Ndarja e posteve të zv/ministrave dhe drejtorëve, ja emrat e përfolur

zaevPartitë e shumicës parlamentare akoma nuk janë marrë vesh për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve nëpër institucione. Nga partia e kryeministrit Zoran Zaev mohojnë që të kenë  diskutuar për emrat që pas ministrave do të emërohen nëpër dikastere përkatëse. Edhe BDI dhe Aleanca për shqiptarët mohojnë që brenda partive është diskutuar diçka e tillë.

Burime të televizionit Alsat M thonë se emrat e eshalonit të dytë dhe të tretë mund të jenë temë diskutimi gjatë vikendit, kur edhe priten takime të grupeve të punës. Nuk përjashtohet që këto takime të jenë të kombinuara bashkë me liderët e partive politike. Nga bisedimet pritet të nxirret konkluzioni se shqiptarët do të kenë 4 apo 5 poste të zëvendësministrave. Si më të përfolurat janë financat, ministria e Brendshme, ministria e Transportit dhe lidhjeve, Ministria e Arsimit dhe ministria Mbrojtjes. Në asnjërën prej tyre partitë shqiptare nuk do të udhëheqin drejtori.

Ndarja e posteve mes BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët do varet nga numri i zëvendësministrave. Nëse shqiptarëve do tu takojmë 5 poste të zëvendësministrave atëherë 3 do të takojnë BDI-së dhe dy Aleancës, por nëse numri është katër atëherë ndarja do të jetë 3 në raport me 1. Emrat që përfliten për në MPB, por që mbeten në rrethana jo zyrtare janë Blerim Bexheti e Zimri Qamili nga radhët e BDI-së, por edhe ai i Zulfi Adilit në rast se numri i Zëvendësve shkon në pesë. Për në financa emër më i përfolur mbete ai i Agon Feratit, në rast se Aleanca për shqiptarët merr zëvendësministrin për financa, por në këtë nuk përjashtohet edhe emri i Ilmi Aziri.

Emër më i sigurt për zëvendësministër përflitet emri i ish nënkryetarit të Kuvendit, Rafiz Aliti. Burimet e Alsat M shpjegojnë se ermi i Alitit është përmendur në ministrinë e Transportit dhe lidhjeve. Siç mëson Alsat M, Aliti është propozuar në këtë post për të relativizuar pakënaqësitë e mundshme nga dega e Sarajit, e cila në këto zgjedhje nuk dërgoi asnjë ministër, për dallim nga ajo e Gostivarit që përfaqësohet zëvendëskryeministër dhe ministër.

Ndonëse në kryesin qendrore të BDI-së nuk është potencuar, Alsat M mëson se përzgjedhja e fundit e BDI-së për t’u përfaqësuar në kabinetin e ri qeveritarë ka nxitur reagimin e degëve të kësaj partie, të cilat në formë pakënaqësie kanë rritur kërkesat për të qenë të përfaqësuara në zgjedhjen e kuadrove të eshalonit të dytë dhe të tretë. Burimet shtojnë se lufta brenda-partiake në BDI mes degëve të Kumanovës, Çairit, Sarajit, Tetovës, Dibrës, Strugës dhe Kërçovës është përqendruar në marrjen e sa më shumë posteve të mbetura nga zëvendësministrat, drejtoritë dhe sekretarët shtetërorë.

Adrian Kerimi/TV Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>