Covid 19: prej 764 testeve, kemi 100 raste të reja, 11 viktima dhe 551 persona të shëruar

E premteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 764 teste dhe 100 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
 
  • Shkup – 47(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Dibër – 12(me 20.863 banorë)
  • Strugë – 11 (me 65.801 banorë)
  • Tetovë – 10(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kavadarci – 8(me 38.741 banorë)
  • Ohër- 4(51.591 banorë)
  • Prilep – 4(me 75.132 banorë)
  • Gostivar – 3(111.252 banorë)
  • Kumanovë – 3(me 109.228 banorë)
  • Veles –3(me  54.384 banorë)
  • Koçani – 2(me 37.758 banorë)
  • Radovish – 1(me 29.100 banorë)
  • Shtip – 1(me 43.625 banorë)
  • Kërçovë – 1(me 56.937 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
Kanë ndërruar jetë 11 pacientë, tre pacientë nga Shkupi (67, 72 dhe 67), një nga Tetova (68), një nga Gostivari (78), një nga Kriva Pallanka (84), një pacientë nga Koçani (41), një nga Demir Hisari (72), një nga Makedonski Brodi (78) dhe dy pacientë nga Dellçeva (80 dhe 60).
 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 551 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 314-Kumanovë 10-Shtip 14-Prilep 27-Tetovë 16-Strugë 8-Veles 16-Manastir 26-Ohër 16-Kavadar 13-Gostivar 13-Gjevgjeli 12-Strumicë 12-Kriva Pallankë 3-Krushevë 11-Koçanë 9-Probishtip 1-Demir Hisar 2-Makedonski Brod 2-Pehçevë 3-Berovë 3-Valandovë 3-Dellçevë 1-Sveti Nikolë 1-Kërçovë 5-Resnje 7-Negotinë 3.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 411.804 testeve të Covid-19 .Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i pandemisë është 85,594, numri i pacientëve të rikuperuar është 66,760, numri i vdekjeve është 2592 dhe numri i rasteve aktive është 16242.
mbajtja e maskesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Pelosi, thirrje për heqjen e Presidentit Donald Trump

TrumpKryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se pret një vendim të shpejtë nga ana e Nënpresidentit Mike Pence nëse ai do të aktivizojë amerndamentin e 25-të të Kushtetutës për ta hequr zotin Trump nga detyra.

Presidenti Donald Trump po përballet me thirrje në rritje për largimin nga posti, një ditë pas trazirave në Kapitol të shkaktuara nga mbështetës të Presidentit.

Megjithëse zotit Trump i kanë mbetur vetëm 13 ditë nga mbarimi i mandatit, ka patur kërkesa të shumta për heqjen e tij nga posti, mes tyre nga demokratë të Senatit dhe nga një kongresmen republikan.

Zonja Pelosi, në komentet e bëra të enjten la gjithashtu të hapur mundësinë që ndaj Presidentit të fillojë procesi i shkarkimit nga posti.

Ajo tha se ata që hynë me forcë në Kapitol janë terroristë.

Kongresi çertifikoi zyrtarisht të enjten herët në mëngjes fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pavarësisht kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Ndërkaq, edhe anëtarë të kabinetit të zotit Trump dhe aleatë të presidentit republikan kanë diskutuar aktivizimin e një dispozite të Kushtetutës amerikane për heqjen e tij nga detyra, tha një burim që kishte dijeni për situatën.

Në Uashington, një numër në rritje i ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë thanë se do të largoheshin, duke përfshirë të dërguarin diplomatik Mick Mulvaney, ish-shef i kabinetit të zotit Trump, dhe këshilltarin e lartë për Rusinë Ryan Tully. Së shpejti priten largime të tjera.

Udhëheqësi Demokrat i Senatit Chuck Schumer i bëri thirrje Nënpresidentit Mike Pence të heqë nga posti zotin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin. Të paktën një republikan dhe 19 demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve bënë thirrje për një hap të tillë.

“Ajo që ndodhi dje në Kapitol të SHBA ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti”, tha zoti Schumer në një deklaratë. “Ky president nuk duhet të qëndrojë në detyrë as edhe një ditë më shumë.”

“Nëse Nënpresidenti dhe kabineti refuzojnë ta bëjnë, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të nisur procedurat e shkarkimit të Presidentut,” tha ai.

Kongresmeni republikan Adam Kinzinger bëri thirrje që të aktivizohet amendamenti i 25-të për të hequr zotin Trump.

“Të gjitha indikacionet janë se presidenti është bërë i pandjeshëm, jo vetëm për detyrën dhe betimin që ka dhënë, por edhe ndaj vetë realitetit,” tha Kinzinger në një video që postoi në Twitter.

Një burim i njohur me situatën tha se përpjekja për të përdorur amendamentin në fjalë nuk duket se mund të ketë sukses.

Shumica e republikanëve në Kongres kanë treguar pak interes për të bërë presion mbi kabinetin që të ndërmarrë një hap të tillë.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar tha se Kabineti i zotit Trump duhet të jetë i përgatitur të veprojë, pasi presidenti mund të shkaktojë probleme të tjera në kohën e tij të mbetur në detyrë.

Është më mirë të jenë gati ta bëjnë këtë nëse vazhdon, sepse nuk mund të kesh një president që në thelb drejton një kryengritje kundër qeverisë së vendit tonë,” tha zonja Klobuchar për rrjetin CBS.

Presidenti Trump u zotua në një deklaratë herët në mëngjes për një “tranzicion të rregullt” përpara inaugurimit të zotit Biden, pjesërisht për të ndaluar largimin e njerëzve të tjerë të stafit të tij. Megjithatë ai ka vazhduar të përsërisë pohimin e pabazë se zgjedhjet u vodhën.

Gjithashtu ai nuk e ka dënuar dhunën që ndodhi pasi ai inkurajoi mbështetësit të marshonin drejt Kapitolit, pavarësisht lutjeve nga anëtarë të lartë të administratës.

“I lutem Presidentit dhe të gjithë zyrtarëve të zgjedhur të dënojnë me forcë dhunën që ndodhi dje,” tha Sekretari në detyrë i Sigurisë së Brendshme Chad Wolf.

Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimit i kërkoi publikut informacione për identifikimin e personave të përfshirë në dhunë, gjatë së cilës humbën jetën katër persona.

voa

Ndërsa Shtetet e Bashkuara tronditen nga dhuna në Kapitol, Rusia shijon shfaqjen

Pro-Trump protesters tear down a barricade as they clash with Capitol PoliceNdërsa qeveritë në të gjithë botën kanë shprehur zemërim dhe trishtim rreth trazirave që përfshinë ndërtesën e Kongresit amerikan të mërkurën, Rusia pati një reagim tjetër – të dyzuar mes shfajësimit dhe dyshimit.

“Festa e demokracisë ka përfunduar”, tha Konstantin Kosachev, kreu i komitetit të punëve të jashtme në Këshillin e Federatës Ruse, në një postim në Facebook në të cilin argumentoi – për të disatën herë – kundër vendosjes së Amerikës si modeli i demokracive globale.

“Amerika nuk e ndjek më atë rrugë dhe si pasojë ka humbur të drejtën për ta përcaktuar atë. Aq më tepër t’i detyrojë të tjerët për këtë”, tha ai.
Kosachev argumenton se përçarjet në shoqërinë amerikane janë aq të thella saqë as republikanët dhe as demokratët nuk do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve pa kundërshti.

Ministria e jashtme e Rusisë gjithashtu u përqëndrua të enjten në ndarjen e elektoratit amerikan, ndërsa nxorri në pah përsëri kritikat e SHBA-ve ndaj zgjedhjeve të Rusisë në të kaluarën.

“Është një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maria Zakharova në komentet e saj për gazetarët.
“Por përsëri, do të theksonim se sistemi zgjedhor amerikan është arkaik dhe nuk plotëson standardet moderne demokratike, krijon mundësinë për shkelje të ndryshme dhe media amerikane është bërë një instrument i konflikteve politike.”

Në mbulimin e saj, media shtetërore ruse promovoi deklaratat e Presidentit Donald Trump, për manipulimin e zgjedhjeve nga mijëra votues të dyshuar të “vdekur”, të cilat janë diskredituar në mënyrë të përsëritur.

Në përgjithësi, shtypi rus gjithashtu ka mbështetur pretendimet e presidentit Trump për një “komplot të thellë shtetëror” që synon të pengojë përpjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën pas akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Megjithatë, komentatorët përshëndetën zhvillimet e fundit në Uashington duke bërë krahasime mes përgjigjes amerikane ndaj kryengritjeve demokratike në ish republikat sovjetike fqinje si Bjellorusia dhe Ukraina, ku, siç argumenton Kremlini, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të përmbysin qeveritë miqësore me Moskën duke mbështetur protestuesit.

Ndërkohë, udhëheqësi rus i opozitës Alexei Navalny, aktualisht në Gjermani pas një përpjekje të dështuar helmimi nga një agjent nervor i shkallës ushtarake në Siberi në gusht, u ofroi një kujtesë mbështetësve të Kremlinit që po shijojnë problemet e fundit politike të Amerikës.

“Putinistët festojnë konfliktin në SHBA dhe lavdërojnë ‘stabilitetin e Putinit’. Ata kanë probleme, shumë prej tyre” tha Navalny përmes Twitter-it. “E vetmja gjë është se SHBA-të ende kanë një pagë mesatare mujore prej 306,000 rublash. Në Federatën Ruse ajo është40,000, dhe në realitet, ndoshta 30,000 “.

Zëra më liberalë rusë komentuan gjithashtu nëse drama politike e kësaj jave në Uashington do të kishin ndodhur në Moskë.

Të imagjinosh që Kremlini të sprapset nga parlamenti dhe gjykatat “do të ishte një përrallë Krishtlindjesh”, tha politikani liberal Dmitry Gudkov në Facebook. “Ne nuk kemi qendra alternative të pushtetit.”

Ngjarjet në Uashington ndodhën në festën e Krishtlindjeve Ortodokse Ruse, duke nxitur sugjerime në vend dhe në Shtetet e Bashkuara se kaosi ishte një dhuratë e papritur për Presidentin rus Vladimir Putin.

Një meme popullore tregoi fytyrën e qeshur të liderit rus të vendosur mbi atë të një demonstruesi duke ngritur një podium nga ndërtesa e Kapitolit.

Por Putini nuk la të kuptohej nëse ishte i kënaqur. Ai nuk i përmendi asnjëherë traziratgjatë një deklarate të shkurtër për festat e Krishtlindjeve.

“Kjo festë e mrekullueshme ndriçon botën me një dritë dashurie dhe mirësie, u jep gëzim dhe shpresë miliona njerëzve dhe i orienton ata drejt vlerave shpirtërore të përjetshme,” tha ai në një deklaratë të publikuar nga Kremlini, duke uruar Krishtlindje të gëzuara për të gjithë.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 3668 testime, 433 të shëruar, 697 raste të reja dhe 6 humbje jete

Tabela 7 JANARMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë,

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (07 Janar 2021)

  • Raste të reja ditore         697
  • Të shëruar në 24 orë      433
  • Të shtruar në spitale      260
  • Humbje jete në 24 orë   6
  • Testime ditore               3,668
  • Testime totale            280,381
  • Raste pozitive              61,705
  • Raste të shëruara         36,535
  • Raste Aktive                23,947
  • Humbje jete                 1223

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 13857
  • Fier  1743
  • Shkodër    1309
  • Durrës  1238
  • Vlorë    960
  • Lezhë  958
  • Korçë    881
  • Elbasan 851
  • Berat  776
  • Dibër  515
  • Gjirokastër 457
  • Kukës 402

IKShPK: prej 1417 mostrave kemi 309 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 601 të shëruar!

kontaktetGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.417 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144. Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 1049 testeve, kemi 166 raste të reja, 10 viktima dhe 416 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1049 teste dhe 166 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
 
  • Shkup – 88 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Tetovë – 13 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Ohër- 13 (51.591 banorë)
  • Strugë – 11 (me 65.801 banorë)
  • Prilep – 11 (me 75.132 banorë)
  • Gostivar – 7 (111.252 banorë)
  • Kavadarci – 4 (me 38.741 banorë)
  • Shtip – 4 (me 43.625 banorë)
  • Kërçovë – 2 (me 56.937 banorë)
  • Kumanovë – 2 (me 109.228 banorë)
  • Koçani – 2 (me 37.758 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2 (me  20.820 banorë)
  • Probishtip – 2 (me 15.085 banorë)
  • Negotinë – 2 (me  19.327 banorë)
  • Veles –1 (me  54.384 banorë)
  • Krushevë – 1 (me 9.418 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
Kanë ndërruar jetë 10 pacientë, dy pacientë nga Shkupi (86 dhe 66), një nga Kumanova (72), dy nga Shtipi (59 dhe 55), tre pacientë nga Prilepi (79, 74 dhe 78), një nga Ohri (82) dhe një pacientë nga Radovishi (65).
 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 416 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 175-Kumanovë 22-Dibër 7-Shtip 12-Prilep 15-Tetovë 14-Strugë 24-Veles 9-Manastir 23-Ohër 26-Kavadarci 22-Gostivar 13-Gjevgjeli 4-Strumicë 9-Kriva Pallankë 8-Radovish 2-Krushevë 2-Koçanë 6-Probishtip 4-Demir Hisar 1-Makedonski Brod 1-Pehçevë 4-Valandovë 3-Sveti Nikolë 2-Kërçovë 1-Resnje 1-Negotinë 6.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 411.040 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i pandemisë është 85494, numri i pacientëve të rikuperuar është 66209, numri i vdekjeve është 2581 dhe numri i rasteve aktive është 16704. 
mbajtja e maskesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

“Ju akuzoj, se bashkë me programet tuaja jeni përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë!”

tvKëto fjalë të mia, nuk do të ndryshojnë asgjë, por shpresoj që të ndaj zemërimin tim, që të mund të përhapet më shumë se një pandemi.

Unë e kam për ju,

…. dhe gjithë hordhinë tuaj në llogoret e këtij ferri …

Unë Ju akuzoj.

Ju akuzoj, se jeni ndër përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, barbarisë shoqërore, korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të gjeneratave të reja, varfërimit etik të të rinjve, shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tonë.

Ju me televizionet tuaj plehra, me programet e tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, pseudo, false, mashtruese, keni kontribuar në dorën e parë dhe të paskrupullt në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë, i cili kësaj here, për fat të keq, nuk sjell asnjë vlerë, por vetëm atë asgjënë kozmike.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik , që përfshin bindjen për një vetë-realizim të bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publik, ndërtimin e asaj që duan të tjerët dhe jo të asaj që jemi.

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që ju keni vjellur nga studiot tuaja televizive për vite me radhë.

Ju keni promovuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse programet tuaja janë të mbushura, me sharlatanë, injorantë dhe të paedukuar. U keni dhënë famë dhe i keni shndërruar në modele për t’u imituar personazhe që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë, nuk kanë asnjë busull morale.

Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, përuljen e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që janë të frustruar dhe më në fund braktisin Italinë, sepse  vëmendja është per teatrot e programeve tuaja.

Unë flas si mësues, i cili sheh me zemërim si nxënësit e tij imitojnë arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësisë që përhapin personazhet në televizionin tuaj. Flas si ai që sheh të njëjtën dinamikë në një realitet të trishtë që përsëritet në klasat e mia, me nxënës që besojnë se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për tu pranuar prej tyre dhe për t’u vlerësuar prej tyre. Si mësues i cili sheh hutim, frikë, izolim në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten, që nuk i dorëzohen më joshjes së kësaj bote të tmerrshme, por që për këtë shpërblehen me veçim dhe tallje.

Unë kam parë në vitet e mia të mësimdhënies së pari me hutim, pastaj me shqetësim, tani me terror qindra nxënës sillen si kopje të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, duke u përpjekur të jenë si ata. Dhe unë jam i neveritur nga vetëkënaqësia që ju kullon në programet tuaja në prani të personazheve të caktuara.

Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj në fundin tuaj profesional dhe në zhdukjen tuaj mediatike, sepse këto janë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit.

rco Galice

LSHD mbi regjistrimin e paralajmëruar të popullsisë në RMV.

LSHDShqiptarët nuk kanë as dyshimin më të vogël se edhe ky regjistrim i paralajmëruar i popullsisë nga pushteti në duart e LSDM dhe sejmenëve të tyre shqiptarë, do të jetë ashtu si të tjerat deri tani, një proces kryekëput politik që do të shërbejë vetëm për të mirëmbajtur falsifikimin shumëvjeçar të të dhënave për strukturën reale të popullsisë në Maqedoninë e Veriut!

Regjistrimi i popullsisë si një operacion serioz dhe i besueshëm statistikor në Maqedoninë e Veriut, do të bëhej i mundur vetëm duke krijuar kushtet e domosdoshme për këtë, përmes ndryshimeve të pashmangshme kushtetuese, që do t’i paraprinin këtij procesi të rëndësishëm.

Lëvizja për shtet dhe Drejtësi, bën të ditur opinionit publik qëndrimin e saj të palëkundur se besimin e shqiptarëve në këtë regjistrim të paralajmëruar të popullsisë, nuk e ngjallin as buzëqeshja e stisur dhe premtimet boshe të kryeministrit Zaev, as përfaqësuesit e korruptuar shqiptarë në pushtet, me dosje penale në sirtarët e LSDM, e as pazarllëqet me partitë shqiptare që synojnë pjesë pushteti pa kushte në qeverinë e Zaev.

Por vetëm ndryshimet e pashmangshme kushtetuese që do të ridefinonin Maqedoninë Veriore si shtet i shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike shumicë, me sistemin qeverisës në përputhje me këtë, do t’u siguronin shqiptarëve për herë të parë në historinë e tyre në këtë shtet të imponuar atyre me dhunë, pushtetin real për të bërë një regjistrim të besueshëm. thuhet më tej në reagimin e Lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi.

Edhe Eurostati, para një kohe tërhoqi vërejtjen  se metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk guxon të jetë lëndë e tregtimit politik dhe shtrembërimit të parimit dhe mënyrës së kryerjes, ndërsa me realizimin e çfarëdo qoftë qëllimeve të tjera që nuk kanë lidhje me një operacion klasik statistikor, nuk do të pranohet nga ana e Eurostatit.

 

Lockdown në Gjermani shtyhet dhe përforcohet

MerkelPrej ditësh u diskutua për shtyrjen e masave kufizuese ndaj koronavirusit. Tani kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për ashpërsimin e rregullave. Gjendja është dramatike, u tha në Berlin

Në krizën e koronavirusit kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosën për masa më të rrepta kufizuese: Federata dhe landet do të kufizojnë edhe më tej lirinë e lëvizjes për njerëzit në të ashtuquajturat hotspote. Sikurse njoftoi në një konferencë shtypi kancelarja pas konsultimeve disa orëshe me krerët e landeve, në rajonet me një incidencë shtatë ditore prej më shumë se 200 raste infektimesh për 100.000 banorë liria e lëvizjes do të jetë e mundur vetëm brenda një segmenti deri në 15 km nga vendbanimi. Përjashtime do të ketë vetëm për arsye të forta.

Masa të drejta edhe pse të ashpra

Gjithashtu është përforcuar edhe më shumë kufizimi i kontakteve: anëtarët e një familjeje lejohen të takohen vetem me një person nga një familje tjetër. Deri tani lejoheshin të takoheshin maksimumi deri në pesë persona nga maksimumi dy familje. Merkel e quajti këtë „një kthim në rregulloren e marsit”. Kjo është e drejtë, edhe pse për njerëzit një masë e ashpër. Ashpërsimin e masave kufizuese kancelarja e argumentoi me mutacionin e ri të koronavirusit, që shkakton më shumë infeksione për kontakt, si dhe me mbingarkesën e pavioneve të reanimacionit nëpër spitale. Disa spitale janë përballur me „situata në limite”.

Kufizimet aktuale do të jenë në fuqi deri më 31 janar, shkollat dhe kopështet e fëmijëve deri atëherë do të jenë „në përgjithësi” të mbyllura. Më 25 janar kryeministrat e landeve dhe federata do të bëjnë një rivlerësim të situatës dhe do të konsultohen për masat në muajin shkurt. Kryeministri i Bavarisë, kristiansociali Markus Söder tërhoqi vëmendjen, për të mos pasur iluzione, se në shkurt do të jetë tejkaluar kjo situatë.

Baden-Vyrtemberg ndjek tjetër kurs

Landi i Baden-Vyrtembergut e ka lënë ende të hapur zbatimin e disa masave. Kufizimet e lëvizjes së lirë brenda segmentit 15 km nga vendbanimi në hotspotet e infeksioneve me koronavirusin tani për tani nuk janë planifikuar, deklaroi kryeministri i landit nga partia ambientaliste Winfried Kretschmann. Për këtë do të vendoset javën e ardhëshme pasi të jenë paraqitur shifrat e plota. Nga shifrat aktuale do të varet nëse do të hapen ose jo nga 18 janari kopështet e fëmijëve dhe shkollat fillore.

Këshilla e ekspertëve

Merkel dhe Söder si dhe kryebashkiaku qeverisës i Berlinit, socialdemoktrati Michael Müller vunë në dukje, që një ditë më parë ka pasur një konsultë me ekspertët. Mbi bazën e vlerësimeve shkencore u konsultuan të martën (05.01) politikanet dhe politikanët në Berlin. Fillimisht kufizimet ishin vendosur deri më 10 janar. Por gjatë ditëve të fundit pati konsensus të gjerë për shtyrjen e masave. Edhe përfaqësuesit e mjekëve patën tërhequr vëmendjen nga një zbutje e shpejtuar e masave.

djo/ml/gri (afp, dpa, rtr, Phoenix)

Kosovë: Gjykata Kushtetuese publikon vendimin për qeverinë Hoti – pritet shpallja e datës së zgjedhjeve

Gjykata KushtetueseGjykata Kushtetuese e Kosovës, publikoi të mërkurën aktgjykimin e plotë me të cilin shpallet i pavlefshëm votimi i qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, duke hapur rrugën për shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vendimi i saj jo i plotë u shpall më 21 dhjetor të vitit që lamë pas dhe pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.

Qeveria e zotit Hoti u miratua me 3 qershor me 61 vota në parlamentin me 120 vende, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës, e cila ka nevojë vetëm për një votë më shumë se 50 për qind për t’u miratuar. Pa votën e zotit Arifi, ky minimum nuk do të ishte arritur.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Në aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese thuhet se asnjë person nuk mund të fitojë dhe mbajë mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale, sikurse parashihet me kushtetutë apo ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse ka një vendim dënues që është në fuqi në Kosovë.

“Gjykata e konsideron të rëndësishme të vë në dukje se kandidimi në zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit të deputetit – të gjitha këto pasi që ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë – shpërfaqin ekzistimin e paqartësisë normative dhe të metave serioze në mekanizmat institucionalë të Republikës së Kosovës, që janë kompetent për të garantuar ligjshmërinë dhe integritetin kushtetues të proceseve zgjedhore dhe veprimtarisë parlamentare. Kjo paqartësi është e dukshme edhe në përgjigjet që janë dhënë nga trupat përkatës të Kuvendit dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, thuhet në tekstin e aktgjykimit.

Gjykata Kushtetuese thotë se për të shmangur në të ardhmen situata të tilla, duhet bashkërendim institucional kur bëhet fjalë për kandidimin në zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit të deputetit, nga ana e personave të dënuar për vepra penale.

“Kjo është e domosdoshme për të shmangur situatat paradoksale, nga këndvështrimi kushtetues, ku një person, pasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë sikurse parashihet me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjeve, i lejohet të kandidojë në zgjedhje parlamentare, të zgjidhet deputet, t’i verifikohet mandati, si dhe të vazhdojë të ushtrojë funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, madje edhe gjatë vuajtjes së dënimit me burgim. Ndërkohë që Kushtetuta dhe ligjet përkatëse vënë barriera të qarta normative për të mos lejuar personat e dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale, që të zgjedhën deputet dhe të ushtrojnë mandatin e deputetit”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që në shpalljen e tij më 21 dhjetor nxiti debate nëse kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund të kandidojë pasi që në muajin shtator të vitit 2018, Gjykata e Apelit vërtetoi një vendim të muajit janar të atij viti që dënoi zotin Kurti dhe tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.

Publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese i hap rrugën ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani,që të shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen jo më larg se 40 ditë nga shpallja e tyre.

voa