Fizikanti bërthamor pakistanez: “Shoqëritë myslimane kanë dështuar në mënyrë kolektive”

Fizikani bërthamor pakistanez Pervez HoodbhoyFizikanti bërthamor pakistanez

“Shoqëritë myslimane kanë dështuar në mënyrë kolektive”

 

Në vendet islame ka trazira, edhe pas Revolucionit Arab, fuqitë fetare janë në rritje kudo. Fizikanti bërthamor pakistanez Pervez Hoodbhoy sheh një “dështim kolektiv” në shoqëritë myslimane. Në një bisedë me SPIEGEL ONLINE ai shpjegon tezën e tij.

Studentë dhe studente vallëzojnë rreth Pervez Hoodbhoy. Ata kanë veshur rroba dhe kapela doktorature, vajzat e reja thjesht kanë vendosur kapelet e tyre mbi shamitë e tyre. Sapo morën vesh se i kishin kaluar provimet. Tani ata duan të fotografohen me Hoodbhoy. Profesorin e tyre të famshëm.

Pervez Hoodbhoy, 62 vjeç, është një fizikan bërthamor në Universitetin Quaid-e-Azam në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad. Ai ka dhënë mësim këtu që nga vitet 1970. Ai vetë ka studiuar dhe ka dhënë mësim në universitete të njohura në SHBA dhe Evropë. Ai ka marrë çmime për arritjet e tij shkencore, dhe përmes fizikës ka ardhur në çështjet politike.

Për shembull, ai kritikon armatimin bërthamor të fuqisë bërthamore të Pakistanit dhe depërtimin e fesë në fushat shkencore, kulturore dhe politike. Me këtë qëndrim ai bën armiq në Pakistan, i cili është aq krenar për bombën e tij atomike. Ai sapo është shkarkuar nga një universitet privat në Lahore dhe prej muajsh pret që të paguhet për punën e tij në Islamabad.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se kurrë nuk e kishte menduar të largohej nga Pakistani. Hoodbhoy lindi musliman në një familje Ismailiste (një sekt tek besimtarët shiitë). I urryer nga shumëkush, por edhe i admiruar fshehurazi nga disa, ai nuk dëshiron të mbyll gojën. “Unë them atë që mendoj. Dhe e justifikoj”, thotë ai në zyrën e tij, që e ka ende në universitet, që nuk e paguan më. Në mure janë varur foto të Japonisë pas shkatërrimit nga bombat bërthamore, ndërsa në tryezë janë libra për fizikën dhe politikën.

Lexoni në intervistë pse Pervez Hoodbhoy është kaq kritik ndaj fesë dhe si e sheh ai të ardhmen e shoqërive muslimane:

 

SPIEGEL ONLINE: Zoti Hoodbhoy, ju paralajmëroni rregullisht kundër radikalizimit të myslimanëve. Si e përcaktoni saktësisht këtë?

Hoodbhoy: Kur fillova për herë të parë të jepja mësim këtu në Universitetin Quaid-e-Azam të Islamabadit në fillim të viteve 1970, kishte vetëm një student në të gjithë kampusin që vishte burka. Sot, rreth 70 për qind e grave këtu janë plotësisht të mbuluara. Vetëm 30 përqind ecin normalisht.

 

SPIEGEL ONLINE: A e justifikojnë studentët tuaj këtë? Apo nuk është kjo një çështje?

Hoodbhoy: Unë i pyes ata herë pas here dhe shumë thonë se Islami ua kërkon ta bëjnë këtë. Të tjerë thonë se veshin burka ose hixhab sepse shumica e grave këtu e bëjnë këtë. Të tjerë ende thonë se ndihen më të sigurt në këtë mënyrë nëse janë në stacion autobusi dhe askush nuk i shqetëson.

 

SPIEGEL ONLINE: Pra nuk ka kthim te Zoti dhe një interpretim më i rreptë i fesë në fund të fundit?

Hoodbhoy: Po. Aktualisht jemi duke përjetuar një revolucion të madh kulturor në botën islame. Nuk është prekur vetëm Pakistani, por pak a shumë çdo vend mysliman. Pakistani po ndryshon, Afganistani është radikalizuar, Irani, Iraku, shumë vende të Afrikës dhe botës arabe, Egjipti, Algjeria, tani Mali. Herët a vonë do të shihni vetëm gra të mbuluara në Siri. Por le të shohim bashkësitë islame në Evropë dhe në SHBA – ato janë të infektuara nga i njëjti patogjen. Pse? Mendoj se e kupton se je ndryshe nga të tjerët. Është e qartë se ekziston një dëshirë për të treguar se jeni ndryshe. Një burka nuk është gjë tjetër veçse një etiketë për të dalluar veten. Kjo tregon qartë: Identiteti im është islamik. Ky identitet është i lidhur ngushtë me ndjenjën e të qenit viktimë e historisë. Në thellësi, muslimanët mendojnë se kanë dështuar. Kjo përzierje ndjeshmërish më frikëson sepse çon në sjellje shumë të pashëndetshme.

 

SPIEGEL ONLINE: Ju i shihni shoqëritë muslimane si një dështim kolektiv. Çfarë doni të thoni?

Hoodbhoy: Janë rreth 1.5 miliardë muslimanë në mbarë botën – por ata nuk kanë arritur asnjë sukses të rëndësishëm në asnjë fushë. As në politikë, as në shoqëri, as në shkencë, as në art e as në letërsi. Gjithçka që ata bëjnë me përkushtim të madh është lutja dhe agjërimi. Por nuk ka përpjekje për të përmirësuar kushtet e jetesës brenda shoqërive islame. Sigurisht, që njerëzit pa vetëdije e ndjejnë se ky është një dështim kolektiv.

 

SPIEGEL ONLINE: Së fundmi, ishte e ashtuquajtura Pranvera Arabe, kur njerëzit – myslimanët – luftuan për kushte më të mira jetese.

Hoodbhoy: Pranvera Arabe ishte vetëm një përgjigje ndaj sistemeve autokratike dhe despotizmit, arsyet që e kanë lënë botën arabe në errësirë. Por protestat nuk ishin thirrje për një rilindje kulturore apo shkencore. Pra, mos prisni ndryshime të mëdha. Çlirimi i vërtetë do të vijë vetëm kur ndryshimi politik të pasohet nga ndryshimi kulturor dhe ndryshimi i qëndrimeve. Muslimanët arabë duhet të braktisin besimin e tyre të gabuar por të përhapur se shkenca përmban elemente të fesë në çfarëdo mënyre. Ky mentalitet Inshallah, i cili për çdo gjë e bën përgjegjës Zotin, është e kundërta me të menduarit shkencor. Përveç kësaj, etika e punës arabe është e keqe. Ka ndërprerje të vazhdueshme për kryerjen e detyrave fetare. Për të qenë konkurrues në botën moderne, gjërat si përpikshmëria dhe respektimi i rregullave të cilët i bëjnë njerëzit, jo Zoti, duhet të përmirësohen në mënyrë dramatike.

 

 

SPIEGEL ONLINE: A merrni realisht kërcënime për shkak të deklaratave të tilla?

Hoodbhoy: Nuk ka kërcënime, por ato ma bëjnë jetën të vështirë. Sapo jam larguar nga Universiteti i Shkencave të Menaxhimit të Lahores, ku kam dhënë mësim fizikën. Ky është një universitet privat shumë progresiv, por ka kufij për atë që mund të thuash në këtë shoqëri. Nuk është e lehtë për mua as këtu në Islamabad. Meqenëse jam profesor me mandat, nuk mund të më pushojnë. Por nuk jam paguar prej muajsh. Unë po i qëndroj vetëm fakteve: Çfarë shpikjeje apo zbulimi të rëndësishëm kanë bërë muslimanët në mijëvjeçarin e fundit? Elektricitetin? Valët elektromagnetike? Antibiotikë? Motor me djegie të brendshme? Kompjuter? Jo, asgjë, të paktën asgjë që përbën një qytetërim modern. Kështu është. Dhe sipas fanatikëve fetarë,  kjo nuk ka ndonjë rëndësi. Ata janë ende të bllokuar mendërisht në shekullin e dymbëdhjetë.

 

SPIEGEL ONLINE: Ka padyshim myslimanë shumë përparimtarë, ata që janë laikë dhe e vlerësojnë botën moderne. Dhe nga pikëpamja fetare, shumica e tyre janë mjaft të moderuar. Ju jeni të padrejtë me ta tani.

Hoodbhoy: Sigurisht që ka pasur përpjekje në shoqëritë islame për t’u modernizuar në mesin e shekullit të 20-të. Pakistani ishte një ide shumë moderne kur u themelua në 1947. Egjipti, Indonezia, Irani ishin të gjitha shoqëri që e shihnin arsimin dhe përparimin si diçka të mirë. E gjithë kjo ka marrë fund. Ka disa arsye për këtë. Nacionalizmi arab dështoi. Palestinezët mbaheshin të vegjël. Dhe Perëndimi zgjodhi realizimin e interesave të tij pavarësisht nga zhvillimet pozitive në vendet islame, për shembull kur ishte fjala për naftën. Kur gjërat shkojnë keq, njerëzit i drejtohen Perëndisë.

 

SPIEGEL ONLINE: Mendoni se kjo është e mjaftueshme për të ndezur radikalizimin?

Hoodbhoy: Për shumë muslimanë pyetja është: Pse ka mbaruar madhështia jonë? Dhe përgjigja që u japin mullahët është: Sepse ju nuk jeni muslimanë të mirë! Lutuni! Agjëroni! Mbuloni gratë tuaja! Mendoni mbi interpretimin tuaj të Islamit! Por: Kështu nuk do të ketë përparim. Ne po i përjetojmë pasojat. Në Pakistan, sunitët radikalë po vrasin çdo ditë shiitët thjesht sepse i llogarisin se ata janë të pafe.

 

SPIEGEL ONLINE: Dhe cila mendoni se është mënyra e duhur për të ndaluar këtë zhvillim?

Hoodbhoy: Shoqëritë duhet të kenë përvojat e tyre të përgjakshme. Kështu është bërë laike Europa. Dikur kishte luftëra të pandërprera midis katolikëve dhe protestantëve dhe vetëm kur gjakderdhja zgjati mjaftueshëm, njerëzit erdhën në vete. Kam frikë se ne tani po i kalojmë këto përvoja të tmerrshme.

 

SPIEGEL ONLINE: Megjithatë, ne duhet të merremi me radikalët këtu dhe tani. Çfarë mendoni për bisedimet me talebanët?

Hoodbhoy: Ata që nuk janë të gatshëm për bisedime, por vazhdojnë të përdorin dhunë, ne duhet t’i vrasim. Le të marrim talebanët pakistanezë: Ata kanë dy kërkesa, përkatësisht që Pakistani të ndërpresë lidhjet e tij me SHBA-në dhe tëvendosim përdorimin e ligjit të Sheriatit si ligj të vetëm. Ata nuk duan rrugë, nuk duan shkolla, sduan punë. Ata janë plotësisht pakompromis. Sigurisht që nuk mund të flasësh me ta. Ne e pamë atë në Luginën Swat në vitin 2009, kur qeveria pakistaneze bëri gjithnjë e më shumë lëshime dhe ekstremistët vazhduan të avanconin. Pra, duhet t’u thuash atyre shumë qartë: Ne nuk do të negociojmë me ju derisa ti dorëzoni armët. Dhe meqenëse ata nuk do ta bëjnë, ne duhet t’i luftojmë ata. Nëse flisni me talebanët, bëjeni këtë vetëm nga pozicioni i forcës.

 

SPIEGEL ONLINE: A do të kishte qeveria mbështetjen e popullatës nëse do të luftonte talebanët?

Hoodbhoy: Kur u ngrit pyetja në vitin 2009 nëse ushtria duhet të bëjë luftë kundër talebanëve në Luginën Swat, pati rezistencë të fortë nga popullata. Megjithatë, ushtria marshoi brenda. Lugina Swat është dukshëm më mirë sot se sa ishte nën talebanët. Mendoj se shumë njerëzve nuk u pëlqen ushtria, por ekstremistët i pëlqejnë edhe më pak. Jam i bindur se aksioni ushtarak është i mundur.

 

SPIEGEL ONLINE: Sa e fortë është shkalla e radikalizimit brenda ushtrisë pakistaneze, e cila në fund të fundit ka arsenalin bërthamor me rritjen më të shpejtë në botë?

Hoodbhoy: Përbërja e ushtrisë vështirë se mund të ndryshojë nga shoqëria nga e cila është rekrutuar. Shoqëria pakistaneze i ka dhënë një vend axhendës islamike, dhe po ashtu edhe forcat e armatosura. Prandaj, ushtria përballet me vështirësi të mëdha. Atje ka oficerë që e shohin veten si pjesë e ushtrisë pakistaneze. Dhe ka oficerë që e shohin veten si pjesë e ushtrisë së Islamit. Forcat laike brenda forcave të armatosura janë të shqetësuara, por nuk kanë përgjigje për këtë sfidë.

28.01.2013  Hasnain Kazim

Albin Kurti në Tetovë u takua me Ali Ahmetin dhe Bilal Kasamin…

Albin

Në Universitetin e Tetovës u shënua sot përvjetori i rënies për liri të studentit të këtij universiteti, Alban Ajeti, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Albani kishte lënë studimet për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së për çlirimin e Kosovës, luftë në të cilën flijoi edhe jetën e tij.

 

Në ceremoninë e organizuar në UT-ja  në praninë  e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, Albin Kurti e cilësoi Alban Ajetin si “pëllumb dëshmor i UÇK-së”.

“Përnjëmend Albani nuk arriti t’i përmbyllë studimet për farmaci dhe nuk arriti të marrë diplomë nga Universiteti i Tetovës sepse koha ia kërkoi që statusin e studentit ta këmbente me atë të luftëtarit të lirisë. Por pikërisht duke luftuar për lirinë e Kosovës, ai e mori diplomën e dëshmorit të kombit, diplomë që asnjë universitet në botë nuk mund ta lëshojë e të cilën Albani e mori nën ëmblemën e UÇK-së”, tha Kurti në fjalimin e tij. 

 

Kasami KurtiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi sot në Tetovë ku u takua edhe me kreu e kësaj komune, Bilall Kasami.

 

Siç thonë nga Lëvizja Besa, Kasami dhe Kurti kanë diskutuar për shumë çështje me interes për të dy vendet, përcjell KlanM.

“Gjithashtu, si dy krerë të subjekteve politike, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami u zotuan për thellim të bashkëpunimit mes dy partive”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

 

 

Kurti QokuZyra e kryeministrisë njofton se  Kryeministri Kurti emëroi z. Bekim Qokun, Këshilltar të Jashtëm Politik të Kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar z.Bekim Qokun, Këshilltar të Jashtëm Politik të Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti i uroi z. Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, njofton zyra e kryeministrisë.

Në kërkim të jetës në hapësirë

European Space Agency depicts the Jupiter Icy Moons ExplorerMisioni për të zbuluar sekretet e tre hënave të mbuluara nga akulli të Jupiterit filloi këtë të premte. Agjencia Evropiane e Hapësirës ka ndërtuar një anije të posaçme të quajtur JUICE, që të bëjë udhëtimin shtatë vjeçar drejt pjesëve më të largëta të sistemit tonë diellor.

Anija hapësinore JUICE pritet të udhëtojë për 884 milionë kilometra, duke u rrotulluar përreth Jupiterit dhe hënave të tij të mbuluara nga akulli.

Jupiteri është një planet gjigand prej gazi. Ai është planeti më i madh që rrotullohet më shpejt nga të gjithë planetët e sistemit tonë diellor. Pasi të arrijë në orbitë në vitin 2031, anija hapësinore do të hapë dhjetë panele diellore dhe instrumentat për të matur elementët në mjedisin përreth.

Misioni do të hetojë shfaqjen e botëve të banueshme përreth planeteve gjigande të përbëra nga gazi. Anija do të kalojë pranë planetit Jupiter dhe tre hënave të tij, të quajtura Calisto, Europa dhe Ganymede.

voa

Vështirësitë për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Edward P. JosephEdward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha të premten se zbatimi i marrëveshjes së arritur muajin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përballet me sfida të mëdha për shkak të paqartësive të asaj rreth së cilës palët janë pajtuar.

 

Ai i bëri këto komente në Prishtinë gjatë një debati me temën “Marrëveshja Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë”, e organizuar nga instituti Kipred dhe universiteti “Johns Hopkins”.

Zoti Joseph numëroi siç tha dy paqartësi që e sfidojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Paqartësia e vetë marrëveshjes, fakti që janë lënë boshllëqe, që janë elementë që nuk janë specifikuar, hollësi të paspecifikuara që ngritin pikëpyetje dhe nën dy, sigurisht që është statusi i marrëveshjes, fakti që nuk u nënshkrua dhe kontekstualisht fakti që dëgjojmë një nivel negativiteti për një marrëveshje që sapo është arritur, gjë që natyrisht nuk është inkurajuese”, tha ai duke nënvizuar se tashmë me zbatim do të matet edhe besueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian si dy fuqi që kanë investuar për arritjen e marrëveshjes.

“Konteksti që kemi këtu është se kemi investim joformal nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në këtë përpjekje. Besueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është në pyetje, jo vetëm e Kosovës dhe Serbisë që janë testuar me këtë marrëveshje, dhe kemi detyrime formale në vetë marrëveshjen e pranuar nga Bashkimi Evropian. Ky është konteksti me të cilin përballemi, nuk ka asnjë këtu që ka ndonjë iluzion se kjo marrëveshje do të jetë e lehtë dhe e lëmuar”, tha ai.

Drejtori i institutit Kipred, Lulzim Peci, tha se Kosova dhe Serbia po përballen me trysni nga faktori ndërkombëtar për ta zbatuar sa më shpejt marrëveshjen. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë vënë në rrezik edhe besueshmërinë e tyre në këtë përpjekje për paqe.

“Ajo që më shqetëson është se ka një marrëveshje, por diskursi politik, diskursi politik armiqësor nuk ka ndryshuar dhe nëse nuk ndryshohet ky diskurs politik kam frikë se edhe pas zbatimit të marrëveshjes do të rezultojë në një atmosferë të hidhur dhe mund të rrisë mosbesimin midis të gjitha palëve të përfshira”, tha zoti Peci.

Tatjana Lazareviç nga portali Kossev tha se kjo marrëveshje tashmë është e detyrueshme dhe asnjëra palë nuk mund të ikë nga procesi i zbatimit. Ajo tha se pret që procesi i pajtimit të zgjasë shumë.

“Unë personalisht pres që duhet edhe një dekadë për këtë fazë të re për të përfunduar procesin e konfirmimit se Serbia de jure dhe de facto e ka pranuar ndarjen e Kosovës si shtet i pavarur”, tha ajo.

Me 18 mars në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pajtuan të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë në tërësi marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe çdo refuzim për ta bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative.

Në fillim të këtij muaji kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, u pajtuan për tekstin e deklaratës mbi personat e zhdukur gjatë luftës si dhe diskutuan për hapat drejt themelimit të asociacionit dhe zbatimit të marrëveshjeve të tjera të arritura në bisedimet e mëhershme në Bruksel. Ky takim i ka hap rrugë organizimit të një takimi të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të çuar përpara procesin e zbatimit të marrëveshjes.

 

voa

Ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut, Besimi flet për rritjen e pagave të zyrtarëve dhe projektet e autostradave

Fatmir BesimiMinistri i Financave të Maqedonisës së Veriut, Fatmir Bislimi gjatë një interviste me Zërin e Amerikës tha se ndërtimi i autostradave të reja në këtë vend mund të kushtojë 1.3 miliardë euro, por kjo shifër mund të rritet apo zvogëlohet varësisht se ne çfarë afati kohor realizohen punimet.

 

Një nga rreziqet për vonesa është mos miratimi i një ligji të ri që do të lejonte punëtorët e kontraktuar nga Bechtel dhe Enka, kompania që ka fituar tenderin, të punojnë deri në 60 orë në javë. Momentalisht, kjo gjë nuk është e lejuar në Maqedoninë e Veriut. Gjatë intervistës me kolegun Artan Haraqija, ministri Bislimi nuk ka pranuar të komentojë akuzat e opozitës se kompanitë vendore që janë përzgjedhur për mbikqyren e punimeve nuk kanë përvojë në projektet e infrastrukturës duke thënë se përgjigjet për këtë duhet të jepen nga agjencia qeveritare që i ka përzgjedhur ato.

Zëri i Amerikës: Zoti Besimi ju ndodheni në Uashington këto ditë për të marrë pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Por në vendin tuaj ka një vendim për rritjen prej 78% të pagave për funksionarët shtetërorë, gjë që ka nxitur debate pasi bëhet në një kohë krize, kur qytetarët përballen me rritje inflacioni dhe ngritje të çmimeve. Si e arsyetoni një vendim të tillë?

Fatmir Besimi: Fillimisht të sqarohemi se nuk bëhet fjalë për ndonjë politikë të qeverisë. Është çështje e një ligji që është diskutuar disa vjet. Vendimi ka qenë i ngrirë në të kaluarën për vlerën e pagës mesatare dhe ky është një vendim i Gjykatës Kushtetuese e cila nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me politikat e kësaj qeverie.

Zëri i Amerikës: Megjithatë është një vendim që për stafin e Ministrisë tuaj të rriten pagat për 30%, diçka që ka shkaktuar protesta sidomos tek stafi i Ministrisë së Kulturës, do t’i ndihmoni edhe ata?

Fatmir Besimi: Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të sqarojmë pozicionin e Ministrisë së Financave. Detyra jonë është të mbajmë stabilitetin financiar dhe fiskal sa i përket buxhetit dhe borxhit publik për të siguruar një rritje të konsiderueshme ekonomike dhe sa më të balancuar. Sa i përket sektorit publik e konkretisht pagave në Ministrinë e Financave kjo ishte de fakto si rezultat i presionit të tregut për shkak se në periudhën e fundit pesë vjeçare më shumë se 30% e stafit e kanë lëshuar ministrinë dhe ata kanë qenë nga stafi cilësor. Sa i përket të gjitha tjerave ne kemi një qasje sistemore e cila do të japë mundësinë që pagat në sektorin publik të adaptohen, të korrigjohen çdo vit sipas pagës minimale dhe rritjes së çmimeve dhe rritjes së pagës mesatare brenda ekonomisë.

Zëri i Amerikës: Pra, ju thoni që vendimi nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Ministrinë e Financave, ndonëse ka një protestë prej stafit të Ministrisë së Kulturës?

Fatmir Besimi: Çështja e Ministrisë së Financave është rregulluar me ligj, ndërsa Ministria e Kulturës kërkon që të rregullohet me një marrëveshje kolektive. Sa i përket Marrëveshjes Kolektive, ne jemi në proces që si qeveri të arrijmë një marrëveshje të përgjithshme për gjithë sektorin publik dhe normalisht një ligj tjetër që është në diskutim publik ku do të rregullohen rrogat e gjithë sektorit publik. Sa i përket Ministrisë së Financave, aty kërkohet cilësi për të shërbyer të gjitha institucionet shtetërore dhe nuk mund të krahasohet me njërin dikaster apo me tjetrin.

Zëri i Amerikës: Te ndalemi te një marrëveshje që qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar së fundmi me konsorciumin amerikano-turk, Bechtel dhe Enka. Ka një mori akuzash që janë hedhur për marrëveshjen, deri më sot ende nuk dihet saktë se sa do të kushtojë projekti i ndërtimit të korridorit 8 dhe 10d.

Fatmir Besimi: Gjithsesi, në rend të parë sa i përket financimit ne e kemi paraparë në kornizën buxhetore pesë vjeçare dhe mënyra e financimit është përmes buxhetit nga Ministria e Transportit e deri te Drejtoria e Rrugëve Shtetërore e cila do të kryejë implementimin e kësaj marrëveshjeje sa i përket ndërtimit të korridorit 8 dhe në aspekt të atij financimi, kjo çështje nuk është aspak kontestuese. Sa u përket kostove të përgjithshme dhe marrëveshjes siç janë të paraparë tani duhet rreth 1.3 miliardë euro për pesë vjeçarin që vjen ashtu siç janë procedurat tek sektori i ndërtimit me disa ndryshime varësisht nga punët në terren. Por, këto janë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, pra aspekti i financimit është i konsoliduar. Korridori 8 dhe 10d që e lidh korridorin 8 me korridorin 10, ndërmjet Manastirit dhe Prilepit, është në tërësi ashtu siç është e nënshkruar, 1.3 miliardë euro.

Zëri i Amerikës: Një prej akuzave të shumta që janë hedhur drejt marrëveshjes, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ligjvënës të partive të vogla të shumicës parlamentare është përzgjedhja e kompanive që do të bëjnë mbikqyrjen e projektit. E dimë që është një kompani spanjolle, por kritikat janë sidomos për kompanitë vendore të cilat akuzohen për mungesë përvoje. Njëra prej tyre, sipas kritikave të opozitës, të vetmen pervojë që ka është në industrinë e tekstilit. Sa është e vërtetë kjo?

Fatmir Besimi: Më lejoni të bëjë absolutisht të qartë. Sa i përket korridorit 8, autostrada është projekt stratregjik, infrastrukturor për ekonominë e vendit. Duke u nisur nga kjo bazë, ligji special për këtë projekt është kaluar në parlamentin e Maqedonisë së Veriut me shumicë absolute nga të gjitha subjektet politike, të shumicës parlamentare dhe opozitës. Pra, kemi të bëjmë për një projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm ekonomik, por gjeostrategjik për vendin dhe për rajonin.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, unë po iu pyes për përzgjedhjen e kompanive mbikqyrëse të projektit?

Fatmir Besimi: Po e kuptova, ju faleminderit që ma rikujtuat edhe njëherë. Për dallim prej përcaktimit me ligj special të kompanisë që do të merret me ndërtim, pra Bechtel dhe Enka, këtu kemi të bëjmë me një prokurim ndërkombëtar të cilën e ka realizuar ndërmarrja shtetërore, një prokurim ndërkombëtar që ka zgjatur disa muaj dhe sipas procedurës ata kanë bërë përzgjedhjen. Për çdo gjë, për cdo spekulim, për çdo koment tjetër institucionet përkatëse duhet të bëjnë punën e vet dhe të sqarohet çdo dilemë për shkak se besueshmëria e vet projektit është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Zëri i Amerikës: Keni parë ju që një prej kompanive nuk ka fare përvojë tek mbikqyrja e punimeve që kanë të bëjnë me infrastrukturën?

Fatmir Besimi: Ju tani po më bëni pyetjet që janë për anëtarët e komisionit, të cilët kanë bërë prokurimin, të cilët kanë pasur rregullat e prokurimit para vetës dhe normalisht ligjin para vetës. Për çdo gjë përkatëse kemi institucionet që do të merren me të. Çdo institucion ka prokurimin e vet. Mirëpo, atë që desha të theksoj, jo për të arsyetuar Ministrinë e Financave sepse aspak nuk është temë e Ministrisë së Financave, mirëpo për procesin në tërësi dua të them që jo vetëm ky, të gjitha proceset e tjera e kanë një institucion që e udhëheq këtë proces, në këtë rast është ndërmarrja shtetërore dhe ajo ka rregullat e ligjet e komisionit që përcaktohen për këtë dhe ka institucione të tjera që merren me atë nëse ka mbarëvajtje të procesit apo ka ndonjë shkelje. Çdo fjalë tjetër është spekulative ndërsa institucionet përkatëse nuk e thonë fjalën përkatëse sipas ligjit.

Zëri i Amerikës: Por ndërsa ju jeni anëtar i qeverisë që ka marrë vendimin për kontratën me Bechtel dhe Enka, i keni parë ju se cilat janë këto kompani dhe jeni të kënaqur me përzgjedhjen që është bërë?

Fatmir Besimi: Ne ju besojmë institucioneve dhe ligjit. Institucionet supozojmë dhe besojmë që kanë punuar sipas ligjit dhe procedurave dhe normalisht institucionet përkatëse që duhet të konstatojnë procedurën duhet të japin qëndrimet e tyre lidhur me këtë. Ne ndërsa e kemi pranuar në qeveri atë, është nënshkruar marrëveshja, ne normalisht që kemi besuar në atë që është prezantuar dhe nuk kemi pse të mos besojmë ata persona të caktuar nga qeveria dhe janë njerëz që ne besojmë se punojnë sipas ligjit dhe në fund të fundit secili e ka përgjegjësinë e vet për nënshkrimin që e vendos. Prandaj, në çdo demokraci, në çdo vend ku funksionojnë institucionet ato e mbajnë edhe përgjegjësinë e vet.

Zëri i Amerikës: Një prej akuzave është dhe numri i orëve, koha që punëtorët duhet të punojnë të cilët do të kontraktohen nga Bechtel dhe Enka. Një prej kritikave është se ata do të detyrohen të punojnë deri në 60 orë brenda javës që është në kundërshtim me atë që është e ligjshme në vendin tuaj. Është kjo e vërtetë?

Fatmir Besimi: Së pari, ishte politikë e kësaj qeverie për të shkurtuar orarin, siç ishte përcaktimi i të dielës si ditë jo pune. Në vetë ligjin ekzistues, sa i përket të dielës si ditë jo pune ka përjashtime kur është fjala për qendrat tregtare, fabrikat që kanë proces prodhimi i cili nuk duron ndërprerje brenda fundjavës, dmth ka përjashtime. Kërkesa në këtë projekt ka qenë nëse duam të realizohet në afat siç është paraparë pesë vjeçar, natyra e punës kërkon angazhim më tepër se sa që është ligji aktual. Megjithatë është çështje ligjore që do të rregullojë atë.

Zëri i Amerikës: Që i bie se duhet të miratohet një ligj i ri?

Fatmir Besimi: Ashtu siç parasheh ligji aktual përjashtime për ditën e diel si ditë jo pune, vetë ligji që u miratua nga parlamenti ekzistues ka disa përjashtime nga rregullat dhe vazhdon të mbetet tendenca që të drejtat e punëtorëve të jenë me ditën e diel si ditë jo pune, mirëpo nga natyra e punës, sektorë të veçantë kanë mundësi të bëjnë përjashtime, normalisht për atë do të paguajnë ekstra, një vlerë më të madhe për punëtorët që do të angazhohen në ditët që nuk janë ditë pune. Por megjithatë, për atë duhet të kalohet një ligj i ri.

Zëri i Amerikës: Besoni që i keni votat e mjaftueshme në parlament sepse thashë që ka pasur jo pak kritika, edhe gjatë kësaj jave në komisionet parlamentare kur është diskutuar marrëveshja me Bechtel dhe Enka, një prej pikave që është përmendur ka qenë kjo e 60 orëshit brenda javës dhe nëse nuk kalon kjo dhe shkaktohen vonesa në realizimin e punimeve, atëherë vendi juaj duhet të paguaj më shumë se 1.3 miliardë euro.

Fatmir Besimi: Shihni, askush as që ka ndonjë tendencë të ndryshojë atë që është aktualisht e miratuar si ligj për orët e punës në nivel të ekonomisë kombëtare. Kjo është një kërkesë për realizimin e këtij projekti, në afate të parapara dhe normalisht nëse ajo kalon do të jetë në favor të realizimit. Nëse ato ndryshime nuk do të realizohen ashtu siç janë propozuar në parlament, projekti do të vazhdojë të realizohet dhe implementohet, normalisht sipas vlerësimeve fillestare të vet kompanisë së kontraktuar do të duhet më shumë kohë për disa muaj dhe ato normalisht e kanë koston e vet. Mirëpo, mënyra se si është hartuar kjo kontratë, për çdo fazë do të ketë përcaktim të kostove fikse dhe kjo është një kornizë për të cilën ne po flasim, pra për 1.3 miliardë eurot, ajo mund të jetë më shumë ose më pak.

Zëri i Amerikës: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 14 %, cfarë masash po ndërmerr qeveria juaj për tu përballur me situatën?

Fatmir Besimi: Aktualisht ne kemi disa masa, duke filluar nga fillimi i krizës energjetike dhe inflacionit. Një nga ato ishte se ne reduktuam disa taksa sic është taksa e TVSH-së për energjinë elektrike, për konsumatorët rezident apo familjet. Pastaj është masa për zvogëlimin e taksave në disa prodhime bazë, TVSH-në dhe akzicën e disa prodhimeve sic janë derivatet e naftës. Pastaj në të njëjtën kohë miratuam ndihmat e drejtpërdrejta për kategori sociale që ishin më të ndjeshme siç janë pensionistët, pastaj kategoritë e tjera që shfrytëzojnë ndihma sociale. Sërish në këtë fillim vit ndërmarrja e masave administrative sa i përket çmimeve të prodhimeve kryesore ushqimore dhe në anën tjetër duke lehtësuar kostot, kemi lejuar më pas kredi të vogla e të mesme për likuiditet me interes me të ulët se sa ato të tregut dhe forma të tjera që kanë nënkuptuar përkrahje për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve apo amvisërive. Pra kjo është një pako e instrumenteve që janë shfrytëzuar gjatë kësaj periudhe

Zëri i Amerikës: Me këto masa të ndërmarra besoni se është evituar rreziku i një krize ekonomike?

Fatmir Besimi: Nëse në aspektin teknik e definojmë, kriza duhet të jetë në dy cikle me rritje negative. Momentalisht nuk kemi rreziqe të tilla, normalisht ajo që ndodh në ekonominë globale dhe atë të Evropës vërehet edhe sipas projeksioneve të reja, mirëpo ajo që është e panjohura është edhe kriza e luftës apo agresonit rus në Ukrainë dhe për këtë në këtë moment askush nuk mund të jap vlerësime të sakta se në çfarë drejtimi, intensiteti do të zhvillohen luftimet në terren në Ukrainë dhe cilat do të jenë ndikimet e kësaj.

Zëri i Amerikës: Ka vërejtje serioze për luftën kundër korrupsionit, vërejtje që janë përmendur në raportet vjetore të Departamentit amerikan të Shtetit dhe raporteve të tjera ndërkombëtare që monitorjnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ka shumë pak dënime ndaj zyrtarëve të shtetit apo ish zyrtarëve, ka pak ndjekje penale ndaj atyre që dyshohen për korrupsion. Mund të në flsini pak për masat që qeveria e vendit tuaj po ndërmerr kundër kësaj dukurie?

Fatmir Besimi: Sa i përket korrupsionit kjo është një dukuri që po e luftojmë në të gjitha aspektet dhe kjo lidhet me atë që ishte një nga pyetjet e juaja, për një procedurë prokurimi. Institucionet përkatëse duhet të bëjnë punën e vet, prokuoria duhet të bëjë punën e vet dhe normalisht dhe sa i përket transparencës që duhet të rritet, kemi një sërë ligjesh që e mundësojnë këtë pastaj kemi komisionin për luftën kundër korrupsionit që gjithashtu është forcuar me ekipe gjatë këtyre dy viteve, është më së dyfishuar numri i të punësuarve atje ka dixhitalizim të sistemit dhe dokumenteve gjithashtu në prokurori dhe në gjyqësor janë rritur jo vetëm pagat por edhe buxheti i tyre që të mund të procesojnë në mënyrë me efikase të gjitha ato procedura dhe de fakto kjo është një angazhim i vazhdueshëm për të luftuar një dukuri e cila dëmton jo vetëm imazhin e vendit, por edhe rritjen ekonomike në vend.

Kjo intervistë është redaktuar për të qenë më e qartë dhe më e përmbledhur.

Pas 3 muajsh rinisi gjykimi për “Besa Trans”, dëshmoi përfaqësuesi i doganave

Besa-Trans_Gjykata-1Pas 90 ditëve nga mbajtja e seancës së fundit, sot më në fund ri-filloi gjykimi për “Besa-Trans”. Pronari i kompanisë Bekim Haxhiu dhe përfaqësuesi i saj, Hajredin Muça si palë të akuzuara për falsifikim të certifikatës së licencës së autobusit famëkeq që mori jetën e 45 personave në Bullgari, edhe njëherë para gjykatës thanë se nuk ndjehen fajtorë.

Pas kësaj në pyetje u mor përfaqësuesi i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Vasilevski. Ai shpjegoi se dogana ka sistem i cili evidenton daljet e autobusëve jashtë kufirit që quhet EKSIM. Sipas tij, pa u plotësuar kushtet, asnjë autobusi nuk i lejohet dalja nga shteti.

“Besa trans, në sistem është evidentuar disa herë, pasi është transportues i rregullt, ekziston evidencë që ka dalë. Për të kaluar një autobus, duhet të ketë: Llojin e lejes (eksport, import…), emri i transportuesit, numri amë i transportuesit, numri i lejes, targat, numri i certifikatës së licencës, emri i shoferit, certifikata, lista e udhëtarëve, relacioni i transportit dhe vendi ku është regjistruar transportuesi”, tha Dragan Vasilevski, dogana e Maqedonisë.

Pas kësaj avokati i pronarit të Besa Trans, Asmir Alispahiq pyeti përfaqësuesin e Doganave në qoftë se me këtë nënkupton se “Besa Trans” ka pasur certifikatë origjinale dhe i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. Ai u përgjigj se s’mund të jep konkluzione në këtë drejtim.

Ngelet e paqartë se si autobusi i aksidentuar edhe pse nuk ka pasur certifikatë të licencës për transport ndërkombëtar, ka arritur 20 herë ta lëshojë shtetin. Sipas Alispahiq, kjo përgjigje duhet të kërkohet diku tjetër – por thotë se certifikata e përdorur assesi s’ka qenë e falsifikuar.

“Po të kishte çfarë do dyshimi në pjesën e kalimit të autobusëve, ndërsa e dini se Besa Trans nuk ka vetëm një autobus, por më shumë autobusë. Do të alarmonin edhe punonjësit e doganave por edhe sistemi EXIM. Konsideroj që sot përfaqësuesi i doganave dha dëshmi të qartë dhe decide, dhe me këtë vetëm konfirmohet ajo që e thotë mbrojtja gjatë gjithë kohës se të gjitha ato certifikata të licencave të cilat janë përdorur janë origjinale, dhe të besueshme”, u shpreh Asmir Alispahiq – Avokat i pronarit të “Besa Trans”.

Sipas aktakuzës, pronari i Besa Trans Bekim Haxhiu përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kjo çoi në suspendimin e dy doganierëve një ditë pas aksidentit.

Aksidenti në fjalë ndodhi në Bullgari më 23 nëntor të vitit 2021, kur autobusi i “Besa Trans” po kthehej nga Stambolli. Në mesin e 45 të vdekurve, 12 ishin fëmijë ndërsa vetëm shtatë mbijetuan.

alsat

FBI arreston anëtarin e Gardës Kombëtare, të dyshuar për publikimin e dokumenteve sekrete

Jack TeixeiraAnëtari i Gardës Kombëtare të Masaçusetsit, Jack Teixeira, u arrestua të enjten në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve ushtarake shumë sekrete në lidhje me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera madhore të sigurisë kombëtare amerikane, një shkelje alarmante që ka ngritur pyetje të reja në lidhje me aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur sekretet më të ndjeshme.

 

21-vjeçari Teixeira u arrestua në shtëpinë e tij në Masaçusets nga oficerët e FBI-së pa bërë rezistencë. Akuzat ndaj tij do të ngrihen në bazë të një dispozite të Ligjit për Spiunazhin, që e konsideron krim marrjen ose transmetimin e informacionit të klasifikuar të mbrojtjes kombëtare, tha pas arrestimit Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Zoti Garland nuk dha ndonjë motiv të mundshëm për nxjerrjen e informacioneve, por persona që kishin komunikuar me të në platformën e komunikimeve private Discord, ku u shfaqën dokumentet, kanë thënë se zoti Teixeira ishte më i motivuar nga dëshira për të shitur mend, sesa ideologjia.

Arrestimi i së enjtes ishte një moment kyç në hetimin për rrjedhjen e informacionit të zbulimit të profilit më të lartë prej vitesh dhe ushtria dhe Departamenti i Drejtësisë po vazhdojnë të hetojnë se si ka mundësi që sekretet qeveritare të publikuara në një platformë private si Discord, qarkulluan në mbarë botën.

Fakti që anëtari i Gardës Kombëtare rezultoi si i dyshuari kryesor, po shtron pyetjen se si ka mundësi që një shkelje kaq e rëndë, që Pentagoni e quajti një “rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare”, mund të jetë shkaktuar nga një pjesëtar kaq i ri dhe i një rangu të ulët.

Zoti Teixeira ishte specialist i sistemeve të transportit kibernetik, që do të thotë një specialist i teknologjisë, përgjegjës për rrjetet e komunikimeve ushtarake.

Disa orë pas arrestimit, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, lëshoi një deklaratë ku premtoi se do të “analizojë se pse ndodhi kjo, pse kaloi pa u vënë re për javë të tëra dhe si të parandalohen rrjedhjet në të ardhmen”.

Zoti Teixeira, do të paraqitet para një gjykate në Masaçusets të premten. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai ka një avokat që mund të flasë në emër të tij.

Administrata e presidentit Biden ka bërë përpjekje intensive për të vënë nën kontroll pasojat e mundshme diplomatike dhe ushtarake nga rrjedhjet që kur u njoftua për herë të parë për to javën e kaluar, duke marrë masa për të siguruar aleatët dhe për të vlerësuar përmasat e dëmit.

Dokumentet e klasifikuara – të cilat nuk janë konfirmuar nga zyrtarët amerikanë – variojnë nga informacione që tregojnë pozicionet ushtarake të Ukrainës deri te vlerësimet e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën dhe tema të tjera të ndjeshme, përfshirë rrethanat kur Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore.

voa

 

Jo spiun po mburravec? Zbulimi i dokumenteve sekrete në SHBA

 

Jack TNjë 21-vjeçar, punonjës në ushtri duket të jetë përgjegjës për zbulimin spektakolar të dokumenteve sekrete të amerikane. Në SHBA shumë vetë pyesin, si ishte e mundur një gjë e tillë dhe si mund të pengohet në të ardhmen.

 

Nuk është hera e parë që rrjedhin në publik dokumente sekrete amerikane. Por rasti i fundit është i veçantë. Sepse burimi nuk është spiun, as zbulues-whistleblower si Edward Snowden. Pas dokumenteve sekrete amerikane ndodhet, sipas hetuesve, një pjesëtar 21 vjeçar i ushtrisë amerikane nga shteti federal, Masaçusets. Jack T. punon për Gardën Kombëtare në një bazë ushtarake.

Jim Himes, anëtar i komisionit parlamentar për shërbimet sekret amerikane është i shokuar. “Kemi të bëjmë me një 21 vjeçar, që donte të shiste mend para shokëve dhe jo me cyber-spiunët e Pekinit apo Rusisë”, tha ai për CNN. “Kemi shumë punë përpara, për të riparuar këtë sistem, që lejon herë pas here që të rrjedhin informacione.”

 

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur masa të reja pas këtij rasti. Në të ardhmen do të ketë shumë më pak vetë që kanë dijeni për dokumente sekrete. “Kjo ishte vepër penale me paramendim. Një shkelje e rregulloreve tona”, thotë zëdhënësi i kësaj ministrie, Patrick Ryder. Në të ardhmen do të sigurohet, që të kenë qasje tek informacione sekrete, vetëm ata që kanë nevojë për to.” Ryder tha se “ne mësojmë gjithmonë nga situata të tilla dhe hulumtojmë më tej.”

 

Dokumentet sekrete publikohen në grupin e chat-it

21 vjeçari i ka memorizuar njëherë dokumentet sekrete dhe i ka fotografuar në shtëpi për t’i postuar pastaj në një grup chat-i me rreth dy duzina anëtarësh. Shumica e anëtarëve ishin adoleshentë apo meshkuj të rinj që interesohen për videolojërat, armët dhe ushtrinë. Një anëtar i këtij grupi tha për “Washington Post”, se “nuk beson që ai ka ndjekur një qëllim të caktuar me postimin. Ai është kritik ndaj qeverisë, por kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë për shumicën e Të Djathtëve këto kohë.”

 

I dyshuari rrezikon disa dekada burg

Pas ditë hetimesh autoritetet më në fund e zbuluan 21 vjeçarin. Policët e arrestuan atë në shtetin federal Masaçusets- Në pamjet televizive shihet se si djali i ri merret në arrest i veshur me pantallona të shkurtra dhe T-Shirt. Kundër tij do të hapet një procedurë penale. Sipas ministrit të Drejtësisë, Merrick Garland akuzat janë largim i palejuar materialesh, ruajtja e tyre dhe dhënia më tej e materialeve sekrete. Sipas padisë që do të ngrihet, 21 vjeçarin e kërcënojnë disa dekada burgim.

 

Zbulimi i dokumenteve sekrete amerikane u konsiderua nga autoritetet amerikane si rrezik sigurie. Sipas të dhënave të publikuara në mediat amerikane këto dokumente përmbanin të dhëna për furnizimet me armë të Ukrainës dhe shpenzimin e municioneve- po ashtu  detaje për forcën e trupave ukrainase dhe pozicionet e tyre. Sipas raportimeve të “New York Times” aty kishte të dhëna për planet e NATO-s dhe SHBA, si të mbështesnin Kievin në një ofensivë të mundshme kundër Rusisë në pranverë.

Pas publikimeve të dokumenteve sekrete, Kievi reagoi i qetë. Publikimi i dokumenteve të tilla nuk ka asnjë ndikim në strategjinë ushtarake të Ukrainës dhe rrjedhën e luftës, thuhet nga Kievi. Por kreu i institutit studimor amerikan, Silverado Policy Acclelerator, Dimitri Alperovitch, i tha gazetës “Washington Post”, se dokumentet mund të sjellin dëme. Vërtet ato nuk kanë plane konkrete sulmi, por ato i japin Moskës të dhëna për llojin dhe sasinë e armëve perëndimore dhe për ushtrinë që përdor këto armë. Këto janë informacione me rëndësi për aftësinë mbrojtëse të Ukrainës.

 

la/tgsch

Kopshtet e famshme të birrës në Gjermani

BiergartenTë vizitosh një kopsht gjerman birre është një domosdoshmëri sapo troket pranvera! Këto janë disa kopshte tradicionale të birrës që thjesht duhet t’i njihni.

 

Kopshti më i madh i birrës në Mynih

 

Mynihu krenohet me përqendrimin më të madh të birrarive në natyrë, kopshteve të birrës në Gjermani. Më i madhi është Hirschgarten, me një kapacitet prej 8000 vetësh. Tradicionalisht, pjesëmarrësit sjellin ushqimin e tyre dhe porosisin vetëm birrë, një praktikë që është ruajtur për shumë vite. Por ushqimet si buka e njohur si Pretzel (Brezel) dhe djathi mund të blihen gjithashtu.

 

Kopshti i parë zyrtar i birrës

Më 1812, Mbreti i Bavarisë Maximilian I vendosi që kopshtet e birrës të mund të ngriheshin për herë të parë në Mynih. Kopshti i birrës pranë stacionit qendror të Mynihut konsiderohet më e vjetra. Këtu, mbi 100 pemë gështenja ofrojnë një atmosferë komode dhe hije të bollshme. Birra shërbehet nga fuçi druri pikërisht para mysafirëve. Një zile bie sa herë që hapet një fuçi e re me birrë të freskët.

 

Kopshti anglez i Mynihut Birraria në kopshtin anglez në Mynih

Një nga kopshtet më të famshme të birrës në Bavari ndodhet në kopshtin anglez të Mynihut pranë Kullës Kineze, me hapësirë për rreth 7,000 të ftuar. Kjo e bën atë kopshtin e dytë më të madh të birrës në qytet. Është i frekuentuar si nga turistët ashtu edhe nga vendasit.

 

Ligji lejon që kopshtet e birrës të qendrojnë hapur deri vonë

Bavarezët i marrin shumë seriozisht kopshtet e tyre të birrës. Në vitin 1995, banorët që jetonin pranë tavernës Waldwirtschaft në jug të Mynihut, e cila krenohet me një kopsht të madh birre, kërkuan orarin e mbylljes së hershme. Kjo e mërziti aq shumë kryeministrin e atëhershëm të Bavarisë, Edmund Stoiber, saqë një ligj u ndryshua për të siguruar që adhuruesit e birrës mund të shijojnë pijen e tyre deri në orën 23:00.

 

Manastiri Andechs

Birraria në manastirin WeltenbergKur janë në Mynih, shumë turistë duan të udhëtojnë në manastirin Andechs për të provuar birrën e tij të famshme. Legjenda thotë se pijet speciale e kanë burimin nga thellësitë e “malit të shenjtë” në të cilin ndodhet manastiri. Murgjit benediktinë e drejtojnë fabrikën e birrës edhe sot e kësaj dite.

 

Manastiri më i vjetër në botë me një fabrikë birre

Abbey Weltenburg, një orë me makinë në veri të Mynihut, ka bërë birrë për qindra vjet. Birra pihet në bodrumin e tij dhe u shërbehet mysafirëve që pushojnë në oborrin sipër. Ia vlen të vizitoni këtë kompleks piktoresk dhe me histori pranë lumit Danub.

 

Kopsht birre në lartësi të madhe

Birraria në malin Zugspitze në MynihNë 2,962 metra mbi nivelin e detit, Zugspitze është mali më i lartë i Gjermanisë. Ai gjithashtu përmban një kopsht birre të veçantë në lartësi të madhe. Pavarësisht nëse e zotëroni sfidën dhe ngjiteni me ecje lart, ose zgjidhni teleferikun, në majë ju presin birra freskuese dhe pamje mahnitëse.

 

Pije me një pamje të mrekullueshme

Jo shumë larg qytetit të vjetër të Bambergut, do të gjeni Spezial Keller, ose bodrum unik, që ofron një pamje të mrekullueshme të Katedrales së Bambergut dhe Manastirit Michaelsberg, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Specialitetet lokale përfshijnë birrën e shijshme të tymosur dhe shpatullën e derrit të pjekur.

 

Kopshti i parë i birrës në Berlin

Kopshti i parë i birrës i Berlinit u hap në vitin 1837. I vendosur në atë që sot është distrikti Prenzlauerberg, kopshti i birrës ofron një shije urbane, me ndenjëse për rreth 600 klientë dhe hije të bollshme falë pemëve të larta të gështenjave.

dw

Escobar në Top Story: Berisha është e shkuara! Rrezik përdorimi i ndjenjave anti-amerikane për përfitime personale politike

 EscobarGabriel Escobar, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor vizitoi Shqipërinë dhe u takua edhe me liderët kryesorë, presidentin Begaj, kryeministrin Rama, kryetarin e PD-së Alibeaj dhe kryetarin e PL Ilir Meta.

 

Më pas ai ka dhënë një intervistë për Top Channel në emisionin Top Story me Grida Dumën. Zoti Escobar foli për arsyet e vizitës së tij në Shqipëri.

 

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.

Escobar foli për marrëdhëniet mes dy vendeve duke thënë se amerikanët janë vendi më pro shqiptar në botë  dhe u shpreh mbështetës ndaj nismës së Ballkanit të Hapur dhe pro integrimit europian të Shqipërisë.

Tema më e nxehtë aktualisht, zgjedhjet lokale ishin në fokus të intervistës që zoti Escobar dha për Top Channel.

 

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, unë mendoj se të gjitha partitë politike kanë një detyrim ndaj njerëzve që të sigurohen që kandidatët të mos jenë të korruptuar, që ata të kenë në zemër interesat e njerëzve. Ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim kandidatë apo anëtarë të partive politike. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person. Pra, në këtë drejtim, kur pyet nëse do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara nëse partitë nuk janë të pastra, nëse kandidatët nuk i përmbushin standardet më të larta të antikorrupsionit dhe të gjitha standardet e tjera demokratike, reagimi duhet të vijë nga njerëzit, jo nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është një punë për popullin e Shqipërisë, jo për Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që në fushën e betejës së garës elektorale ka dalë Sali Berisha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë atë si përfaqësues të së shkuarës. Zoti Escobar përjashtoi çdo mundësi që të rishikohet statusi ‘non grata’ për Berishën.

 

 Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Zoti Escobar thotë se i takon institucioneve të Shqipërisë të hetojnë korrupsionin dhe ta ndjekin penalisht kudo munden. Dhe kjo është arsyeja pse reforma në drejtësi është kaq e rëndësishme, sepse sipas tij nuk i takon Amerikës ta bëjë këtë punë në emër të popullit shqiptar.

Dhe çdo qeveri, qoftë kjo apo pasardhësja e saj, ka një detyrim ndaj njerëzve që të sigurojë që kjo të ndodhë. I dërguari amerikan për Ballkanin nuk komentoi çështjen McGonigal që është në hetim në Shtetet e Bashkuara, por foli për paratë ruse.

 

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: E vetmja gjë që është shumë e vërtetë është se Rusia ndërhyn në zgjedhjet demokratike në të gjithë Europën, jo vetëm këtu, por edhe në Europën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Dhe ka njerëz që janë të gatshëm të pranojnë paratë ruse në emër të çuarjes përpara të agjendës së Rusisë, e cila nuk është një agjendë pozitive për këtë pjesë të botës. Unë do të thosha thjesht se ne duhet të vazhdojmë ta diskutojmë këtë dhe të jemi shumë të qartë me njëri-tjetrin se cilat janë pritshmëritë dhe të ndajmë informacione, kur e shohim, atë çka Rusia po bën në këtë pjesë të botës, sepse ajo (Rusia) nuk ndan të njëjtat synime si Shtetet e Bashkuara dhe Europa për Ballkanin Perëndimor. Ne po përpiqemi të krijojmë përfshirje më të madhe. Ne po përpiqemi të krijojmë një rrugë që këto vende, përfshirë Shqipërinë, të bëhen anëtarë të organizatave transatlantike, përfshirë Bashkimin Europian. Rusia po bën pikërisht të kundërtën. Pra, ne jemi shumë skeptikë për çdo gjë që Rusia bën në sferën politike dhe ekonomike.

Gabriel Escobar ka mbrojtur ambasadoren Yuri Kim e cila ndodhet në një sulm personal nga i shpalluri ‘non grata’ Sali Berisha.

Escobar tha se ajo që po bën Ambasadorja amerikane është pikërisht ajo që Sekretari dëshiron të bëjë. “Nuk është diçka personale. Është çështje politikash. Mendoj se të gjithë duhet ta njohin këtë”, thotë ai.

 

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Unë mendoj se ekziston rreziku që ka njerëz që po përdorin ndjenjat anti-amerikane për përfitime personale politike, dhe kjo nuk e ndihmon interesin tonë strategjik apo tuajin. Ndaj, do të isha shumë, shumë dyshues për këdo që vë në lëvizje ose u jep shtysë linjave anti-amerikane, sepse gjithçka që kemi bërë, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka qenë për të thelluar marrëdhëniet strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dhe më duhet të them se Shqipëria zë një pozicion shumë të privilegjuar në politikën tonë të jashtme. Jemi konsultuar me ju dhe keni qenë pjesë e pothuajse çdo ngjarjeje globale për shkak të partneritetit tuaj me Shtetet e Bashkuara. Dhe ne jemi ndihmuar për të çuar përpara vlerat dhe synimet tona në Europë prej partneritetit tonë me Shqipërinë, jo vetëm në NATO apo Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe në mënyrë dypalëshe. Pra, do të thosha se kushdo që predikon çfarëdo lloj anti-amerikanizmi, në fakt nuk ka parasysh interesat e Shqipërisë.

Top Channel

 

 

Nis takimi Kurti – Abazoviq

Kurti AbazovicKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryeministri Kurti dhe homologu i tij, Abazoviq, do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dje pasdite ka arritur në Kosovë, ku po qëndron për një vizitë treditore.

Abazoviqi ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili me këtë rast e ka nderuar kryeministrin Abazoviq me “Çelësinë e Prishtinës”.

 

rtk

 

Kurti Abazovic tchNënshkruhet marrëveshja ajrore: Fluturimet shkurtohen me 15 minuta

 

Takimi Kurti-Abazoviç, kryeministri i Kosovës: Fluturimet shkurtohen për 15 minuta.

 

Në praninë e dy delegacioneve ata nënshkruan marrëveshjen për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.


Kurti për marrëveshjen e nënshkruar
: Fluturimet shkurtohen për 15 minuta. Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore. Mundësitë që e rrisin mobilitetin ishin në fokus të bashkëbisedimit. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira Mali i Zi u bë strehë përmbi 100 mijë shqiptarë që u larguan nga Kosova. Sot qytetarët e Kosovës nuk janë veç pushues por edhe investitorë në Mal të Zi. Eksporti në Mal të Zi është rritur për 55%. Biseduam për bashkëpunimin rajonal dhe na gëzon fakti që Mali i Zi ka ratifikuar tri marrëveshjet në kuadër të procesit të Berlinit. Biseduam për projektet e përbashkëta si për pikë kalimet gjatë sezonit të verës, ndërtimi i rrugëve. Marrëveshja për shërbime ajrore, është hap i rëndësishëm për rregullimin e hapësirës. Ofron mundësi të reja, shkurtimi i rrugës ajrore për 15 minuta, një kompani që ka fluturuar 4 herë në ditë me këtë marrëveshje e shton edhe një. Si dy shtete nënshkruese me marrëveshjen hapet mundësia për shfrytëzimin e lirive për kompanitë.

 

Abazoviç: Fokusi jonë edhe në takimin e sotëm është përmirësimi i jetës së qytetarëve. Ne vijmë me një mesazh paqësor dhe në të ardhmen të krijojmë një atmosferë të mirë rajonale. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike por që nuk preket Kosova. Jemi më se të gatshëm të përkrahim Kosovën, shpresoj që kudo që ka kandiduar në RCC Kosova e ka mbështetjen e Malit të Zi.

Top Channel