LAJMET NGA BOTA

  • Dezerton oficeri i shërbimit të sigurisë të Putinit; thotë se presidenti rus “është kriminel lufte”

    6 Prill, 2023

    Gleb KarakulovMë 14 tetor, një inxhinier rus i quajtur Gleb Karakulov hipi në një avion pasagjerësh për të udhëtuar nga Kazakistani drejt Turqisë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ai fiku telefonin për të ndalur prurjen në rritje të mesazheve urgjente dhe të zemëruara. Ai i tha kështu lamtumirë jetës së tij në Rusi dhe u përpoq ...

  • Ditë historike në Nju-Jork – Trump përpara drejtësisë

    5 Prill, 2023

    TrumpDonald Trump është ish-presidenti i parë i SHBA-së ndaj të cilit ngrihet padi. Në aktakuzën e shpallur në Nju-Jork republikani akuzohet se ka falsifikuar dokumente biznesi në 34 raste.

     

    Prokurori i Përgjithshëm, Alvin Bragg, i shpalli akuzat në 34 raste edhe në Twitter. Në mesazhin e tij në Twitter ai shkruan: “Në Manhattan gjendet tregu më i rëndësishëm ekonomik i ...

  • Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi

    5 Prill, 2023

    ndërtesa e Ambasadës ruse në BeogradRusia vazhdoi të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendi i rrallë evropian që nuk vendosi sanksione ndaj Kremlinit dhe një nga të paktët në Evropë që nuk kërkoi reduktim të fushëveprimit të misionit rus pas pushtimit të Ukrainës.
    Lista diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se dy diplomatë të ...

  • Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania?

    3 Prill, 2023

    punetor pcRreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, – në të njëjtën kohë mungojnë gati 2 milionë forca pune të kualifikuara. Çfarë do të thotë ky paradoks e ku vërehet mungesa kryesore e fuqisë punëtore?

     

    Pasojat e pandemisë së Coronës duken se janë tejkaluar nga ana ekonomike, edhe ndaj luftës në Ukrainë dhe kostove që ka sjellë ajo duket se ...

  • ChatGPT: Italia bllokon OpenAI

    3 Prill, 2023

    ChatGPTAutoriteti mbikëqyrës italian për Privatësinë e të Dhënave tha se po e ndërmerr këtë veprim të përkohshëm “derisa ChatGPT të respektojë privatësinë”.

     

    Softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të rinjtë, deklaruan autoritetet italiane për mbrojtjen e të dhënave. Tani OpenAI, operatori i ChatGPT, është nën presion.

    ChatGPT, që është zhvilluar nga firma amerikane OpenAI, ...

  • Ngrihen akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump

    31 Mars, 2023

    TrumpVotimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritën jeshile për ngritjen e një padie ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore.

     

    Republikani Donald Trump, i cili po kandidon ...

  • Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera

    30 Mars, 2023

    VisaDrejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles shpreh dyshime për suksesin e ligjeve gjermane të imigrimit. Kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.

     

    Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e ligjeve për ...

  • Blinken: Milorad Dodik – në rrugën autoritare të Putinit

    30 Mars, 2023

    BlinkenSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se politikani serb i Bosnjës, Milorad Dodik është në rrugën autoritare të presidentit rus Putin. Në një postim në rrjetet sociale, sekretari Blinken tha se këtë e dëshmojnë sulmet e tij ndaj të drejtave themelore dhe liritë e njeriut në Republikën Serbe.

     

    Komentet e sekretarit Blinken pasuan zhvillimet e fundit në ...

  • Arabia Saudite i bashkohet organizatës së sigurisë të udhëhequr nga Kina

    30 Mars, 2023

    OS KinezeArabia Saudite ka rënë dakort t’i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait, në rolin e një “partneri për dialog”, njoftuan mediat zyrtare të mërkurën. Ky është treguesi më i fundit i lidhjeve më të afërta politike të këtij vendi me Kinën.

     

    Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait u themelua në vitin 2001 si një organizatë politike, ekonomike dhe e sigurisë, ...

  • Presidenti Zelenskyy e sheh të domosdoshme fitoren në Bakhmut

    29 Mars, 2023

    ZelenskiyPresidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, theksoi rëndësinë e luftës për qytetin lindor të Bakhmutit, duke i thënë agjencisë së lajmeve Associated Press të martën se një disfatë e Ukrainës atje, do të sillte trysni nga komuniteti ndërkombëtar dhe disa në Ukrainë, për të bërë kompromise me Rusinë.

     

    Presidenti Zelenskyy tha se nuk do të angazhohet në bisedimet e paqes me Rusinë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"