LAJMET NGA BOTA

  • Putin fajëson perëndimin për luftën në Ukrainë

    21 Shkurt, 2023

    Putin fajeson perendiminPresidenti rus mbajti një fjalim me akuzat e njohura kundër perëndimit, por me një gjuhë shumë më të ashpër. Putin bëri plotësisht përgjegjës perëndimin për shkallëzimin e luftës në Ukrainë.

     

    Tradicionalisht kreu i Kremlinit mban një fjalim para deputetëve për gjendjen e kombit, ku bën një bilanc të vitit dhe paraqet objektivat e rinj strategjikë. Fjalimi i këtij ...

  • Zhvillimet në Ukrainë, rreziku më i madh për sundimin e Putinit

    21 Shkurt, 2023

    PutinVladimir Putin thotë se ai mësoi nga zënkat kur ishte fëmijë në qytetin e lindjes, Shën Petersburg se “nëse dëshiron të fitosh një luftë, duhet ta çosh deri në fund, sikur të ishte beteja më vendimtare e jetës tënde”. Ky mësim, i cituar në biografinë më të fundit të presidentit rus, duket se po e udhëheq atë ndërsa agresioni ...

  • Turqia dhe Siria goditen nga një tjetër tërmet; sërish viktima dhe të plagosur

    21 Shkurt, 2023

    AntakyaNjë tërmet me magnitudë 6.4 goditi të hënën rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur mbi 200 të tjerë, më pak se dy javë pas tërmetit masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz, njoftuan autoritetet. Ndërtesa të tjera u shembën, duke zënë nën vete disa persona, ndërsa shumë të plagosur u regjistruan edhe në ...

  • Moldavia bën thirrje për sanksione të BE-së ndaj oligarkëve që ndihmojnë Rusinë

    21 Shkurt, 2023

    Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu PopescuMinistri i Jashtëm i Moldavisë beson se “oligarkët e korruptuar” po punojnë “krah më krah” me Rusinë për të destabilizuar vendin e tij. Nicu Popesku bëri thirrje që Bashkimi Evropian të sanksionojë të akuzuarit.

     

    Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë “oligarkët” që punojnë me Rusinë për të “destabilizuar” Moldavinë, tha në një intervistë për DW ...

  • Turqi: Ende mijëra vetë të zhdukur në zonën e tërmetit

    20 Shkurt, 2023

    termetiTërmeti në zonën kufitare turko-siriane mori thuajse 47,000 jetë. Shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar po shuhen.

     

    Ditët e fundit ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi nuk gjetën më të mbijetuar prandaj sipas Yunus Sezer,  shef i Agjencisë për Mbrojtjen Civile të Turqisë, ekipet e shpëtimit i kanë ndërprerë operacionet e tyre në thuajse të gjitha njëmbëdhjetë provincat e ...

  • Makinat elektrike në Panairin e Makinave në Çikago

    20 Shkurt, 2023

    panairi makina elektrikeNë panairin më të madh të makinave në Amerikën e Veriut, që mbahet çdo vit në Çikago, shfaqen makinat me teknologjinë më të re. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, panairi me historinë më të gjatë në Amerikë, këtë vit pasqyron kërkesat e konsumatorëve dhe nismën e qeverisë për makina më miqësore ndaj mjedisit.

     

    Në ...

  • Bullgari: Vdesin brenda kamionit 18 imigrantë, 6 persona nën akuzë

    20 Shkurt, 2023

    Bullgari 18 te vdekur KamionProkurorët bullgarë kanë ngritur akuza ndaj gjashtë personave për trafikim qëniesh njerëzore, pasi 18 emigrantë afganë u gjetën të vdekur të enjten brenda një kamioni të braktisur në një rrugë të prishur, pranë kryeqytetit të vendit, Sofje.

     

    Prokurorët thanë se kamioni u braktis pranë fshatit Lokorsko, pasi shoferi dhe një person qe e shoqëronte, zbuluan se ...

  • Mynih: Thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën

    18 Shkurt, 2023

    presidentit polak Andrzej Duda, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron Presidenti polak Duda tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se nëse Rusia fiton në Ukrainë, agresioni i saj nuk do të përfundojë aty, por do të vazhdojë më tej.

     

    Presidenti i Polonisë Andrzej Duda kërkoi në Mynih vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. “Pa mbështetjen tonë, Ukraina ...

  • Tërmeti në Turqi: Heroi që rezistoi kundër ndërtimeve ilegale

    16 Shkurt, 2023

    Pamje ilustruese - Në Turqi janë kryer shpesh ndërtime ilegale, tërmeti shkatërroi shumë prej tyrePamje ilustruese – Në Turqi janë kryer shpesh ndërtime ilegale, tërmeti shkatërroi shumë prej tyre

    Një kryetar bashkie po ngrihet lart si hero në Turqi këto ditë tragjike. Ökkes Elmasoglu nga qyteti turk Erzin, që ndodhet në mesin e katastrofës së tërmetit. Pikërisht në ...

  • Përse festohen karnavalet? Pak nga historia e Karnavaleve në Këln

    16 Shkurt, 2023

    Festime karnavaleshKarnavalet në Këln: Ç’lidhje kanë romakët e vjetër me karnavalet? Çfarë roli luan njëmbëdhjeta? Dhe pse është virgjëresha e Këlnit burrë? Zhytja në botën e harbimit të karnavalistëve.

     

    Ditën e karnavaleve, në orën 11:11 fillon e gjitha, sidomos në zonën përreth lumit Rin, në Renani të Gjermanisë. Por jo vetëm atje. Mijëra vetë të veshur me kostume shumëngjyrëshe lëshohen ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"