LAJMET NGA BOTA

  • Universiteti i Bernës konfirmon zyrtarisht: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë

    21 Korrik, 2023

    bazilika-linRezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë.

     

    Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra, thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur ...

  • Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

    21 Korrik, 2023

    vapeTemperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në vdekje.

    Dhjetra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

    Sipas statistikave vitin e kaluar nga fundi i majit deri në shtator ...

  • Ndaleni Dodikun!

    7 Korrik, 2023

    BHUdhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, po rrezikon gjithnjë e më shumë paqen në Bosnje-Hercegovinë, shkruan autori ynë i ftuar Christian Schwarz-Schilling.

     

    Më 1 korrik, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përdori përsëri kompetencat e tij për të anuluar dy ligje antikushtetuese të Parlamentit të Republika Srpska-s dhe për të forcuar kodin penal të Bosnjë-Hercegovinës.

    Parlamenti i Republikës Serbe, një ...

  • Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

    3 Korrik, 2023

    poloniaPolonia përforcon kufirin përgjatë Bjellorusisë, ku janë vendosur mijëra pjesëtarë të trupës Wagner.

     

    Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski. Për sigurinë e kufirit polak me Bjellorusinë janë në gatishmëri 5000 roje kufitare dhe 2000 ushtarë.

    Kaminski shkroi në Twitter se “për shkak të situatës ...

  • Meta shton masat e mbikëqyrjes nga prindërit për llogaritë e fëmijëve në Facebook, Instagram

    3 Korrik, 2023

    METAKompania Meta, e cila zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, po shton disa masa sigurie që i lejon prindërit të mbikëqyrin dhe kufizojnë qasjen e fëmijëve në platforma.

     

    Masat pasojnë kritikat ndaj mediave sociale lidhur me ndikimin e tyre tek shëndeti mendor mes adoleshentëve. Por shumë nga përmirësimet kërkojnë miratimin nga të miturit dhe prindërit e tyre, duke ngritur pikëpyetje se sa ...

  • Parlamenti Evropian miraton ligjin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale

    3 Korrik, 2023

    PEParlamenti Evropian, me 499 vota pro dhe 28 kundër, miratoi sot ligjin për inteligjencën artificiale, i cili vendos kufizime mbi mënyrën se si mund të përdoret kjo teknologji nga kompanitë dhe forcat e zbatimit të ligjit.

     

    Ligji i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Ndërkohë, Departamenti amerikan i ...

  • Pilula për humbje peshe, në vend të injeksioneve?

    3 Korrik, 2023

    PilulaPo sikur trajtimi për mbipeshën të ishte thjesht një pilulë e përditshme?

     

    Tek kjo ide kanë shpresuar mbi 40% e amerikanëve që konsiderohen obezë, megjithëse është kritikuar nga aktivistët që kërkojnë pranim më të gjerë në shoqëri të mbipeshës. Së shpejti, kjo ide mund të bëhet realitet.

    Sipas dy studimeve të publikuara të shtunën, variantet me pilula të ilaçit kundër mbipeshës ...

  • Vaksina mund të jetë hapi i madh i ardhshëm në luftën kundër kancerit

    3 Korrik, 2023

    VaksinaShkencëtarët thonë se hapi i ardhshëm në luftën ndaj kancerit mund të jetë një vaksinë, jo për ta parandaluar sëmundjen, por për të zvogëluar masën e tumorit. Pas disa dekadash suksesi të kufizuar, tashmë shkencëtarët thonë se puna kërkimore është në një pikë kthese dhe se do të shtohet prodhimi i vaksinave gjatë pesë viteve të ardhshme.

     

    Todd Pieper nga ...

  • Pavarësi nga Kina e SHBA – BE jep miliarda për chip-at

    12 Qershor, 2023

    chipEuropa kërkon të pavarësohet më shumë në fushën e mikroelektronikës dhe chip-ave nga Kina dhe SHBA. Tani BE ka startuar një program të madh ndihme, nga i cili përfitojnë kompanitë europiane, edhe ato gjermane.

     

    Për të qenë më i pavarur si nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program miliardësh ndihme për industrinë e mikroelektronikës dhe ...

  • Jens Stoltenberg takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Biden

    12 Qershor, 2023

    Stoltenberg BidenPresidenti Joe Biden pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg.

     

    Takimi vjen ndërsa gara për të gjetur pasardhësin e tij është nxehur.

    Zoti Stoltenberg, ka udhëhequr aleancën ushtarake që nga viti 2014, periudhë gjatë së cilës mandati i tij është zgjatur tre herë. Por në fillim të këtij viti, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"