40 vjet burg për Karaxhiçin

Karaxhiçi gjendet fajtor për genocid. Ai u shpall fajtor për 10 pika të aktakuzës. Karaxhiçi do ta kalojë vendimin në apel.

Satrapi KaraxhixhIsh- udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç u dënua sot me 40 vjet heqje lirie. Tribunali i Hagës për Krime Lufte e shpalli atë fajtor në 10 pika të aktakuzës, për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Radovan Karaxhiç, gjyqi ju dënon me 40 vjet heqje lirie”, tha gjykatësi O-Gon Kwon. Gjykata e shpalli Karaxhiçin veç kësaj edhe “penalisht përgjegjës” për masakrën e Srebrenicës. Ish-psikiatri është sipas mendimit të Gjyqit njëri prej fajtorëve kryesorë të masakrës në zonën e mbrojtur të OKB-së në Srebrenicë. Njësitë serbe masakruan atje në korrik 1995 8000 meshkujt dhe djem myslimanë.

“Drejtësia në rastin e Karaxhiçit u shqiptua”, tha Prokurori i OKB-së. Pala e akuzës pati kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin.

70 vjeçari ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Hagë. Avokati i tij tha se Karaxhiçi do ta kalojë dënimin në apel.

Karaxhiçi u arrestua vetëm në vitin 2008, pas 13 vjetësh në arrati. Procesi gjyqësor kundër tij zgjati gjashtë vjet e gjysëm. Procesi kundër tij nisi në vitin 2009.

Gjatë luftës në Bosnjë u vranë më shumë se 100.000 vetë dhe më shumë se 2,2 milionë të tjerë u detyruan të marrin arratinë. (dw)

Këshilli Opozitar: Në Maqedoni shumëçka është jolegjitime, përpos idealeve të popullit shqiptar

Keshilli-Kim MemetiPas deklaratës së Prokurores Speciale, Katica Janeva se të gjitha zgjedhjet që nga viti 2011 e deri tani janë jo- legjitime , me çka vihet në pikëpyetje edhe  legjitimiteti i presidentit , deputetëve, Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe Këshilli Opozitar.

Në reagim thuhet se deklarata e Prokurores Speciale vetëm e dëshmon atë që ky Këshilli e ka përsëritur në kontaktet me qytetarët, e që ka të bëjë me të vërtetën se shqiptarët e Maqedonisë, janë të papërfaqësuar dhe përballen me institucione të privatizuar e të partizuar shtetërore, që janë në shërbim të “sekteve” partiake të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së.

“Këshilli Opozitar, e ripërsëritë se krimi i pafalshëm që ia bënë popullit të tyre politikanët injorantët dhe të papërgjegjshëm të BDI-së dhe PDSH-së, është se ata – duke e ditur se nuk e kanë mbështetjen e popullit –  u bënë shërbëtorë të qarqeve antishqiptare politike e policore maqedonase, me çka u shndërruan në mbulesë për realizimin e projekteve të cilat e deshqiptarizuan  Maqedoninë si dhe për aksione policore nëpër vendbanimet shqiptare e që u paraprinin proceseve të montuar gjyqësore”, thuhet në kumtesën e Këshillit Opozitar.

Andaj, thuhet në kumtesë, Këshilli Opozitar mbetet i përkushtuar në formimin e frontit opozitar pjesë e të cilit do të jenë individë, organizata joqeveritare, parti opozitare…, me të cilat bashkërisht do ta luftojnë të keqen që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare në Maqedoni, ndërsa votuesve do ua kthejë më të shenjtën që u takon atyre e që ua morri BDI-ja dhe PDSH-ja, – votën e lirë dhe të drejtën që të kenë  përfaqësues të vet legjitim. (ina)

Prokuroria Speciale në aksion: Kompani të dyshimta për pastrim parash

regjistri qendrorPak më parë para hyrjes së ndërtesës së Bankës Popullore ka pasur një automjet i njësisë policore Alfa dhe disa vetura tjera të policisë. Edhe nga Prokuroria Speciale Publike konfirmojnë se hetuesit e tyre të mbështetur edhe nga policia janë prezent para ndërtesës së Bankës Popullore të Maqedonisë, për shkak të vendimit gjyqësor për marrjen e dokumenteve nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

Nga burimet jozyrtare që transmeton “Focus”, se disa kohë më parë Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar dokumentacionin e caktuar për të verifikuar krimin e dyshuar me pastrimin e parave me anë të firmave të dyshimta, por Regjistri qendror dhe institucione të tjera nuk kanë pranuar të bashkëpunojë me ekipin e Janevës duke dërguar letër tek PSP që kërkesa e tyre ishte e paqartë.

Hetuesit e prokurorisë dhe policia do të qëndrojnë para godinës së BPM-së deri nesër në mëngjes kur edhe pritet të fillojnë me punë të punësuarit në Regjistrin Qendror, për  të parandaluar çdo tentim për asgjësimin e dokumenteve që mund të jenë lëndë interesi për Prokurorinë Speciale. (ina)

Arrihet marrëveshja, Byroja e Hetimit do të varet nga Prokuroria Speciale

Komisioni-i-DrejtesiseByroja Kombëtare e Hetimit do të jetë në varësinë e Prokurorisë Speciale. Mësohet se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës është arritur gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për reformën për drejtësi.

Palët ranë dakord që Byroja e Hetimit të kalojë në varësinë e Prokurorisë Speciale, që nuk do të ketë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në përfundim, deputeti demokrat, Eduard Halimi ka deklaruar se nëse vijohet konsensusi mund të përmbyllet diskutimi politik.

“Diskutimi për reformën në drejtësi u bë sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Arritëm konsensus për disa çështje dhe nëse vijohet me konsensus mund të përmbyllet diskutimi politik. Diskutimi politik i hap rrugë ekspertëve”, tha deputeti demokrat.

Halimi bëri me dije se nesër në orën 10:30 do të zhvillohet takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.

/Shekulli Online/

Zgjerohet konsensusi për reformën në drejtësi, 4 pikat e rëna dakord

darka reforma e drejtesiseDita e parë e dialogut politik për reformën në drejtësi është mbyllur me 4 kompromise të rëndësishme politike.

Në mbrëmje, palët arritën të bien dakord për vendosjen dhe rishikimin e kritereve për anëtarët e Tribunalit Disiplinor, i cili është konceptuar si organi përgjegjës që merr masa ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke qenë se shumica e anëtarëve të Tribunalit janë vetë gjyqtarë, u pranua shqetësimi i Partisë Demokratike se ky organ është në konflikt interesi dhe nuk jep llogari askund për vendimmarrjet disiplinore.

Ekspertët janë ngarkuar të propozojnë modele për të zgjidhur këtë çështje, për të eliminuar edhe rrezikun e sjelljes si korporatë të Tribunalit.

Kompromisi tjetër i mbrëmjes lidhej me një tërheqje të Partisë Demokratike nga mosnjohja e Gjykatës së Lartë Administrative.

Palët kanë rënë dakord që kriteret të percaktohen në Kushtetutë dhe të vendosen rregulla të qarta për të minimizuar përfshirjen nga jashtë sistemit të drejtësisë.

/ Top Channel

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi, ekspertët ndërkombëtarë në Pejë

Ekspertët ndërkombëtarë për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi kanë udhëtuar të mërkurën drejt komunës së Pejës, për të dëgjuar nga afër shqetësimet për shënimin e vijës kufitare që ndodhet në fshatrat e saj.

Procesi i verifikimit është tepër diskret, por edhe pse mediat po mbahen larg tij, Top Channel ka arritur të ndjekë të mërkurën takimet e komisionit ad-hoc ndërkombëtar në Pejë.

Tre ekspertët, amerikani Fletcher M. Burton, gjermani Herbert Wilmes dhe britaniku Fred Newton, së pari u takuan me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, për të dëgjuar argumentet e komunave.

Në takim, Muhaxheri ka paraqitur konkluzionet e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, që është mbajtur të mërkurën paradite e ku asambelistët kanë kërkuar nga komisioni ndërkombëtar që të marrë në shqyrtim të gjitha hartat, atlaset dhe faktet relevante.

Më pas, ekspertët ndërkombëtarë të demarkacionit kanë takuar edhe përfaqësuesin e opozitës kosovare në komisionin për demarkacionin, Ali Lajçin, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili bashkë me banorë të zonës kufitare kanë prezantuar harta dhe argumentet e tyre për ndryshim të kufirit në dëm të Kosovës.

Pasi kanë dëgjuar shqetësimet dhe argumentet e të gjitha palëve, Top Channel ka mësuar se ekspertët të enjten do të vizitojnë në terren edhe vijën kufitare që po kontestohet.

Më pas ata do të udhëtojnë drejt Podgoricës, ku të premten do të takohen me anëtarët e komisionit malazez për shënimin e vijës kufitare me Kosovën, për të dëgjuar edhe argumentet e tyre.

Pas vizitës në Mal të Zi, komisioni ad-hoc i emëruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të publikojë raportin e punës dhe konkluzionet e tyre për marrëveshjen e demarkacionit.

/ Top Channel

Prodhuesi i bombave për sulmet në Paris – është vrarë në Bruksel

teroristetZyrtarët e shërbimeve të zbulimit, thanë të mërkurën se prodhuesi 25 vjeçar i bombave të grupit Shteti Islamik, i përfshitë në sulmet e Parisit në nëntor të vitit të kaluar, ishte njëri nga sulmuesit vetëvrasës në aeroportin e Brukselit.

Autoritetet thanë se Najim Laachraoui, i lindur në Marok, por i rritur në Bruksel, ishte identifikuar si një nga pjesëmarrësit kryesor në sulmet e Parisit, pasi që ADN-ja e tij ishte gjetur në njërin nga jelekët e përdorur nga sulmuesit vetëvrasës. ADN-ja e tij u gjet po ashtu të martën në një apartament në Bruksel, ku autoritetet besojnë se janë prodhuar bombat.

Personi tjetër i identifikuar si sulmues vetëvrasës në Bruksel, ishte arrestuar në Turqi dhe ishte deportuar, por ishte liruar nga autoritetet evropiane tetë muaj më parë, tha të mërkurën presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se qeveria e tij ka paralajmëruar autoritetet belge për Ibrahim el-Bakraouin, i cili ishte ndaluar në Turqinë jugore afër vendkalimit kufitar me Sirinë, Gaziantep. Presidenti turk tha se el-Bakraoui ishte deportuar në korrik të vitit të kaluar ndërsa ishte liruar “me gjithë paralajmërimet tona se ai person është luftëtar terrorist”.

Erdogan tha se ata që e mbanin el-Bakraouin pas deportimit, “nuk kishin arritur të gjejnë lidhje me terrorizmin” she e kishin liruar 29 vjeçarin me shtetësi belge.

Autoritetet në Bruksel, ku viktimat e sulmeve u nderuan me një minutë heshtje të mërkurën, konfirmuan se el-Bakraoui hodhi vetën në erë në aeroportin kryesor të qytetit. I vëllai i tij, Khalidi, 27 vjeç, hodhi veten në erë në metronë e qytetit. Ata u identifikuan në bazë të gjurmëve të gishtërinjve.

Personi i katërt që shihet në një video në aeroport me dy sulmuesit e tjerë, është në arrati.

Ekstremistët e grupit Shteti Islami morën përsipër përgjegjësinë për sulmet që lanë pas vetes 31 të vrarë dhe 271 të plagosur. (voa)

Erdogan: një autor i sulmit i deportuar në Europë, ishte liruar

erdogan“Një nga personat e identikuar si autor sulmi vetëvrasës me bombë të sulmet terroriste në Bruksel ishte ndaluar nga Turqia dhe ishte deportuar në Europë, ku ishte liruar tetë muaj më parë”, – tha sot Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Zoti Erdogan tha se qeveria e tij i kishte paralajmëruar autoritetet në Belgjikë për Ibrahim el-Bakraouin, të cilin e kishin ndaluar në Turqinë jugore, pranë pikës kufitare me Sirinë, Gaziantep. Presidenti turk tha se  el-Bakraoui ishte deportuar korrikun e kaluar, por më pas atë e kishin liruar “megjithë paralajmërimet tona se ky person ishte luftëtar i huaj terrorist”, – tha ai.

Erdogan tha se autoritetet që e mbajtën të ndaluar el-Bakraouin pasi ai ishte deportuar, “nuk mundën të gjenin lidhje të tij me terrorizmin”, prandaj ata e liruan 29-vjeçarin belg. Presidenti turk tha se el-Bakraoui ishte deportuar në Holandë, me sa duket me kërkesën e tij dhe ai nuk shpjegoi se kur dhe si ai ishte dërguar nga Holanda për në Belgjikë.

Duke folur të mërkurën me gazetarët, Erdogan nuk e përmendi emrin eel-Bakraouit, por media turke mundi të marrë informacione, që e identifikonin terroristin, të cilin fillimisht e deportuan dhe pastaj e liruan. (voa)

Ambasadori Lu: Si do jetë Byroja Hetimit

Ambasadori amerikan deklaron se SHBA-të anëtarët e Byrosë do trajnohen nga FBI-ja. Udhëheqësit politik po e përdorin për qëllime politike këtë çështje. Të miratohet bashkë me reformën në Drejtësi. Varësia nga prokuroria speciale antikorrupsion

Ambasadori LuNë Shqipëri ambasadori amerikan Donad Lu, deklaroi sot se forcat politike në vend duhet të bien dakort së Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion jetik për të luftuar korrupsionin. Ai shpjegoi mënyrën se si do funksionojë kjo Byro, e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe nga Policia duke saktësuar se në përbërjen e saj do të jenë persona të cilët do të duhet të kalojnë më parë testimet dhe kualifikimet që do të kryhen pranë FBI-së amerikane. Po sot, komisioni i posacëm i Reformës në Drejtësi ra dakort parimisht që Byroja të jetë nën varësinë e Prokurorisë speciale antikorrupsion.

Ambasadori amerikan në Tiranë davariti sot mjegullën që që prej shumë muajsh kishte mbështjellë krijimin dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion i cili do të mbështetet mbi modelin e FBI-së amerikane e ndaj të cilit shqiptarët sipas tij duhet të kenë besim “për shkak se SHBA do të investojnë, që ajo të jetë e tillë dhe kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të bëhet në akademinë e FBI-së, në SHBA. Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate, dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë përmes testit të së vërtetës, apo testit të poligrafit dhe llogaritë e tyre bankare do të mbikqyren për t’u siguruar se ata nuk po marrin ryshfet apo nuk po punojnë për krimin e organizuar”.

Duke ju referuar dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, ambasadori amerikan shpjegoi dhe skemën e funksionimit të Byrosë, e cila siç tha ai do të vendoset nën një prokuror të posacëm të pavarur, si nga Prokurori i Përgjithshëm ashtu dhe nga Policia e Shtetit: “Hetuesit e BKH-së do të përbëhen nga policë gjyqësorë. Drejtori i saj për antikorrupsionin do të jetë një oficer i policisë gjyqësore, i cili do t’i raportojë një prokurori të posacëm të pavarur. Ky prokuror do të japë llogari para popullit shqiptar”

Debati për Byronë Kombëtare të Hetimit u rizgjua me publikimin e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Opozita pati kërkesa këmbëngulëse për miratimin e saj sa më shpejt, duke e konsideruar këtë si provë që shumica duhet të jepte për Reformën në Drejtësi. Kjo cështje ishte sot pjesë e debatit të nisur në Komisionin e posacëm të Reformës, i mbledhur me dyer të mbyllura për të diskutuar rreth 10 pikave për të cilat opozita ka kundërshtime lidhur me projektin e ndryshimeve kushtetuese.

Ambasadori Lu, tha se udhëheqësit politik shqiptar po përpiqen ta përdorin debatin për Byronë, për arsye politike: “Të gjithë ata bien dakort se korrupsioni dhe ndikimet politike pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri. U kërkoj atyre në të djathtë e në të majtë që të bien dakort se BKH-ja është një institucion jetik për antikorrupsionin në Shqipëri. U kërkoj të bien dakort për modelin antikorrupsion që diskutohet sot, një institucion të mbështetur nga FBI-ja amerikane, i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. Dhe u kërkoj atyre që të dallojnë se ky institucion duhet të krijohet në të njejtën kohë me reformën në Drejtësi. Në fund të fundit reforma në Drejtësi do të krijojë zyrën e Prokurorisë së posacme që do të drejtojë përpjekjet antikorrupsion të BKH-së”, saktësoi ambasadori amerikan.

Të paktën në parim duket se tashmë çështja e Byrosë është kapërcyer dhe palët janë dakortësuar që ajo të jetë në varësinë e Prokurorisë speciale antikorrupsion. Gjatë paradites u diskutua dhe rreth përbërjes së Këshillimit të Emërimeve, për të cilin opozita gjithashtu pati vërejtje. Edhe kjo çështje duket se është kapërcyer në parim.

Përfaqësuesi demokrat Eduard Halimi u shpreh i kënaqur rreth mënyrës së zhvillimit të diskutimeve të sotme: “Diskutimet ishin të mira. Pati diskutime racionale nga të gjitha palët. U evaduan disa cështje nga ato 10 cështje për të cilat opozita kishte ngritur shqetësimin, me një diskutim racional mes anëtarëve të Komisionit ad hoc”.

Pasdite Komisioni do të mblidhet sërish e do të vazhdojë diskutimet deri nesër, ndërkohë që zgjidhja e aspekteve teknike i është lënë në dorë përfaqësuesve të dy misioneve, Opdat-it ameriken dhe Euraliusit të Bashkimit europian. (voa)

Ciklet zgjedhore që nga viti 2011 e këndej janë jolegjitime

KaticaProkurorja Speciale Katica Janeva jep goditjen e radhës. Të gjitha zgjedhjet që nga viti 2011 e deri tani janë jo- legjitime. Janeva thotë se ka dëshmi që e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit Gjorge Ivanov, deputetëve dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Me dëshmitë që ne kemi, të cilat në masën 80 për qind dëshmojnë akuzën me të cilën synojmë në të ardhmen ta rrisim. Vlerësojmë se vet zgjedhja e presidentit dhe gjykatësve kushtetues mendoj se të gjithë këto janë institucione jo-legjitime dhe duhet ta respektojnë Prokurorinë speciale në hetimet për ta konfirmuar vërtetësinë”, tha Katica Janeva, prokurore speciale.

Janeva thotë se lënda Titanik po zgjerohet me të dyshuar të rinj dhe aspak nuk ka frikë nëse akuza do të pranohet nga Gjykata. Atje, tha ajo, do të ketë një betejë të posaçme. Këtë deklaratë Janeva e dha ndërsa ishte e ulur në të njëjtën tryezë me prokurorin publik Marko Zvërlevski në tribunën në të cilën mysafire ishte prokurorja speciale e Rumanisë, Laura Kodruta Kovesi. Janeva pyeti drejtpërdrejtë Zvërlevskin pse nuk mund t’i marrë dëshmitë e rastit “Puçi” dhe dosjen për “Magjar Telekom”.

“Sa i përket rastit “Magjar Telekom” kolegu im i nderuar nuk tregoi se lënda ndodhet në Këshillin e Prokurorëve publik, ja unë do t’i parashtroj pyetje pse e ka dorëzuar atje?”, deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.

Zvërlevski iu referua frazës së njohur- në përputhje me kushtetutën dhe ligjet.

“Prokuroritë publike që veprojnë në lëndët e kërkuara nga Prokuroria Speciale, i respektojnë ligjet dhe në përputhje me ligjet që vlejnë në Maqedoni, u drejtuan në Këshillin e prokurorëve publik për të vendosur mbi ligjshmërinë e veprimit në kuptimin e kërkesës së më shumë lëndëve. Vendimi i takon Këshillin dhe këshilli si i tillë duhet të veproj për këtë”, u shpreh Marko Zvërlevski, prokuror publik.

Zvërlevski lëvdoi punën e Prokurorisë së tij, se në nivel vjetor ka mbi 15 mijë kallëzime penale, ndërsa suksesi i akuzave është 93%. Ai tha se nuk është e saktë që Prokuroria nuk ka besim te qytetarët, pavarësisht faktit që sektorin për krim të organizuar e udhëheq baxhanaku i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

“Për të gjitha ngjarjet eventuale ku do të paraqitej ose paraqitet më tej në denoncimet qoftë nga qytetarët, qoftë nga disa institucionet, z. Sasho Mijalkov, prokurori publik Jovan Ilievski është përjashtuar nga veprimi në atë prokurori publike”, theksoi Marko Zvërlevski, prokuror publik.

Zvërlevski konfirmoi se janë proceduar kallëzime penale kundër prokurorëve special publik të dyshuar se gjoja kanë kryer presion mbi dëshmitarë si dhe se janë të ftuar në seancë dëgjimore. Janeva përveç për punën e saj u pyet edhe për pronën e saj. Ajo tha se ka dy banesa në emër të fëmijëve të saj dhe se prona e saj do të rritet edhe më tej, nga trashëgimia e prindërve të saj dhe nga dhjetë gishtat e saj.

Maja Jovanovska

Nëse kjo më lartë është e vërtetë, atëherë lind dyshimi i arsyeshëm për falsifikime të ndryshme shtetërore, po ashtu parashtrohet pyetja se cndodhi me vleresimet e vezhguesve të ndryshëm ndërkombëtargjegjesisht institucioneve ndërkombëtare mbi zgjedhjet ???