Rusia, Turqia dhe kolonializmi 2.0

Politika e Rusisë dhe Turqisë pasqyron reflekset e vjetra perandorake. Kështu ata vazhdojnë t’i bëjnë dëm të gjithë rajonit, mendon Kersten Knipp.

putin erdoganDhimbjet “fantazëm” janë një dukuri e ndërlikuar. Mbi të gjitha ato janë të paparashikueshme. Herë shfaqen menjëherë pas humbjes së një gjymtyrë nganjëherë kohë më vonë. Dhe mund të kalojë një kohë e gjatë deri sa të zhduken. Po të llogaritësh dhimbjet fantazëm të individëve në shoqëri të tëra, krijon një ide se sa kohë mund të qendrojnë ata në subkoshiencën kolektive. Përplasja e dy ish fuqive të mëdha, Rusisë dhe Turqisë, të jep një ide të asaj se çfarë periudhash kohore mund të zgjasin dhimbjet imagjinare. Dhe duket sikur i luajnë mendsh fare, ata që vuajnë prej tyre.

Dhimbjet nga kohët e shkuara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar një herë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike. Më 1991 imperializmi rus u shkatërrua, shtetet satelite u shpërndanë në të gjitha anët. Qysh atëherë Rusia është vetëm Rusi – prej kohësh jo më superfuqi. Presidentit kjo i dhemb deri sot.

Këtë dhimbje e ka të ngjashme me trashëgimtarin e vonë të një superfuqie tjetër, me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Ai ankohet për humbje, që vijnë nga kohë më të hershme, gati 100 vjet më parë, kur perandoria Osmane, një nga shtetet humbëse të luftës së Parë Botërore, u reduktua nga fuqitë fituese në një pjesë të territorit të saj të mëparshëm. Madhështia e dikurshme ka marrë fund. Por shpirti i vjetër jeton ende. “Ne jemi të emocionuar nga fryma, që krijoi Perandorinë Osmame”, tha Erdogan në nëntor 2012.

Përkushtim i lartë

A përjashtohet mundësia që dhimbja fantazëm dikton sjellen e të dy kryetarëve të shtetit? Goditja e avionit rus para disa ditësh të bën të mendosh pikërisht këtë. Rusia dhe Turqia kanë qenë dikur rivalë. Dhe Irani, Afganistani, Balkani dhe rajoni përreth Detit të Zi përbënin terrenin, për të cilën ata luftonin. Këto ditë është vazhdimi: Rusia përkrah Iranit është në kursin e ekspandimit ushtarak, Turqia kalon në mbrojtje: Ajo dëshiron të mbajë të paktën kufijtë e saj nga vitet 1920 dhe jo të përjetojë që në një moment edhe kurdët përmes krijimit të shtetit të reduktojnë trashëgiminë e vjetër osmane.

Angazhimi është i lartë për të dyja palët. Dhe për këtë arsye edhe Turqia tani kalon në ofensivë. A mund të jetë rastësi, që lufta prokurë mes Rusisë dhe Turqisë përqëndrohet sidomos në rajonin e Bayirbucak në Sirinë veriperëndimore. Sepse turkmenët, që jetojnë atje, sipas perspektivës turkomadhe përbëjnë një urë gjeostrategjike drejt Stambollit. Pikërisht këtë sferë të ndikimit turk do të parandalojë me çdo kusht regjimi i Bashar al-Asadit për pjesën, që do të mbetet nga Siria pas luftës. Prandaj ai i lufton me të gjithë forcën e tij turkmenët, që ndodhen nën goditjen ruse. Nëse rusëve u del mirë llogaria, edhe ata mund të kenë në fund ndikim më të madh në rajon.

Një “Great Game” e re?

Me fjalë të tjera: Pas kolonializmit është para kolonializmit. Viktimat vazhdojnë të jenë sirianët, që ikin nga bombat e Assadit, si dhe nga thikat e IS. Që ky i fundit me ndryshimin e emrit nga “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë” në “Shteti Islamik” tregon se duan një shtet pa kufi, këtë e ka demonstruar në sulmet e javëve të fundit. Ata të kujtojnë në mënyrë cinike faktin, që kolonializmi është një biznes i rrezikshëm, në kohët moderne si dhe në ato postmoderne.

Kjo vetëm të lë të shpresosh, se dhimbja e vërtetë të forcohet më shumë se dhimbja fantoazëm. Atëherë mund ta kuptojnë se “great game” të shekullit të 19 nuk toleron përsëritje. Më me rëndësi – edhe këtë ndoshta do ta kuptojnë – është një front i bashkuar kundër terrorizmit: kundër atij të diktatorit sirian si dhe djallit xhihadist, që ai e la të dalë nga shishja para disa vjetësh. (dw)

Përtej Albin Kurtit

Pëllumb XhufiNjë ngazëllim anti-Albin e antiopozitë sillet sot në Kosovë, ngazëllim që del nga zyrat e Mustafës e Thaçit e përcillet në mediat e në gazetat kryesore të Prishtinës. Përfaqësuesit esadistë të politikës e gazetarisë kosovare, tentuan deri ta “interpretojnë” vizitën Sekretarit të Shtetit, John Kerry, si një mbështetje për qeverinë e si një “paralajmërim serioz” për opozitën, që po shqetësoka rendin kushtetues dhe rehatinë e tyre meskine duke kontestuar marrëveshjen mbi “Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, nënshkruar me Beogradin në gusht të këtij viti. Ndonjë analist këtu në Tiranë, dikur bashkëpunëtor i paçavures serbo-kosovare “Bota Sot” shkoi edhe më tutje, kur shkroi se Albin Kurti dhe “Vetëvendosja” rrezikojnë të bëhen katalizatori i ndjenjave antiamerikane dhe i tendencave islamike në shoqërinë kosovare (fjalë që atëbotë, i thoshte për UÇK-në). Gjithsesi, ta lemë Tiranën me politikanët e gazetarët e saj që s’duan t’ia dinë shumë për atë që ndodh në Kosovë. Në vetë Kosovën fqinje, në mbrojtje të kësaj marrëveshjeje skandaloze (në Kosovë jo pa qëllim përdorin emërtimin serb të saj, “Zajednica”) kanë dalë emra gazetarësh e gjithëshfarësh, prej të cilëve vlen të veçohen Halil Matoshi e Berat Buzhala. Dy tipa si ata. Në të parë, njëri të ngjan me një druvar, tjetri me një shitës salepi. Në të shkruar, janë diçka më shumë se aq. Kur Mustafa e Thaçi nënshkruan “Zajednicën” në Bruksel, në mes të vapës së gushtit e në shkretëtirën politike që prodhon ai muaj, “druvari” që interesohet edhe për çështje elegante, siç është ajo e të drejtave të serbëve në Kosovë, deklaroi se “qeveria bëri një punë të mirë, ani se është boll e korruptuar”. A thua se historia shqiptare nuk ofron shembuj politikanësh të korruptuar që kanë nënshkruar çdo lloj marrëveshje antishqiptare që u kanë vënë përpara të huajt. Kujtdo i vjen në mendje marrëveshja e vitit 1914 midis Esad Pashës dhe Pashiçit, që ia linte Kosovën e Shqipërinë e veriut Serbisë në këmbim të mbështetjes për t’u bërë ai vetë zot i Shqipërisë së mesme. Edhe ajo u nënshkrua në muajin gusht, kur shqiptarët mërzenin hijeve nën zukatjen e gjinkallave.
Por le t’i kthehemi abuzimit që bëhet këto ditë me deklaratat e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, dhe me emrin e SHBA. Në fakt, Sekretari Amerikan i Shtetit deklaroi në mënyrë lapidare se “marrëveshjet që Kosova ka nënshkruar, nuk janë të lehta, kanë qenë vendime të vështira politike. E kuptojmë këtë. Por aftësia për të marrë vendime të zorshme, që janë të nevojshme për të mirën e vendit, quhet lidership”. Tani, le të vëmë disa pika mbi “i”. Që Mustafa e Thaçi të jenë “liderë” që prodhojnë “lidership”, këtë nuk do ta pranonin as “druvari” e as “salepxhiu” ynë. Por përse atëherë, në një farë mënyre, z. Kerry ua dha këtë atribut qeveritarëve të sotëm të Kosovës. Le të themi se u shpreh ashtu për politesë, apo akoma më mirë për t’i inkurajuar politikanët e Kosovës për të bërë edhe ndonjë vepër të mirë në drejtim të luftës kundër korrupsionit e terrorizmit islamik, në një moment delikat për stabilitetin dhe paqen në Ballkan e në gjithë botën. Përsa i përket nyjës së “Zajednicës”, më kot mundohen druvarët e salepxhinjtë e Kosovës e të Shqipërisë t’i venë asaj një vulë amerikane. John Kerry foli për një marrëveshje “të lehtësuar nga BE”, nënshkrimi i së cilës “nuk ka qenë punë e lehtë, përkundrazi, ka qenë vendim i vështirë politik”. Pra, marrëveshja paska pasur një përmbajtje, që e bënte të vështirë pranimin e saj dhe nënshkrimi nga pala shqiptare paska dashur një guxim e një “lidership” të vërtetë. Ndoshta z.Kerry ka menduar se “liderët” e Kosovës janë menduar e janë torturuar shumë përpara se të vinin firmën e tyre mbi “Zajednicën”. Në fakt, ata nuk janë menduar fare, përndryshe do u ishte tharë dora. E vetmja herë kur politikanët e Kosovës refuzuan të nënshkruanin “pa kushte” një marrëveshje që kishte të bënte me të ardhmen e Kosovës, ka qenë Marrëveshja e Rambujesë. Dhe, ndryshe nga ç’arsyeton Buzhala, bënë mirë, edhe pse këmbëngulja e tyre e mërziti paksa zonjën Ollbrajt. Në fund të fundit, falë këmbënguljes së tyre, në tekstin përfundimtar të marrëveshjes u hoq klauzola që parashikonte praninë e 5 mijë policëve serbë në Kosovë dhe mbi të gjitha u shtua klauzola që parashikonte përcaktimin e statusit final të Kosovës pas tre vjetësh, mbi bazën e vullnetit të shprehur të popullit të saj, d.m.th. të referendumit. Për fat të keq, të njëjtët politikanë nuk deshën ta bënin referendumin e parashikuar nga Rambujeja dhe nga Rezoluta 1244. Dhe këtë e bënë pasi donin ta shisnin si “vepër të tyre”, e jo si vepër të popullit të tyre, shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Dhe me këtë egoizëm infantil të tyre, i hoqën që në embrion Republikës së Kosovës, një porcion të mirë të sovranitetit. Heshtën si peshku, kur nën presionin e Beogradit, në Vjenë e në Bruksel u ndërtua infrastruktura e kësaj palo-marrëveshje kapitulluese, e ashtuquajtura “Zajednicë”, që “liderët” kosovarë e nënshkruan hajnisht në një vapë gushti, duke iu vjedhur syve e vëmendjes së popullit e parlamentit të tyre. Një marrëveshje, të cilën as Mustafa dhe as Thaçi nuk guxojnë të dalin e ta mbrojnë, veç duke u strukur pas një “filo-evropianizmi” e “filo-amerikanizmi” që në gojën e tyre tingëllon i pështirë, sepse është fals. E pra, kundër kësaj marrëveshje nuk janë ngritur vetëm “ekstremistët” e Vetëvendosjes apo të AAK e të Nismës. Janë ngritur edhe figura, si psh. Azem Vllasi, i cili gjithsesi është një personalitet, të cilin më së pakti mund ta akuzosh për ekstremizëm nacionalist e antisllav.
Në fakt, përse duhej që Republika e Kosovës të nënshkruante një marrëveshje për minoritetin serb me Republikën e Serbisë? Kush në Evropë e në botë e ka bërë një gjë të tillë? A ka marrëveshje të tilla Shqipëria me Malin e Zi, me Maqedoninë apo me Greqinë për minoritetet respektive që jetojnë sot në Shqipëri? Dhe nëse për Mustafët, Thaçët, “druvarët” e “salepxhinjtë” e Kosovës, Shqipëria nuk përbën një rast që duhet marrë si shembull, pyesim: A ka nënshkruar Italia ndonjë marrëveshje me Austrinë, Francën, Slloveninë e Kroacinë lidhur me trajtimin e minoriteteve austriake, franceze, sllovene e kroate në Itali? A ka marrëveshje të tilla midis Hungarisë e Rumanisë, Polonisë e Sllovakisë, Sllovenisë e Austrisë, Turqisë e Greqisë, Polonisë e Lituanisë, Suedisë e Danimarkës, Norvegjisë e Finlandës? Sigurisht që nuk ka, pasi për trajtimin e minoriteteve shtetet përgjigjen përpara kushtetutës dhe legjislacionit të tyre dhe përpara traktateve e konventat ndërkombëtare. Dhe, meqenëse në Kushtetutën e Kosovës kanë vënë dorë të gjithë nga pak, përfshirë edhe Serbinë, në të pasqyrohen standardet më të larta në Evropë përsa i përket të drejtave të minoriteteve, duke filluar nga minoriteti serb. Atëherë, kujt i duhej dhe përse i duhej një marrëveshje e tillë. Sigurisht i duhej Beogradit, i cili e ka bërë të qartë se me “Zajednicën” ai paska shlyer detyrimin ndaj komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në mënyrë që t’i hapet rruga për në BE. Sigurisht një marrëveshje e tillë nuk i lëndon aspak serbët në sedrën e tyre nacionaliste për mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Nga pikëpamja politike e protokollare marrëveshja nuk u trajtua aspak si një marrëveshje ndërshtetërore, por si një marrëveshje administrative, midis Serbisë sovrane dhe një province çfarëdo të saj, e cila bëhet e vlefshme me një vendim të thjeshtë të ekzekutivit, pa kaluar në Kuvend. E pra, si ta shpjegojmë faktin që ata qeveritarë të Kosovës (njëlloj si ata të Shqipërisë), të cilët nuk hezitojnë të kërkojnë miratimin e Kuvendit edhe për privatizimin e një koteci pulash, kur e lakmojnë atë për vete apo për shpurën e tyre, e konsideruakan të tepërt diskutimin në Kuvend të një marrëveshjeje që implikon integritetin, sovranitetin, dinjitetin dhe vetë të ardhmen e Republikës së Kosovës? Si mund të nënshkruhej, veçse duke mbyllur sytë, një marrëveshje që e shkëput komunitetin serb nga çdo lidhje organike me shtetin e vet të Kosovës dhe e lidh atë drejtpërdrejt me Serbinë; që ka për qëllim ta kompaktësojë bashkësinë serbe në funksion anti-Kosovë; që vetëm e detyron qeverinë e Kosovës të zgjerojë edhe më tej kompetencat e “Parlamentit” e të “qeverisë” së serbëve të Kosovës, madje të parashikojë edhe shtrirjen territoriale të “Zajednicës”, duke përthithur në të ardhmen edhe komuna të tjera të Kosovës? Dhe, për të mos hyrë në detaje, si mund të miratohet një marrëveshje, e cila, në kundërshtim flagrant me Konventën kuadër për minoritetet të Këshillit të Evropës (1995), inkurajon diskriminimin e shumicës dhe e çliron minoritetin serb nga detyrimi për të qenë luajal ndaj Republikës së tij, Republikës së Kosovës?
E pra, këtu nuk bëhet fjalë as për ekstremizmin, as edhe për burgimin e një Donika Kadaj-Bujupi apo të një Albin Kurti. Këtu bëhet fjalë për çështje madhore, që Mustafët, Thaçët dhe skota e zëdhënësve të tyre dëshiron t’i injorojë. Të gjithë këta e kanë në dorë të arrestojnë, të rrahin makar edhe të vrasin çdo Donikë e çdo Albin që guxon të ngrihet kundër paudhësive të tyre. Për ta do mund ta gjejnë gjithmonë një justifikim: Evropa, Amerika, MSA, stabiliteti, terrorizmi, etika parlamentare….Por, nesër, kur të provohen pasojat rrënuese të “Zajednicës”, do ta kenë fare të pamundur të justifikojnë përpara popullit të tyre papërgjegjshmërinë me të cilën nënshkruan aktin që vë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e shtetit të pavarur të Kosovës. (Pëllumb Xhufi)

Hamaçek: Pa zgjidhjen e problemeve të brendshme harrojeni NATO-n dhe BE-në

Ceku Jan HamacekAnëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, varet nga vetë ju. Pa zgjidhjen e problemeve të brendshme politike dhe etnike, harrojeni integrimin në strukturat euro-atlantike. Kështu u shpreh kryetari i parlamentit të Republikës së Çekisë Jan Hamaçek sot në Shkup para deputetëve të kuvendit republikan.

“Nuk kam ardhur për tiu këshilluar. Maqedonia është vendi juaj, dhe ju mbani përgjegjësi për të. E dini po aq mirë sa edhe unë, që përplasjet e brendshme politike dhe sidomos ajo që duket si mosmarrëveshje ndëretnike, vetëm se e zgjasin rrugën tuaj për në Evropë. Ju e dini se anëtarësimin në BE varet nga ju, edhe pse ka disa faktorë ndaj të cilëve nuk mund të ndikoni”, tha Jan Hanaçek, kryetar i Parlamentit të Çekisë.

Hamaçek gjatë takimit me kreun e kuvendit Trajko Veljanoski ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të posaçëm krizën e refugjatëve, duke theksuar se Çekia në mënyrë simbolike do ta ndihmojë Maqedoninë të përballet me këtë dukuri. Derisa Veljanoski u shpreh se Maqedonia duhet të mbrohet nga pasojat e kësaj vale refugjatësh, duke theksuar kështu mbrojtjen nga terrorizmi.

“E dimë që Maqedonia është përfshi nga një valë e refugjatëve që shkojnë drejtë Evropës. Më gëzon fakti që BE-ja dëshiron që kjo të zgjidhet në nivel evropian, sepse kjo krizë nuk mund të zgjidhet në nivel të shteteve por në mënyrë të përbashkët”, deklaroi Jan Hamaçek, kryetar i Parlamentit të Çekisë.

“Republika e Maqedonisë po investon mjete materiale si dhe resurse njerëzore për të siguruar tretman humanitar të refugjatëve, gjithnjë duke respektuar standardet dhe parimet ndërkombëtare. Këtu duhet të theksoj se edhe ne e kemi për obligim që të mbrohemi nga ato pasoja negative të cilat vijnë nga ky lum i refugjatëve, e ajo në radhë të parë është terrorizmi”, theksoi Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të RM-së.

Hamaçek ka realizuar takim edhe me kreun e opozitës Zoran Zaev, ku gjithashtu është diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend.

Bedri Rexhallari

Skender Rexhepi: Dua debat me Mijallkovin

Skender Rexhepi, i njohur si Zejd, në themelimin e këshillit komunal të Lëvizjes Besa në Tetovë ka kërkuar debat, me atë që i ri pas Menduh Thaçit e ju e dini kush është ai, tha ai duke aluduar në Sasho Mijalkovin, ish drejtorin e drejtorisë për siguri kombëtare, njofton Telegrafi.

Në mes tjerash Rexhepi tha ‘Lëvizja BESA është modeste dhe për fat të keq këtë modesti po e keqpërdorin partitë tjera opozitare. Kur them opozitare këtu po e thej një rregull, po e fus edhe PDSH-në. Po çfarë keni me Besën bre burra, a pak keni me çka të merreni me partinë në pushtet që ju të merreni me Besën? Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi kërkon “patronat” e Besën, e po ja unë e them publikisht se pranoj përballje publike jo me Thaçin, por me atë që i rri mbrapa atij, e ju e dini shumë mirë se kush është ai!’ përfundoi Rexhepi. (ina)

Arrihet marrëveshja, “Bankers” paguan 57 mln $, zhbllokohen llogaritë

Bankers petrolium“Bankers Petroleum” dhe qeveria shqiptare kanë arritur një marrëveshje, e cila i lejon kompanisë kanadeze të rifitojë kontrollin e llogarive të saj bankare.

Sipas marrëveshjes, “Bankers” do të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania.

Skema e rënë dakord parashikon që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit.

Por nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.

Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kësaj kompanie, pasi kishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë 57 milionë dollarë.

Ky është një detytrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimsiht duke shmangur pagesën e taksasve, sikundër parashikohet në marrëveshjen konçensionare.

/ Top Channel

Surroi: Pakoja e Ahtisarit, asnjë obligim për Asosiacionin

Veton Surroi thotë se Kosova nuk ka asnjë obligim nga Pakoja e Ahtisarit për të krijuar Asosiacion të komunave serbe. Në një status në “Facebook”, Surroi shprehet se Kosova i ka integruar të drejtat e komuniteteve minorancë në Kushtetutë.

“Sa për sqarim, në cilësi të negociatorit kyç më 2005-2007: Kosova nuk ka asnjë dhe të vetmin obligim nga Pakoja e Ahtisaarit për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Kosova i ka integruar të drejtat të komuniteteve jo-shumicë (të drejtave minoritare) në Kushtetutën e Republikës. Në këtë Kushtetutë, njëjtë, nuk ekziston kurrfarë obligimi për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Përkundrazi, çfarëdo Bashkësie e komunave serbe e prish strukturën bazë qeverisëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Përgjigje spekulimeve qeveritare apo pro-qeveritare se Kosova e ka për borxh krijimin e Bashkësisë së komunave serbe)”, shkruan ai.

Reagimi i Surroit vjen pas një interviste që analisti amerikan Daniel Serwer dha për mediat e Kosovës, ku u shpreh se Kosova e ka për obligim që ta implementojë Planin e Ahtisarit, duke aluduar këtu edhe në Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

/ Shekulli Online / 

Intelektualët e Tiranës: Jo “Zajednicës”, po Albin Kurtit!

intelektualet tirane
Pas protestës së mbajtur me 1 dhjetor në Tiranë, me 3 dhjetor u mbajt dhe një tryezë diskutimi ë lidhje me marrëveshjet e fundit të Kosovës me Serbinë e Malin e Zi, si edhe per lirimin e Albin Kurtit dhe të burgosurve të  tjerë politikë në Kosovë nga e cila u dol me deklaratën e mëposhtme:

 

“Ne qytetarë të Tiranës, intelektualë, pedagogë, artistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për ‘Zajednicën’ me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cenojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit më 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin e burgoseshin për çështje kombëtare.

Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cenojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe  stabilitetin në Rajon.

Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.

Tiranë, 3 dhjetor 2015”.

Nënshkruesit:

1. Pëllumb Xhufi
2. Moikom Zeqo
3. Brizida Gjikondi
4. Krenar Zejno
5. Kujtim Çashku
6. Enis Sulstarova
7. Abdi Baleta
8. Iliada Korçari
9. Elvis Hoxha
10. Gjergj Zefi
11. Etleva Nallbani
12. Ksenofon Krisafi
13. Rudina Xhunga
14. Muntaz Dhrami
15. Sokol Shameti
16. Artur Zheji
17. Bora Ylli
18. Lutfi Dervishi
19. Anastas Kostandini
20. Ermira Qosja
21. Artan Shabani
22. Behar Gjoka
23. Alba Malltezi
24. Klement Kolaneci
25. Alment Muho
26. Olsi Lelaj
27. Beti Njuma
28. Saimir Shpuza
29. Arben Bajo
30. Sofokli Meksi
31. Nadire Buzo
32. Gjergji Gjuraj
33. Mandeta Minxhozi
34. Ardian Isufi
35. Ilir Yzeiri
36. Tefta Spirollari
37. Vlash Prifti
38. Dritan Sulçebe
39. Ina Kasimati
40. Klejd Këlliçi
41. Marin Mema
42. Arlind Qorri
43. Anika Dokle
44. Ledian Rusta
45. Enida Bozheku
46. Blendi Çeka
47. Keti Banushi
48. Lulzim Alushaj
49. Gentian Xhenga
50. Bashkim Rodoni
51. Blerta Lazebeu
52. Erion Kristo
53. Eda Elbasani
54. Lura Demiri
55. Pavio Gjini
56. Albana Rista
57.Aleksandër Josifi
58. Evi Veliu
59. Junilda Karameta
60. Agim Janina
61. Genti Gjikola
62. Ketiana Klosi
63. Genc Shehu
64. Haxhi Kalluci
65. Flutura Baleta
66. Hasan Matjani
67. Edvin Pacara
68. Liridona Hoxha
69. Xhenis Gjini
70. Gentian Aliaj
71. Armando Zamaj
72. Ermir Hoxha
73. Denis Muka

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Pritja prej heroi për një të dënuar për krime lufte

gjenerali llazareviqPasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit prej 14 vjetësh për krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës, i dënuari nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ish gjenerali Vlladimir Llazareviq, është pritur në qytetin e Nishit në Serbi, me ceremoni shtetërore.

Para të tubuarve ai ka thënë se ai është dënuar “pa asnjë provë materiale”.

“Jam dënuar vetëm se gjoja kam ndihmuar tre të dyshuarit tjerë nga lënda ime, në dëbimin e banorëve shqiptarë, me faktin se kam qenë komandant i korpusit të Prishtinës [në ish Armatën Jugosllave] dhe atë pa asnjë provë materiale, pa asnjë provë të dyshimit të bazuar”, ka thënë Llazareviq.

Në tetor të vitit 2003, Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në teritorin e ish- Jugosllavisë, kishte bërë publike një aktakuzë kundër eprorëve më të lartë serbë, për krimet e bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999.

Në këtë aktakuzë ishin përfshirë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit të Prishtinës,Vlladimir Llazareviq, shefi i Policisë Serbe për Kosovën, Sreten Llukiq, dhe ndihmësi i ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviq.

Rasti i tyre ka qenë i ndërlidhur me aktakuzën kundër ish presidentit të Serbisë, Millan Millutinoviq, ish shefit e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, dhe nënkryetarin e qeverisë së dikurshme jugosllave, Nikolla Shahinoviq.

Millutinoviq është shpallur i i pafajshëm, Ojdaniq dhe Shahinoviq janë liruar pasi kanë vuajtur 2/3 e dënimit të shqiptuar.

Llazareviq është dënuar me 14 vjet burgim. Deri më tash ka vuajtur 10 vjet nga dënimi i shqiptuar dhe me vendim të Tribunalit, më 3 dhjetor 2015 kthehet në Serbi, për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuan.

Në aeroportin e Nishit ai është pritur nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ushtarakë të Serbisë dhe disa qindra qytetarë.

Shkrimtari Vladimir Arsenijeviq, i cili punon në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në Kosovë dhe serbëve në Serbi në fushën e kulturës, kritikon ashpër pritjen prej heroi që i është bërë ish gjeneralit të dënuar serb…

“Mendoj se elita jonë e përgjithshme politike, anon në fakt drejt një lloji fashizmi mendjengushtë, të përzier me një militarizëm ekstrem, nga i cili thjesht nuk din, ose në fund të fundit, edhe nuk do të dalë nga ajo formë e të menduarit. Për fat të keq, Serbia në gjithë këtë nuk është rast i vetëm. Një situatë të ngjashme kemi parë të ketë ndodhur edhe në vendet tjera të rajonit, të cilat kanë pasur të dënuar në Hagë”, ka thënë Arsenijeviq.

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakajtha për Radion Evropa e Lirë se lirimi nga burgu i ish- komandanti të Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës është fyerje ndaj viktimave, dhe shkelje e identitetit të tyre.

Zoti Blakaj thekson po ashtu se fyerjen e bën edhe më të rëndë fakti se Llazareviqin e kanë pritur edhe zyrtarë të lartë të shtetit serb.

“Llazareviqi u ka ofruar mbështetje, i ka motivuar oficeret e lartë për kryerjen e krimeve në Kosovë. Prandaj është dënuar vetëm për dy pikat e para të aktakuzës, respektivisht për dëbimin e popullatës civile dhe për veprimet e tjera çnjerëzore, duke përfshirë edhe zhvendosjen e dhunshme”, tha Blakaj.

Mbi 800, 000 shqiptarë nga Kosova vlerësohet të jenë dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre në kohën e fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Në mesin e tyre, ishte edhe Sylejman Hajdini, qytetar nga Prishtina, i cili në vitin 1999, bashkë me familjen e tij [pesë anëtarëshe], është dëbuar dhunshëm nga banesa e tij në lagjen Bregu i Diellit, me urdhër të policisë dhe ushtrisë serbe.

“Ne kemi qenë në bllokun e katërt, më 3 prill 1999 na kanë larguar. Kanë ardhur ushtria dhe policia bashkë, na kanë thënë për 15 minuta duhet të dilni nga banesa. Ne i kemi pyetur ku të shkojmë, ata kanë thënë shkoni ku të doni, por duhet të largoheni. Kemi dalë dhe na kanë drejtuar me përcjellje deri në stacion të trenit”.

“Nuk na kanë lejuar t’i marrim veturat, e as t’i mbyllim banesat, hapur i kemi lënë. Gjatë rrugës ai që nuk ka mundur të ecë nga lodhja, është rrahur. Ai që ka dalë nga rreshti dhe ka dashur të skajohet, po ashtu është rrahur dhe është maltretuar. Kolonë kemi qenë dhe jemi përcjellë nga policia dhe ushtria deri në stacionin e trenit. Aty kemi parë numër shumë të madh qytetarësh të dëbuar nga shtëpitë e tyre”, ka shpjeguar Hajdini për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, nga e gjithë lënda dhe gjashtë të dënuarit, në burg vazhdojnë të mbeten Pavkoviq, Llukiq dhe Gjorgjeviq. (rel)

Ualsh: SHBA mbështesin reformimin e drejtësisë shqiptare

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, James Ualsh, i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Narkotikët në Departamentin e Shtetit, vizitoi sot Tiranën ku mbajti një fjalë mbi reformimin e drejtësisë shqiptare në tryezën e fundit të diskutimeve publike të paketës së ndryshimeve kushtetuese.

Ka të dhëna se disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë janë të përfshirë në korrupsion, shkleje ligjore dhe ndikime politike – tha zoti Ualsh. – Vullneti politik për këto reforma në drejtësi duhet të shprehet qartë dhe unë besoj se Shqipëria e ka këtë dëshirë.

“Reforma konkrete janë propozuar dhe diskutuar, një seri amendamentesh janë gati, po ashtu janë mbledhur shumë rekomandime dhe përvoja nga Komisioni i Venecias për rishikime dhe komente. Unë besoj se ju mund ta bëni këtë reformë. Kjo reformë është e nevojshme jo vetëm për përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian, por edhe për të ndërtuar sistem gjyqësor të duhur për popullin shqiptar” – tha zoti Ualsh.

Është shumë e rëndësishme që secili të ketë zërin e vet në këto diskutime për reformimin e drejtësisë dhe që produkti përfundmtar të jetë sa më gjithë përfshirës dhe me cilësi të lartë” – tha zoti Ualsh. – përpjekje të thella do të shënojnë përparim, bazuar edhe në vullnetin politik për të kryer këtë reformë, në mënyrë që të zhduket korrupsioni, që gjykatat të bëjnë drejtësi për qytetarët sipas ligjit, dhe që të ngrihet një sistem i fortë drejtësie si e dëshiron dhe e meriton populli shqiptar. Unë besoj se vullneti politik ekziston dhe ju do ta pastroni dhe reformoni drejtësinë.

“Reformat e thella janë të nevojshme për të ardhmen e Shqipërisë, për mbizotërimin e ligjit dhe rregullit, dhe në këtë mënyrë ato do të forcojnë ekonominë e vendit dhe do të sjellin një demokraci më të fortë dhe më të gjallë” – zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, James Ualsh.

Në seri raportesh dhe studimesh ndërkombëtare e cilësojnë sistemin e drejtësisë shqiptare si një nga sektorët më të korruptuar dhe më problematik të vendit. Edhe perceptimi i qytetarëve për këtë korrupsion është mjaft i lartë.

Komisioni i reformës në drejtësi ka mbledhur prej një kohe të gjatë propozime nga të gjitha palët e interesuar për një reformë profesionale, që do të kthejë normalitetin në funksionimin e drejtësisë shqiptare.

Gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe pedagogë të fushës së drejtësisë kanë dhënë ide dhe mendime të ndryshme së bashku me ekspertë të nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese nga do të nisë reforma në drejtësi. (voa)