Propaganda e Moskës: Perëndimi drejt fundosjes, Rusia yll në ngjitje?

Serbien Politisches Belgrad im Sommer 2019Mediat shtetërore ruse në Serbi paraqesin një pamje të zymtë të perëndimit. Propaganda e vazhdueshme negative kundër Perëndimit e ngritja lart e Rusisë e Kinës, ka fituar zemrat e shumë serbëve, sipas Thomas Brey.

Rusia sidomos në Serbi konsiderohet si mike e ngushtë dhe vend partner. Por realiteti është ndryshe. Në jetën e përditshme shteti ballkanik është tërësisht i orientuar nga BE. Më shumë se dy të tretat e tregtisë së jashtme të Serbisë kryhen me BE. Investimet kryesore vijnë nga Europa Perëndimore. Megjithatë shumica e popullsisë, e sheh Rusinë dhe Kinën si partnerët më të rëndësishëm ekonomikë.

Megjithëse qindra mijëra serbë punojnë, studiojnë dhe jetojnë në vendet e BE, në Rusi dhe Kinë jetojnë shumë pak, shumë qytetarë serbë e shohin Moskën dhe Pekinin si miqtë më të ngushtë të vendlindjes, ndërkohë që nga BE nuk presin ndonjë gjë të mirë. Si

është i mundur ky hendek mes ndjenjave rusofile dhe realitetit?

Përgjigja për këtë pyetje qëndron në ndikimin e mediave shtetërore ruse në peizazhin mediatik serb dhe përmes kësaj në opinionin publik në vend. Sidomos publikimi në serbisht i agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik skicon përditë një pamje të zhvillimeve ndërkombëtare që ka pak të bëjë me realitetin.

Sputnik: Perëndimi është para fundosjes

Sipas këtyre raportimeve perëndimi dhe SHBA janë para fundosjes, në një kohë që vende të tjera si Rusia dhe Kina po fitojnë gjithnjë e më shumë influencë në botë. Sipas bindjes së Sputnik, kjo lidhet me atë që sistemet shoqërore dhe ekonomike të këtyre vendeve ia kalojnë fuqishëm perëndimit. Ky botëkuptim prezantohet rregullisht nga Sputnik dhe merret nga mediat serbe një më një pa kaluar në interpretim e verifikim. Sepse mediat jo vetëm në Serbi vuajnë nga mungesa e financimit. E raportime të tilla falas të Sputnik janë shumë të mirëseardhura. Por ngadalë këto raportime po krijojnë një imazh, që është më shumë virtual se real.

Politikanë drejtues vendas përshëndesin Sputnik

Politikanët në Serbi e mirëpresin materialin e ofruar nga mediat shtetërore ruse., krahas Sputnik, edhe RT, (dikur Russia Today). Sistemi i vlerave politiko-shoqërore të prezantuara i përgjigjet idealeve të tyre politike. Shteti, që udhëhiqet nga këta politikanë të fuqishëm, luan një rol dominues në të gjitha fushat. “Sistemi Putin” duket qartë se u shërben shumë politikanëve në Europën Juglindore si model. Politikanë për shembull si Viktor Orban, Nikola Gruevski (ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut), Bakir Izetbegovic e Milorad Dodik (Bosnje-Hercegovina) Janez Jansa (Slloveni), apo Aleksandar Vuçiq kanë shprehur shpesh drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt admirimin për Putinin.

Perëndimi në rrëzim, Rusia në ngjitje

Mediat shtetërore ruse në vendet e Ballkanit paraqesin një imazh të perëndimit me ngjyrat më të errëta. Kapitalizmi ndodhet para shpërbërjes. Bursat kanë marrë drejtimin e kolapsit. Shumë pjesë të popullsisë janë varfëruar. Shumica e popullsisë e ka humbur besimin në sistemin perëndimor si edhe tek politikanët e mediat. Në Rusi dhe Kinë, sipas këtyre mediave gjen ekonomi në lulëzim, një shoqëri mjaft të kënaqur e me të ardhura të mira, që i është mirënjohëse politikanëve kryesorë të vendit.

Një rrezatim i tillë i vazhdueshëm me raportime të tilla ka bërë që mediat serbe vitin e kaluar të raportonin ndjeshëm shumë më negativisht për BE dhe SHBA. Rusia dhe Kina ngrihen në qiell me raportime pozitive. Raportime kritike apo negative vështirë se gjen.

Sputnik paralajmëron Serbinë nga perëndimi

Sputnik nuk e heq nga raportimi një temë: Që Serbia mund të presë vetëm të këqija nga BE dhe SHBA. Si pasojë në mediat bulevardeske nxjerrin në krye histori që bëjnë fjalë për përpjekjet e perëndimit të largojnë nga pushteti Vuçiqin. Po pse duhet ta largojë perëndimi presidentin Vuçiq, kur si Brukseli edhe Uashingtoni shikojnë tek ai partnerin më të rëndësishëm për reformat e synuara?

Llogaria e Sputnik është e qartë: nuk ka ndarje mes lajmit dhe komentit. Burimet përdoren në mënyrë selektive. Informacioni që i shkon deri në fund temës nuk parashikohet. Më shumë ky raportim duhet të dokumentojë dhe provojë, se botëkuptimi i Rusisë për botën është i duhuri. Krahas kësaj nxiten në Ballkan grindjet kombëtare, ku Sputnik sigurisht kalon pa kushte në anën e serbëve.

BE e pafuqishme ndaj propagandës ruse

Ka vite që Rusia punon për të penguar integrimin e Ballkanit në strukturat euroatlantike. Pasi Moska duhet të pranonte dështimet pas anëtarësimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, përpjekjet e saj janë fokusuar në Serbi dhe tek serbët në Bosnje-Hercegovinë. Megjithëse BE është e angazhuar me shumë miliarda dhe një ushtri me diplomatë dhe ekspertë në Serbi, ajo nuk i vë dot asgjë përballë propagandës së fuqishme ruse. Nëse Brukseli edhe në të ardhmen nuk do të ndërmarrë asgjë për t’i futur në vetëdijen e popullit serb arritjet e veta dhe të theksojë avantazhet e një lidhjeje me perëndimin, atëherë e ka të humbur luftën. Sepse Rusia me instrumentat e soft-power ka kohë që i ka bërë për vete zemrat e serbëve.

 

Thomas Brey ka qenë për shumë vite korrespondent i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, sot ai ligjëron mbi Europën Juglindore si docent në disa universitete gjermane. Muajin e kaluar u publikua analiza e tij “Mediat ruse dhe Ballkani” në gjuhën gjermane dhe serbe.

dw

Ministria e Shëndetësisë: 5005 testime, 768 raste të reja, 8 humbje jete dhe 986 të shëruar

MSHNë 24 orët e fundit, janë kryer 5005 testime, nga të cilat 768 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki:
267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora.

Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 986

Të shtruar në spitale 217
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 5005

Testime totale 1,171,445
Raste pozitive 165,864
Raste të shëruara 150,998
Raste Aktive 12,257
Humbje jete 2,609

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232

CDC rekomandon dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për grupe të caktuara

USA, Atlanta, A general view of the U.S. Centers for Disease Control and Prevention Fushata amerikane e vaksinimit kundër COVID-19 është në prag të një faze të re të madhe pasi këshilltarët qeveritarë të enjten rekomanduan dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për miliona amerikanë.

Kjo ndodh në një kohë, kur është rritur shqetësimi ne mesin e disa ekspertëve se dozat përforcuese nuk do të kenë ndikim të madh në ngadalësimin e pandemisë.

Paneli këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi dozën e tretë për personat 65 vjeç e sipër, banorët e qendrave të azilit për të moshuarit, dhe atyre të moshave 50 deri në 64 vjeç me probleme të rënda shëndetësore. Në njoftimin e panelit të CDC-së gjithashtu thuhet se dozën përforcuese mund ta marrin edhe personat e moshës 18 deri në 49 vjeç me probleme shëndetësore.

Doza përforcuese duhet të merret të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), të mërkurën autorizoi një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për amerikanët mbi 65 vjeç dhe për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Shpërndarja e dozave përforcuese do ta dërgonte vendin në një fazë të re të rëndësishme të vaksinimit. Britania dhe Izraeli tashmë kanë filluar vaksinimin e popullsisë me dozën përforcuese, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Organizatës Botërore të Shëndetësitë, e cila ka thënë se vendet e varfra nuk kanë vaksina të mjaftueshëm për dozat e tyre fillestare.

Përparësia kryesore vazhdon të jetë vaksinimi i të pavaksinuarve “këtu në Amerikë dhe në mbarë botën”, tha të ejten drejtorja e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.

Ajo pranoi se të dhënat për dozën përforcuese “nuk janë perfekte”. “Megjithatë, në mënyrë kolektive ato krijojnë një pasqyrë më të qartë për ne. Dhe këto janë të dhënat që kemi në këtë moment, për të marrë një vendim në lidhje me fazën tjetër në këtë pandemi”, shtoi ajo.

voa

Shtetet e Bashkuara kërkojnë uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës

Diplomacia amerikane bëri thirrje të enjten sërish për uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës, kur për të katërtën ditë më radhë grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore, në shenjë protestë ndaj zbatimit të masave të reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë Nicholas Giacobbe, tha se është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, për të diskutuar “mbi rëndësinë e riangazhimit në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për zgjidhjen e çështjes së targave dhe çështjeve të tjera. Duhen hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshirueshme që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, shkroi ai në rrjetet sociale pas takimit.

Që nga e hëna, makinat që hyjë nga Serbia në Kosovë duhet të ndërrojnë targat e tyre me ato të përkohshme, njësoj siç veprohet me makinat nga Kosova që hyjnë në Serbi.

Autoritetet e Kosovës dërguan të hënën në vendkalimet kufitare me Serbinë njësitë e posaçme të policisë. për të zbatuar vendimin mbi targat, duke nxitur zemërimin e Beogradit dhe protesta të qytetarëve serbë në zonë.

Për të katërtën ditë me radhë, grupe qytetarësh serb vazhdojnë të mbajnë të bllokuar lëvizjen për në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Policia tha se situata është e qetë ndërsa protestuesit kanë përforcuar pengesat në rrugë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Serbisë që të dyja palët të heqin nga përdorimi targat e përkohshme të makinave dhe të hapet rruga për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Por, Beogradi ngulë këmbë për tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës dhe heqjen dorë nga vendimi për masën e reciprocitetit për targat e makinave.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve që “të ulin tensionet menjëherë dhe pa vonesë” dhe që çështjet e diskutueshme ndërmjet tyre t’i zgjidhin përmes procesit të bisedimeve në Bruksel.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është platforma e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura. Në një deklaratë të së mërkurës mbrëma ai tha se “të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e bisedimeve që nga fillimi i tyre në vitin 2011 mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët”, të cilat theksoi ai duhet “të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre pa asnjë vonesë të mëtejshme”.

voa

Osmani, Gjukanoviq e Komshiq shprehin shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon

Milo-Gjukanoviq_Vjosa-Osmani_Zhelko-KomshiqPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, janë takuar sot në Nju Jork, për të diskutuar lidhur me zhvillimet në shtetet e tyre dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në komunikatën e tyre të përbashkët thuhet se ata kanë shprehur  shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe përkushtimin për ruajtjen e stabilitetit. Po ashtu, kanë rënë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për procesin e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje”, thuhet në komunikatë.

Osmani, Gjukanoviq e Komshiq janë takuar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

rm

Gjukanoviq: Ballkani, sërish arenë e përplasjeve gjeopolitike

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq flet gjatë takimit të Asamblesë së 76 -të të OKB -së më 23 shtator 2021 në Nju Jork. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i konfrontimit të interesave dhe qëllimeve strategjike të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtar.

Ai këto komente i bëri në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila po i zhvillon punimet në Nju Jork të SHBA-së.

“Edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë shumëetnike në Ballkan. Ballkani Perëndimor është përsëri arenë e interesave gjeopolitike, pasojat e të cilave janë ngadalësimi i integrimit të shoqërive të Ballkanit Perëndimor në mjedisin e tyre natyror evropian”, shtoi presidenti malazez.

Gjukanoviq tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij evropiane.

Më herët, një raport i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari thotë se në vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe cilësinë e qeverisjes.

Pjesa më e madhe e ndikimit të Pekinit është fokusuar në Hungari, Çeki dhe Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Sipas raportit, vendet që kanë pësuar më së shumti në rënien e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e nivelit të borxhit janë Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia.

Një projekt për ndërtimin e autostradës në vlerë prej 1 miliard dollarësh në Mal të Zi u vendos në qendër të debatit për ndikimin kinez në Evropë.

Mali i Zi pati njoftuar se nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhin e tij ndaj Bankës Export-Import të Kinës.

Përveç çështjes së borgjit ky projekt u kritikua edhe për koston që kishte.

Përfundimisht, Podgorica mori ndihmë borxhi nga një sërë institucionesh amerikane dhe evropiane për të ndihmuar në stabilizimin e financave të saj dhe për të përmbushur pagesat e huasë.

Edhe ndikimi rus konsiderohet nga vendet perëndimore si shumë problematik në Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe kete:

Kina po e blen ndikimin politik në Evropën Qendrore dhe Lindore

Një raport i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari thotë se në vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe cilësinë e qeverisjes.

Në raportin e publikuar më 9 shtator thuhet se investimet në rritje të ekonomisë kineze në Evropën Lindore dhe Qendrore, gjatë dekadës së fundit, kanë rezultuar edhe me rënie të standardeve të qeverisjes, si dhe kanë ngritur shqetësime në lidhje me mjedisin dhe rritjen e nivelit të borxhit.

Ky është studimi i parë i gjerë sa i takon pranisë në rritje të Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore. Pekini është shndërruar në partnerin më të madh tregtar në rajon.

Ky rol i Kinës u mundësia pasi që nga viti 2009 ka investuar 14 miliardë dollarë përmes granteve, huave dhe pjesëmarrjes në koncesione ekonomike, ndërsa rreth 50 miliardë të tjera në projekte të infrastrukturës, energjisë dhe telekomunikacionit. Disa prej këtyre projekteve ende janë në proces të realizimit ose presin zbatimin.

Sipas hulumtimit, sa më i lidhur financiarisht të jetë me Kinën një vend dhe sa më e lartë të jetë pjesa e Bruto Produktit të Brendshëm (GDP) nga investimet kineze, atëherë aq më e lartë do të jetë mundësia që Kina ta shfrytëzojë këtë për të zgjeruar “ndikimin ekonomik dhe politik të saj”.

“Vendet autoritare siç është Kina, përfitojnë nga zbrazëtitë ligjore për të bërë praktika korruptive dhe për të zgjeruar ndikimin”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Martin Vladimirov, një nga autorët e raportit njëherësh drejtues i programit për energjinë dhe klimën në Qendrën për Studimin e Demokracisë.

“Këto rrjete lejojnë hyrjen e një sasie më të madhe të kapitalit, dhe kjo pastaj rezulton me një rënie edhe më të madhe të cilësisë së qeverisjes”, thotë ai.

Pjesa më e madhe e ndikimit të Pekinit është fokusuar në Hungari, Çeki dhe Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Sipas raportit, vendet që kanë pësuar më së shumti në rënien e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e nivelit të borxhit janë Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia.

Kompanitë e mbështetura nga Pekini në këto vende, sipas raportit, kanë përfituar përjashtime tatimore, aftësinë për të anashkaluar legjislacionin vendor të punës dhe forma tjera të trajtimit favorizues.

Studimi shton se veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, “kompanitë lokale që kanë lidhje të ngushta me qeveritë kanë lobuar drejtpërdrejt për zbatimin e projekteve kineze”. Shumë prej këtyre bizneseve të nxitura nga interesi tregtar veprojnë si një “urë lidhëse midis Kinës dhe qeverive vendore”.

“Teknikisht, të gjitha këto aktivitete janë legale”, thotë Vladimirov.

Por, sipas tij, efekti i tyre qëndron në faktin se institucionet qeveritare nuk mund të rregullojnë veprimtarinë e kompanive kineze dhe roli i tyre si shërbyes të interesit publik bie. Në vend të kësaj, këto institucione ndihmojnë interesat private apo oligarkët lokalë.

Prania e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore është e madhe, veçanërisht në Ballkan.

Pekini ka investuar miliarda dollarë vitet e fundit. Në Perëndim është rritur shqetësimi për mundësinë e rënies së rajonit nën varësinë financiare të Pekinit.

Një shembull i kësaj është Serbia e cila ka shërbyer për Kinën si një qendër ekonomike dhe politike për shtrirje në Ballkanin Perëndimor, thuhet në raport.

Ky vend ka shërbyer si një vitrinë për iniciativa të ndryshme kineze, përfshirë telekomunikacionin, teknologjinë e mbikqyrjes të shëndetit publik gjatë pandemisë, e cila mbase mund të miratohet edhe nga vendet tjera.

Në gjithë rajonin ka shumë projekte kineze që janë vënë në qendër të kritikave për kontrata jotransparente dhe akuza për korrupsion gjatë procesit të tenderimit.

Në Hungari ka pasur protesta kundër kryeministrit hungarez, Viktor Orban, pasi u zbulua se qeveria e tij kishte në plan të merrte një hua prej 1.5 miliard dollarësh nga një bankë kineze për të ndërtuar një kampus lokal për Universitetin Fudan të Shangait. Presioni politik ndaj Orbanit kundër kësaj nisme erdhi edhe nga kryetari i Budapestit.

Një projekt për ndërtimin e autostradës në vlerë prej 1 miliard dollarësh në Mal të Zi u vendos në qendër të debatit për ndikimin kinez në Evropë.

Mali i Zi pati njoftuar se nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhin e tij ndaj Bankës Export-Import të Kinës.

Përveç çështjes së borgjit ky projekt u kritikua edhe për koston që kishte.

Përfundimisht, Podgorica mori ndihmë borxhi nga një sërë institucionesh amerikane dhe evropiane për të ndihmuar në stabilizimin e financave të saj dhe për të përmbushur pagesat e huasë.

“Evropa Qendrore dhe Lindore kanë qenë një prapavijë shumë efektive për bizneset kineze në mënyrë që të zgjerohen më pas në të gjithë Evropën dhe Bashkimin Evropian”, thotë Vladimirov.

“Kjo është pjesë e një strategjie afatgjatë”, shton ai.

Shqetësimet për mjedisin

Sipas raportit, rritja ekonomike e Kinës ka rezultuar edhe me rritje të përdorimit të thëngjillit për të prodhuar energji elektrike në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Pasojë e kësaj është edhe ulja e standardeve mjedisore për projektet në të gjithë rajonin.

Përveç shqetësimeve për borxhet, autostrada e diskutueshme e Malit të Zi ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes së aktivistëve për dëmet mjedisore për shkak të ndërtimeve në lumin Tara, që është nën mbrojtjen e UNESCO-s (Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara.

Ankesa dhe protesta për ndotjen e mjedisit ka pasur edhe për dëmin mjedisor të shkaktuar nga një minierë bakri në pronësi kineze pranë qytetit serb të Borit. Kundërshtimet e detyruan kompaninë të ndalojë përkohësisht operacionet e saj.

Krahas këtyre, vendeve të Ballkanit Perëndimor mund t’iu dalin pengesa edhe në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian për shkak të rritjes së emetimit të karbonit.

Blloku evropian ka shpallur planet ambicioze për të hequr gradualisht përdorimin e qymyrit gjatë dekadës së ardhshme si dhe synimet për të zvogëluar emetimet e karbonit.

“Kina nuk po përpiqet të ndalojë anëtarësimin e vendeve në BE, por ligjet dhe politikat që po miratohen për të lehtësuar investimet kineze minojnë indirekt procesin e pranimit për shumë vende”, thotë Vladimirov.

rel

Afrim Ibrahimi – Fanda sqaron pse vendosi të kandidojë për kryetar bashkie të Tetovës

Ja përse i hyra garës për kryetar të Tetovës? – Iliria News AgencyKandidati për kryetar të bashkisë të Tetovës, ztr. Afrim Ibrahimi – Fanda në faqen e tij në Facebook ka sqaruar se Kandidimin për kryetar bashkie të Tetovës e shoh dhe e përjetoj si një sakrificë, timen dhe të familjes, për një të mirë të përgjithshme. Si një borxh ndaj prindërve të mi dhe të gjithë tetovarëve të ndershëm dhe të guximshëm, që sakrifikuan për popullin e tyre, për bashkëqytetarët e tyre, si dhe nuk motivohet as nga paratë të cilat, aq sa i duhen, i ka bërë me djersë, dhe as nga karriera, të cilën e ka ndërtuar përsëri me djersë, jashtë politikës.
ja edhe origjinali
Të dashur miq, bashkëqytetarë të mi të Tetovës,
ishte një vendim i përbashkët me miqtë e mi, ish ushtarë të UÇK, të Lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi, për të kandiduar për kryetar të bashkisë së Tetovës – ndaj nuk falënderoj askënd.
Kandidimi nuk motivohet as nga paratë, të cilat, aq sa më duhen, i bëra me djersë, e as nga karriera, të cilën e ndërtova përsëri me djersë, jashtë politikës.
Kandidimin për kryetar bashkie të Tetovës e shoh dhe e përjetoj si një sakrificë, timen dhe të familjes, për një të mirë të përgjithshme. Si një borxh ndaj prindërve të mi dhe të gjithë tetovarëve të ndershëm dhe të guximshëm, që sakrifikuan për popullin e tyre, për bashkëqytetarët e tyre. Si një gatishmëri dhe vullnet që bashkë me bashkëqytetarët e mi që duan një të ardhme më të mirë për familjet, fëmijët e tyre, të bëjmë ndryshimin.
Ndaj nuk pres urime! Por falënderoj të gjithë ata që më përkrahin dhe mbështesin në këtë fushatë timen modeste.
Në listën e votimeve do të na gjeni me numrin 18

Gjashtë masat e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Kosovë: policë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ndërmjet barrikadave me kamionë të serbëve lokalë, në veri të Mitrovicës (20 shtator 2021). Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës kanë marrë ndaj shtetit të Serbisë.

Marrëveshja e Brukselit në vitin 2011, për lëvizje të lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja për Tregti të Lirë më vendet e Ballkanit Perëndimor e njohur më shkurtesën CEFTA, jo gjithmonë janë respektuar nga këto shtete.

Kjo ka shtyrë qeveritë e Kosovës disa herë të marrin masa reciproke ose të vendosin taksa doganore, ndaj mallrave të prodhuara në Serbi.

Masa e parë e reciprocitetit, në vitin 2011

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Produktet më këtë vulë, nga dhjetori i vitit 2008, nuk janë lejuar as transit të kalojnë nëpër shtetin e Serbisë, pasi që ky shtet nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Parimi i reciprocitetit filloi të zbatohet në të gjitha pikat kufitare.

Por, gjendja ishte tensionuar më shumë në pjesën veriore të Kosovës, rajon ky i banuar më shumicë serbe, konkretisht në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto pika madje janë djegur nga serbët lokalë në vitin 2008, si hakmarrje ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Masa e reciprocitetit nuk zgjati më shumë se 40 ditë, pasi gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, ishte arritur marrëveshje për njohje reciproke të vulave.

Viti 2016: Reciprociteti në tekstet shkollore

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e udhëhequr nga Arsim Bajrami, në vitin 2016, pat vendosur masa të reciprocitetit ndaj Serbisë në lidhje me tekstet shkollore në gjuhën serbe.

Autoritetet serbe në atë kohë kishin kthyer mbrapsht tekstet shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Reciprociteti në transportin e naftës dhe gazit

Masa reciprociteti ndaj Serbisë në mars 2016, Kosova kishte vendosur në transportin e naftës dhe të gazit, pasi autoritetet serbe nuk pranuan certifikatat (të njohura si ADR) që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, për shoferët dhe automjetet që bartin materie të rrezikshme.

Viti 2018: Taksa doganore 100 për qind

Në vitin 2018, qeveria e Kosovës e udhëhequr në atë kohë, nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para taksës, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërpritet dhe për këtë arsye, kundër taksës, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Shndërrimi i taksës në reciprocitet në vitin 2020

Në vitin 2020, në Kosovë u krijua qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti. Më ndërrimin e qeverisë, taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë.

Me 31 mars të vitit 2020, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, vendosi që emërtimet e certifikatave fitosanitare dhe veterinare si dhe dokumente të tjera përcjellëse, të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës. Ky vendim nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian.

Qeveria Kurti 1 ra pas 51 ditësh në pushtet, kur Lidhja Demokratike e Kosovës me mocion të mosbesimit, rrëzoi qeverinë. Më 3 qershor të vitit 2020, krijohet qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Hoti e shfuqizoi vendimin për reciprocitetin në ditët e para të punës së tij, duke deklaruar se kështu u larguan pengesat në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Kosovë më 14 shkurt 2021, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe më 22 mars u konstitua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë, u zgjodh edhe qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më marrjen e qeverisë, Albin Kurti kishte thënë se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij, ndërkaq dialogu me Serbinë, nuk është pjesë e prioriteteve të tij.

Reciprociteti për targat e automjeteve

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator 2021, nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, veturat që hyjnë nga Serbia, duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Për shkak të kësaj mase, serbë lokalë bllokuan dy rrugë nacionale në veri të vendit.

Të dy rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po mbahen të bllokuara nga dhjetëra kamionë dhe vetura të vendosura nga protestuesit serbë.

rel

Lugina e Preshevës do reciprocitet për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Pamje nga Komuna e Preshevës. Fotografi e realizuar në shtator të vitit 2018. Rreth një orë i janë dashur Shkodran Azizit nga Presheva, komunë në jug të Serbisë, që të marrë tabelat e përkohshme prej letre në Prishtinë për regjistrimin e veturës.

Azizit, si dhe shumë shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, iu kanë dalë punë të reja në nxjerrje të dokumenteve, pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për regjistrimet e veturave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Sipas këtij vendimi, shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë duhet t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

“Na kanë dalë shumë punë. Atje [në kufi] janë krijuar radhë të gjata dhe po na duhet të presim shumë gjatë, me orë të tëra”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Shkodran Azizi.

Qytetarët nga Lugina e Preshevës thonë se ata persona që duan të shkojnë në Kosovë, po presin më shumë se dy orë për ta kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë, ku po marrin një targë prej letre, për të cilën paguajnë pesë euro.

Shumë banorë të Luginës së Preshevës thonë se në rast të masave të tjera reciproke mes dy shteteve, ata mund të përballen edhe me probleme të tjera, varësisht nga vendimet.

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – komuna në jug të Serbisë, që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës – kanë shprehur shqetësim lidhur me mosrespektimin e të drejtave të tyre. Ata kërkojnë që të kenë të drejta njësoj sikurse komuniteti serb në Kosovë.

Disa ligje në Kosovë nuk mund të votohen dhe as të ndryshohen pa mbështetjen e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës. Madje as Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet pa votat e tyre.

Gjatë procesit të bisedimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 2015 ishte arritur një marrëveshje për njohjen e diplomave universitare të lëshuara nga shtetet përkatëse. Serbia nuk e ka respektuar këtë marrëveshje.

Shkodran Azizi thotë se në mungesë të pranimit të diplomës në Serbi, është detyruar që të kërkojë punë në Prishtinë. Ai kërkon që të ketë reciprocitet edhe sa i përket çështjes së diplomave universitare.

“Kam punuar atje, mirëpo pas gjashtë vjetësh e gjysmë jam detyruar të largohem nga Presheva për shkak se nuk i kanë njohur [diplomat e Kosovës] e as ato që i ka nostrifkuar Bashkimi Evropian”, thotë Azizi, duke shtuar se ky është vetëm një nga problemet me të cilat përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ai konsideron që para se Qeveria e Kosovës të ndërmarrë vendime të tjera reciproke me Serbinë, duhet të bisedojë me udhëheqësit e Luginës.

Edhe Shpend Isufi nga Presheva thotë se çdo pengesë që Kosova mund t’ia paraqesë Serbisë tash apo edhe në të ardhmen, në radhë të parë ato do të mund t’i prek137 shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Çdo pengesë këtu për ta [serbët], ata na pengojnë ne atje. Kurse serbët në Kosovë kanë lëshime për çdo gjë si për [librat] arsim e për ekonomi, gjithmonë. Do të thotë, serbët i kanë të drejtat e tyre. Edhe në Serbi të drejtat e minoriteteve janë të shënuara edhe në ligje, por ato nuk respektohen, gjithmonë pengohemi. Çfarëdo mase reciproke që merret nga Kosova, shqiptarët do të pengohen në Serbi”, thotë ai.

Lidhja Kosovë-Luginë e Preshevës

Përfaqësuesit politikë në Luginë të Preshevës thonë se e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për reciprocitetin për targat, pasi sipas tyre, një vendim i tillë fuqizon sovranitetin e Kosovës. Por, siç thonë ata, kjo çështje paraqet problem edhe për qytetarët që janë të lidhur me Kosovën.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës presin nga Qeveria e Kosovës që t’i vendosë Serbisë reciprocitet mbi të drejtat e komuniteteve joshumicë, në veçanti për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

“Që nga njohja reciproke e diplomave dhe certifikatave profesionale edhe pas kaq vitesh që nga Marrëveshja e Brukselit, nuk është bërë asnjë hap sa u takon njohjes së tyre, e aq më tepër sa u takon teksteve shkollore. Në Kosovë, komunitetit serb i lejohet edhe sistemi arsimor, por edhe përdorimi i materialeve arsimore nga Republika e Serbisë”, thotë Mustafi.

Ndërkaq, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se masa e reciprocitetit për targat e ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve, por siç thotë ajo, po presin vendime të reja që do të ndihmonin qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Është e vërtetë që vendimi i fundit për reciprocitet ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve drejt Kosovës, por jemi duke pritur vendime të tjera për lehtësimin e tyre. Çdo vendim për mirëqenien e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i mirëseardhur”, thotë Sinani.

Që prej 20 shtatorit, kur u vendos masa e reciprocitetit, janë të bllokuara dy rrugë nacionale në veri të Kosovës nga serbë lokalë të cilët po protestojnë kundër kësaj mase.

Veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre RKS (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat KS (Kosovë) ose RKS (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

rel

 

Magjia e trëndafilit: Katër ton petale për një litër esencë

Afghanistan alternative LandwirtschaftAroma që mrekullon gjithë botën: Trëndafili damascena. Një bimë që ka vetëm vlerë fitimprurëse për kultivuesit e saj, por edhe shpirtërore për fenë Islame.

Për aq kohë sa vesa e mëngjesit ndodhet mbi gjethe, gonxhet duhen vjelë. Ndaj familja Bytyns del çdo ditë para se të lindë Dielli në fushë, për të mbledhur trëndafilin e vlefshëm damascena. Fermeri Hysein Bytyns thotë, se „kur dita nis dhe dielli shkëlqen, atëherë yndyra shpërndahet nëpër gjethe dhe 25% humbet. Nëse është nxehtë atëherë humbet gati 50% e esencës.

Bytyns kultivojnë trëndafila në një sipërfaqe 25 hektarë. Vjelja zgjat një muaj. Çdo mëngjes ato vjelin gonxhe, që janë hapur një ditë më parë. E çdo ditë bima nxjerr gonxhe të reja.

Fushat ndodhen në lartësinë mbi 1000 metra. Vjelja e petaleve të trëndafilit është një punë e rëndë dore, por që ia vlen, thotë Hyseyin Bytyn, sepse nga tre deri në katër ton petale prodhohet një litër esencë yndyrore. Ky vaj në tregun botëror ka vlerën katër deri në pesë mijë euro. Fermerët e vlerësojnë punën me trëndafilin edhe për një arsye tjetër, na thotë bashkëshortja Incilay Bytyn: „Trëndafili ynë ka erën e profetit tonë Muhamet. Vendi i Pelegrinazhit në Mekë lahet me ujë trëndafili. Trëndafili ka vlerë shpritërore në fenë Islame.”

Isparta, qendra turke e esencës së trëndafilit

Tonelatat me gonxhe trëndafili fermerët Bytyn i transportojnë për për numërim të mëtejshëm tek fabrika e Ahmet Sincar në qytetin Isparta, qendra turke e esencës së trëndafilit. Gonxhet duhet që 12 orë pas vjeljes të kenë mbërritur në fabrikë, në mënyrë që të mos thahet yndyra që përmbajnë petalet. Fabrikanti, Ahmet Sincar shpjegon: „Kjo është një lëndë e rëndësishme e parë për industrinë e parfumit. Aroma e trëndafilit është komponente e pandashme në përzierjet e aromave për shumë parfume. Në katër ton janë afërsisht dy milionë petale e kjo sasi nevojitet për të nxjerrë një litër vaj.”

Qyteti Isparta, një ëndërr e floristëve – është i mbushur me trëndafila nga çdo anë që të hedhësh sytë. Shumë tregtarë ofrojnë produkte të ndryshme të prodhuara nga gonxhet e trëndafilit. Tregtari i parfumeve të trëndafilit Kenan Yildirim thotë, se sipas një legjende “djersa e profetit tonë Muahmet përbëhej nga uji trëndafili. Aty ku pikonte djersa e tij, vinte erë trëndafil. Ndaj uji i trëndafilit quhet aroma e profetit.”

Që prej antikitetit trëndafili damascena mrekullon shumicën e njerëzve në Orient. Me kryqëzatat në shekullin e 13 kjo lule u transportua edhe në Francë. E sot aroma e tyre mrekullon gjithë botën.

dw