barrikada të reja u ngritën në Mitrovicën e ndarë. Prej më shumë se dy javësh barrikada të tjera bllokojnë rrugët në akset e rëndësishme rrugore në veri. Aty janë hedhur edhe shashka dhe gurë kundër gazetarëve.Policia e Kosovës i ka mbyllur pikat kufitare me Serbinë dhe veriun e Kosovës ndërkohë. Njoftime ka pasur edhe për të shtëna. Beogradi e akuzon Prishtinën për shkelje të ligjit, ndërkohë që Prishtina e hedh poshtë akuzën se arrestimet e kryera të ish-polici serb dhe një serbi tjetër për shkak të sulmeve ndaj policëve i drejtohen etnisë serbe. Nga ana e tij kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se angazhon “bandat kriminale” dhe po nxit popullsinë serbe në veri për të destabilizuar gjendjen.

Si u shkallëzua situata kaq shpejt?

Gjithçka filloi me grindjen për targat e makinave. Qeveria e Kosovës këkonte që serbët e Kosovës të këmbenin targat e tyre serbe me ato kosovare duke zbatuar reciprocitetin. Qëllimi ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësirën shtetërore të Kosovës dhe të merreshin tatimet e regjistrimit. Pasi u gjet një zgjidhje për këtë grindje, doli në pah molla tjetër e sherrit. Serbët kërkojnë ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, të vendosur me marrëveshjen e Brukselit para gati 10 vjetësh. Deri tani nuk ka një koordinim mes komunave të veçanta serbe. Qeveria e Prishtinës e refuzon këtë duke përmendur si arsye vendime kushtetuese. Pas kësaj fshihet frika e Prishtinës, se serbët do të merrnin shumë pushtet, do të bllokonin politikën në vend dhe kështu në Kosovë do të krijohej një lloj Republike Srpska e dytë, si në Bosnje-Hercegovinë. Në Kosovë ka katër komuna serbe në veri dhe gjashtë enklava në jug, ku gjendja është e qetë.

Kosova do të bëhet vend kandidat për në BE

Vetëm në nëntor gjendja dukej shpresëdhënëse. Pas sheshimit të grindjes për targat, u bë fjalë për bisedime të tjera me shans për sukses – Kosova do të bëhet vend kandidat i BE, kurse Serbia që ka 10 vjet si vend kandidat, do të mbajë opcionin e afrimit me BE të hapur, megjithë afërsinë me Rusinë. BE ka paraqitur të ashtuquajturin “propozimi gjermano-francez” për normalizimin e marrëdhënieve. Nga ky propozim del se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur. Por duhet të pranojë, që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj. Tani këto përpjekje për afrim janë shtyrë larg pas javëve të fundit me shumë incidente.

 

Oliver Soos/ ARD Studio Wien/la

Ekspertët: Rusia po përpiqet të përdorë përshkallëzimin e tensioneve në Ballkan për interesat e saj

barikadaTensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe kanë nxitur diskutimet rreth përfshirjes së mundshme ruse në nxitjen e tyre, si dhe diskutimet rreth frikës nga shpërthimi i dhunës që është rritur që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë.

 

Serbia është i vetmi vend evropian që nuk i ka vënë sanksione Moskës dhe llogaritë në mbështetjen e saj për pretendimet ndaj Kosovës, shtetësinë e së cilës e kanë njohur Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Por, Serbia po ashtu aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, një proces që kushtëzohet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ekspertët rusë thonë se Moska, e cila mbështet hapur Beogradin dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, bën deklarata të dëmshme që turbullojnë madje edhe udhëheqjen e Serbisë.

Kësisoj, ditë më parë nënkryetari i parë i Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështjet Ndërkombëtare, Alexei Chepa, në radion “Moscow Speaks” ftoi Serbinë të “bëhet pjesë e Rusisë” në rast të një ndërlikimi të situatës gjeopolitike në rajon. Madje, ai kërkoi që të pritet ndonjë “thirrje nga (Aleksandar) Vuçiç” në këtë drejtim.

Pas kësaj, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska është në pritje të reagimit të Beogradit rreth propozimit të Kremlinit për normalizimin e situatës rreth Kosovës. Dukej shumë e paqartë.

Kjo është vetëm një tjetër dëshmi e metodave, përfshirë demagogjinë provokuese dhe mbjelljen e dezinformimit, të cilave Kremlini u drejtohet për të arritur qëllimet e tij, tha eksperti për Evropën Qendrore dhe Lindore Ivan Preobrazhensky, në lidhje me propozimin absurd që Serbia t’i bashkohet Federatës Ruse. Sipas tij, ekziston një ndjenjë se të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve ruse janë më tepër pjesëmarrës në disa shfaqje propagandistike në kanalet televizive federale, sesa politikanë dhe diplomatë seriozë.

“Deklaratat zyrtare mbi temat e politikës së jashtme që vijnë nga Moska janë shpesh propaganda më e lirë e tabloideve me një përzierje të qartë të papërgjegjshmërisë dhe zyrtarët e lartë të shtetit nuk bëjnë përjashtim këtu”, tha ai. “Çfarë mund të themi për deputetin e Dumës? Mjafton të lexoni postimet e ish presidentit të vendit Dmitry Medvedev. Pra, nuk mund të grindeni vetëm me të gjitha kryeqytetet perëndimore, gjë që ka ndodhur tashmë, por edhe me të njëjtin Beograd, i cili ndonjëherë, me sa duket, thjesht nuk di si të reagojë ndaj deklaratave ruse”.

Më herët, Dmitry Medvedev, ndër të tjera, në postimin e tij e përkufizoi natyrën e luftës në Ukrainë si konfrontim të Moskës me Perëndimin e përkushtuar ndaj “satanizmit”.

Në të njëjtën kohë, Kremlini tregon një interes të qartë për të nxitur një konflikt të ri dhe jo qëndrueshmëri në Ballkan, thotë zoti Ivan Preobrazhensky. Sipas tij, ky është qëllimi i përpjekjeve të kanaleve të shumta informative, të cilat përhapin masivisht dezinformata në çdo rast.

“Duket se Moska nuk do ta kishte problem të nxiste një “pikë të nxehtë” në formën e një përplasjeje të armatosur midis Serbisë dhe Kosovës. Dhe çdo destabilitet midis dy vendeve jehon në gjithë Ballkanin. Megjithatë, deri më tani Kremlini nuk ka asgjë për t’u mburrur në këtë drejtim… Përpjekjet e tij për të arritur këtë qëllim janë të kota. Kjo kryesisht për faktin se të gjitha synimet e Beogradit dhe Prishtinës janë të lidhura me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

Marrëdhënia e veçantë midis Moskës dhe Beogradit mbështetet në disa faktorë, mendon analisti politik Andrei Okara. Sipas tij, kjo është para së gjithash një trashëgimi kulturore ortodokse dhe një “mospëlqim” i përgjithshëm ndaj Perëndimit.

“Në të dy vendet, është mjaft e përhapur ideja që Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, gjoja kërkon t’i shkatërrojë ato”, tha ai në një intervistë për shërbimin rus të zërit të Amerikës. “Kjo është një ide krejtësisht e paqëndrueshme por ekziston – se Serbia dhe Rusia janë afër si në mentalitet ashtu edhe në rrugën e tyre historike”.

Përveç kësaj, disa komplekse perandorake janë ende të gjalla në Beograd, sikurse edhe në Moskë”, beson politologu Okara.

Në të njëjtën kohë, në realitet, Serbia është një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, nuk e përfytyron veten pa Evropën dhe nuk dëshiron të përplaset me Perëndimin, theksoi Andrei Okara.

“Dhe Rusia tani ka shumë nevojë për disa, nëse jo miq dhe aleatë, atëherë të paktën partnerë dashamirës ndaj tij, megjithëse me fjalë. Vende të tilla tani praktikisht nuk ekzistojnë, me përjashtim të Koresë së Veriut, Iranit, Eritresë dhe vende të ngjashme të izoluara. Kjo është arsyeja pse Beogradi është kaq i vlefshëm për Moskën”, tha ai.

Sigurisht, thekson politologu Okara, Kremlini tani do të përfitonte qartë nëse një tjetër “pika e nxehtë” do të krijohej në Evropë. Sipas tij, kjo në një farë mase mund të “vinte nën hije çështjen e Ukrainës” dhe do të shpërqendronte një pjesë të vëmendjes së opinionit publik.

“Megjithatë, shohim se përpjekjet për të nxitur konflikt midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë nuk kanë pasur ende sukses. Ekziston një ndjenjë se në Rusi ka forca që janë në përpjekje për t’i dhënë energji këtij konflikti. Megjithatë, pavarësisht ndërlikueshmërisë së situatës ndërmjet Kosovës dhe Beogradit, gjithmonë ka kompromise. Dhe Serbisë tani qartazi nuk i pëlqen fakti që mund të pozicionohet si aleate apo bashkëpunëtore e Kremlinit. Kjo është një miqësi shumë e çuditshme dhe specifike”, përfundoi politologu Andrei Okara.

voa