LAJMET NGA BOTA

  • Pse po ndalon Franca shitjen e iPhone12?

    10 Tetor, 2023

    IphoneAutoriteti francez për kontrollin e niveleve të rrezatimit, ka ndaluar shitjet e telefonit iPhone 12 të kompanisë Apple, pas testeve që sipas saj tregojnë se i kishte shkelur kufijtë e lejuar në Evropë të ekspozimit ndaj rrezatimit.
    Agjencia Kombëtare e Frekuencave (ANFR) tha të martën se shkalla e rrezatimit nga ky model, ishte më e lartë nga sa përcakton ...

  • Britania e Madhe do ta shpallë grupin rus Wagner – organizatë terroriste

    6 Shtator, 2023

    WagnerGrupi mercenar rus Wagner do të cilësohet si një organizatë terroriste nga qeveria britanike, tha të mërkurën ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, duke e bërë të paligjshëm anëtarësimin ose mbështetjen e grupit.

     

    Ministria tha në një deklaratë se një dokument që do të dërgohet në parlament do të lejojë që pasuritë e Wagnerit të kategorizohen si prona terroriste ...

  • Vdes nobelisti shqiptaro amerikan Ferid Murad

    6 Shtator, 2023

    Ferid MFerid Murad, mjek e farmakolog shqiptaro amerikan, vdiq më 4 shtator në shtëpinë e tij Menlo Park.

    Zoti Ferid Murad lindi në Whiting të Indianas, në vitin 1936. I ati ishte John (Xhabir) Murad nga Gostivari. Ai studioi në në Universitetin DePauw në Greencastle të Indianas, ku u diplomua në vitin 1958, ndërsa mori titullin doktor shkencash në Universitetin ...

  • IAA Mobility 2023: Po e pushtojnë automjetet kineze Evropën?

    5 Shtator, 2023

    IAA Mobility 2023Më shumë se automjete. Në Mynih nis panairi i Industrisë së Automjetev, IAA. Prodhuesit kinezë të automjeteve priten me kureshtje.

     

    Na ishte njëherë një ekspozitë automobilistike: Ajo që filloi në 1897 në Berlin me emrin International Motor Show (IAA), qëndroi atje për gati 50 vjet dhe më pas kishte selinë në Frankfurt am Main për shtatë dekada. Por ...

  • Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?

    4 Shtator, 2023

    PutinMegjithëse besohet se ushtria ruse është forca e pestë më e madhe ushtarake në botë, ajo nuk ka qenë aq e suksesshme në Ukrainë sa shpresonte fillimisht Presidenti Vladimir Putin kur para 18 muajsh dha urdhër për fillimin e agresionit në Ukrainë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Ani Chkhikvadze foli me ekspertët amerikanë për të kuptuar fuqinë e vërtetë ...

  • Vijojnë sulmet me dronë në Rusi, përfshirë afër një centrali bërthamor dhe Moskës

    1 Shtator, 2023

    UkrainaRusia njoftoi më 1 shtator se është duke u përballur me më shumë sulme me dronë, përfshirë në afërsi të kryeqytetit dhe të një centrali bërthamor. Ukraina, ndërkohë, tha se ushtria e saj po e vazhdon kundërofensivën në lindje dhe jug të vendit kundër forcave pushtuese ruse.

     

    Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se sistemet mbrojtëse ajrore i kanë rrëzuar ...

  • Propozohet që deri më 2030 BE-ja dhe shtetet kandidate të jenë gati për zgjerim

    28 Gusht, 2023

    CharlesPresidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

    Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.

    Në Forumin e Bledit në Slloveni po ...

  • Europa ime: Premtimi i harruar i Selanikut

    27 Gusht, 2023

    Europa imePremtimi i BE për integrimin e Ballkanit Perëndimor, deri tani nuk është përmbushur. Kjo e nxit autokratët në rajon. Lufta kundër Ukrainës po bën edhe më të qartë, se sa i rëndësishëm është procesi i anëtarësimit.

     

    Në verën e vitit 2003, përpara 20 vjetësh, krerët e shteteve de të qeverive të BE-së dhe të Ballkanit u takuan në afërsi ...

  • Ndikimi i madh i propagandës ruse në Serbi

    27 Gusht, 2023

    rusi serbiNdikimi i propagandës mediatike ruse në Serbi është i dukshëm në çdo hap, gjë që i shkon në favor Vuçiqit. Gjithmonë theksohet armiqësia me Perëndimin. 

     

    Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës në Ukrainë, qytetarët e Serbisë ende mendojnë se Rusia nuk është fajtore për fillimin e saj. Rreth 66 për qind e qytetarëve ...

  • Vdekja e mundshme e shefit të grupit Wagner, ngjall reagime dhe hamendje

    25 Gusht, 2023

    WagnerHamendjet dhe spekulimet po shoqërojnë lajmin se udhëheqësi mercenar rus, Yevgeni Prigozhin ishte pasagjer në një avion që u rrëzua të mërkurën në Rusi. Agjencia e aviacionit civil të Rusisë me shpejtësi njoftoi se ai ishte në avionin që u rrëzua, por analistët thonë se në Rusi rrallë herë gjërat janë ashtu siç duken në sipërfaqe dhe nuk ka ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"