Italia Qendrore tronditet nga tërmeti – Veç dëmeve materiale për fat nuk ka viktima

Eshtë një katastrofë dhe një mrekulli njëkohësisht: tërmeti i ri i rëndë që preku Italinë qendrore (26.10) ka shkatërruar zona të tëra, por nuk ka viktima. Mijëra vetë në zonat e Italisë qendrore po përballen me rënojat, ku kanë humbur gjithçka nga ekizstenca e tyre. Deri në 3000 vetë sipas mrbotjes civile në rajonin Marke kanë mbetur të pastrehë.

Për fat askush nuk ra viktimë si pasojë e tërmetit të mërkurën (26.10) në mbrëmje. Vende historike dhe disa kasha janë shkatërruar. Qeveria në Romë ka premtuar ndihmë të menjëhershme prej 40 milionë Eurosh. Kryeministri Matheo Renzi vizitoi (27.10) pasdite zonat e prekura nga tërmeti.

Toka ende vazhdon të ketë lëkundje. Gjatë natës ka pasur tërmete pasuese, ndër të cilat disa në shkallën mbi 4 ballë, sipas qendrës italiane të simzmiologjisë INGV.Po ashtu «parashikohen aktivitete pasuese sizmike », tha Torsten Dahm, sizmiolog pranë qendrës gjermane të studimeve gjeologjike në Pocdam. «Aktivitete të tilla mund të vazhdojnë me muaj.»

Tërmeti pati forcën 5,5 ballë dhe arriti deri në 6 ballë në afërsi të zonës, ku para dy muajsh, në fund të gushtit, u prek rëndë prej një tërmeti të fuqishëm. Në qytetin Amatrice si pasojë gjetën vdekjen shumica e banorëve. (dw)

Ashton: Vendet e Ballkanit duhet të vazhdojnë rrugën e integrimit

ashtonShqetësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimit që mund të ketë daja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, mbi procesin e zgjerimit janë të kuptueshme, thotë ish shefja e B.E.-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton. Gjatë një diskutimi dje në Qendrën Wodrow Wilson në Uashington, zonja Ashton tha megjithatë se vendimi i votuesve britanikë për dalje nga B.E. nuk ka ndryshuar qasjen afatgjatë të Brukselit ndaj zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me zonjën Ashton bisedoi kolegu Festim Gashi.

Pas miratimit të referendumit për daljen nga Bashkimi Evropian, Britania po shqyrton tani mënyrat e shkëputjes. Analistët thonë se Britania ka dy rrugë për dalje nga Bashkimi Evropian, të ashtuqujtarat rruga e butë dhe ajo e fortë.

“Në thelb, rruga e fortë do të thotë dalje e menjëhershme nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje për të ardhmen e marrëdhënieve me të, dhe në sytë e atyre që e shohin këtë si dalje të fortë, ne bëhemi një vend plotësisht i pavarur, i cili e sheh Evropën në distancë. Dalja e butë do të thotë një qëndrim sa më afër Evropës, në një distancë fare të vogël nga B.E., ku mund të kemi përfitime nga tregu i përpashkët, mund të bëjmë marrëveshje për çështje të ndryshme si imigracioni, që ishte çështje e madhe e fushatës për dalje nga B.E., e kam fjalën për imigracionin brenda Evropës, dhe ku ne do të operonim pothuaj sikur të ishim një vend anëtar, që do të mund të përfshinte kontributet financiare për buxhetin e B.E.-së për gjëra të caktuara si mbrojtja, siguria etj”, thotë ish-shefja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Catherine Ashton.

Pavarësisht se cilën rrugë do të ndjekë, dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësime në Ballkan mbi aspiratat e anëtarësimit në strukturat euro-atlantike. Ish shefja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton thotë se Britania ishte një vend pro-zgjerimit të Bashkimit Evropian, prandaj ajo i kupton shqetësimet e vendeve të Ballkanit në lidhje me ndikimin që kjo mund të ketë. Megjithatë, ajo thotë se kjo nuk ka ndryshuar në mënyrë thelbësore qasjen e B.E.-së ndaj zgjerimit.

“Unë mendoj se ekziston një pritshmëri në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian se vendet e Ballkanit Perëndimor eventualisht do të bëhen anëtare të bllokut. Mendoj se kur njerëzit flasin për një lodhje nga zgjerimi dhe nëse Evropa duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, është zakonisht një vlerësim që e përjashton Ballkanin Perëndimor sepse ata supozojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor eventualisht do t’i bashkohen B.E.-së. Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh ndaj kësaja qasjeje”.

Prandaj, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë më shumë në përmbushjen e detyrimeve të tyre për të treguar se ato duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, thotë zonja Ashton.

“Ka shumë punë për të bërë, vendet e Ballkanit tani po ndeshen me shumë sfida. Ato duhet të sigurohen që po bëjnë gjithshka që është e mundur në ndjekjen e rrugës drejt kësaj të ardhme. Por, për mua kjo rrugë është absolutisht e sigurt.”

Në lidhje me përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes investimeve dhe metodave të tjera, zonja Ashton tha se këto vende duhet të jenë të kujdesshme ndaj këtyre veprimeve. Ajo shtoi se këto vende duhet të vendosin vetë se çfarë rruge duan të ndjekin.

“Investimet janë pozitive por ato nuk duhet të lidhen me disa përpjekje për të ndryshuar drejtimin që njerëzit kanë zgjedhur për vendin e tyre. Në bazë të prëvojës sime me vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe Serbinë, ato kanë bërë zgjedhjen e tyre mbi atë se cila është e ardhmja e tyre më e mirë nga pikëpamja ekonomike dhe ajo që duan banorët e tyre. Njerëzit e këtij rajoni kanë patur një kaluar të vështirë dhe ata meritojnë një të ardhme paqësore dhe të sigurt”.

Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, kur këto dy vende nënshkruan marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve, tha se dialogu duhet të vazhdojë pasi përmes tij mund të punohet drejt përmirësimit të jetës së banorëve të dy vendeve. (voa)

Rusia zgjat fushatën e sulmeve kibernetike

paswordZyrtarët rusë kanë mohuar prerë akuzat për sulme kibernetike kundër organizatave politike dhe zgjedhore amerikane dhe kanë dënuar kërcënimet e Shteteve të Bashkuara se do të kundërpërgjigjen. Por ekspertët rusë të sigurisë kibernetike thonë se sulme të këtij lloji të nxitura nga shteti po shtohen në mënyrë dramatike si pjesë e “luftës së informacionit” të Rusisë me Perëndimin. Daniel Schearf i Zërit të Amerikës njofton nga Moska.

Në të ashtuquajturën “luftë informacioni” të Rusisë me Perëndimin, rrjeti i të rinjve pro-Kremlinit, i quajtur “SET” qëndron në pararojë dhe lufton kryesisht në Internet.

“Ne besojmë se kjo është një pjesë e rëndësishme e punës sonë për të përcjellë, edhe tek të huajt, qëndrimin tonë lidhur me atë që po ndodh në Siri dhe Ukrainë apo për Putinin”, thotë Makar Vikhlyantsev i këtij rrjeti.

Grupi realizon video, disa mjaft të hapura, por nuk pranon të thotë nëse aktivitetet e tij mbështeten nga shteti.

Megjithatë, nuk ka dyshim se pas tyre qëndrojnë përkrahësit e presidentit Vladimir Putin.

Ludmilla Savchuk thotë se ajo ka punuar në një “fabrikë ruse interneti” ku njerëz si ajo paguheshin për të postuar sulme online kundër udhëheqësve të opozitës dhe Perëndimit, si dhe për të lavdëruar Putinin.

“Kjo sigurisht nuk ishte e vetmja “fabrikë interneti”. Edhe gazetarë të tjerë kanë parë aktivitete të ngjashme në pjesë të ndryshme të vendit.”

Përpjekjet kibernetike të Kremlinit janë shtuar pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, duke shkaktuar konfrontime me Perëndimin, thotë autori Andrei Soldatov përmes Skypit.

“Ne vumë re dy gjëra: Së pari, fabrikat e Internetit dhe së dyti një nivel të ri, shumë më të sofistikuar të sulmeve kibernetike. Mesa duket ideja është po ajo: përdorimi i aktorëve jozyrtarë të të gjitha llojeve, me mbështetjen shtetërore, për të ndërmarrë këto lloj sulmesh.”

Kremlini mohon çdo lidhje me fabrikat e internetit, ose me sulmet kibernetike ndaj organizatave politike në Shtetet e Bashkuara.

Ekspertë rusë të sigurisë kibernetike thonë se origjina e sulmeve nuk është e lehtë të provohet, por ka arsye të mendohet se pas tyre qëndrojnë aktorë shtetërorë.

“Nuk është e mundur që sulme të tilla të ndërmerren nga një njeri i vetëm. Nëse gjykohet nga niveli i sofistikimit, ndoshta është qeveria ajo që qëndron pas sulmeve të tilla me viruse.”

Qëllimi fillestar i sulmeve ishte të nxirreshin materiale që dëmtonin kandidaten demokrate Hillary Clinton. Ndryshe nga kundërshtari i saj, Donald Trump, ajo shihet si kandidate që synon të ndjekë një politikë të ashpër kundër Rusisë, thotë zoti Soldatov.

“Mendoj se ata ndryshuan objektiv. Tani qëllimi i tyre është se si ta nxjerrin Rusinë në qendër të ngjarjeve, për ta bërë një superfuqi të vërtetë, sepse, vetëm një superfuqi mund të ndërhyjë në zgjedhjet e një prej veneve më të fuqishme të botës.”

Zoti Lozhkin, ish-hetues i krimeve kibernetike, thotë se numri i sulmeve të tilla të mbështetura nga shteti është dyfishuar çdo vit, ndërkohë që teknologjia po i zhvendos përpjekjet shtetërore tek lufta me viruse në internet. (voa)

Punësimi i migrantëve nga Ballkani në Gjermani me efekt pozitiv

Programi i qeverisë federale për punësimin i hartuar në kuadër të ligjit “për përshpejtimin e procedurave të azilit” për migrantët nga Ballkani Perëndimor po jep efekt pozitiv.

arbeitsagenturNga janari deri në shtator 2016 përfaqësitë diplomatike gjermane jashtë vendit kanë lëshuar 15.500 viza për punësim migrantësh nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, shkruan gazeta “Die Welt” në numrin e së martës (25.10) duke iu referuar shifrave nga Ministria e Jashtme.

Programi për punësimin e migrantëve është rregulluar në nenin 26 të kodit të punësimit: Nëse migrantët nga Ballkani kanë një ofertë konkrete pune ose kualifikimi profesional nga Gjermania dhe Agjencia Federale e Punësimit (BA) e miraton kërkesën e sipërmarrjes për punësimin, atëherë punëmarrësit mund të marrin një vizë për Gjermani. Kusht është, që për dy vjet ata nuk përfitojnë ndihma sociale në bazë të ligjit të azilit, ose që ata ta kenë tërhequr kërkesën për azil vullnetarisht përpara hyrjes në fuqi të rregullores në tetor 2015 dhe të jenë larguar nga Gjermania.

Kjo ofertë është mjaft joshëse për sipërmarrjet. Vetëm në gyjsmën e parë të vitit  2016, sipas Agjencisë Federale për Punësimin, janë miratuar 17.182 kërkesa për puënsim mbi bazën e programit të ri – kryesisht punësimet janë në degën e ndërtimit (53,2 %), në gastronomi dhe hoteleri (12,6 %) dhe në sektorin e shërbimeve të tjera në ekonomi (9,2%). Po ashtu punëmarrës nga Ballkani Perëndimor mund të punësohen në Gjermani edhe përmes sistemit Blue Card – nëse ata kanë arsim të lartë në profesionet për të cilat ka nevojë në Gjermani. Gjithsej Agjencia e Punësimit në nëntë muajt e parë të vitit 2016 ka dhënë 27.508 leje punësimi për migrantë pune nga Ballkani Perëndimor. (dw)

Shkup: Fillon punë Universiteti “Nënë Tereza”

polozhaniSot në Shkup filloi punë universiteti i ri shtetëror “Nëna Terezë”. Universiteti ende nuk ka objektin e vet dhe mësimet do të mbahen në universitetin e Evropës juglindore deri sa të ndërtohet një ndërtesë e re. Nga ana tjetër, ka pasur mjaft kritika ndaj universitetit të ri për shkak të dyshimeve për lidhje të afërta partiake të kuadrit të tij me partinë shqiptare në pushtet të Maqedonisë. (voa)

 

Raporti: Bota shtazore po zhduket me ritme të papara

rinoSipas një raporti të ri, bota shtazore ka pësuar një rënie prej rreth 60 përqind që nga viti 1970.

Në raportin e publikuar nga Fondi i Botës Shtazore dhe Shoqata Zoologjike e Londrës, thuhet se faji për këtë rënie duhet kërkuar tek aktiviteti njerëzor.

Raporti paralajmëron se nëse prirja e tanishme vazhdon, rënia e numrit të gjitarëve, shpendëve, peshqve, amfibëve dhe zvarranikëve mund të arrijë në dy të tretën deri në vitin 2020, ose rreth 2 përqind në vit.

“Bota shtazore po zhduket me ritme të papara,” tha Marco Lambertini, drejtor i Përgjithshëm i Fondit Ndërkombëtar të Botës Shtazore.

Raporti bazohet mbi treguesin e llojeve të hartuar nga shkencëtarët për vëzhgim afatgjatë dhe që përbëhet nga 3,700 lloje kafshësh.

Sipas raportit, rënia dramatike e faunës është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhvillimit njerëzor. Rritja e popullatës së botës, e cila është mëse dyfishuar që nga viti 1960, duke arritur në rreth 7.4 miliardë, nënkupton më pak hapësirë për kafshët dhe mund të çojë në zhdukjen e tyre, nëse nuk bëhen ndryshime. (voa)

Bashkimi i kompanive të telekomunikacionit dhe medias

attNjë shkrirje masive në botën e televizionit kabllor, kinemasë dhe biznesit të internetit është një simptomë e ndryshimeve të mëdha dhe të shpejta në këtë industri. Kombinimi i kompanive AT&T dhe Time Warner, pritet të krijojë një gjigand telekomunkacioni, por ekspertë të mediave sociale thonë se zgjerimi i kompanive edhe pa u bashkuar, mund të dëmtojë novacionet që janë kyç për mbijetesën. Disa ekspertë të tjerë thonë se bashkimii këtyre dy kompanive mund ta ketë të vështirë të marrë miratimin e qeverisë.

AT&T njoftoi se do të blinte kompaninë Time Warner për 85 miliardë dollarë. Kanali Home Box Office, HBO, që shfaq serialin “Game of Thrones” dhe shumë programe të tjera të preferuara, është një kanal kabllor dhe pjesë e kompanisë Time Warner.

AT&T është një nga kompanitë më të mëdha të internetit, shërbimeve celulare dhe atij të televizionit satelitor “DirectTV”.

Kompania e re do të bashkonte një firmë kryesore që prodhon programe televizive me një kompani të madhe që i shpërndan ato. Propozimi vjen ndërsa kompanitë e televizionit kabllor parashikojnë rënien e të ardhurave, ndërsa konsumatorët kthehen tek alternativat e internetit. (voa)

“Skopje City Mall” shitet për 92 milionë euro

shkupiKompania investuese shqiptare Balfin Group ia ka shitur qendrën më të madhe tregtare në Maqedoni “Skopje City Mall” kompanisë britanike Hystead Limited për 92 milionë euro, shkruajnë mediat maqedone.

Sipas protalit faktor.mk blerja e “Skopje City Mall” është e fundit në vargun e blerjes së qendrave tregtare që i ka realizuar Hystead që prej fillimit të vitit.

“Është pjesë e strategjisë së Hystead në krijimin e fondit të qendrave tregtare”, thuhet në një kumtesë që e ka transmetuar protali faktor.mk.

“Skopje City Mall” që u hap në vitin 2012 është më i madhi në Maqedoni dhe ka mbi 7 milionë vizitorë gjatë vitit.

Është qendra e parë modern në Maqedoni që bën bashkë edhe blerjen, argëtimin dhe aktivitetet e tjera shoqërore.

Qendra tregtare ka 130 dyqane, në mesin e të cilave edhe brendet e njohura ndërkombëtare, kinemanë Cineplex dhe kafeteri.

E ka ndërtuar grupi më i madh investues në Shqipëri Balfin Group që ka drejtuar me qendrën që prej hapjes. (REL)

Po zbrazen vendbanimet shqiptare, përgjysmohet numri i nxënësve në Dibër!

shkollaNë shkollën e vetme të mesme në Dibër vazhdon rënia e numrit të nxënësve. Edhe këtë vit, kapaciteti pranues është plotësuar përgjysëm, kjo si pasojë e migrimit.

Nga 340 vendet e lira, vetëm 169 janë plotësuar, pra janë formuar vetëm 8 paralele nga 11 të parashikuarat. Nëse para pes vitesh në Dibër kishte 950 nxënës të shkollës së mesme, tani ka vetëm 620.

Këto shifra i jep për ”Radion evropa e Lirë”, Nehat Selmanoski, zv. drejtor në shkollën e mesme. Migrimi në vendet e jashtme është njëri nga faktorët e rënies së numrit të nxënësve, por ka nxënës të cilët shkollimin e mesëm e vazhdojnë në Ohër, Gostivar, Tetovë, apo qytete tjera, në shkolla profesionale, diçka që gjithashtu ndikon në rënien e numrit të nxënësve.

Banka Botërore publikon Raportin Vjetor e të Bërit Biznes

tahseen-sayed-bbBanka Botërore publikoi sot raportin vjetor mbi lehtësinë e të bërit biznes “Të bësh biznes 2017: Mundësi të barabarta për të gjithë”, ku Shqipëria shënoi përmirësim në renditjen botërore.

Përmirësimi i mjedisit të biznesit, sipas raportit të Bankës Botërore, bëri që Shqipëria të ngjitej me 32 vende në renditjen botërore, nga vendi 90 vitin e kaluar në vendin 58 sivjet.

“Përmirësimet në mjedisin rregullator të biznesit reflektuan kryerjen e reformave të ndryshme. – thuhet në shpjegimet e Bankës Botërore. – Gjatë 2015 – 2016 Shqipëria ka bërë përmirësime themelore në kuadrin rregullator në tri fusha kryesore”.

Sipas raportit, u bë më e lehtë marrja e lejeve të ndërtimit pas heqjes së moratoriumit dhe rikthimit të dhënies së lejeve të ndërtimit; U reformua inspektimi përfundimtar, si dhe i marrjes së çertifikatës së kolaudimit.

Po ashtu, u bë më i lehtë sigurimi i energjisë elektrike, duke përshpejtuar marrjen e një lidhjeje të re në rrjet.

Pagesa e taksave u lehtësua përmes një sistemi online.

“Progresi i arritur në zbatimin e këtyre reformave tregon përkushtimin e qeverisë në përmirësimin e klimës së biznesit, e cila është e nevojshme për rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës”, – tha Tahseen Sayed, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri.

Shqipëria renditet në vendin 16 nga 25 vendet e rajonit, duke lënë pas Kosovën, që renditet e 60-ta, dhe Bosnjë-Hercegovinën e 81-ta, por ndodhet pas Maqedonisë e 10-ta, Kroacisë e 43-ta, Serbisë e 47-ta, dhe Malit të Zi i 51-ti.

“Shqipëria mund të reformojë më tej në të ardhmen lidhjet për energjinë elektrike, të zbatojë plotësisht platformën on-line për lëshimin e lejeve të ndërtimit, të përmirësojë procesin e transferimit të pronës dhe të rrisë eficiencën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare në gjykata. Tregtia ndërkufitare mund të reformohet për të ulur kohën dhe kostot e procedurave në kufi” – tha Banka Botërore.

Ministrja e ekonomisë, Milva Ekonomi, deklaroi për shtypin menjëherë pas publikimit të raportit, se kjo ishte një renditje historike për Shqipërinë.

“Ky është një përmirësim i dukshëm prej 32 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, është renditja dhe vlerësimi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë, që nga viti 2003, kur ky raport u publikua për herë të parë nga Banka Botërore” – tha zonja Ekonomi.

Sipas saj, raporti konfirmoi rritjen cilësore të reformave të ndërmarra nga qeveria për lehtësitë e të bërit biznes

“Vlerësimi i Bankës Botërore konfirmon që reformat e ndërmarra nga qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, dhe nxit investuesit e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi ynë është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj” – shtoi ministrja Ekonomi. (voa)