Paralajmërimi për shfuqizimin e ligjit për gjuhët – përmbyllje e lojës së pistë politike, me pjesëmarrës të gjitha partitë shqiptare në ish IRJM

Aeroporti-i-ShkupitU befasuat nga paralajmërimi i Mickovskit për shfuqizimin e ligjit për gjuhët!? Pse? Është thjesht loja e pistë politike, të cilën e dinim të gjithë, që nuk fillon tani, nuk fillon vetëm këtu, e as vetëm me këta deputetë hoxhallarë të mjerë, gjysmanalfabetë të VLEN, që thjesht zbatojnë urdhrat që vijnë nga diku tjetër. Rrënjët e kësaj loje të pistë mund të mos i kërkojmë në vitin 1945, sepse ishim thjesht viktimë e murtajës sllavo-komuniste që pllakosi gjysmën e Evropës. Por i gjejmë qartë që me rrënimin e pushtetit monist, dhe themelimin nga UDB-ja dhe ish komunistët shqiptarë të partisë së parë shqiptare, PPD.

E dinim të gjithë, përfshirë dhe Edi Ramën, Albin Kurtin, Vjosa Osmanim, partitë shqiptare… se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në ish IRJM? Sigurisht që po! Në mos tjetër, tabelat vetëm në gjuhën “maqedonase” në të gjitha rrugët ndërurbanë jashtë vendbanimeve ku jetojnë “pakica shqiptare”, na i nxirrnin sytë gjatë gjithë kohës. Ashtu siç na i nxirrte sytë mbishkrimi me germa të mëdha, vetëm në gjuhën “maqedonase” mbi godinën e aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, prej ku Vjosa Osmani dhe Albin Kurti shpesh nisen për udhëtimet e tyre jashtë vendit!
E dinim se ishte vetëm çështje kohe kur VMRO, fituese reale e të gjitha zgjedhjeve të mëparshme, do të vinte në pushtet? I dinte Albin Kurti synimet antishqiptare të Mickovskit dhe VMRO-së, kur përmes jeniçerëve të Erdoganit në VLEN vendosi të bënte koalicionin bashkëqeverisës me te? Sigurisht që po.
Pikërisht për pasojë të kësaj indiference të të gjithëve neve, të indiferencës pothuajse 80 vjeçare të Tiranës, Prishtinës zyrtare që nga pavarësimi i Kosovës, Marrëveshjes së turpshme të Ohrit pas luftës së 2001, me të cilin u garantua shteti komb i “maqedonasve”, e me këtë dhe statusi i pakicës për shqiptarët, si dhe mercenarizmit të partive politike shqiptare, shqiptarët në ish IRJM kanë një kushtetutë e cila i trajton si PAKICË.
E kjo kushtetutë që shqiptarët i trajton si pakicë, në amendamentin 5 jep të drejta të përdorimit të gjuhës shqipe SI INDIVIDË, e jo si e drejtë kolektive.
Në mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit për ndryshimin e këtij statusi kushtetues të pakicës, të udhëhequr nga mercenarizmi dhe përfitimet klanore dhe personale, të prirur për pazarllëqe dhe lojra të pista, këto parti shqiptare që sot aktrojnë të befasuara, në vitin 2018 sollën këtë ligj të sajuar për përdorimin e gjuhëve, qëllimisht i bërë lëmsh, i pazbatueshëm, në kundërshtim me nenin 7 të kushtetutës, për të mos u zbatuar kurrë. Bashkë me antishqiptarët e LSDM, me kundërshtimin e antishqiptarëve të VMRO, sollën një ligj të paligjshëm, për ta shfuqizuar një ditë.
Dhe ja, ajo ditë erdhi. Asgjë për t’u befasuar që sot VMRO-DPMNE në pushtet, po përfundon atë që nisi si opozitë në janar të vitit 2019, kur në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë paraqiti kërkesën për anulimin e Ligjit për për përdorimin e gjuhëve, duke e konsideruar si “jokushtetues dhe i dëmshëm për Maqedoninë”.
Ashtu siç nuk kishte asgjë për t’u befasuar kur komisioni i Venecias, më tetor të vitit 20219, këtë ligj manipulues për shqiptarët e konsideroi se “tejkalon standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Deklaratën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”, duke sqaruar më tej se “në fusha të caktuara, ligji shkon shumë larg duke i imponuar institucioneve publike detyrime joreale, në veçanti në procedurat gjyqësore. Obligimet janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar”.
Jeni dakord me kushtetutën e cila garanton unitaritetin e ish IRJM, duke e përcaktuar atë si shtetin-komb të “maqedonasve”, ndërsa shqiptarët si pakicë?

Atëherë pushoni së befasuari, mësohuni me pozitën e pakicës dhe përgatituni të ktheheni në kohërat jo shumë të largëta, kur jetonim në “ulica, broj …”, për t’u mjekuar shkonim në “bollnicë”, për t’u larë, në “rekë”, për të marrë dokumente, në “opshtinë”…

 

Afrim Fanda

Pse mercenarët e Erdoganit, të organizuar së fundmi politikisht përmes VLEN, nuk harrojnë kurrë që në deklarimet e tyre publike, përkatësisë etnike shqiptare t’ia shtojnë detyrimisht edhe atë fetare, “myslimane”!?

afrim gashi mercenariShumë e thjeshtë – sepse për këtë janë të paguar! Sepse doktrina e tyre është islami politik. Ata si parti përfaqësojnë vetëm “shqiptarët myslimanë të Erdoganit”!

Po shqiptarët ortodoksë në ish IRJM kush i përfaqëson? Ata janë të Mickovskit!

Sepse kjo është marrëveshja Erdogan – Mickovski, me lehtësues Albin Kurtin: shqiptarët myslimanë janë të Erdoganit, ndërsa rreth 200.000 shqiptarët ortodoksë në ish IRJM, të cilët, që nga koha e Mbretërisë Jugosllave akoma kanë frikë të deklarojnë përkatësinë e tyre të vërtetë etnike, janë të Mickovskit! Janë të Mickovskit, pra janë të Vuçiçit!

Ndaj dhe Albin Kurti hesht Kur Mickovski shpall gjuetinë e shtrigave duke gënjyer se BDI po përgatit destabilizimin e ish IRJM në vjeshtë. Hesht kur Mickovski burgos ish luftëtarët e UÇK. Hesht kur Mickovski paralajmëron shfuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke përgënjeshtruar tani veten, me deklaratën se nuk pritet destabilizim i shtetit…

Pse hesht Albin Kurti? Sepse kështu e këshillon këshilltari i tij Hysamedin Ferraj, ish marksist-leninist, anëtar i Bordit për Civilizim Islam, promotor i rikthimit të Perandorisë Neootomane: – duhen respektuar dëshirat dhe interesat e Erdogan/Mickovski në ish IRJM!

Sepse Erdogan do ta mbrojë Kosovën… ashtu siç i mbrojti shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Sanxhak. Ashtu siç po mbron tani shqiptarët në ish IRJM!

 

Afrim Fanda

Radikalizimi përmes rrjeteve sociale?

Arrestimi i Issa al HZyra e Gjermanisë për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues flet për “TikTokizimin e Islamizmit”. A po përdoren rrjetet sociale si model për sulme si ai në Solingen?

 

Issa al H., sulmuesi i supozuar nga Solingen, i përshtatet në mënyrë të përkryer grupit të synuar kryesor të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS) dhe grupeve të tjera ekstremiste si “Muslim Interactive”. Islamistët synojnë të rinjtë në rrjetet sociale si TikTok ose Telegram për t’i tërhequr ata në ideologjinë e tyre shpesh vdekjeprurëse.

Për ta, çdo formë demokracie, në të cilën garantohen liritë politike dhe sociale, si barazia midis burrave dhe grave, është armik. Kushdo që i përmbahet dhe jeton sipas këtyre vlerave, kudo në botë, konsiderohet i pafe dhe mund të vritet.

Sipas njohurive të shërbimeve të sigurisë dhe ekspertëve të terrorizmit në Gjermani, xhihadistë ose “luftëtarë të Zotit”, individë që, si në Solingen, vrasin njerëz me mjetet më të zakonshme, po rekrutohen gjithnjë e më shumë në internet.

 

Sulmuesi nga Solingeni mund të jetë një “ushtar” i Shtetit Islamik

IS mori përgjegjësinë për sulmin në Solingen. Por ende nuk është vërtetuar përfundimisht nëse Issa al H. ka vepruar si i ashtuquajtur “ushtar” me urdhër të një grupi terrorist. Ndonëse ai i përshtatet profilit të sulmuesve të tillë.

Thomas Mike nga “Violence Prevention Network” (VPN) në Berlin është njohur me këtë lloj grupi njerëzish përmes punës së tij të përditshme Ai e di saktësisht se çfarë roli luajnë rrjetet sociale në radikalizim – ka shumë filma propagandistikë që synojnë të gjitha grupmoshat, për të tërhequr fëmijët dhe të rinjtë. “Ata përpiqen të zgjojnë emocione te të rinjtë dhe të krijojnë një ndjenjë komuniteti”, tha Majk për DW.

 

Videoklipe me një mesazh të thjeshtë: “Ti je i joni!”

E gjithë kjo nuk është një fenomen i ri, por sipas vëzhgimeve të Mike është duke u intensifikuar. Ata u ofrojnë të rinjve një identitet dhe përpiqen t’i largojnë nga shoqëria me mesazhe të thjeshta: “Ju jeni i yni nëse silleni sipas rregullave të Islamit të vërtetë.” Ju duhet të luftoni kundër kësaj bote!

Kjo lloj propagande është bërë edhe më e pranishme që nga fillimi i luftës së Gazës, pas sulmit terrorist të Hamasit islamik mbi Izraelin më 7 tetor 2023. “Ne e shohim shumë qartë se skena ekstremiste përdor konfliktin në territoret palestineze si temë për mobilizim, për të promovuar ideologjinë e saj politike”.

 

Sulmi me thikë si “hakmarrje edhe për atë që po ndodh në Palestinë”

Sulmi terrorist në Solingen është i tmerrshëm, por për fat të keq jo befasues, thotë Mike. “IS e quajti sulmin në Solingen si hakmarrje për atë që po ndodh në Palestinë. Lidhja me konfliktin në Lindjen e Mesme është më se e dukshme”.

Interneti si një vend ku të ashtuquajturit predikues të urrejtjes bëjnë thirrje për sulme? Për ekspertin e terrorizmit Hans-Jakob Schindler, nuk ka asnjë dyshim për këtë. “Ata u drejtohen në mënyrë specifike njerëzve që janë në chats (grupe për bisedime) ku këta predikues janë të pranishëm, dhe më pas kalojnë nga ato grupe të hapura në grupe të mbyllura për radikalizim të mëtejshëm”, thotë drejtori i Projektit Ndërkombëtar për Luftimin e Ekstremizmit (CEP).

 

Shërbimet e sigurisë dhe puna e tyre

Kjo është arsyeja pse vëzhgimi është një pjesë kyçe e zbulimit të hershëm në luftën kundër terrorizmit, thekson Schindler. Megjithatë, shërbimet gjermane të sigurisë shpesh ankohen se nuk kanë autoritet të mjaftueshëm për ta bërë këtë. Ato besojnë se është e nevojshme të ruhen të gjitha komunikimet elektronike. Për këtë, çdo adresë IP individuale duhet të regjistrohet. Kjo nuk është e mundur deri më tani, sepse qeveria gjermane ende nuk ka rënë dakord për këtë çështje, që i përket mbrojtjes së të dhënave.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (SPD), e mbështet këtë kërkesë. Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann (FDP), mendon se është e mjaftueshme ruajtja e përkohshme e të dhënave të personave të dyshimtë, e ashtuquajtura “Quick-Freeze”.

Shërbimi i Mbrojtjes së Rendit Kushtetues dhe policia nuk dinin asgjë

Nëse sulmi me thikë në Solingen ka mundur të parandalohet përmes ruatjes së të dhënave, mbetet e diskutueshme. E sigurt është që sulmuesi i dyshuar nuk ka qenë në radarin e policisë apo të Shërbimit për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. Gjetjet aktuale tregojnë se Issa al H. ishte radikalizuar si individ në internet.

Parandalimi i njerëzve të tillë nga realizimi i planeve të tyre vdekjeprurëse, sipas Thomas Mick i Rrjetit për Parandalimin e Dhunës, është pothuajse i pamundur. 

Lufta antiterroriste përmes rrjeteve

Megjithatë, shërbimet e sigurisë shpesh arrijnë të parandalojnë sulmet e planifikuara. Ndonjëherë ata marrin informacion nga shërbimet e huaja të inteligjencës. Ose përgjojnë njerëz të dyshimtë si pjesë e një kërkimi sekret në internet. Me të ashtuquajturin monitorim të burimit të komunikimit, lejohet edhe përgjimi i bisedave të drejtpërdrejta dhe leximi i mesazheve në aplikacionet e mesazheve. Por kjo është e mundur vetëm me urdhër të gjykatës.

Për të luftuar radikalizimin në internet, kanalet e grupeve ekstremiste shpesh fshihen në rrjetet sociale. “Këto masa nuk mund të parandalojnë plotësisht përhapjen e përmbajtjes xhihadiste, por e bëjnë më të vështirë”, thuhet në raportin aktual të Shërbimit për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

dw

Paralajmërimi i fortë i Anila Hoxhës: Sky Ecc do të trondisë politikën dhe drejtësinë, zhvillime edhe për 21 janarin…

AnilaMuajt e nxehtë u larguan, por jo për SPAK-un! Gazetarja Anila Hoxha ka paralajmëruar për muaj të ngjeshur sa i takon goditjeve të SPAK-ut në korrupsion.

 

Në një lidhje direkte për Top Story, Hoxha tha se SPAK po zbardh të tjera biseda nga Skyecc, që implikojnë në korrupsion njerëz të politikës dhe drejtësisë po ashtu.

Ajo tha se priten zhvillime nga dosje të bujshme si ajo e 21 Janarit, dosjes Partizani, të Sterilizimit si dhe të ish-presidentit Meta.

“Tanimë në SPAK nuk mund ta parashikoj askush. Aktualisht një grup i madh i agjentëve të BKH po transkiptojnë biseda nga partnerët ndërkombëtarë nga biseda e kriptuara nga sky ecc. Çështja më e nxehtë që do të vërë në provë edhe SPAK dhe do tregojë integritetin e strukturave të drejtësi lidhen me dosjen e fundit njerëz të lartë të drejtësisë shqiptare ku përmenden se kanë ndikuar për të pushuar e zbutur dosje hetimore.

Gjatë këtyre ditë të gushtit SPAK ka sekuestruar dhjetra dosje pranë gjykatave për njerëzit që flasin në sky eç përmendin dhe persona të tjerë të drjtiësisë që qyshohet se janë implikuar në korrupsion.

Gjithashtu pritet në vjeshte dhe ditët në vazhdim ti jepet drejtim çështjes së 21 janarit. SPAK ka afat deri në fund të muajit tetor për ti dhënë drejtim çështjes së Partizanit. Ajo që e kushtëzon SPAK, në dhjetor 2023, Berisha përfundoi në arrest shtëpie dhe afatet e vendosin në pozita shtrenguese SPAK.

Gjatë shtatorit pritet zhbllokimi i dosjes së sterilizimit po ashtu, çështja vazhdon të jetë prej 6 muajsh para gjyqtarit paraprak. Ilir Beqja kishte një surprizë tjetër sa i takon dosjes së Saspak. SPAK duhet ti japë drejtim edhe dosjes së Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij. Ajo që dihet është se muajt në vijim do të jenë të ngjeshur.”-tha gazetarja Anila Hoxha.

Top Channel

Rudyard Kipling: Në mundsh…

Rodyard Kipling

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. ..
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!

Përkthyer nga Robert Shvarc

Shtypi gjerman – loja e Vuçiqit me Perëndimin po funksionon

Macron VucicPavarësisht blerjes së Rafale, Serbia mbetet në periferi të Bashkimit Evropian, sipas shtypit gjerman. Por kjo marrëveshje cënon projektet Francë-Gjermani.

“Diplomacia franceze është e bindur: me blerjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale, se Serbia po lëviz një hap më tej nga Rusia drejt kampit perëndimor. Francezët besojnë se blerja e këtyre avionëve për 2.7 miliardë euro krijon varësi teknologjike dhe se ky është një sinjal që, siç tha Macron, tregon një ndryshim strategjik. Por kjo mund të vihet në dyshim”, shkruan gazetari Andreas Ernst, i cili prej shumë vitesh raporton nga Ballkani për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.

“Është e vërtetë,” thotë autori, “se blerja e Rafale nuk është hapi i vetëm, me të cilin Serbia tregon solidaritetin e saj me Perëndimin. Beogradi ka mbështetur të gjitha rezolutat e OKB-së kundër agresionit të Rusisë, dhe në të njëjtën kohë furnizohet ushtria ukrainase me municion në një shkallë të gjerë – përmes rrugëve të ndryshme. Por Vuçiq nuk ka ndërmend të largohet nga miqtë e tij në Moskë dhe Pekin. Ai nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ai mbështetet tek ndihma e Moskës dhe Pekinit për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës”.

“Blerja e Rafale në fakt vetëm dëshmon se politika e tij e lojërave të dyfishta po funksionon”, vlerëson autori, duke kujtuar se Macron lavdëroi publikisht “guximin strategjik” të Vuçiqit.

“Në Beograd, Macron përsëriti frazat e dëgjuara nga të gjithë vizitorët nga Bashkimi Evropian: Serbia e ka vendin në BE. Aa ai vetë nuk e beson këtë, e as Vuçiq nuk është i bindur”, shkruan autori. Vuçiq “nuk do një shtet funksional kushtetues apo një ndryshim demokratik të qeverisë. Ajo që i intereson është lidhja e vendit të tij me tregjet evropiane. Ai përdor rritjen e standardeve për të rritur mbështetjen për qeverinë e tij. Nuk ka nevojë të mbështetemi në pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve në vendimmarrje”.

Në të njëjtën kohë, nënvizon autori, gjërat po ndryshojnë edhe në BE. “Një model i ri integrimi po shfaqet. Ai nuk ndjek asnjë dokument strategjik, por mbështetet në marrëdhëniet praktike me vendet e rajonit. Duket se vendet e rëndësishme anëtare nuk e shohin më Ballkanin Perëndimor si një zonë aksesi nga e cila vendet një ditë do t’i bashkohen BE-së si anëtarë të barabartë, por e shohin atë si një lloj pike strategjike. Ndërsa në këto vende të vogla, ka princa të vegjël me të cilët mund të bëni ‘marrëveshje’ që nuk do të ishin të mundshme në shtëpi.”

Gazeta zvicerane përfundon: “Kjo nuk premton gjë të mirë për të ardhmen e shoqërisë civile dhe demokracisë në rajon”. Vitet e ardhshme do të tregojnë nëse qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund ta ndryshojnë këtë prirje, por vështirë se do të ketë mbështetje nga jashtë”. 

Suksesi i Francës rrezikon projektin me Gjermaninë

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, pas nënshkrimit të kontratës në Beograd për blerjen e avionëve ushtarakë bën me dije se Rafale franceze është kthyer në një “hit eksporti”: “Të gjithë blerësit më të mëdhenj, pas vetë forcave të armatosura franceze, janë jashtë. Evropa: Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Indonezia, Katari dhe India. Këto vende porositën midis 36 dhe 80 Rafale. Në Evropë, Greqia dhe Kroacia porositën secila dymbëdhjetë avionë të përdorur të këtij lloji, Greqia porositi dymbëdhjetë të tjerë të rinj. Negociatat janë duke u zhvilluar me Indinë për një porosi të madhe prej më shumë se 100 Rafale.”

“Ekonomikisht, programi i avionëve luftarakë është tashmë një sukses i madh për Francën”, vlerëson gazeta gjermane. “Me dymbëdhjetë avionë për Serbinë, numri i porosive të huaja rritet në 297. Për modelin e mëparshëm, Mirage 2000, vetëm 286 porosi kanë ardhur nga jashtë gjatë gjithë jetës së prodhimit.”

Megjithatë, siç u tha, “suksesi tregtar i Rafale, së bashku me pikëpamjet e ndryshme për eksportet e armëve, konsiderohet si pengesa kryesore për zhvillimin e “Sistemit ajror luftarak të ardhshëm” gjermano-francezo-spanjoll (FCAS). Duke marrë parasysh kërkesën e madhe për Rafale, kompania ‘Dasso’ (Dassault Aviation) që e prodhon atë, nuk është nën presion për të nxjerrë në treg një avion të ri në të ardhmen e afërt.

“Për Airbus, si pjesë e konsorciumit që prodhon avionë Eurofighter, gjërat janë ndryshe”, thekson “Frankfurter Allgemeine Zeitung.” “Ndërsa partnerët francezë të projektit presin që fluturimi i parë FCAS të jetë i mundur në vitin 2029 dhe se sistemi i ri do të vihet në përdorim ‘jo përpara vitit 2045′, pala gjermane është e interesuar që kjo të ndodhë më heret. Kështu u ra dakord politikisht. Megjithatë, pasiguria e re në lidhje me kursin e ardhshëm politik të Francës po vë edhe një herë në pikëpyetje kohën e parashikuar”.

dw

Lajçak – përpjekje e re për rinisje të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof dhe Miroslav Lajcak, ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë SerbiPresidenti i Serbisë, Alaksandar Vuçiq ka kërkuar nga BE “reagim konkret dhe të qartë” për veprimet e qeverisë së Kosovës në veri. Kurse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi barazi në bisedimet Kosovë-Serbi.

 

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak paralajmëroi një vizitë në Prishtinë në ditët në vijim në përpjekje për të përgatitur takimin e ardhshëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ka kohë që ka ngecur dhe përpjekja për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve vjen në një kohë, kur tensionet janë shtuar. Së fundmi qeveria e Kosovës pa koordinim me autoritetet ndërkombëtare mbylli disa godina ku funksionon institucionet  paralele serbe.

 

Lajçak takohet me të dërguarin e ri të SHBA për Ballkanin Perëndimor

Lajçak ka bërë të ditur,  se “pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”. Në takimin e Forumit të Sigurisë, GLOBSEC 2024 në Pragë, Lajçak takoi edhe të dërguarin e ri të SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, dhe presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq. “Një prej momenteve më të rëndësishme ishte takimi me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, dhe rikonfirmimi i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së. Po aq i rëndësishëm ishte takimi im me presidentin Vuçiq lidhur me hapat e radhës në dialog dhe për pritjet për periudhën e ardhshme”, shkroi Lajçak.

Në fund të javës së shkuar autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, të cilat sipas ministrit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, “kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”. Ky veprim i qeverisë u kritikua në shkallë të gjerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ato tërhoqën vërejtjen në atë që e cilësuan vazhdimësi të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës.

 

Vuçiq ankohet tek Lajçak për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Lajçak në forumin e  sigurisë GLOBSEC në Pragë, kërkoi nga Bashkimi Evropian siç tha “një reagim konkret dhe të qartë”. Vuçiq, tha se i ka përcjellë Lajçakut, “shqetësimin e jashtëzakonshëm për dhunën e fundit në Kosovë dhe Metohi, për shkeljen e përsëritur të të drejtave të njeriut dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”. Sipas Presidentit të Serbisë, vendi i tij “mbetet partner i  përgjegjshëm i BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do t’i përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, për të mos lejuar terrorin kundër popullit të saj”, shkroi Vuçiq.

 

Osmani kërkon barazi në dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë po ashtu në Forumin e sigurisë në GLOBSEC 2024 në Pragë, nënvizoi nevojën siç tha, “për ta rikthyer barazinë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, dhe se sipas saj, “tavolina e negociatave është e përmbysur”.

“Ata që marrin pjesë në bisedime duhet të jenë në një tavolinë të niveluar. Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se “rikthimi i barazisë është kusht i domosdoshëm për të arritur sukses në dialog”.  Presidentja, Vjosa Osmani kërkoi angazhimin e të gjitha palëve për të siguruar një proces të drejtë dhe të barabartë që do të kontribuojë në zgjidhjen e qëndrueshme të çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës vetëm brenda muajit të fundit, në veriun e Kosovës mbylli nëntë zyra të Postës së Serbisë, bëri një plan për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe po ashtu mbylli pesë institucione paralele të Serbisë, të cilat sipas qeverisë funksionojnë jashtëligjshëm në territorin e Kosovës. Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen Kosovë Serbi të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj ka ngecur. Ndërmjetësi evropian Mirosllav Lajçak, tha gjatë një debati për të ardhmen e integrimeve evropiane në kuadër të forumit GLOBSEC 2024 në Pragë, se duket që “shoqëritë të Kosovës dhe Serbisë nuk janë gati për normalizimin e marrëdhënieve”, por ai pret përparim në dialog pas zgjedhjeve parlamentare të 9. Shkurtit të vitit të ardhshëm në Kosovë.

dw

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së ende ska filluar me projektin! Ndërsa rruga Shkup-Bllacë vështirë e realizueshme do të rishqyrtohet!

Gomari NastradiniQeveria do të punojë me Komunën e Tetovës për të definuar projektin për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski deklaroi se është e nevojshme të bëhet projektim për të parë nëse ka nevojë për ndryshim të planit bazë.

 

“Është e nevojshme të bëjmë projektim dhe kur ta bëjmë projektin duhet ta shohim se cila është vlera reale e asaj rruge, a do të mund të realizohet në mënyrën se si është paraparë dhe nëse është e mundur, ta realizojmë”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit, njofton alsat.

Institucionet në Kosovë tashmë kanë filluar ndërtimin e rrugës në anën e tyre që duhet të lidhë dy qytetet. Plani fillestar parashikonte mes tjerash edhe tunel 6 kilometërsh. Kostoja e projektit pritet të jetë rreth 200 milion euro. Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa në ndërtimin e rrugës nga ana e Maqedonisë.
Për këtë çështje, në Prishtinë ka zhvilluar takime zv. ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli. Megjithatë, zyrtarët në Shkup dhe në Prishtinë diskutojnë edhe për një lidhje tjetër të mundshme infrastrukturore. Nikollovski kërkon angazhim serioz nga qeveria e Kosovës, që të investojnë për lidhje hekurudhore me Shkupin dhe si pasojë, edhe me Selanikun.

 

“Mendoj se përfitimi do të jetë i dyfishtë, e para për qytetarët sepse lëvizja e qytetarëve është e lartë dhe do të ulet koha e pritjes në kufi. Mendoj duhet të kemi trena ditor nga Shkupi në Prishtinë, që do të lëvizin nga qendra e Shkupit, në qendër të Prishtinës. E dyta arsye është biznesi, ekonomia. Për momentin përfaqësinë e Selanikut bizneset e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë në linjë hekurudhore por e shfrytëzojnë vetëm me automjete sepse nuk ka lidhje të duhur hekurudhore. Nga ana jonë ne kemi bërë gjithçka kemi bërë dhe jemi të gatshëm që nesër ta nisim atë punë”, shtoi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Autoritetet e transportit në Prishtinë janë ftuar për vizitë zyrtare në Shkup në lidhje me këto projekte.

“Pjesa e dytë Shkup-Bllacë vështirë e realizueshme”- Nikolloski: Nga 12 km autostradë, 6 km janë tunele, do të bëhet reviziono

 

Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë është shumë vështirë e realizueshme, thotë Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, i cili shton se sipas projektit momental, nga gjithsej dymbëdhjetë kilometra, gjashtë janë paraparë të jenë tunele. Sipas tij, ky projekt është paraparë të kalojë përmes maleve dhe jo siç kalon magjistralja për në Bllacë, andaj nëse e njëjta është e realizueshme, muajin e ardhshëm do të bëhet revizion i projektit, paralajmëroi ministri. Nëse nuk bëhet, atëherë do të përgatitet projekt i ri. Ministri Nikolloski njoftoi se dy kilometrat e para duhet të lëshohen në afat prej dy muajve, edhe pse për momentin të njëjtat nuk janë të lidhura askund.

 

“Por kanë vendosur udhëheqësia e mëparshme e NP “Rrugë Shtetërore” me në krye Ejup Rustemin, nuk e di ende pse nuk ka asnjë përgjigje logjike, të mos shkojnë përmes trasesë ekzistuese por përmes një traseje të re, trase malore. Trase e cila nga 12 kilometra, 6 kilometra janë tunele. Të cilat janë shumë vështirë për ndërtim. Nuk guxon të ndodhë e njëjta si me hekurudhën me Bullgarinë. Përskaj kësaj shumë shtrenjtë kushton projekti. Vlerësimi është se do të kushtojë diku 240 milionë euro, ose 20 milionë euro për kilometër, ngjashëm si me hekurudhën. Çështja e dytë është a mundet të realizohet nga inzhinierët”, tha ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

 

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe

SiegenTë premten një grua me origjinë gjermane ka sulmuar udhëtarët në autobusin për Siegen dhe ka plagosur gjashtë persona. Tragjedia mund të kishte qenë shumë më e madhe, por në autobus ishin edhe disa gra shqiptare…

 

“Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi”, deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus para shumë njerëzve që ishin mbledhur të shtunën (31.08) në festën e këtij qyteti. Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha, sepse ajo që ka ndodhur në këtë autobus është një tragjedi e paparë, e cila ka mundur të jetë edhe shumë më e rëndë.

Ditën e premte, me 31. gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe. “Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”,  thotë kryebashkiaku.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. L., A.K. dhe B. R. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë). Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. L. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. K. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R. e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.L. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.L. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

  1. R. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R.

dw