Spahiu: Qëllimi i Berishës në këtë krizë është të bëjë kurban LSI-në, që të shpëtojë vet

Ish-aleati i së djathtës në zgjedhjet e vitit 2017, Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Shqiptarja.com thotë se Partia Demokratike nuk mund të bëjë ‘prokurorin’ për shit-blerjen e votave, pasi duhet të merret vetë e pandehur. Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, thotë se në vitin 2017, PD-ja financoi sondazhe, të cilat nxirrnin se PD vetëm 29-30 % e votave shkonin për opozitën.

Demokratët e dinin shumë mire rezultatin skandaloz që i priste – shprehet Spahiu.

Për Spahiun, Lulzim Basha është “Basha është investimi më madhor i Berishës që pas vdekjes të ketë një njeri të besuar për familjen. Ai është i zhgënjyer me veten por s’ka menduar për skenar B pasi e ka katandisur partinë në nivelin e Gaz Bardhit apo Klevis Balliut qëllimisht që çdo kush të thotë: “s’ka alternativë më të mirë se Luli”.

Për djegien e mandateve ai thotë se ishte një vendim i ish-kryeministrit Berisha, dhe jo i kryetarit të PD-së Basha.

“Është vetëm Berisha. Ai e mori vendimin ndonëse gjithē partia e tij por dhe aleatët ishin kundra. Madje dhe Basha ishte kundër. Nuk ka këllqe Basha të tërheq zvarrë jashtë parlamentit Berishën por e kundërta, Berisha i vuri në rresht me gjithë Monikën. Është naivitet të mendosh nëse Basha mund t’i jepte urdhër Berishës apo Monikës. Kjo është lëvizje e kalkuluar e Berishës për t’ju thënë ndërkombëtarëve që nëse nuk i japin amnisti nga drejtësia dhe nëse nuk i japin pushtetin me marrëveshje ai ka njerëz për ta kallur Shqipërinë. Lëvizjet e Berishës janë të lexueshme. Ai çdo 2 ose 4 vjet përdor të njëjtën skemë që të kap ndonjë pazar në fund me presion. Ndryshon vetëm skenari, diku me çadër dhe diku me tymuese”.

Ish-kreu i AK-së thotë se kriza politike do të shuhet dhe se në fund kurbani do të jetë LSI-ja.

“Mendoj që në fund Berisha dhe Rama do rikthehen te pazari 2008 dhe 2017 që shpesh i reciton poeti Arben Duka. Por këtë radhë të dyja do nxjerrin nga politika LSI-në por do bindin Metën që të kënaqet me kolltukun imunitar të Presidentit. Ngërçi do jetë më i gjatë se 90 ditët e çadrës. Kam një dyshim që do zgjas 90 muaj. Çadra ka zënë brenda Sali Berishën i cili po harxhon plumbat e fundit sepse është 76 vjeç. I ka bërë llogarit mirë. Ky është treni i fundit për atë sepse nëse e humb, i bie që treni i radhës të kalojë kur të jetë 82 vjeç”.

Intervista

  1. Spahiu si e komentoni qëndrimin e opozitës PD-LSI për tu larguar nga Kuvendi? 

Kreshnik Spahiu: Largimi nga Kuvendi i PD nuk ishte surprizë. Përkundrazi nëse do i riktheheni statuseve në Facebook të Sali Berishës, do e gjeni thirrjen e tij në mbi 10 raste për djegie mandatesh!

Parimisht është një akt sublim i një grupimi politik. Problemi qëndron në dy çështje thelbësore pse djegia mandateve ngjall reaksion:

1- PD nuk ka moral dhe nuk motivon popullin sepse nuk është parti e re. Le të themi ky akt i shkon Vetvendosjes në Kosove sepse është parti që s’ka pasur kurrë pushtetin, ndërsa PD ka qeverisur 14 vite dhe nuk bind opinionin. Askush nuk e shikon Lul Bashën si Albin Kurti sepse Luli në 15 vjet ka pasur 12 postet më të rëndësishme të shtetit. Ndërsa Albini s’ka qenë kurrë në pushtet.

2- PD nuk bindi dot me kauzën që justifikoi djegien e mandateve. PD do ishte legjitime në fakt po të digjte mandatin 4 vjet më parë kur afro 20 deputetë të PS dhe LSI kishin rekorde kriminale.

Në atë periudhë duhet të griste mandatet dhe të legjitimonte që s’mund të ulej me kriminelë në parlament deri në pritje të dekriminalizimit.

A qëndron kauza e PD dhe LSI për të mos njohur këtë Parlament sepse votat janë blerë? 

Kreshnik Spahiu: Kauza qëndron por jo me avokat PD, sepse ajo duhet jetë e pandehur dhe jo të bëjë prokurorin.

Opozita aktuale PD-PR-LSI kanë pasur 3 komisionerë pra shumicën përballë 1 komisioneri të PS.

Opozita kishte drejtimin e policisë, rendit dhe drejtësisë madje edhe menaxhimin e zgjedhjeve.

Nëse njerëzit e saj janë shitur minimumi duhet të shkojnë në burg dhe Basha të largohet si i paaftë. Nuk është faji popullit që njerëzit e PD korruptohen.

Ju jeni shprehur në një dalje për mediat së fundmi, se në 2017 sondazhet e vetë PD-së tregonin se kjo forcë politike kishte 29-30 % . Cila është e vërteta e atij sondazhi në prag të zgjedhjeve të 2017?

Kreshnik Spahiu: Poo gjatë, para çadrës dhe gjatë çadrës u financuan dy sondazhe dhe rezultati dilte skandaloz afro 29-30% për opozitën!

Këtë rezultat unë e deklarova LIVE te Arian Çani në Klan dhe pas një muaji u provua me rezultatin real të zgjedhjeve

 Nëse PD i humbi thellë zgjedhjet në vitin 2017 atëherë pse sot nuk e njeh Kuvendin ? Cilat sipas jush ishin shkaqet  e humbjes së PD-së? 

Kreshnik Spahiu: Shkaqet janë krejt të tjera dhe justifikimi krejt tjetër.

Sipas shumë burimeve brenda PD të cilat çdo kush e din që unë i kam të shumta, kanë ekzistuar 5 shkaqe madhore që PD po vet-vritet jashtë sistemit.

U prish marrëveshja PD-PS e 17 Majit vetëm në njërën pikë. Berisha sulmoi familjen e Ramës për drejtimin e Abi Bank dhe Rama e sulmoi Berishën tek fëmijët për refuzimin e hyrjes në Amerikë.

Flet arresti për Gruevskin apo dënimi me burg i Mendu Thaçit futën në panik Berishën që projekti amerikan për drejtësinë do ndiqte një udhë me futje në burg të ish-kryeministrave si në Kroaci, Serbi, Rumani, Maqedoni dhe e fundit në Shqipëri.

Projekti botëror mbi të ardhmen e Shqiptarëve në Ballkan me apo pa ndryshim kufijsh po e nxirrnin Berishën jashtë loje sot dhe mot duke mos e bërë fare pjesë të tryezës. Kosova gjithmonë ka qenë për Berishën mollë e ndaluar dhe amerikanët kanë dashur ta mbajnë larg saj.

Protestat e studentëve e nxorën në pension partinë që u krijua nga vetë studentet duke zhvlerësuar PD-PS njësoj. PD po rrezikonte të zëvendësohej nga një opozitë e re që po linde nga rinia.

Afrimi i datës zgjedhjeve dhe humbja e sigurt e tyre në qytetet kryesore do e çonte investimin 15 vjeçar të Berishës në kosh plehrash. Ai nuk do e shpëtonte dot Lulzim Bashën nga dorëheqja në 30 qershor. Basha është investimi më madhor i Berishës që pas vdekjes të ketë një njeri të besuar për familjen. Ai është i zhgënjyer me veten por s’ka menduar për skenar B pasi e ka katandisur partinë në nivelin e Gaz Bardhit apo Klevis Balliut qëllimisht që çdo kush të thotë: “s’ka alternativë më të mirë se Luli”.

Pse PD vendosi të mos e njohë më Kuvendin tani , pra gati dy vite me vonesë? 

Kreshnik Spahiu: Jooo nuk është PD. Është vetëm Berisha. Ai e mori vendimin ndonëse gjithē partia e tij por dhe aleatët ishin kundra. Madje dhe Basha ishte kundër.

Nuk ka këllqe Basha të tërheq zvarrë jashtë parlamentit Berishën por e kundërta, Berisha i vuri në rresht me gjithë Monikën.

Është naivitet të mendosh nëse Basha mund ti jepte urdhër Berishës apo Monikës.

Kjo është lëvizje e kalkuluar e Berishës për t’ju thënë ndërkombëtarëve që nëse nuk i japin amnisti nga drejtësia dhe nëse nuk i japin pushtetin me marrëveshje ai ka njerëz për ta kallur Shqipërinë.

Lëvizjet e Berishës janë të lexueshme. Ai çdo 2 ose 4 vjet përdor të njëjtën skemë që të kap ndonjë pazar në fund me presion. Ndryshon vetëm skenari, diku me çadër dhe diku me tymuese!

PD në fushatën e 2017 objekt kryesor të fushatës kishte të godiste LSI , ndërsa sot të dy partitë janë bashkë kundër Ramës ? A krijon kosto për PD kjo aleancë me LSI? 

Kreshnik Spahiu: Jo jo aspak nuk krijon kosto. Në fund të kësaj që po ndodh kurbani do jetë LSI-ja.

Mendoj që në fund Berisha dhe Rama do rikthehen te pazari 2008 dhe 2017 që shpesh i reciton poeti Arben Duka.

Por këtë radhë të dyja do nxjerrin nga politika LSI-në por do bindin Metën që të kënaqet me kolltukun imunitar të Presidentit

Si e shikoni sot daljen nga ky ngërç dhe çfarë duhet të bëjë sipas jush PD ? Sot janë thyer marrëdhëniet e opozitës me ndërkombëtarët .A mund te beje dot opozita pa faktorin ndërkombëtar? 

Kreshnik Spahiu: Ngërçi do jetë më i gjatë se 90 ditët e çadrës.

Kam një dyshim që do zgjas 90 muaj.

Çadra ka zënë brenda Sali Berishën i cili po harxhon plumbat e fundit sepse është 76 vjeç. I ka bërë llogarit mirë. Ky është treni i fundit për atë sepse nëse e humb, i bie që treni i radhës të kalojë kur të jetë 82 vjeç.

I duhet me çdo kusht ta sjell tani në pushtet sepse pas tij Lulin do e shqyejnë brenda llojit.

Ashtu siç e ka deklaruar vetë Berisha, me vota Edi Ramën nuk e mund dot se sipas tij Rama i vjedh.

Në këto kushte Berishës i mbeten dy mënyra:

a- Me luftë, por testi i parë i ka dal huq se nuk ka as pjesëmarrje popullore përtej militantëve. Askush nuk vritet që të vijë Monika apo Luli kryeministër.

Ndërkombëtarët nuk janë me opozitën si në Venezuelë, madje janë shumë agresivë ndaj saj

b- me marrëveshje me Ramën nëse ky i fundit nuk përballon presionin.

Unë nuk e di nëse Rama do ulet për një pazar të ri. Historia politike ka treguar që Rama ulet në marrëveshje dhe i nxjerr me buzë të kuqe më pas. Jam pak skeptik nëse do ulet këtë radhë sepse me sa shoh LSI po shkrihet dhe shpartallohet pa pas nevojë që Rama ti kërkojë marrëveshje Berishës!

Çfarë do të ndodhë në 30 qershor , a do të futet PD në zgjedhjet lokale? 

Kreshnik Spahiu: Jo jo në asnjë mënyrë. PD nuk do hyjë në zgjedhjet lokale sepse vetë grisja e mandateve është mjeti për të arritur tek qëllimi i bojkotit të zgjedhjeve lokale.

Berisha do e fusë PD në zgjedhje vetëm nëse Rama zbythet dhe i jep me marrëveshje disa bashki që opozita të brohorasë si arritje dhe fitore.

Një pyetje të fundit , a do ti riktheheni një ditë politikës aktive në Tiranë?

Kreshnik Spahiu: Unë aktualisht punoj në profesionin e avokatit dhe kam një kontratë afatgjatë me një nga kompanitë më të njohura, dhe gara elektorale nuk është në axhendën apo sfidat e mia të afërta. Profesioni im si jurist më dyzon gjithmonë dhe lufton brenda meje me pasionin e thellë politik për një komb kuqezi të bashkuar dhe një Shqipëri tjetër pa Ramën dhe Berishën!

G.M (Gazeta shqiptarja.com)

3 viktima pas të shtënave në një tramvaj në Utrecht

UtrechtNë një sulm në qytetin holandez, Utrecht janë vrarë sipas kryebashkiakut, Jan van Zanen tre vetë, pesë të tjerë janë plagosur.

Pas tё shtёnave nё njё tramvaj nё Utrecht ёshtё arrestuar i dyshuari kryesor. Sikurse njoftoi policia, ai u arrestua gjatё kontrollit tё njё banese nё qytetin holandez. I arrestuari ёshtё njё 37 vjeҁar me origjinё turke, tё cilin autoritetet e kanё kёrkuar gajtё gjithё ditёs. Po ashtu mbahet i ndaluar edhe njё i dyshuar tjetёr. Eshtё e paqartё se nё ҁfarё mase ka qenё iai i involvuar nё atentat, thotё policia.

Kryeministri holandez, Mark Rutte i cilësoi të shtënat me paspjë 3 viktima në një tramvaj në Utrecht të hënën si atentat. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist. “Vendi ynë është tronditur sot nga një atentat”, tha Rutte. “Dhuna ka prekur njerëz të pafajshëm. Një akt terrori është një sulm kundër civilizimit tonë. Nuk do të përkulemi para intolerancës”, tha ai.

Sipas kryebashkiakut, Jan van Zanen janë vrarë tre vetë, pesë të tjerë janë plagosur në sulmin me armë në një tramvaj në Utrecht. Deri tani megjithatë nuk janë të qarta motivet e sulmit. Nuk përjashtohet as mundësia e një konflikti familjar.

 

la/(dpa, afp)

Një shkop i ri dirigjenti ofron shpresa për muzikantët e verbër

orkestra dirigjenti i verberNjë kompani që krijon instrumente muzikore të modifikuara ka gjetur mënyra origjinale për t’ia përshtatur krijimet e saj nevojave të personave me aftësi të kufizuara. Kompania ka krijuar një shkop dirigjenti që u jep mundësi edhe personave me probleme shikimi të ndjekin lëvizjet e shkopit. Kjo arritje hap portat për muzikantë të verbër që duan të luajnë me orketra:

Dirigjenti qëndron përballë orkestrës dhe me lëvizjet e shkopit drejton muzikantët. Ata ndjekin çdo lëvizje të tij për të marrë sinjale nëse do të luajnë më ngadalë, më lehtë, me ritëm apo me intensitet.

Por muzikantët e verbër, si violinistja Abie Baker, e kanë të pamundur të ndjekin lëvizjet e shkopit:

“Në të kaluarën ndiqnim tingujt përreth. Isha pjesë e seksionit të violinave dhe dëgjoja kur të tjerët ngrinin instrumentin për të filluar interpretimin, unë bashkohesha me ta me hamëndje. Pa dyshim nuk ishte një mënyrë e përsosur, sidomos kur luan një pjesë të shpejtë kur nuk ka kohë për të humbur”.

Tani shkopi Haptic ndihmon instrumentistët e verbër të ndjekin dirigjentin. Shpikësi Vahakn Matossian shpjegon se shkopi ka ndjesorë që kapin edhe lëvizjen më të vogël të dirigjentit:

“Shkopi ndjen lëvizjen e dorës. Ndjen këndet, ngritjet e uljet. Ndjen si ndryshimet e lehta ashtu edhe më të forta,” shpjegon shpikësi.

Informacioni transmetohet me sinjale radioje në aparatet që mbajnë në kyçin e dorës ose të këmbës muzikantët. Aparati përcjell dridhje të ndryshme për të informuar muzikantët mbi udhëzimet që përcjell dirigjenti.

Pianisti Kevin Satizabal thotë se kjo shpikje ka sjellë një ndryshim rrënjësor për muzikantët e verbër:

“Teknologjia të lidh me lëvizjet e dirigjentit. Kjo nënkupton se tani orkestrat nuk do të kenë më justifikime për të mos punësuar muzikantë të verbër, pasi teknologjia tani u mundëson këtyre muzikantëve të jenë plotësisht të integruar,” thotë pianisti.

Shkopi Haptic është ende në fazën e provës në duart e instrumentistëve dhe dirigjentëve si Ewan Campbell:

“Gjatë përdorimit arrij të ndjej sinjalet dhe përshtas lëvizjet që bëj pasi shërbejnë si sinjale. Besoj se shumë shpejt do të zhvilloj një stil dirigjimi që nuk bazohet shumë në konceptin pamor, por në konceptin ndjesor”.

Shpikësi shpreson se kompania e tij, “Human Instruments” do të arrijë ta hedhë në treg shkopin e ri të dirigjentit vitin e ardhshëm.

voa

Testet e ADN-së mbi prejardhjen e familjeve

ADNPako të thjeshta të testimit të ADN-së po bëhen gjithnjë e më popullore dhe me kosto të përballueshme. Sot, testet gjenetike mund të tregojnë se nga ka ardhur familja juaj, t’ju japë një pasqyrë më të plotë të shëndetit tuaj dhe madje të zbulojë të afërmit tuaj të panjohur.

Sot shumë kompani në mbarë botën ofrojnë teste të ADN-së pa nevojën e gjilpërave ose analizave të gjakut.

Për rreth 100 dollarë, kushdo mund ta dërgojë mostrën e tyre të pështymës në një laborator dhe të marrë një profil të detajuar gjenetik një muaj më vonë.

Ndonjëherë rezultatet janë të befasishme.

Jason Lambro, banor i Uashingtonit mendonte se nuk kishte vëllezër dhe motra. Ai bëri një test të ADN-së nga i cili mësoi më shumë rreth prejardhjes së familjes së tij, dhe mësoi se kishte një vëlla.

“Një ditë po shikoja rezultatet e testit dhe kur hapa pakon lexova mesazhin “Urime, ju keni gjetur një vëlla (prej babait ose nënës)! Isha tepër i befasuar!”, thotë zoti Lambro.

Shumë konsumatorë janë më pak të habitur kur ADN-ja i ndihmon ata të kuptojnë prejardhjen e familjeve të tyre.

Joann Bodurtha është mjeke dhe studiuese e gjenetikës.

Ajo provoi të gjitha kompanitë e testimit të ADN-së në Shtetet e Bashkuara dhe thotë se ato treguan rezultate pothuajse identike.

Me shtimin e numrit të testeve, këto kompani zgjerojnë bazën e të dhënave të shënjuesve gjenetikë nëpër botë, gjë që u jep atyre një pasqyrë më të qartë mbi origjinën e familjeve.

“Shumë nga testet që bëhen nga kompanitë që studiojnë origjinën familjare, analizojnë diçka që quhet polimorfizëm nukleotid i rëndësishëm. Pra, ata kanë zgjedhur vende të rëndësishme ku ne dimë se ndryshimi ndodh në ADN-në e njerëzve të ndryshëm dhe e krahasojnë atë me modelet që gjenden tek njerëzit nga Afrika, Evropa Lindore, Lindja e Mesme ose vende të ndryshme aziatike”, thotë Joann Bodurtha nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins.

Kjo ndihmoi zonjën Zhanna, e cila nuk dinte shumë për familjen e saj përveç faktit se gjyshi i saj kishte lindur në Krime. Por, testi e ndihmoi atë të gjente të afërm që jetojnë në Ukrainë.

“Ishte e pabesueshme! Kur pashë rezultatet, fillova të qaja. Ishte një tronditje e madhe emocionale, mendova o zot, të gjithë këta njerëz jetonin atje, ndërsa unë jam këtu”, thotë ajo.

Edhe Jason Lambro u gëzua kur gjeti më shumë njerëz nga familja e tij.

“Është hera e parë që mësova se kam një vëlla, kështu që përjetova emocione të forta. Email-i i parë që mora nga ai titullohej “Përshëndetje vëllai im i vogël!”, thotë zoti Lambro.

Ata ende nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por kanë bërë plane të mëdha për këtë. Ata do të kenë shumë gjëra për të folur rreth jetës së tyre përpara se të kishin njohuri për ekzistencën e njëri-tjetrit.

Gjurma ballkanike e atentatorit të Zelandës së Re

Brenton TarrantMbrojtës i vendeve të krishtera? Terroristi djathtist që vrau të paktën 50 vetë në dy xhami të Christchurch me emrat e shkruar në alfabetin cirilik krijonte lidhje me luftërat e dikurshme kundër osmanëve në Ballkan.

Në kohën që australiani 28 vjeçar, Brenton Tarrant paraqiste në Facebook atentatin e tij gjurmët të çonin në Ballkan. Filmimin “live” të atentatit, Tarrant e shoqëroi me një këngë luftarake të serbëve boshnjakë,  që në vitet 90-të luftuan në Jugosllavi kundër myslimanëve në shumicë në ushtrinë e Bosnje-Hercegovinvës – “Karadxhiç drejtoji serbët e tu” është kënga që himnizon komandantin e atëhershëm serb, Radovan Karadxhiç, i cili u dënua nga Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi me 40 vite burgim. Karadxhiç u dënua edhe për pjesëmarrjen e tij në masakrën e Srebrenicës, në vitin 1995 ku u vranë 8000 myslimanë.

Si turist në kërkim të frymëzimit terrorist?

Këtë këngë e ka shkruar në vitin 1993 Zeljko Grmusha, që donte të forconte me të moralin e trupave serbe. “Është e tmerrshme se çfarë ka bërë ky njeri në Zelandën e Re, natyrisht e dënoj këtë, më vjen keq për të gjithë ata njerëz të pafajshëm”, citon gazeta bulevardeske serbe “Kurier”, muzikantin amator. Zeljko Grmusha jeton në Kroaci e ka frikë për sigurinë e tij.

Kjo këngë do ishte harruar, nëse persona të panjohur nuk do të kishin nxjerrë variante të tjera të saj me titrat anglisht “Remove Kebab”. Videot me përmbajtje kundër myslimanëve janë klikuar miliona herë dhe janë shoqëruar me komente raciste.

Udhëtime në Ballkan

Brenton Tarrant ka qenë disa herë në Ballkan para atentatit. Në vitin 2018 ai vizitoi si turist vende historike. Më vonë sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme Bullgare ai ka udhëtuar në Rumani dhe Hungari. Dy vite më parë ai kishte vizituar Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë. Nëse ka kërkuar një skenë neonaziste, Tarrant, në Serbi nuk do ta ketë gjetur dot në Serbi, sepse për shkak të armiqësisë historike me diktaturën e Hitlerit dhe me lidhjen e ustashëve kroatë me Hitlerin, serbët e refuzojnë këtë ideologji me shumicë. Shovinizmi serb është më shumë antiperëndimor e prorus.

Ideologji e arnuar

Ka gjasa që Brenton Tarrant të ketë qenë i “frymëzuar” nga lufta për çlirim e popujve të Ballkanit kundër turqve. Në përfytyrimet e tij duket se ka një linjë mes tij, princit serb, Llazarit të rënë në betejën e Fushë Kosovës në shekullin e 14-të në luftë kundër osmanëve dhe të tjerëve, “mbrojtës të rajoneve të krishtera”. Rrethanat e atentatit, emrat me alfabetin cirilik të luftëtarëve historikë në luftë kundër pushtuesve osmanë janë më shumë shenja të një ideologjie të arnuar, merret gjithçka që të përshtatet për të justifikuar botëkuptimin. Këto shenja nuk janë tregues të lidhjeve terroriste në Ballkan apo një rrjeti mbështetësish në këtë rajon. Po ashtu si udhëtimet në Ballkan, Tarrant mund të jetë frymëzuar edhe nga ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik. Lidhjet e tij me botëkuptimin e Breivik janë të dukshme. Edhe Breivik ksihte adhurim për paramilitaristët serbë.

Mediat në Serbi e trajtuan me hollësi atentatin në Christchurch. Ekspertët e sigurisë përjashtuan mundësinë e një rreziku më të lartë të terrorit në vend. Por ka pasur shqetësime, se raportimi mbi videot që nderonte Tarrant mund të hedhë hije mbi imazhin e Serbisë.  Ndërkohë që mjaft përdorues myslimanë të internetit u shprehën të irrituar, se pse mediat nuk e përcaktojnë autorin si “fundamentalist i krishterë, në një kohë që përdoret normalisht përcaktimi “fundamentalist islamist” për atentate të tjera.

Presidenti konsensual apo shqiptar? Mashtrimi i rradhës në shërbim të mos-zgjidhjes së çështjes shqiptare në ish IRJM

Presidenti konsensual apo shqiptar? Mashtrimi i rradhës në shërbim të mos-zgjidhjes së çështjes shqiptare në ish IRJM

“Kjo është përqindja me të cilën dalin zakonisht shqiptarët edhe në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore”, deklaruan liderët e partive shqiptare dhe telallët e tyre, duke komentuar të zhgënjyer mos-arritjen e kushtit ligjor pjesëmarrjes në  referendumin (36,89 %, në vend të 50 % + 1), dhe në veçanti  numrin e ulët të shqiptarëve që dolën në referendum  (233.000 votues shqiptarë, krahasuar me 261.000  në zgjedhjet vendore të fundit, një vit më parë). Dhe për habi, mashtruesit dhe manipuluesit e opinionit, padashur e thanë një të vërtetë: po, është fakt se kaq janë votuesit e shkretë shqiptarë që akoma nuk kanë arritur të ikin në perëndim, të cilët, të skllavëruar për një vend pune për bukën e fëmijëve të tyre, dalin sa here që ka zgjedhje parlamentare apo vendore, të mbikqyrur nga banditët partiakë me lista të përpikta të anëtarëve të familjeve të tyre si votues.  Por “harruan” të japin edhe nje fakt tjetër shum domethënës: Shqiptarët e diasporës, ata të cilëve buka e gojës e fëmijëve të tyre nuk varet nga banditët e BDI, dhe s’kanë as pse joshen nga premtimet e matrapazeve të partive opozitare,  nuk dolën të votojnë as edhe 1% për këtë referendum! Dhe shqiptarët bojkotuan jo se nuk besojnë në NATO (e kujt t’i besojnë, Rusisë!?) dhe BE (e si të mos besojnë në BE, kur atë kanë shpresën e fundit, dhe atje  ikin që tani, masovikisht), por ashtu si nuk besuan  VMRO-së dhe Nikolla Gruevskit, nuk kanë besim as në premtimet e  LSDM-së dhe Zoran Zaev, e nuk besojnë as kriminelëve të BDI dhe matrapazëve politikë të Besës dhe Aleancës në shërbim të ambicjes së tyre politike dhe interesave personale.

Dhe kur këta kriminelë dhe matrapazë dështuan të nxjerin shqiptarët në referendum për të përligjur tradhëtinë përmes “vullnetit të popullit të shprehur në referendum”, u detyruan që krimin ta bëjnë me dorën e tyre.  Në një moment të rëndësishëm kur po rishikohej kushtetuta, për interesat e tyre kriminale dhe karieriste, dogjën një mundësi të rrallë për të imponuar ndryshime kushtetuese në shërbim të avancimit të statusit kushtetues të shqiptarëve dhe ndryshimit të sistenit qeverisës unitar, duke votuar ndryshimet kushtetuese ekskluzivisht në shërbim të palës sllave, që ata të shpëtonin atë që mund të shpëtohej nga identiteti i vjedhur.

Të vetëdijshëm për këtë,  këta mercenarë dhe matrapazë politikë, tani ftojnë shqiptarët në farsën histerike, sa manipuluese aq dhe ofenduese të zgjedhjeve presidenciale, duke ju ofruar atyre, njëra palë një president sllav “konsensual” që do të “frymojë shqip”, dhe pala tjetër një president shqiptar “kandidat i pavarur” që do të jetë i varur vetem nga ata, po aq lojal ndaj IRJM unitare sa i pari,  i cili kandidon për president sepse është i merakosur që kjo “shoqëri multietnike” mos të “rëshqasi drejt shtetit monoetnik”!?

Në mungesë të interesit dhe gatishmërisë për të ofruar shqiptarëve zgjidhjen reale të problemeve të tyre jetike qe lidhet ngushte me zgjidhjen perfundimtare te statusit të tyre kushteutes të shtetformësisë dhe sistemit qeverisës, ata ofrojnë shqiptarëve farsën e zgjedhjes së presidentit që “do i zgjidhi te gjitha problemet e shqiptarëve”, të vetëdijshëm për faktin që një president shteti, qoftë edhe shqiptari më patriot, nuk do të ndryshonte asgjë për shqiptarët, për shkakun se presidenti si institucion ka kompetenca dhe kufizime qarëtisht të përcaktuara dhe të sanksionuara me kushtetutë!

Shqiptarët duhet edhe këtë herë duhet t’i japin përgjigjen e merituar kësaj klase politike që kurrë nuk punoi në drejtim të mbrojtjes së interesave dhe zgjidhjes përfundimtare të cështjeve të hapura të elektoratit të vet, duke bojkotuar dhe injoruar në tërësi gjithë këtë cirk parazgjedhor bashkë me zgjedhjet për president të shtetit, që atyre, padushimin më të vogël, nuk do t’ju sjelli asgjë të re, ashtu siç nuk u solli asgjë të re zgjedhja Talat Xhaferit per Kryetar kuvendi të ish IRJM.

Shqiptarët duhet t’i japin pergjigjen e merituar këtij kryeministrit të vetëkënaqur, hajdut identitetesh dhe historish, dhe shërbëtorëve të tij të BDI-së, të cilët me paftyrësinë më të madhe u ofrojnë shqiptarëve një ekspert për siguri kombëtare, si kandidat “konsensual” për president, sepse e dinë shumë mire se për sigjurinë e cilit “komb” dhe për ta mbrojtur nga kush, angazhohej ky ekspert.  Por gjithashtu duhet t’i japin pergjigjen e merituar edhe këtij kandidati “të pavarur” shqiptar, i cili publikisht, në mënyrën më të pafytyrë, kapur dorë për dore me liderët matrapazë politikë të “Besës” dhe “Aleancës për shqiptarët”, po gjenjen shqiptarët duke u paraqitur si i pavarur.  Një karierist që në gjithë këtë, sheh vetëm mundësinë për të rumbullakosur karieren e tij të filluar si amabasador i ish IRJM në BE, tani në shërbim të shtetit si president shteti, siç deklaroi edhe vetë, për t’u angazhuar “për sundimin e ligjit, demokracisë, gjyqësorit të pavarur dhe respektimit të drejtave të njeriut”, kaq i sigurtë në këtë, saqë pret me shumë besim që ta votojnë edhe votuesit sllavë!

Afrim Fanda

BREXIT, Çfarë do të ndodhë?

BrexitPër Britaninë, dalja nga BE-je me një marrëveshje tranzicioni do të jetë e ashpër në vetëvete, një riorganizim sizmik që do të ndërpresë lidhjet e biznesit, ekonomisë, sigurisë, ligjeve, kulturës dhe politikës që janë thelluar prej mbi gjysmë shekulli, duke e futur Britaninë në Evropë dhe Evropën në Britani.

Për tre milionë europianët e kontinentit që jetojnë në Britani dhe një milion e gjysmë britanikët që jetojnë në vende të tjera anëtare të BE-së këto ditë janë të vështira. Ata kanë frikë për punën e tyre, kujdesin shëndetësor madje edhe siguritë për shtëpitë e tyre.

Qytetarëve të BE-së në Britani u kërkohet të ri-aplikojnë për qëndrim – pa marrë parasysh nëse janë vendosur në Britani për dekada të tëra. Qeveria thotë se ata do të jenë në gjendje të qëndrojnë, por asgjë nuk është e garantuar ligjërisht.

Corine Byron-Danuser, e lindur në Belgjikë thotë se para referendumit të Brexit ishte “ndoshta një nga britaniket më jo-britanike që mund të imagjinohej”.

Brexit ka nxitur një Brexod me largimin e dhjetëra mijëra shtetasve të BE-së. Migrimi nga BE-ja në Mbretërinë e Bashkuar u ul në 2018 me vetëm 57.000 rritje. Për shumë Brexiters ky është shkak për festim, por jo për fermerët, apo bizneset e ndërtimit dhe hotelerisë, as për drejtuesit e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë.

Të martën, Dhoma e Komunave të parlamentit britanik do të votojë për herë të dytë mbi një marrëveshje tranzicioni që kryeministrja Theresa May pranoi me BE-në pas më shumë se dy vitesh bisedimesh ttë vështira. Por që nga e hëna, kishte shanse që ajo do ta parandalonte votimin. Në janar parlamenti e hodhi poshtë marrëveshjen – kundërshtimi më të madh që ka hasur ndonjëherë një kryeministër britanik.

Çfarë ndodh më tej askush nuk e di. Një kërkesë për një shtyrje të Brexit është skenari më i mundshëm, por askush nuk dëshiron që Britania të dalë jashtë BE-ja pa ndonjë marrëveshje tranzicioni.

Në një pranim të rrallë publik të pafuqisë, kryeministrja May deklaroi: “askush nuk e di se çfarë do të ndodhë!”

voa

Përmbytjet nga uji në objektin e PSP-së shkatërrojnë dokumentet për disa lëndë për krim të organizuar

PSP-ndërtesaNuk mjaftonte vetëm debati i hapur në publik lidhur me funksionalitetin dhe mbështetjen për ndryshimet ligjore për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), por ndodhi edhe diçka tjetër që ka ngritur dyshime serioze në publik. PSP-së i ka ndodhur një fatkeqësi brenda objektit kryesor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve të brendshme të emisionit 360 se uji i sistemit për ngrohje ka prishur apo ka dëmtuar disa dosje të lëndëve të hapura, janë përgjigjur edhe nga PSP të cilët thonë “është e vërtetë se përshkak vjetërsisë së instalimit të nxemjes qendrore në objektin ku ndodhet PSP, ka pasur rrjedhje nga gypat e këtij sistemi ngrohës, që ka sjellë në dëmtimin dhe prishjen e tërësishme të dokumentacionit për disa lëndë, mes tyre edhe: “Perandoria, “Treqind” dhe “Spiuni”. Por, duhet të kihet parasysh se PSP dokumentet i ka në formë të skenuar. E nëse e vërejmë se të njejtat dokumente nuk janë në formë elektronike, do të kërkojmë ripërtrirjen e tyre. Për momentin jemi duke hetuar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Përndryshe, PSP i ka siguruar edhe objektin por edhe paisjet brenda” thonë nga PSP për emisionin 360.

Përndryshe, këto janë lëndë nëpër procese gjyqësore kurse të akuzuar janë ish-zyrtarë shtetëror e në mesin e tyre, Sasho Mijallkov dhe Jordan Kamçev. /Telegrafi/

PD reagon ashpër ndaj vendimit të Rudina Hajdarit

PDNë Shqipëri Partia Demokratike reagoi ndaj vendimit të deputetes Rudina Hajdari për të mos hequr dorë nga mandati parlamentar. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazmend Bardhi, deklaroi në mbrëmje se “vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH”.

Në një rast të ngjashëm me atë të zonjës Hajdari, PD vendosi përjashtimin nga partia të deputetit Myslim Murrizi. Në deklaratën e tij, zoti Bardhi thuajse bën të qartë se i njejti fat do të ishte rezervuar dhe për të, porse “në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike”.

Në mënyrë indirekte, zoti Bardhi e sulmon të bijën e Azem Hajdarit duke lënë të nëkuptohet se sipas tij ajo po devijon dhe nga amaneti i babait të saj duke e kundërvënë atë me të vëllanë i cili u shfaq në protestën e opozitës para parlamentit javën e shkuar me një përshëndetje fare të shkurtër. “Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve”, vë në dukje zoti Bardhi në deklaratën e tij.

Deri më tani janë 11 emra nga opozita, të cilët nuk kanë pranuar t’I binden vendimit të saj për të hequr dorë nga mandatet, dhe që të gjithë janë cilaur tradhëtarë apo njerëz që “kanë shitur shpirtin e tyre”. Në intervistën për Zërin e Amerikës, ku ajo bëri publik vendimin e saj për të qëndruar në parlament, zonja Hajdari u shpreh se nuk e shqetësonin epitet që mund t’i vinin zgjedhjes së saj. “Mua nuk më shqetësojnë absolutisht fare, sepse këto akuza vijnë nga njerëz me shpirt të ngordhur dhe që janë shpresë-shtypësit e këtij vendi. Unë nuk jam nga ata njerëz: Unë nuk e shes shpirtin tim”, deklaroi zonja Hajdari.

voa

Kosovë: Dy këshilltarë të Kancelares Merkel në Prishtinë

HajredinajDy këshilltarë për politikën e jashtme të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, biseduan në Prishtinë me kryeministrin Haradinaj.

Dy këshilltarë për politikën e jashtme të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, qëndruan (11.03) në Kosovë, ku takuan kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin biseduan rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, nuk pati prononcime për medie, ndërsa, në një komunikatë të shkurtër për medie nga zyra e kryeministrit thuhet, se këshilltarët e Merkelit, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, diskutuan me Haradinajn edhe për “normalizimin e dialogut me Serbinë”.

“Me këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, Haradinaj kam biseduar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kryeministrit, ndërsa, nuk thuhet asnjë fjalë për taksën e Kosovës ndaj prodhimeve të Serbisë, të cilën Serbia po e perdor si kusht heqjen e saj për ta rifilluar dialogun me Kosovën.

“Gjermania është një nga partnerët politik dhe ekonomik të Kosovës, e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë u jemi mirënjohës”, citohet më tej në komunikatë kryeministri Haradinaj.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, disa muaj më parë pati kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta heq, ose ta pezullojë zbatimin e taksës ndaj mallrave serbe, në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut, ndërsa pati shprehur qëndrimin e shtetit gjerman, që është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Një përshkallëzim i mëtejshëm duhet të parandalohet urgjentisht. Sukseset e dialogut për normalizimin duhet të ruhen. Në vend që të mendojnë për ndryshimin e kufijve, Beogradi dhe Prishtina duhet t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në një marrëveshje të zbatueshme që mbulon të gjitha çështjet e hapura dhe bën të mundur një normalizim gjithëpërfshirës”, pati deklaruar Heiko Maas në Paris, gjatë një konference për kufizimin e përhapjes së armëve të vogla nga Ballkani.

Dy ditë më parë në Kosovë ishte edhe nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale, i cili u tha autoriteteve në Prishtinë, se “tash është momenti për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, ndërsa, përmbajtja e asaj marrëveshje, varet nga vet Kosova dhe Serbia”. Zyrtari i lartë amerikan, autoriteteve të Prishtinës u kërkoi heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, ndërsa të dy palëve Prishtinës dhe Beogradit, u kërkoi “ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut”.

E kryeministri Ramush Haradinaj, nuk e ka ndërmend ta heq taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, deri në sikurse po e përsërit vazhdimisht, “njohjen e Kosovës nga Serbia.

Partia politike me e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, nga ana e saj, i kërkoi qeverisë së Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që “t’i ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet e saj, karshi partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ndërsa, vendosjen e tarifave shtesë ndaj mallrave serbe, LDK, e ka cilësuar veprim “populist”, të partive në pushtet.

“Ne jemi munduar që qeverisjes aktuale t’ia bëjmë me dije se duhet t’i ndërrojë qëndrimet e saj, sjelljet e saj, sepse është në interes të vendit që ne të kemi bashkëpunim më të mirë me partnerët tanë evropianë dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Isa Mustafa, në një forum të partisë së tij.

Partitë në pushtet, javën e shkuar me kundërshtimin e opozitës, megjithatë ia arritën ta miratojnë platformën shtetërore të Kosovës për dialog me Serbinë, ku Prishtina zyrtare e ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Kushti i saj është që përpara se të ulet në tryezën e bisedave në Bruksel, “do zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës”.

Platforma e Prishtinës e ka nervozuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili tha se “në thelb platforma e Kosovës paraqet vendimin e Prishtinës për t’i dhënë fund dialogut me Beogradin”, ndërsa kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëj presion mbi Prishitnës dhe ta heq taksën shtese prej 100% ndaj mallrave të Serbisë.

dw

Qendra Informative Shqiptare "Liria"