LAJMET NGA BOTA

  • Së shpejti dërgimi i tankeve luftarake në Ukrainë?

    23 Janar, 2023

    LeopardPas debatit për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është shprehur, se Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake, Leopard nga shtete të treta.

    Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve luftarake, Leopard në Ukrainë. Në një intervistë në televizionin francez, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u shpreh, ...

  • Mineralet e rralla të Suedisë: Zbulimi i madh me shumë pikëpyetje

    23 Janar, 2023

    LKABMiliona ton minerale të rralla janë gjetur në Suedi. A mundet BE-ja të reduktojë importet nga Kina? Sa kohë duhet deri në fillimin e punës së këtyre minierave?

    Kompania shtetërore suedeze e minierave LKAB njoftoi së fundmi një super zbulim: më shumë se një milion ton minerale të rralla u gjetën në qytetin verior suedez Kiruna.

    Vendi me emrin Per Geijer, ndodhet në ...

  • Shkenca në kërkim të superpërçuesve që do bënin revolucion në energjitikë

    23 Janar, 2023

    SuperpercuesSuperpërçuesit apo substancat që lejojnë kalimin e energjisë përmes tyre pa rezistencë, mundësojnë që aparatura të ndryshme të funksionojnë më shpejt dhe të kursejnë energji. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Shelley Schlender, disa prej superpërçuesve funksionojnë vetëm në temperatura shumë të ulta. Shkencëtarët tani po kërkojnë të gjejnë mënyra për të shmangur nevojën e ftohjes. 

    Aparaturat mjekësore ...

  • Ukraina thirrje aleatëve perëndimorë të dërgojnë tanke; SHBA njofton ndihmat më të fundit

    20 Janar, 2023

    Një autoblindë amerikane e tipit Stryker gjatë monavrave në Vilseck të GjermanisëNjë autoblindë amerikane e tipit Stryker gjatë monavrave në Vilseck të Gjermanisë

    Pak orë pasi Ukraina i bëri thirrje aleatëve perëndimorë që t’i ndihmojë forcat e saj të mposhtin Rusinë, Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten mbi 2.5 miliardë dollarë ndihma ushtarake – por jo tanke.

    Paketa më ...

  • Ekspertët në SHBA paralajmërojnë për variantet e reja të Covid-19

    20 Janar, 2023

    covidNdërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Shtetet e Bashkuara po përballen me një variant të ri të COVID-19, të quajtur XBB.1.5. Ndërkohë, Kina po raporton një rritje të rasteve pas vendimit për të hequr dorë nga politika e saj e eliminimit të koronavirusit, e ashtuquajtura “zero-COVID”.

     

    Kanë kaluar tre vjet që kur koronavirusi u shfaq në Wuhan ...

  • Parlamenti Evropian kërkon investigim për Varhelyin

    19 Janar, 2023

    Oliver VarhelyiDeputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar të mërkurën një hetim të pavarur për komisienerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata dyshojnë se progresraportet kanë favorizuar autokratët.

    Ligjvënësit e Parlamentit Evropian bënë thirrje të mërkurën për një hetim ndaj komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi. Deputetët shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb pro rus, Alexander Vuçiç.

    Në raportin e miratuar të mërkurën ...

  • Afera e Katarit/ Vendos të “hapë gojën” ligjvënësi Italian, bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

    18 Janar, 2023

    Eurodeputeti Italian Pier Antonio PanzeriEurodeputeti Italian Pier Antonio Panzeri, i lakuar si figura kryesore pas skandalit të korrupsionit në Parlamentin Europian të lidhur me Katarin, ka vendosur të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë e të rrëfejë, në këmbim të uljes së dënimit.

     

    Prokuroria në Bruksel njoftoi se Panzeri ka firmosur një marrëveshje dhe është treguar i gatshëm të tregojë detajet ...

  • Rizgjedhja e Erdoganit varet nga Damasku dhe Moska

    17 Janar, 2023

    Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar Assad, Damask, 17.11.2011Recep Tayyip Erdogan dhe Bashar Assad, Damask, 17.11.2011

    Zgjedhjet turke do të zhvillohen në qershor. Për presidentin turk Erdogan, perspektiva nuk është e mirë. Një ndryshim në politikën siriane mund ta ndihmojë atë – dhe të favorizojë presidentin rus Putin.

    Nuk kalon asnjë ditë që mediat turke të mos publikojnë rezultatet e ...

  • Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë

    17 Janar, 2023

    gasRusia nuk mund të ushtrojë më presion ndaj gjermanëve me gazin. Edhe pa Gazpromin ata i kanë rezervat e mbushura dhe nuk tremben për mungesën e gazit as në dimrin e ardhshëm, thekson Andrey Gurkov.

     

    Do të ishte e hershme të flitej për humbje të Rusisë në Ukrainë. Por luftën e gazit kundër Gjermanisë, Putini e ka humbur, kjo mund të thuhet ...

  • Raportet e Serbisë me Kroacinë dhe B-H: ngrohtë e ftohtë!

    12 Janar, 2023

    Bruksel - Zoran Milanovic dhe Aleksandar VucicMarrëdhëniet e Beogradit me Sarajevën pas 9 janarit u ndërlikuan edhe më shumë. Po me Kroacinë? Vuçiqi kërkon përmirësim.

     

    Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka ardhur koha për përmirësimin e marrëdhënieve me Kroacinë. Urdhëri që presidenti Aleksandar Vuçiq u dha bashkëpunëtorëve të tij ishte që të nisin aksionin, siç u tha, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"