LAJMET NGA BOTA

  • E veja e Navalnyt i bën thirrje BE-së ta hetojë rrjedhën e parave të lidhura me Putinin

    28 Shkurt, 2024

    YuliaYulia Navalnaya, e veja e kritikut të ndjerë të Kremlinit Alexei Navalny, u ka bërë thirrje të mërkurën ligjvënësve evropianë ta hetojnë lidershipin rus, të cilin ajo e cilësoi si një “grup të organizuar kriminal” i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin dhe aleatët e tij.

    Duke folur në Parlamentin Evropian më 28 shkurt – gati dy javë pasi burri i ...

  • Miçigan, zgjedhjet paraprake me shenja paralajmëruese për kandidatët Trump dhe Biden

    28 Shkurt, 2024

    Biden TrapJoe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rezultat të thellë zgjedhjet e djeshme paraprake brenda partive të tyre në Miçigan. Megjithatë, rezultatet tregojnë se të dy kandidatët kanë arsye për t’u shqetësuar për shanset e tyre në këtë shtet kyç për zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

     

    Presidenti Joe Biden dhe ish presidenti Donald Trump fituan zgjedhjet ...

  • Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën për Kievin

    28 Shkurt, 2024

    BidenProjektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë dollarë, i miratuar nga Senati këtë muaj, mbetet i bllokuar nga shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, duke rrezikuar ndihmën prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën. Udhëheqësit e Kongresit amerikan u takuan me Presidentin Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar ngërçin mbi ndihmën për Ukrainën, ndërsa ...

  • Zgjedhjet paraprake në Miçigan, test me rëndësi për kandidatët Biden dhe Trump

    27 Shkurt, 2024

    BidenNdërsa Joe Biden dhe Donald Trump po vazhdojnë fitoret në garat brenda partiake, zgjedhjet paraprake që po mbahen sot (të martën) në Miçigan mund të zbulojnë dobësi të mëdha për të dy. Ish Presidenti Trump, po përballet me një bllok votuesish këmbëngulës republikanë që favorizojnë rivalen e tij Nikki Haley, apo që thjeshtë nuk janë të bindur se ai ...

  • Pse kaq pak gjermanë jetojnë në shtëpi apo banesa të blera?

    27 Shkurt, 2024

    banesaMë pak se gjysma e gjermanëve jetojnë në shtëpi apo banesa që i kanë blerë. Shumica jetojnë në banesa me qira. Situata është e ndryshme në jug dhe lindje të Evropës. Pse ka kaq shumë dallime?

     

    Më shumë se 83 milionë vetë jetojnë në Gjermani në një sipërfaqe prej 357.580 kilometra katrorë. Prej tyre, më pak se gjysma jetojnë në shtëpitë ...

  • Macron udhëheqësve evropianë: Rusia “nuk duhet të fitojë”

    27 Shkurt, 2024

    MacronPresidenti francez Emmanuel Macron u tha homologëve evropianë të hënën se duhet të garantojnë sigurinë e tyre kolektive duke ofruar mbështetje të palëkundur për Ukrainën, përballë ofensivave më të ashpra ruse në fushëbetejë gjatë muajve të fundit.

     

    “Jemi në procesin e garantimit të sigurisë tonë kolektive, për sot dhe për nesër”, tha zoti Macron ndërsa priti 20 drejtues të qeverive ...

  • Made in Veles: Kartelat e Trumpit me “miliona”

    26 Shkurt, 2024

    Made in VelesAnn Bratton nga Shtetet e Bashkuara mendoi se kishte gjetur një aksion, ku do të investonte gjashtë mijë dollarë dhe do të fitonte katër milionë.

    Nuk e kishte idenë se pas reklamës për blerjen e “kartelave të Trumpit”, që e bëri të humbiste mijëra dollarë, qëndronte një grup njerëzish nga qyteti Veles në Maqedoninë e Veriut.

    Grupi, prej kohësh, ...

  • Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse

    25 Shkurt, 2024

    ZelenskyUkraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy të dielën, duke shtuar se nuk mund t’i zbulonte detajet.

     

    Vitin e kaluar trupat ukrainase ndërmorën një kundërofensivë, por nuk ishin në gjendje të thyenin vijën e përforcuar të agresorit rus në jug dhe lindje të vendit.

    “Kemi një plan të qartë ...

  • Scholz: Kthim në politikën e frikësimit

    25 Shkurt, 2024

    ScholzNë dy-vjetorin e fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, kancelari Scholz ka bërë thirrje për kthim në një politikë të frikësimit. Gjermania dhe Europa duhet të bëjnë më shumë për t’u mbrojtur me efektivitet, tha ai.

     

    Në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha të Europës dhe Gjermanisë për një mbrojtje më efektive. Rusia shkel “çdo ditë ...

  • Shtuni: Konfliki në Lindje të Mesme po përshkallëzon polarizimin në Ballkanin Perëndimor

    23 Shkurt, 2024

    ShtuniKonflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që filloi me sulmin terrorist të grupit militant palestinez dhe po vazhdon me kundërpërgjigjen e përgjakshme ushtarake izraelite në Gazë, ka shkaktuar polarizim global. Ky konflikt, sipas ekspertëve, po lë gjurmë edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor në aspektin e sigurisë dhe tek përdorimi në rritje i gjuhës së urrejtjes. Në një intervistë me ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"