Kategoritë: Nga këndi im

Nga këndi im

Intelegjenca Artificiale: Mbështejta e personave negativ në shoqëri për interesa personale, dëmton shoqërinë, nxit korrupsionin, mashtrimin, tradhtinë dhe konfliktin…

Ndryshimet politikeIntelegjenca Artificiale: Një njeri që mbështet një person negativ në shoqëri për interesat e tij personale  quhet oportunistservilhipokrit ose interesaxhi.

Këto janë disa nga emrat që përdoren për të përshkruar një person që nuk ka integritet, moral ose ndërgjegje dhe që është i gatshëm të shfrytëzojë ose të bëjë kompromis me të tjerët për të përfituar vetë.

Këto janë tipare negative dhe të dëmshme për shoqërinë, sepse nxisin korrupsionin, mashtrimin, tradhtinë dhe konfliktin.

 

Pse nuk duhet të jesh person servil?

Intelegjenca Artificiale: Një person servil është ai që i nënshtrohet vullnetit të dikujt tjetër pa kritikë ose rezistencë. Kjo mund të jetë një sjellje e dëmshme për veten dhe të tjerët, sepse:

  • E humb personalitetin dhe identitetin e vet, duke u bërë një kopje e dikujt tjetër.
  • Nuk e respekton veten dhe nuk kërkon respekt nga të tjerët, duke u bërë i prirur për të përjetuar abuzim ose shfrytëzim.
  • Nuk e zhvillon potencialin e vet, duke mos marrë përgjegjësi për jetën e vet dhe duke mos ndjekur ëndrrat e veta.
  • Nuk e kontribuon në mënyrë pozitive në shoqëri, duke mos u shprehur mendimin e vet dhe duke mos u angazhuar për ndryshim.

Pra, të jesh person servil nuk është një cilësi e mirë, por një pengesë për rritjen dhe lumturinë personale. Në vend të kësaj, duhet të përpiqemi të jemi persona të pavarur, të sigurt, të kreativ dhe të bashkëpunueshëm. Këto janë tipare që na bëjnë më të mirë, më të mençur dhe më të vlerësuar.

Po si ndikon te fëmijët e tu po u solle si servil?

Intelegjenca Artificiale: Të jesh person servil ndikon negativisht tek fëmijët e tu, pasi ata mësojnë nga sjellja dhe modeli yt. Nëse u sillesh si servil, fëmijët e tu mund të:

  • Mos kenë vetëbesim dhe vetëvlerësim, duke menduar se nuk janë të aftë ose të rëndësishëm.
  • Mos kenë aftësi për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime, duke u mbështetur tek të tjerët për çdo gjë.
  • Mos kenë një personalitet të fortë dhe të pavarur, duke u bërë të varur dhe të pasigurt.
  • Mos kenë një mendim kritik dhe të hapur, duke pranuar pa pyetje gjithçka që u thuhet ose u imponohet.
  • Mos kenë një ndjenjë të drejtësisë dhe të respektit, duke u nënshtruar apo nënshtruar të tjerët.

Pra, të jesh person servil nuk është një mënyrë e shëndetshme dhe e mirë për të rritur fëmijët e tu.

Në vend të kësaj, duhet të përpiqesh të jesh i balancuar, i cili vendos kufij dhe rregulla, por edhe u jep liri dhe mbështetje. Kështu, fëmijët e tu do të rriten si persona të sigurt, të aftë, kreativë dhe të respektueshëm.

Parimet e Vetëvendosjes – shpresa e vetme për shqiptarët në ish-IRJM

IluzioniCila është ndihma që shqiptarët në ish IRJM presin nga VetëVendosja?

 

Të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe votuesit e BDI, edhe ata që nuk gjejnë veten me asnjë nga këto parti, presin nga Vetëvendosja që të mbështesin idetë dhe parimet, jo individët dhe partitë. Shqiptarët në ish IRJM kanë varur shpresat tek Vetëvendosja, jo vetëm sepse BDI e bëri vendin e tyre të pajetueshëm, por akoma më shume për faktin se nuk gjejnë shpresë tek partitë shqiptare opozitare, ato pak muaj sa ato qëndrojnë në opozitë. Ndihma e Vetëvendosjes nuk u nevojitet shqiptarëve për të hequr BDI-në nga pushteti dhe për të sjellë aty një apo më shumë parti të tjera që do të vazhdonin të shërbenin si dekor multietnik në sistemin qeverisës unitar në duar e partive “maqedonase”, por për të imponuar standardet e politikëbërjes dhe parimin e vetëvendosjes, që do t’u shërbenin atyre si kriter për përzgjedhjen e partive.

Të dashur miq, për më tepër, ju ftoj të lexoni trajtesën time lidhur me këtë temë, në vazhdim.

“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm… unë jam ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm… primare konsiderojmë ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për realizimin e bashkimit kombëtar si një nevojë të shqiptarëve në Ballkan në funksion të mirëqenies dhe sigurisë. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet në territoret ku ata janë shumice dhe kanë kontinunitet territorial, ndërton kushtet për stabilitet e paqe në Ballkan. Stabiliteti aktual i Ballkanit është i vendosur në kurriz të shqiptarëve. Politika e shqiptarëve në të gjitha pjesët e territorit të ndarë, ishte dhe mbetet e zellshme të bëjë kompromise për hir të stabilitetit në Ballkan”, deklaroi Liburn Aliu në shtator të këtij viti. Dhe për të bindur edhe skeptikët, se nuk bëhej thjesht për një lajthitje apo emocion çasti, por për në qëndrim të drejtë dhe të palëkundur, Liburni këtë deklaratë të tij e konfirmoi edhe para pak ditëve, me rastin festimeve të 28 Nëntorit. Me këtë deklaratë, Liburn Aliu, i biri i Ali Aliut ish i burgosur, i mbijetuar i Masakrës së Dubraves, i konsideruar si një ndër shtyllat e Vetëvendosjes, dëshmoi para gjithë shqiptarëve, për qëndrimet e palëkundura të Vetëvendosjes, lidhur me zgjidhjen e çështjes shqiptare në Gadishullin Ilirik në përgjithësi, dhe idesë së bashkimit kombëtar në veçanti.

 

Pas kësaj deklarate, eksponentë të LDK dhe PDK, tani në opozitë, ju sulën Liburn Aliut, për të mbrojtur nga ai, jo Kosovën, siç u munduan ta paraqesin para opinionit, por një “pashallëk” që për ta nënkupton pushtet dhe para. Për dallim nga ata, deklarata e Liburnit synon zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare që do t’u siguronte të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, mirëqenie dhe siguri, duke dhënë shembullin më të qartë se si duhet të jetë një përfaqësues politik shqiptar në këto kohë të vështira dhe delikate për shqiptarët.
Janë pikërisht këto qëndrime dhe parime me të cilat shqiptarët në ish IRJM konceptojnë Vetëvendosjen, dhe janë pikërisht këto parime dhe qëndrime të palëkundura të Vetëvendosjes, që aktualisht përfaqësojnë shpresën e vetme për zgjidhjen e drejtë të çështjes së tyre të pazgjidhur edhe pas luftës së armatosur të vitit 2001. Luftë, e cila për dallim nga luftërat e tjera në ish Jugosllavi që përfunduan me pavarësinë për sllovenët, kroatët, shqiptarët në Kosovë dhe pjesërisht edhe për boshnjakët përmes konfederalizimit të Bosnjës, për shqiptarët në ish IRJM përfundoi me një marrëveshje poshtëruese (Marrëveshjen e Ohrit tanimë të zhvlerësuar), e cila, bashkë me kushtetutën, i la ata me statusin e pakicës që diskriminohet hapur, edhe sot e kësaj dite.

 

Por, për fat të keq, mesazhet që vijnë nga Vetëvendosja për shqiptarët në ish IRJM, janë zhgënjyese dhe në kundërshtim me parimet e Vetëvendosjes. Kështu, vet lideri i VV, Albini Kurti, i cili në Kosovë dhe më gjerë, denjësisht përfaqëson modelin politikanit dhe burrështetasit të pakorruptuar, në gusht të këtij viti, gjatë vizitës së tij në Tetovë dhe Shkup, befasoi shqiptarët në ish IRJM duke dale krah për krah me ish eksponentë të BDI-së së korruptuar – me Izet Mexhitin, ish nënkryetarin e BDI, bashkëpunëtorin besnik të Ali Ahmetit qe nga themelemi i BDI dhe me Bilall Kasamin, në BDI që nga viti 2000, nëndrejtor në drejtorinë e doganave, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, dhe si lider i “Lëvizjes Besa”, në koalicion bashkëqeverisës me BDI, bashkëfajtor për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës më 8 shtator 2021, ku u dogjën të gjallë 14 të sëmurë na Covidi.

Pak muaj më vonë, Elvis Hoxha, këshilltar i Albin Kurtit dhe anëtar i kryesisë së VV, befasoi përsëri shqiptarët në ish IRJM me deklaratën e tij në një intervistë në Alsat, duke quajtur koalicionin e pashpallur parazgjedhor të “opozitës” me VMRO, “një bllok opozitar që është për t’u lavdëruar”! Në këtë kontekst, për të mos harruar, Vetëvendosja kishte përshëndetur humbjen e VMRO në zgjedhjet parlamentare te vitit 2020 dhe ndryshimet qe do vinin me fitoren e LSDM! Në vazhdim të intervistës ai deklaroi: “Ne kemi mbështetur çdo subjekt që ka kundërshtuar qeverinë që ka tentuar të fsheh dhe hesht elementin shqiptar. Prandaj, gjithmonë kemi mbështetur opozitën, cilado qoftë ajo. Kemi mbështetur edhe Aleancën për Shqiptarët në vitin 2020”.

 

A është në fakt kjo ndihma që shqiptarët në ish IRJM presin nga VetëVendosja? Me keqardhje më duhet të them se JO.
Shqiptarët në ish IRJM, jo vetëm ata pak votues të Lidhjes Demokratike të Izet Mexhitit, Lëvizjes Besa dhe Alternativa, por edhe votuesit e BDI, edhe ata që nuk gjejnë veten me asnjë nga këto parti, presin nga Vetëvendosja që të mbështesi idetë dhe parimet, jo individët dhe partitë. Shqiptarët në ish IRJM nuk janë pakicë për t’u mëshiruar me pak më shumë të drejta, por siç theksoi edhe Liburn Aliu, popullatë autoktone shumicë, pothuajse sa gjysma e Kosovës, që jeton në territore me kontinuitet territorial me R. Shqipërisë dhe R. Kosovës, me madhësi sa territori i Kosovës.

Shqiptarët në ish IRJM kanë varur shpresat tek Vetëvendosja, jo vetëm sepse BDI e bëri vendin e tyre të pajetueshëm, por akoma më shume për faktin se nuk gjejnë shpresë tek partitë shqiptare opozitare, ato pak muaj sa ato qëndrojnë në opozitë. Ndihma e Vetëvendosjes nuk u nevojitet shqiptarëve për të hequr BDI-në nga pushteti dhe për të sjellë aty një apo më shumë parti të tjera që do të vazhdonin të shërbenin si dekor multietnik në sistemin qeverisës unitar në duar e partive “maqedonase”, por për të imponuar standardet e politikbërjes dhe parimin e vetëvendosjes, që do t’u sherbenin atyre si kriter për përzgjedhjen e partive. Për të vetëdijësuar dhe inkurajuar të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe atë masë të madhe votuesish të BDI, për të drejtat e munguara kolektive, si grupi etnik i dytë më i madh në ish IRJM, duke adresuar qartë kushtetutën në përgjithësi dhe sistemin qeverisës unitar në veçanti si burimin e vetëm për statusit të tyre prej pakice të diskriminuar. Për të vetëdijusuar dhe inkurajuar shqiptarët për nevojën për ndryshimin rrënjësor të kushtetutës që do të garantonte barazinë e plotë për shqiptarët duke respektuar realitetin binacional të shtetit. Dhe ky do të ishte kushti për çdo komunikim të partive shiptare me partitë sllave në ish IRJM, dhe njëkohësisht kriteri i vetëm për përzgjedhjen e partive nga ana e shqiptarëve në ish IRJM dhe kriteri i vetëm për mbështetje të partive shqiptare nga ana e Vetëvendosjes.

Ndaj, shqiptarët në ish IRJM nuk do të mbështesin opozitën, “cilado qoftë ajo”, për faktin se në qëndrimet, veprimtarine dhe sjelljen e tyre politike, nuk dallojnë në asnjë gje nga BDI ne pushtet. Sepse statusi i tyre opozitar është moralisht i diskutueshëm per faktin se, qoftë si individë, qoftë si parti, te gjithë e provuan komoditetin e vasalit ne koalicione qeveritare me BDI dhe partitë “maqedonase” ne pushtet; për fatin se edhe tani synimi i tyre i vetëm, është pjesëmarrja pa kushte në qeveri. Ashtu siç nuk do të mbështesin as opozitën në Kosovë vetëm sepse është opozitë, për ta ndihmuar të kthehet në pushtet per të vazhduar korrupsionin dhe dëmtimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Kosovë.

Afrim Fanda

Kryqi te Kodra e Diellit

kisha e xhamiaProblemi nuk qëndron as tek kryqi/kisha, as tek xhamia, për absurditet të dyja të vendosura aty ku nuk e kanë vendin – në një qendër rekreative skijimi (Kodra e Diellit, Tetovë)!

 

Shqiptarët as nuk i friksohen as e urrejnë kryqin, dhe nuk kanë nevojë që kryqin ta luftojnë me xhami, sepse si popull i kanë të dy besimet, në harmoni me njëra tjetrën.

Problemi qëndron tek marrëveshja e hershme në dëm të shqiptarëve, në mes të serbëve dhe turqve, sipas te ciles, gjithcka që që është e krishterë/ortodokse është sllave dhe gjithacka gjë që është muslimane është turke. Të dyja projekte me synime asimilimi dhe përvetësimi të historisë dhe territoreve të shqiptarëve.

Për fat të keq, e zbatuar gjatë gjithë kohës, pa një rezistencë të organizuar nga vet shqiptarët, si nga pushteti komunist, ashtu edhe edhe nga koalicionet qeveritare të PPD me LSDM, BDI me VMRO, BDI me LSDM, e vazhdon të zbatohet edhe sot, nga koalicioni i Lëvizjes “Besa” me VMRO.

Më e keqja është që vendosja e kryqeve nga ana e pushtetit bëhet jo për nevoja të besimtarëve, por me motive ekskluzivisht politike. E edhe ngritja e xhamive në afërsi, bëhet gjithashtu jo për nevoja të besimtareve por si kundërpërgjigje politike. Të dyja përfaqësojnë interesa të huaja, dhe të dyja janë në kundërshtim të qartë me interesat kombëtare të shqiptarëve.

Afrim Fanda

Bekimi në ditën e gjykimit

ServilizmiNë një Kasaba të vogël, që lumi e ndante përgjysmë, me fusha të gjera pjellore, rreth e përqark me male të larta, që sikur donin të mbronin Kasabanë nga rreziqet e jashtme, lindi Bekimi.

 

Fatkeqësisht vetë malet e larta, nuk ia dolën që ta mbronin popullsinë nga sundimet e huaja, popullata e ngratë, nuk arriti ta shijojë dhe vlerësojë lirinë, por nga pushtuesit të cilët, sa po ikte njëra –vjente tjetra, u mësua, se po e pe punën tënde dhe po qe se nuk përzihesh në punët e Hyqymetit, nuk të zë “taksirati” edhe populli i shkretë sikur u adaptua që me sundimet të bashkëjetonte dhe ishte i kënaqur, kur sunduesi ri ishte pak më i mirë se ai i kaluari, pra edhe Bekimi në këto kushte u rrit, ai ishte një djalë i edukuar, i respektonte prindërit e tij, ishte një besimtar i devotshëm dhe ishte shembullor në shkollë, prindërit e shkollonin sepse donin të bëhej një njeri i ditur dhe të kishte fatin vetë në duart e tij. Me kalimin e viteve edhe Bekimi i kaloi të gjitha shkallët e shkollimit, por edhe nuk ishte nga ata që nuk kuptonte dhe nuk i përjetonte padrejtësitë që bëheshin në rrethin e tij, përkundrazi në çajtore kur takohej me shokët e tij, shpesh edhe revoltohej, nuk i duronte padrejtësitë, veçanarisht jo ndaj tij, por nuk ishte i natyrës që mund ti kundërvihej, e ulte kokën dhe shihte punën e tij, ashtu si që e kishin edukuar prindërit e tij, falë këtyre tipareve edhe gjeti një punë, pas një kohe edhe u martua, u bekua edhe me fëmijë, hapi edhe biznesin e tij, punonte shumë, dhe bënte çmos që të fitonte ai dhe familja e tij dhe nuk ishte çudi që pas një kohe edhe bëri shumë pasuri, ishte falemenderues ndaj Zotit, këtë e dëshmonte duke vizituar xhaminë rregullisht. Natyrisht, me kalimin e viteve, erdhi edhe koha që të largohej nga kjo botë, familja dhe miqtë e tij, të pikëlluar ia bënë të gjitha ceremonitë mortore sipas religjionit.

 

Pas vdekjes, erdhi edhe koha e gjykimit, gjegjësisht të vlerësimit të veprave dhe jetës së Bekimit, një Engjëll/Melaqe i lexonte veprat e jetës së Bekimit ndërsa Zoti i madhërishëm dëgjonte:

 

-Bekimi është martuar, ka krijuar familje, ka lindur 5 pasardhës, i ka ushqyer, i ka rritur dhe u ka siguruar strehim, është kujdesur për ta që të jenë të pavarur…

 

-Nuk i ka bë dëm asnjë njeriu dhe ka pa punën e tij…

 

-Xhaminë e ka frekuentuar rregullisht …

 

Çfarë vlerësimi meriton ky njeri, krijuesi ynë i madhërishëm?

 

Ky, qenka një njeri i mirë! Por, sikur nuk paska ndonjë dallim nga Miu, Zogu, Macja, Qeni…

 

Pse, Zoti i madhërishëm?

 

Sepse edhe këta krijojnë familje, lejnë pasardhës, kujdesen për të vegjlit e tyre, i ushqejnë, i strehojnë, i rrisin, kujdesen deri sa të jenë të pavarur, janë tipare që të gjitha gjallesat në tokë i kanë…

 

Po njeriun, unë nuk e krijova që të kujdeset vetëm për veten e tij dhe për familjen e tij, atij i dhurova mend, që të mund të ndihmojë, jo vetëm  duke ushtruar profesionin e tij, por duke kontribuar edhe për shoqërinë më gjërë, për rrethin, për lagjen, Kasabanë, Popullin e tij, po edhe mbarë njerëzimin, prandaj e krijova njeriun …

 

Zoti e mëshiroftë Bekimin!

 

(Frymëzuar nga F.F., nga një krahasim të qëlluar të njeriut me kafshët)

Vazhdojnë tentimet për ndryshimin e identitetit shqiptar të qytetit të Tetovës!

logo tetova

Pushteti sllav, me dekada, duke e zbatuar Memorandumin e Çubriloviçit tentuan që tja ndryshojë identitetin shqiptar  qytetit të Tetovës, por mos mendoni se hoqën dorë, ata vazhdojnë nëpërmjet islamit politik…

 

Ja edhe një shkrim i huazuar nga facebooku:

 

Cili është motivi? Cili është synimi i iniciativës për ndryshimin e logos së qytetit të Tetovës?

 

Për partitë e Islamit Politik, siç është Lëvizja “Besa”, historia e shqiptarëve fillon me pushtimin osman.

Ndaj dhe në logon e re heqin simbolet e gjurmëve të qytetërimit mbi 8.000 vjeçar të shqiptarëve – Menadën (statujë bronzi që daton nga shektulli VI para erës sonë, e gjetur në Tetovë) dhe plisin, që përfaqëson edhe rezistencën dhe qëndresën ndaj pushtimit osman dhe lanë simbolet që përfaqësojnë vetëm peridhën e pushtimit osman. Ndaj logo e re e qytetit ngjan me logon e BFI.

E gjitha kjo në përputhje me thëninen e Taip Erdogan: “Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret janë bajonetat tona dhe besimtarët janë ushtarët tanë.” si dhe në përputhje me qëndrimet e partnerin e ardhshëm të “koalicionit qeveritar” të LB – VMRO, sipas të cilëve, “referuar regjistrimit të popullsisë osmane nga viti 1430-1431, në Maqedoni kishte shumë pak shqiptarë, por kanë ardhur më vonë si ushtarë dhe mercenarë të turqve…”

 

P.S. Disa militantë të Lëvizjes “Besa”, me komentet e tyre, sa herë që unë kritikoj deklarimet dhe veprimet politike, publike të Lëvizjes “Besa”, dalin në mbrojtje, jo të Lëvizjes “Besa”, por të Islamit, Turqisë dhe politikave të Taip Erdogan, duke më akuzuar për antiislamik dhe islamofob!?

Por cila është e vërteta?

E vërteta është se as unë jam anti-islamik, islamofob (gjë që kuptohet qartë nga shkrimet dhe statuset e mia) e as ata janë fetarë, muslimanë të vërtetë! E vërteta është se qëndrimet e mia politike nga pozitat e nacionalizmit shqiptar, që nuk fshihen prapa asnjë ideologjie, sulmohen nga pozitat poashtu politike nga pozita të nacionalizmit turk dhe albanofobisë, që fshihen pas fesë, ose më saktë pas idelogjisë së islamit politik. Është pikërisht ideologjia e ISLAMIT POLITIK në hapsirën politike të shqiptarëve, e në asnjë mënyrë jo islami, që unë në shkrimet dhe statuset e mia, e akuzoj dhe denoncoj si një ideologji jo humane dhe të rezikshme jo vetëm për shqiptarët, por për gjith njerëzimin, që ka shkaktuar kaq shum viktima në botë – kryesisht muslimanë!

spitali modularAs fetarë e as njerëz të mirë nuk mund të jene ata dhe ithtarët e tyre, që të dehur nga pushteti dhe përfitimet nga pushteti, në bashkëpunim me partnerët e atëhershëm të koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI, më 8 shtator 2021 vranë duke i djegur të gjallë 14 të sëmurë në spitalin modular të Tetovës, pa i vrarë ndërgjegja as sot e kësaj dite. Ishte pikërisht përfaqësuesi i L.B., i cili nga posti i drjetorit ekonomit të spitalit, i thiri pacientët drejt vdekjes duke konfirmuar se spitali modular ishte gati për te pranuar pacientë!

As fetarë e as njerëz të mirë nuk mund të jenë ata që duan t’ua prejnë rrënjët historike, identitare të shqiptarëve, për ti bërë pre e lehtë e sllavëve dhe turqve për asimilimin dhe nënshtrimin e tyre.

E vërteta është se këta individë që nuk kanë as fe as njerzillëk, as moral, që haptas kërcënojnë, dhe punojnë kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, kanë gjetë strehë në një parti politike që ka përvetësuar dhe keqpërdor emri e institucionit të shenjtë shqiptar – Besës.

Kjo është e vërteta!

Afrim Fanda

 

Qeni leh atje ku ha

“Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret janë bajonetat tona dhe besimtarët janë ushtarët tanë.”... kështu u shpreh Taip Erdogan në një intervistë në vitin 1997, duke cituar poetin, filozofin dhe politikanin e njohur turk, Ziya Gökalp (1876-1924), i njohur ndryshe edhe si “babai i nacionalizmit turk” dhe “Mjeshtri i madh i turqizmit”, autor i librit “Parimet e turqizmit”. Kjo shkelje, në atë kohë të kufijve të rrepta të sekularizmit të Republikës Turke, i kushtoi atij  postin e kryetarit të bashkisë dhe katër muaj burg, duke i dhënë njëkohsisht edhe statusin e heroit mes votuesve konservatorë.

 

Por, në fakt, Taip Erdogan në këtë intervistë vetëm se zbuloi një të vërtetë shekullore: përdorimin e Islamit si një mjet shumë efikas në shërbim të interesave të perandorisë osmane dhe në vazhdim, të shtetit turk, për nënshtrimin e popujve të tjerë.

26 vite më vonë, “besimtarë/ushtarë” të tillë shqiptarë, për të cilët fliste Erdogan në intervistën e tij, do të shkonin në Stamboll për të shprehur hapur, para kamerave, besnikërinë e tyre ndaj Taip Erdogan, Turqisë dhe turqizmit. “Unë jam djalë dëshmori, i burgosur politik dhe të njëjtën kohë, përkrahës i të gjitha etniteteve të cilët i takojnë një besimi të përbashkët i cili është i yni, ai islam. Kam kryer historinë, dhe mbi baza të historisë e shoh që të gjitha luftrat janë fetare dhe nuk janë kombëtare, dhe unë uroj që fitorja juaj t’i dridh të gjithë armiqtë që janë vërsul Turqisë dhe konkretisht liderit tuaj (Erdoganit)… uroj që fitorja juaj të sjellë fitore në të gjitha vendet ku jetojnë dhe punojnë muslimanët”. Kështu u prezentua dhe këtë deklaroi nënkryetari i Partisë “lëvizja Besa”, Fatmir Limani, i ndodhur në kuadër të një delegacioni të kësaj partie në selinë e partisë së Erdoganit (Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit) në Stamboll, në përkrahje të rikandidimit të tij për president, në zgjedhjet presidenciale ne Turqi.

Me këtë deklaratë, për të fituar simpatinë e “sulltanit” dhe partisë së tij, Fatmir Limani shiti dhe përbalti gjakun e të jatit, një nga organizatorët e luftës së UÇK, të vrarë nga policia e ish IRJM në vitin 1998, ashtu si dhe burgun e tij, duke e paraqitur atë dhe veten e tij si “shehidë” të njëfarë lufte kundër jobesimtarëve. Pasi, sipas vetë fjalëve të tij, të gjitha luftrat janë fetare dhe nuk janë kombëtare!

Në planin politik, kombëtar, ideatorët, krerët dhe financuesit e Lëvizjes “Besa” përmes thirjes për mosdurim fetar dhe luftë vëllavrasëse nga ana e nënkryetarit të tyre, dëshmuan dhe dokumentuan dyshimet e arsyeshme të shqiptarëve për rolin mercenar, destruktiv, përçarës dhe luftënxitës në shërbim të shteteve të huaja, të kësaj partie. Agjenda e islamit politik, e fshehur nën petkun e nacionalizmit të rejshëm shqiptar, e kësaj partie, ua servir në pjatë partive sllave në ish IRJM shqiptarët ortodoksë, për të vazhduar të qetë me asimilin e tyre, çvendos vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga të drejtat kolektive të munguara të shqiptarëve si grup etnik më i madh në ish IRJM dhe  jep argumentin e gatshëm të gjithë fqinjëve agresor dhe grabiqtar, për të arsyetuar agresionin, terrorin dhe krimet mbi shqiptarët, si “luftë kundër terorizmit islamik”,

Njoftimi i para pak ditëve të organeve të rendit në ish IRJM për arrestimin e tre shqiptarëve në Shkup, për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe për armë dhe municione të gjetyra në shtëpitë e tyre gjatë bastisjes, duhet të na vetëdijësojë për rezikun real që u kanoset shqiptarëve nga individë dhe parti të cilët kanë në agjendën e tyre përhapjen e islamit politik, për llogari të shteteve të treta.

E gjitha kjo sqaron edhe heshtjen dhe mosreagimin e institucioneve të shtetit të ish IRJM në duart e partive sllave. Por çfarë sqaron heshtjen, mosreagimin e partive shqiptare për këtë skandal politik të rezikshëm?

Qeni leh atje ku ha, është një fjalë e urtë popullore që, në mënyrë metaforike, përshkruan dikë që mban pa të drejtë anën e atij, nga i cili ka përftime. Dhe mjerisht, në realitetin tonë politik, përsëri në mënyrë metaforike, përshkruan me saktësi rolin, dhe sjelljen e eksponentëve dhe klaneve udhëheqëse të partive shqiptare në ish IRJM.

Por, asgjë nuk sqaron indiferentizmin e institucioneve të shtetit shqiptar dhe të Kosovës ndaj militantizmit fetar të rezikshëm që përhapin partitë e tilla. Dhe akoma më shumë  faktin shqetësues se kjo parti me agjendë të hapur të islamit politik, për një kohë të shkurtër, arriti të fitojë përkrahjen zyrtare të  tre institucioneve më të rëndësishme të shtetit të Kosovës:  kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të Republikës,  dhe Kreut të qeverisë! Është çështje e mosnjohjes së thellë të rrethanave politike të shqiptarëve në ish IRJM, moskokëçarje për fatin e një milion shqiptarëve autoktonë që jetonjë në një territor po aq sa Kosova, apo diçka tjetër!?

Afrim Fanda

Veprimet sjellin pasoja

2460Një analizë e huazuar:

Falë atyre deputetëve që votuan Gjykatën Speciale në parlamentin e Kosovës, që votuan edhe faljen e territorit të Kosovës, e që votuan edhe “Zajednicën”, sot të gjithë shqiptarët janë të detyruar t’i nënshtrohen këtij teatri të turpshëm prej procesi gjyqësor, ku vihen në bankën e të akuzuarve shqiptarët viktima, ndërkohë që serbët agresorë vazhdojnë të qetë dhe të paprekut të ndërtojnë Botën Serbe mbi temelet e gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Prosec gjyqësor absurd dhe i turpshëm, ku shqiptarët viktima, janë të detyruar të arsyetohen se pse rëmbyen armët dhe luftuan “pa strukturë funksionale komanduese” në vetëmbrojtje, të detyruar të mbroheshin nga serbët që ushtronin gjenocidin dhe spastrimin etnik shumëvjeçar. Proces i turpshëm gjyqësor, ku vet “komandanti”, “themeluesi i shtetit të Kosovës”, ish presidenti i Kosovës, për të shpëtuar veten, në bankën e të akuzuarve hedh baltë mbi UÇK-në, ndërkohë që kryeministi shqiptar ndërton “Ballkanin e Hapur” bashkë me presidentin e Serbisë.

 

Dhe, morëm mësim nga kjo? Për fat të keq jo.

 

Këto ditë, ca deputetë të tjerë shqiptar, në ish IRJM përgatiten të votojnë ndryshimet kushtetuese ku 446.245 (25%) shqiptar do të barazohen me 3.000 bullgarë, dhe do të vazhdojnë të trajtohen njësoj si 3.86% turq, 2.53% rom, 1,3% serbë dhe 0,87% boshnjakë.

 

Çfarë nuk është në rregull me ne!? 

Prokurori i ri i Specializuar, Alex Whiting:

“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori.

Hashim Thaçi:

“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”.

Gregory Kehoe, avokat mbrojtës i Hashim Thaçit:

“Hathim Thaci nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet (krime lufte dhe krime kundër njerëzimit). UÇK-ja nuk kishte një strukturë funksionale komanduese dhe Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Disa krime kanë ndodhur dhe këtë nuk e mohon as Hashim Thaçi, por ato janë kryer nga individë të caktuar”

Avokatët e Hashim Thaçit theksuan se ai nuk kishte pasur fuqi komande në Ushtrinë Çlimitare të Kosovës gjatë periudhës që flet aktakuza.

Ata pretenduan pushteti gjatë luftës ishte në duart e komandantëve të zonës e jo te Shtabi i Përgjithshëm, ku bënte pjesë edhe Thaçi. Po ashtu u argumentua se UÇK-ja nuk kishte strukurë funksionale komanduese.

Lluka Mishetiç, tha se as Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova.

“Raporti vëren se ka të ngjarë se Thaçi nuk ka qenë i kënaqur nga këto krime dhe ‘është e besueshme që udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi së bashku me shumë prej komandantëve të lartë, mund të mos jenë të kënaqur me këto sulme dhe frikësim të vazhduar ndaj popullatës shqiptare të Kosovës’”, tha ai.

Afrim Fanda

Shqiptarët jashtë kufijve kanë nevojë për prezencën me politika konsistente dhe largpamëse, të Prishtinës dhe Tiranës.

harta komunat shqiptareShqiptarët e ish IRJM, ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë patur dhe akoma kanë nevojë për prezencën me politika konsistente dhe largpamëse, të Prishtinës dhe Tiranës. Dhe kjo prezencë, në forma të ndryshme, ka qenë vendimtare për ruajtjen e sigurisë, vetëdijes kombëtare, gjuhës, kulturës.

Por a është sot kështu?

 

Idetë dhe ndjenjat liridashëse dhe patriotike me të cilat ishte brumosur Mujdin Aliu, një i ri shqiptar i lindur në fshatin Poroj të Tetovës, bënë që ai të rëmbente armën dhe ndër të parët t’ju bashkohej rradhëve të Ushtirë Çlirimtare të Kosovës, në luftën kundër ushtrisë okupatore serbe. Mujdin Aliu ra dëshmor në vendin e quajtur Maja e Gllavës, Kosharë, gjatë luftimeve të ashpra me ushtrinë serbe, për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, të cilin serbët përpiqeshin ta mbajnë me çdo kusht. Pikërisht kjo sakrificë e Mujdin Aliut dhe bashkëluftëtarëve të tij, përfaqëson simbolikën më të rëndësishme dhe shumë domethënëse – atë të refuzimit të kufijve në mes të shqiptarëve.

Bilal23 vite pas rënies dëshmor të Mujdin Aliut, Glauk Konjufca, kryetar i parlamentit të Kosovës, do të vinte në Tetovë, qytetin e lindjes së Mujdin Aliut, për t’ua kujtuar familjarëve dhe bashkëqytetarëve të tij, kufijtë dhe marrëdhëniet „e shkëlqyera“ mes Kosovës dhe shtetit komb të „maqedonasve“. Për t’i bindur ata, se vrasësit që granatuan dhe vranë bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e Mujdin Aliut gjatë luftës së 2001, nuk janë aq „të këqinj“ sa vrasësit që vranë Mujdin Aliun në Kosovë. Duke këkuar nga ata, që të bëjnë atë që Glauku, me të drejtë, refuzon ta bëjë në Kosovë – t’i falin vrasësit e tyre pa kërkuar ata falje dhe të bashkëqeverisin me ta. Duke kërkuar ti bindi ata se e drejta për vetëvendosje, që për shqiptarët në Kosovë rrezultoi me pavarësimin e saj, për të cilën Mujdin Aliu dha jetën, nuk vlen për ta!

 

Shqiptarët e ish IRJM, ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë patur dhe akoma kanë nevojë për prezencën me politika konsistente dhe largpamëse, të Prishtinës dhe Tiranës. Dhe kjo prezencë, në forma të ndryshme, ka qenë vendimtare për ruajtjen e sigurisë, vetëdijes kombëtare, gjuhës, kulturës… Duke filluar me periudhën e artë të rilindjes kombëtare 1941 – 1944, kur në shumicën e qyteteve shqiptare u shtri administrata e shtetit shqiptar të bashkuar, duke hapur për herë të parë, administratën në gjuhën shqipe, shkollat e para shqipe, institucionet e para kulturore shqiptare… Duke vazhduar me kontributin e institucioneve arsimore dhe kulturore të Kosovës (në atë kohë Krahinë Autonome) në arsimimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare të studentëve shqiptar nga ish IRJM. Dhe duke përfunduar me mbështetjen që erdhi nga këto dy shtete shqiptare të pavarura, gjatë lufës së vitit 2001.

teuta

Por për fat të keq, kohëve të fundit kjo prezencë, që për mision kishte mbrojtjen e interesave kombëtare, ia la vendin ndikimeve të udhëhequra nga politika ditore, me interesa dhe motive krahinore dhe partiake. Institucionet e shtetit shqiptar, tregohen totalisht të painteresuar, përpos nevojës së herëpashershme të kryeministrit për teatër me partitë shqiptare të ish IRJM. Ndërsa prezenca e Vetëvendosjes, partia e vetme nga Kosova që tregoi interesimin për hapsirën politike të shqiptarëve në ish IRJM, para dhe pas ardhjes në pushtet, karakterizohet me mosnjohje të rrethanave politike dhe politikë jokonsistente, shkurtpamëse dhe stihike. Prezencë që filloi me urimet për fitoren e LSDM-se kundër VMRO-së të „korruptuar dhe antishqiptare“ dhe përfundoi me përkrahjen e koalicionit të ASH e më vonë LB me VMRO kundër LSDM-së të „korruptuar dhe antishqiptare“.

 

E painteresuar për nevojën e shqiptarëve për të drejta kolektive përmes ridefinimit të kushtetutes dhe shtetit, por shumë aktive në përkrahjen e partive „opozitare“ të cilësuar si „e keqja më e vogël“, në „luftën“ e tyre kundër BDI-së të cilësuar si „e keqja më e madhe, me „kauzën“ e vetme, për ta zëvendësuar atë në pushtetin unitar të ish IRJM.

Pikërisht kjo politikë ditore solli para pak ditësh Glauk Konjufcën në Tetovë në mbështetje të partisë erdoganiste „Besa“, duke degjeneruar një datë të rëndësishme të 25 vjetorit të rënies së Jasharajve, në një miting propagandistik partiak, ku defilonin të krekosur para kamerave „ministrat e ardhshëm“ të „Besës“ në qeverinë „në ardhje“ të VMRO. Po kjo politikë ditore, prodhoi edhe teatrin e shëmtuar ku partia tjetër erdoganiste, Alternativa, do të luante aktin e parë, “patriotik”, me kërkesën për “Asociacionin e Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, me “kompetenca të njëjta me ato që Bashkësia Ndërkombëtare do t’u jepte serbeve në Kosovë”. Ndërsa Glauk Konjufca do të luante aktin e dytë “kritik dhe konstruktiv”, me mesazhin drejtuar shqitparëve, por për veshët e bashkësisë ndërkombëtare, se “nuk ka zgjidhje territorial për probleme etnike”.

Shqiptarët në ish IRJM do të vazhdojnë të përkrahin pa rezerva qëndrimin e drejtë të Vetvendosjes ndaj presioneve të fundit, lidhur me të ashtuquajturin “normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” e në veçanti lidhur me kërcënimin që përfaqëson “Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë” për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës dhe në përgjithësi të gjithë shqiptarëve. Duke qenë shumë të vetëdishëm se nuk ka një zgjidhje të lehtë për ata që kanë marrë mandatin si përfaqësues të Kosovës, përveçse shtrëngimi i dhëmbëve dhe ngulja këmbë në refuzimin e kërcënimit që “Asociacioni i Komunave Serbe” përfaqëson për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Por shqiptarët në ish IRJM nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë që e drejta e tyre për ridefinimin e shtetit të ish IRJM, në funksion të të drejtave të tyre kolektive si grup etnik që përfaqëson së paku 30% të banorëve në shtet, të keqpërdoret për teatër, duke bërë paralelizma të papranueshëm, me asociacionin e kërkuar për serbët në Kosovë. Sepse, ashtu siç tha edhe Glauk Konjufca në fund të fjalimit të tij në akademinë solemne mbi “Epopene e UÇK-së,”, për sinqeritetin e të cilit na bëri të dyshojmë, edhe për shqiptarët në ish IRJM “pa liri nuk ka jetë”!

Afrim Fanda

Rrugëtim i Lorës me hulumtimin e saj të tanishëm nxitën perspektivën e saj për të kombinuar Inteligjencën Artificiale, Neuroshkencën, dhe Inxhinierinë, në ndihmë të pacientëve me epilepsi apo sëmundje të tjera të trurit.

LoraFanda„Në një bashkëpunim me qendrën neuroinxhinierike Wyss Center në Gjenevë, ata publikuan biografinë time akademike dhe doja ta ndaja me ju sepse shpjegon shkurt dhe qartë punën dhe ambiciet e mia për 2-3 vitet e ardhshme. Shpresoj të ndaj më shumë me ju rreth arritjeve të mia gjatë doktoratës sime, vecanërisht për hulumtimet që kanë aplikim klinik ne epilepsi“, shkruan Lora Fanda në faqen e saj në Facebook dhe e boton përkthimin e faqes në shqip të cilën e botojmë në vijim:

 

„Udhëtimi i saj akademik fillon me Bachelor në Inxhinieri Biomjekësore në Case Western Reserve University (CWRU), me specializim në pajisjet mjekësore dhe inxhinieri sistemesh. Ndërkohë punoi në Philips Healthcare (2017) si “Verification Engineer”. Më pas i bashkohet Qendrës Mjekësore Langone New York University (NYU) si Data Scientist (shkencëtare të dhënash) duke punuar me pacient epileptik dhe duke hulumtuar procesimin e vazhdueshëm te gjuhës natyrale me anë të një projekti ne bashkëpunim me Universitetin e Princeton dhe Google (2019).

 

Lora ka diplomë Masteri në Inteligjencë Artificiale (AI) nga Instituti Kërkimor Idiap (Idiap Research Institute), ku përdori teknika të “Machine Learning” për të interpretuar dhe klasifikuar vetitë e EEG (Elektroencefalografi). Ky rrugëtim i Lorës së bashku me hulumtimin e saj të tanishëm nxitën perspektivën e saj për të kombinuar Inteligjencën Artificiale, Neuroshkencën, dhe Inxhinierinë, në ndihmë të pacientëve me epilepsi apo sëmundje të tjera të trurit.”

Faqja origjinale:

https://wysscenter.ch/team/lora-fanda?fbclid=IwAR3VubxEq1o2Pw-BqiincSsfCU6OJkmAn8uEzC6bl0pMuk7jBFUqBH4YLB4

Athua kaq të mjerë, pa dinjitet, pa vetëdije kombëtare ju dukemi ne shqitparët e ish IRJM?

epopeja - policija

 EPOPEJA – ПОЛИЦИЈА

A thua Glauk Konjufca, Lulzim Jashari dhe Elvis Hoxha, do merrnin pjesë në Kosovë, në ndonjë akademi përkujtimore kushtuar 25 vjetorit të sacrificës heroike të familjes Jashari, të organizuar nga një parti shqiptare, që në pushtetin lokal ka ardhur me ndihmën e votave të çetnikëve të Listës Serbska, që pretendon të vijë në pushtetin qendror përsëri në koalicion me çetnikët e Listës Serbska, që rekruton ithtarë në bazë të islamit politik, që hapur promovon islamin politik, duke nxitur përçarjen ndërfetare tek shqiptarët?

Kasami dhe Epopeja
A thua kaq e fortë është “miqësia ndërpartiake” saqë simboli i luftës, rezistencës dhe sakrificës së shqiptarëve, vihet në shërbim të ndërtimit të imazhit “patriotik” të një partie që pretendon pushtetin qendror në saje të aleancës së Islamit politik me ortodoksizmin politik të VMRO?

Athua kaq të mjerë, pa dinjitet, pa vetëdije kombëtare ju dukemi ne shqitparët e ish IRJM?

AF