Nivel i lartë risku, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vijonë të mbeten në fuqi masat e marra pa afat

kteKomitetit Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mbeten në fuqi pa afat të gjitha masat e marra deri tani për kufizimin e lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00, shmangien e grumbullimeve me më shumë se 10 persona, shmangien e aktiviteteve partiake, ceremonive dhe konferencave si dhe realizimin e mësimit online në universitete dhe të alternuar (online dhe fizik) në shkollat e arsimit parauniversitar.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli tha se bazuar në vlerësimin e situatës, në mbledhjen e zhvilluar sot, Komiteti Teknik i Eksperteve mori vendimin unanim për të vijuar masat e marra deri tani, me një afat të papërcaktuar.
“Do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet me mbi 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet e ceremonive morteore, përtej atyre familjare. Do të vazhdoje të jetë në fuqi pa afat kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00-6:00, ku përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Do të vijojë të ketë kufizim të bareve, restoranteve, fast food, nga ora 22:00-6:00, përveç shërbimit delivery”, tha Rakacolli.
Ndër masat e tjera që u rikonfirmuan nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është edhe vijimi i mësimit online në Universitete, i mësimit të alternuar në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme si dhe adimistrata do të vijojë të punojë nga shtëpia, si një tjetër masë për të frenuar përhapjen e infeksionit te shkaktuar nga virusi Sars- Cov2.
Dr. Eugena Tomini, shefe e Inteligjiencës Epidemiologjike në Institutin e Shëndetit Publik bëri një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vend, duke deklaruar se jemi në intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit.
“Vendi sërish po përvijon me intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit. Incidenca dy javore është 347 raste për 100,000 banorë, edhe pse ka një tendencë në ulje e rasteve pozitive në javën e fundit. Kemi transmetim komunitar. Qarku me peshën më të madhe të rasteve vijon të jetë Tirana, ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku Lezhë. Ky lloj intensiteti po përvijon për vetë faktin e masave të thjeshta në dukje por shumë të rëndësishme. Java e fundit ka treguar që masat e vendosura kanë pasur ndikim në situatën epidemiologjike”, tha dr. Tomini.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me pretendimet e opozitës për shkaqet e fataliteteve, prof. Tritan Kalo, mjek i spitalit Infektiv dhe përfaqësues i Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaroi:
“Ka të përcaktuar mirë ligjërisht dhe shkencërisht, kur plotësohet një skedë vdekjeje, arsyet pse i sëmuri vdes. Nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje ose të krijohet një artificë si në lidhje me diagnozën e pranimit, diagnozën e evolucionit te rasteve ashtu dhe të përfundimit. Në këtë rast nuk mund të ketë asnjë lloj, në thonjëza ‘falsifikimi ose ndryshimi’. Është krejtësisht e pamundur. Populli duhet ta ketë të qartë. Asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës ose ndryshimin e shkakut të vdekjes. Problematikat që krijohen artificialisht krijojnë një tymnajë dhe krijojmë një ndarje midis besimit të popullit dhe punës së madhe që bëjnë mjekët. Duhet thënë publikisht, mjekët, infermierët, sanitaret, kushdo që merret me të sëmurët me Covid19 bën një sakrificë maksimale. Vënë jetën e tyre në rrezik, për të shpëtuar jetët e të tjerëve”, tha prof. Tritan Kalo.

Komiteti Teknik i Ekpertëve nënvozi se është duke ndjekur në dinamik situatën dhe do të marrë të gjitha vendimet në varesi të situatës epidemiologjike dhe situatës në spitale, ndërsa apeloi qytetarët për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e COVID19.

IKShPK: prej 1340 mostrave kemi 555 raste pozitive, 14 të vdekur dhe 324 të shëruar!

kontaktetGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.
Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 3012 testeve, kemi 1069 raste të reja, 29 viktima dhe 1242 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3012 teste dhe 1069 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 489 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Prilep – 81 (me 75.132 banorë).
  • Kumanovë – 60 (me 109.228 banorë).
  • Gostivar – 42 (111.252 banorë).
  • Shtip – 42 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 41 (51.591 banorë).
  • Manastir – 37 (me 91.983 banorë).
  • Kavadarci – 37 (me 38.741 banorë).
  • Veles – 36 (me  54.384 banorë).
  • Strugë – 36 (me 65.801 banorë)
  • Strugë – 36 (me 65.801 banorë)
  • Tetovë – 36 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 30 (me 57.175 banorë)
  • Negotinë – 18 (me  19.327 banorë).
  • Koçani – 15 (me 37.758 banorë).
  • Kriva Pallanka – 13 (me  20.820 banorë).
  • Koçani – 10 (me 37.758 banorë).
  • Kërçovë – 10 (me 56.937 banorë).
  • Gjevgjeli – 9 (me 22.706 banorë)
  • Delçevë –7 (me 17.713 banorë)
  • Sveti Nikollë – 6 (me 17.683 banorë)
  • Makedonski Brod – 5 (me  6.166 banorë)
  • Radovish – 4 (me 29.100 banorë).
  • Vallandovë – 3 (me  11.773 banorë)
  • Dibër – 3 (me 20.863 banorë).
  • Berovë – 3 (me 12.813 banorë).
  • Resnjë – 3 (me 16.313 banorë)
  • Vinicë – 2 (me 19.391 banorë).
  • Krushevë –2 (me 9.418 banorë).
  • Demir Hisar – 2 (me 8.177 banorë).
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë).
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë).
Kanë ndërruar jetë 29 persona , 7 pacientë nga Shkupi (82, 67, 78 83, 70, 66 dhe 56 vjeç), 3 nga Kumanova (63, 78 dhe 62), 4 nga Prilepi (73, 65, 76 dhe 59), 1 pacientë nga Tetova (62), 2 nga Manastiri (66 dhe 85), 1 nga Kavadarci (76), 4 pacientë nga Gostivari (69, 69, 70 dhe 58), 3 nga Gjevgjelia (73, 75 dhe 71), 2 nga Strumica (63 dhe 77), 1 pacientë nga Radovishi (67) dhe 1 nga Negotina (60 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1242 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 326-Kumanovë 111-Shtip 36-Prilep 69-Tetovë 67-Strugë 50-Veles 51-Manastir 78-Ohër 55-Kavadar 27-Gostivar 98-Gjevgjeli 15-Strumicë 65-Radovish 4-Krushevë 3-Koçanë 33-Probishtip 5-Demir Hisar 13-Makedonski Brod 3-Pehçevë 2-Berovë 3-Valandovë 7-Vinicë 14-Kratovë 3-Sveti Nikolë 10-Kërçovë 68-Resnjë 12-Negotinë 14.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 335.298 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 62945, numri i pacientëve të rikuperuar është 40188, numri i vdekjeve është 1792 dhe numri i rasteve aktive është 20965.
MaskaKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Moderna kërkon miratimin e vaksinës nga autoritetet amerikane

ModernaKompania Moderna njoftoi të hënën se ka kërkuar autorizim emergjent në SHBA për vaksinën e saj kundër COVID-19, pasi rezultatet nga një studim në shkallë të gjerë treguan sukses prej 94.1% kundër sëmundjes, pa shqetësime serioze për efekte anësore.

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet tha se një komision këshillimor do të mblidhet për të diskutuar kërkesën më 17 dhjetor, duke e bërë vaksinën kandidate të Modernës kandidaten e dytë me sukses të lartë që do të merrte miratim nga autoritetet amerikane me premtimin për të filluar fazat e para të vaksinimit brenda vitit 2020.

Një vaksinë e krijuar nga kompanitë Pfizer Inc dhe BioNTech SE me efektivitet prej 95% në provat e gjera iu dërgua një javë më parë një komisioni ekspertësh pë të rishikuar rezultatet. Autoritetete federale amerikane do të vendosin për të dhënë apo jo miratim për përdorim emergjent, pasi komisioni i ekspertëve të japë opinionin e tij.

Moderna, e cila ka në plan të kërkojë miratim edhe nga autoritetet evropiane, njoftoi se suksesi i vaksinës së saj është dëshmuar në mosha, raca, gjini dhe etni të ndryshme dhe shtoi se është 100% e suksesshme në paandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes që deri tani kanë shkaktuar afro 1.5 milionë të vdekur në shkallë globale.

“Besojmë se kemi një vaksinë shumë efektive. Tani kemi edhe të dhënat që e provojnë një gjë të tillë,” tha eksperti kryesor mjekësor i kompanisë Moderna, Tal Zaks. “Parashikojmë se do të luajmë një rol të madh në ndryshimin e kursit në këtë pandemi”.

Nga të 196 personat që u sëmurën nga COVID-19 ndër mbi 30,000 vullnetarë, 185 prej tyre kishin marrë placebo dhe 11 ishin injektuar me vaksinën kandidate. Moderna njoftoi 30 raste të rënda, të gjithë nga grupi që kishin marrë placebo.

Aksionet e kompanisë u rritën 3% në mbrëmje, pasi ishin rritur gjatë ditës 20%. Gjatë 2020, aksionet e kësaj kompanie janë ritur rreth 700%.

Përveç aplikimit për autorizim për përdorim emergjent, Moderna tha se do të kërkonte edhe autorizim me kusht nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë dhe do të vazhdojë diskutimet me ente të ngjashme rregullatore.

Moderna tha se planifikon të ketë rreth 20 milionë doza të vaksinës së saj gati për transportim në SHBA brenda 2020, një sasi e mjaftueshme për të vaksinuar 10 milionë vetë.

Vaksinat e kompanive Moderna dhe Pfizer/BioNTech përdorin një teknologji të re të quajtur “korrieri sintetik RNA” ndërsa kompani të tjera si AstraZeneca, përdorin metoda të tjera tradicionale.

Kompania britanike AstraZeneca ka njoftuar një normë mesatare efektiviteti prej 70 për qind të vaksinës së saj dhe deri në 90 për qind për një nëngrup pjesëmarrësish në prova klinike, të cilët fillimisht morën një gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë. Por disa shkencëtarë kanë shprehur dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e shifrave të efektivitetit prej 90 për qind për këtë grup të vogël pjesëmarrësish.

Rezultatet pozitive të disa vaksinave kanë ndezur shpresat për t’i dhënë fund një pandemie që ka goditur ekonominë botërore dhe ka shkaktuar mbi 1 milion e 400 mijë vdekje në të gjithë botën. Këto zhvillime vijnë ndërsa numri i infeksioneve të reja dhe shtrimet në spital me COVID-19 janë në nivele rekord në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Pas marrjes së autorizimit Moderna pret që vaksina e saj të transportohet në pika të caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shpërndarja e vaksinës së saj pritet të jetë më e lehtë se ajo e Pfizer-it sepse ndërsa duhet të ruhet në frigorifer, nuk kërkon temperatura ultra të ftohta të nevojshme në rastin e vaksinës së kompanisë Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë: 1948 testime, 557 raste të reja dhe 12 humbje jete dhe 368 të shëruar

kontaktetMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.176 testime 832 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 832
Të shëruar ne 24 orë 535
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.176

Testime totale 192.620
Raste pozitive 39.014
Raste të shëruara 19.384
Raste Aktive 18.808
Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9827
Durrës 1360
Elbasan 831
Fier 1455
Korçë 999
Vlorë 959
Shkodër 892
Lezhë 725
Berat 606
Kukës 409
Dibër 211
Gjirokastër 534

VMRO-ja në protestë, akuzon kryeministrin Zaev për shitjen e interesave kombëtare

Protesta e VMROOpozita maqedonase ka bllokuar për rreth dy orë trafikun në Shkup në protestën e organizuar kundër qeverisë, për shkak të siç ka thënë, “shitjes së interesave kombëtare e shtetërore në bisedimet me Bullgarinë”.

Me moton “Për shpëtimin e së ardhmes maqedonase dhe për të ardhmen e popullit maqedonas”, protestat janë mbajtur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe para qeverisë.

“Populli duhet të dijë të vërtetën, partia më e madhe e opozitës duhet të dijë të vërtetën se për çfarë po bisedohet në Bullgarinë”, ka deklaruar lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ai ka përsëritur qëndrimin se “VMRO DPMNE-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, në rast se më të qeveria dëmton interesat kombëtare, gjuhën maqedonase, kombin maqedonas si dhe nëse heq dorë nga pakica maqedonase në Bullgari”.

Paraprakisht deputeti i kësaj partive, Antonio Milloshoski, ish ministër i Jashtëm kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, Zoran Zaev, dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov duke akuzuar për negociata të fshehta me Bullgarinë, në dëm të interesave të Maqedonisë së Veriut.

“As Bujar Osmani, as Zoran Zaevi dhe as Nikolla Dimitrov nuk kanë të drejtë të bëjnë pazar me interesat shtetërore e kombëtare. Ata nuk kanë të drejtë të luajnë me të rënët, kujtimet dhe të kaluarën, me dhimbjen dhe me vlerat tona për çlirimin e Maqedonisë dhe Evropës. Ata duhet sa më parë që të japin dorëheqje”, ka deklaruar deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Por, pretendimet e opozitës janë hedhur poshtë nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit, Zoran Zaev duke akuzuar VMRO DPMNE-ja se “punon për shërbime të huaja në dëm të shtetit”.

“Atdheu ynë është i tërë dhe mbetet i tërë. Mickoski paraqet rrezik për shtetin dhe qytetarët. Mickoski dhe VMRO-DPMNE vazhdimisht bllokojnë proceset në vend, po bllokojnë luftën kundër koronavirusit, po bllokojnë punën e Kuvendit, po bllokojnë përparimin drejt NATO-s, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Shumica e qytetarëve i dhanë mbështetje të madhe progresit dhe të ardhmes. Republika e Maqedonisë së Veriut po lëviz përpara drejt një të ardhme progresive dhe drejt realizimit të angazhimeve strategjike”, ka deklaruar StefanVasev, përfaqësues i LSDM-së.

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut pasuan veton bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Korniza e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ishte paraparë të miratohej në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, më 10 nëntor, por kjo u kundërshtuar nga Sofja e cila kërkon nga Shkupi marrëveshje paraprake mbi prejardhjen e identitetit dhe të gjuhës maqedonase, të cilat pretendon se kanë rrënjë bullgare, por ato janë refuzuar nga autoritetet në Shkup.

rel

Borrell: Nuk mund të jemi aktorë globalë nëse nuk i zgjidhim problemet në Ballkan

Josep BorrellPërfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell

“Nëse nuk mund të zgjidhim problemet në Ballkan atëherë si mund të jemi aktor i rëndësishëm global”, ka thënë Borell.

Ai i bëri komentet në një debat kushtuar dhjetëvjetorit të krijimit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, një lloj shërbimi i përbashkët diplomatik evropian, ku morën pjesë edhe dy paraardhës të tij, Javier Solana dhe Federica Mogherini.

Borrell foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe përsëriti se ky problem duhet të zgjidhet në kuadër të perspektivës evropiane. Në anën tjetër, ai mirëpriti edhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në këtë proces.

“Na vjen mirë që SHBA-të duan të ndihmojnë, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces. Vetëm BE mund të paraqesë ofertën e rëndësishme për njerëzit atje dhe ajo është perspektiva evropiane. Në kuadër të kësaj perspektive duhet të zgjidhet problemi”, ka thënë Borell.

Ai edhe një herë ka shprehur kënaqësinë për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që në fillim të mandatit të tij.

Javier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe përfaqësuesi i parë i lartë i BE-së prej kur është krijuar ky post, ka thënë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet përmes dialogut, por edhe duke i ofruar një rrugë më të shpejtë Serbisë drejt BE-së. Këtë Solana e ka lidhur edhe me ndikimin e Rusisë në rajon e sidomos në Serbi.

Pas një ndërprerjeje prej më shumë se 20 muajsh, procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, rinisi më 16 korrik të vitit 2020.

Në takimin e parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha se biseduan për çështjen e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe për çështjet ekonomike.

Hoti dhe Vuçiq, po ashtu janë takuar edhe në muajin shtator. Por, që atëherë nuk ka pasur më raunde të reja të bisedimeve në nivelin e lartë dhe BE-ja ka thënë se bisedimet do të rinisin pasi të lejojnë kushtet, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

BE-ja mohon se kjo ndërprerje e bisedimeve është bërë për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pala kosovare ka thënë se në dialog nuk do të bisedojë për këtë temë, ndërkaq Serbia insiston që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ky proces thuhet se ka për qëllim që në fund, palët të normalizojnë raportet.

Procesi i dialogu ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që Qeveria e Kosovës vendosi ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, që u pasua nga masa të reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti hoqi reciprocitetin, për t’i dhënë shans rinisjes së bisedimeve.

rel

IKShPK: prej 1375 mostrave kemi 521 raste pozitive, 10 të vdekur dhe 585 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 1181 testeve, kemi 336 raste të reja, 32 viktima dhe 544 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1181 teste dhe 336 raste të reja të Covid -19 janë regjistruar në:

  • Shkup – 95(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Gostivar – 41(111.252 banorë).
  • Manastir – 34(me 91.983 banorë).
  • Veles – 30(me  54.384 banorë).
  • Prilep – 27(me 75.132 banorë).
  • Koçani – 15 (me 37.758 banorë).
  • Kërçovë – 14(me 56.937 banorë).
  • Shtip – 12(me 43.625 banorë) .
  • Tetovë – 11(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 10(me 109.228 banorë).
  • Radovish – 10(me 29.100 banorë).
  • Kavadarci – 7(me 38.741 banorë).
  • Gjevgjeli – 7(me 22.706 banorë)
  • Strumica – 7(me 57.175 banorë)
  • Negotinë – 6(me  19.327 banorë).
  • Sveti Nikollë – 6(me 17.683 banorë)
  • Berovë – 3(me 12.813 banorë).
  • Vinicë – 3(me 19.391 banorë).
  • Kriva Pallanka – 3(me  20.820 banorë).
  • Resnjë – 2(me 16.313 banorë)
  • Ohër- 1(51.591 banorë).
  • Strugë – 1(me 65.801 banorë)
  • Delçevë –1(me 17.713 banorë)
  • Kratovë – 1(me 9.376 banorë).
  • Vallandovë – 1(me  11.773 banorë)
  • Probishtip – 1(me 15.085 banorë).
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë).
  • Demir Hisar – 1(me 8.177 banorë).
Kanë ndërruar jetë 32 pacientë, dymbëdhjetë pacientë nga Shkupi (66, 59, 81, 69, 57, 68, 73, 80, 85, 67, 77 dhe 82 vjeç), dy nga Prilepi (70 dhe 55), tre nga Tetova (64, 79 dhe 67), dy nga Struga (67 dhe 74), një pacientë nga Velesi (51), dy nga Ohri (70 dhe 74), një nga Kavadarci (77), një nga Gostivari (61), dy nga Strumica (63 dhe 66), dy nga Radovishi (62 dhe 70), një pacientë nga Koçani (64), një nga Dellçeva (78), një nga Kërçova (64) dhe një pacientë nga Negotina (55).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 544 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 235-Shtip 42-Prilep 72-Tetovë 26-Strugë 1-Veles 54-Kavadarci 21-Gjevgjeli 10-Kriva Pallankë 6-Radovish 4-Krushevë 1-Koçani 25-Probishtip 2-Pehçevë 1-Berovë 9-Vinicë 2-Delçevë 10-Kratovë 2-Sveti Nikolë 7-Negotinë 14.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 332.286 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 61878, numri i pacientëve të rikuperuar është 38946, numri i vdekjeve është 1763 dhe numri i rasteve aktive është 21169.
riskKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.