KMSH uron besimtarët për Fitër Bajram

Bujar SpahiuSpahiu: Besimtarët mysliman tu gjenden pranë njerëzve në nevojë

 

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqipëtar Bujar Spahiu uron besimtarët që t’i mbartin vlerat që kanë pasur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Bujar Spahiu, kryetar i KMSH: Zoti i Gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin. Fitër Bajrami është festa e përmbylljes me sukses me lejen e zotit të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore. Bajrami është lumturia që ne ndjejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falënderimi ndaj zotit për mirësinë që na ka begatuar.

Sipas kreut të KMSH jo vetëm shtresat në nevojë, por edhe të rinjtë duhet të jenë në vëmendjen tonë.

Bujar Spahiu, kryetar i KMSH: E lusim zotin për rininë tonë që ta udhëzojë atë, e lusim zotin për prindërit, të moshuarit dhe çdo njeri në nevojë që t’ja largojë brengat dhe vuajtjet. E lusim zotin e lartësuar që luftërat që po marrin jetë civilësh dhe fëmijësh në Gaza, Ukrainë dhe kudo të marrin fund sa më parë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e mërkurë, 10 Prill 2024, në orën 06:55 në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>