Përkthimi bastard i ofruar në pako, bashkë me identitetin dhe statusin prej bastardi

harta maqedoniaMenduat se ndonje analfabet, të cilët BDI i ka me bollëk, me urdhërin Ali Ahmetit, i cili edhe vet nuk shquhet për ndonjë intelegjencë, e përktheu gabim emrin e ri të propozuar për IRJM? Ia qëlluat, por pjesërisht! E vërteta nuk është aq e thjeshtë. Keni të drejtë kur mendoni se injorantët dhe të paqytetëruarit kanë gatishmërinë për të shërbyer me kaq zell të huajin duke mashtruar, manipuluar bashkëkombasit në pike të ditës, me arrogancën dhe paftyrësinë më të madhe. 

Duhet kuptuar “halli” i Kryeminstri Zaev, e me këtë edhe i puthadorëve shqiptarë rreth tij. Brenga e pare e tyre ishte se si t’ua servirin shqiptarëve të IRJM, përndryshe kryesisht të fesë muslimane, emrin e ri të propozuar që mban emrin e Shën Ilisë. Emri Ilinden ka kuptim vetem sllav (Fjala Ilin në sllavishte ka kuptimin “i/e Ilisë” dhe den- ditë), që në përkthim do të thotë Dita e (Shën) Ilisë. Kjo festë, me po këtë emërtim festohet edhe nga shqiptarët ortodoksë. Pra, nuk ka si përkthehet ndryshe, prandaj dhe emri i ri, i përkthyer saktë do të ishte: Republika e Maqedonisë e ditës së Shën Ilisë. Shqetësimi i tyre i dytë ishte se si ta bëjnë këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së bullgarëve sipas ministres së jashtme të Bullgarisë, të “pranueshëm” për shqiptarët si pjesë të emrit të ri IRJM. Por në një moment, një renegati shqiptar të zellshëm iu kujtua idea “gjeniale”: ta përkthejmë ashtuqë mos të jetë as përkthim e as emër i ri, por diçka e ndërmjetme.  Dhe për t’ua bërë shqiptarëve mendjen dhallë, morën pjesën e pare të emrit, “Ilin” pa e ndryshuar, dhe  shtuan, “dita”  për të tingëlluar shqip. Dhe kryeministri Zaev, i këshilluar kështu nga kjo klasë politike shqiptare gjakprishur, që e siguroi atë se shqitparët do ta përbijnë çdo pisllëk që do t’u serviret, me entuziazëm dhe vetëbesim e shpalli si emrin e ri të IRJM “të përkthyer” në shqipe bastarde “Rebublika ILINDITASE e Maqedonisë”,.

Denko Maleski, profesor i politikës dhe të drejtës ndërkombëtare dhe ministri parë i jashtëm i IRJM, në një kolumnë të tijë në revistën “Fokus” në IRJM, tha se mbijetesa si një komb dhe shtet i IRJM varet në fije të perit. Me transparencën prej një intelektuali Denko Maleski pranoi se kompromisi për emrin është një mundësi për ekzistencën e IRJM, duke e distancuar politikën shtetërore nga Leka i Madh dhe Maqedonia antike. Kryeministri Zaev pasqyron këtë reflektim karshi faktorit të jashtëm , por ndaj shqiptarëve vazhdon të përdorë strategjinë e lojës së rrezikshme të manipulimit duke kërkuar të ndërtojë stabilitetin e IRJM me shqiptarët e poshtëruar me identitet të ri bastard, që fillon pikërisht me emrin e shtetit të përkthyer me nje shqipe bastarde. E kjo do të ishte edhe e ardhmja që bashkë me emrin u serviret shqiptarëve si grup etnik në IRJM – bastardë me identitet të ri, gjuhë të re, ilegjitimë, pa përkatësi, pa “prindër”, pa të kaluar, pa origjinë…

Edhepse të çoroditur dhe në kundërshti me njëri tjetrin, bie ne sy angazhimi i zellshëm i zv. kryeministrit Bujar Osmanit dhe shefit të kabientit të Ali Ahmetit,  Artan Grubit. Aroganca dhe gatishmëria e tyre, zelli për të mashtruar dhe manipuluar bashkëkombasit e vet për llogari të padronit, si dhe në përgjithësi higjiena morale e ulët të bën për të vjellë, sado që i pari këtë mundohet ta mbulojë me qëndrimin autoritar, kurse i dyti me pamjen prej idioti.  Bujar Osmani, me paturpësinë dhe paftyrësinë më të madhe deklaroi se “shqiptarët nuk kanë qenë përkthyes në këtë proces, por negociues …” duke e përgenjeshtruar me këtë edhe padronin e vet – kryeminstrin Zaev i cili në konferencën për shtyp i lexoi variantet në shqip dhe anglisht, duke i cilësuar pikërisht si përkthime të variantit në gjuhën sllavomaqedonase. Kurse Artan Grubi përgënjeshtroi Bujar Osmanin duke deklaruar se “për arsye se nuk ekziston fjalë në shqip për të përkthyer emrin e ri të propozuar, shqipërimi pas konsultimit me shumë gjuhëtar i bie që emri i ri i shtetit të jetë Republika Ilinditase e Maqedonisë. Është një fjalë e re që futet në fjalorin shqip”.

I gjithë ky pisllëk i rradhës lidhur me propozimin e fundit për emrin e IRJM, që nxori në sipërfaqe qëndrimin poshtërues dhe armiqësor ndaj shqiptarëve të LSDM dhe në veçanti të kryeministrit Zaev, si dhe rolin rolin destruktiv dhe poltronist të klasës politike shqiptare, përfundoi me refuzimin e qeverisë greke ndaj këtij propozimi.

Qëndrimi i Bullgarisë ishte i hapur dhe i qartë. Sipas ministres së jashtme Ekaterina Zaharijeva,  emri i ri i propozuar për IRJM është i pranueshëm për Bullgarinë sepse pranohet historia dhe e kaluara e përbashkët, pjesë shumë e rëndësishme e historisë bullgare.

Tek Shqiptarët, edhe pse hasi në kundërshtim dhe tallje të përkthimit në rrjetet sociale, mungoi reagimi institucional ndaj këtij poshtërimi të shqiptarëve, posaçërisht ai i ministrisë së jashtme të R. Shqipërisë. Ndërsa Behgjet Pacolli infromoi me indiferentizëm si një ministër i jashtëm i një shteti “të huaj”, për variantin e dakorduar mes dy shteteve, si dhe për mundësinë që shqiptarëve të mos u pëlqejë – dhe kaq.

E gjithë kjo nxori në sipërfaqe domosdoshmërinë për një strategji të nivelit kombëtar, apo strategji madhore për të artikuluar qartë dhe përballur me çështje të tilla fundamentale dhe ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, në mënyrë që çështje të tilla madhore mos u lihen në dorë të politikanëve të shitur, që për interesa të tyre bëjnë kompromise në dëm të interesave kombëtare.

Afrim Fanda

VV propozon plan për dialogun mes Kosovës e Serbisë

albinLëvizja Vetëvendosje propozoi një plan për institucionet e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e prezantoi atë që Vetëvendosje e quajti “Plan 4+1”.

Kurti tha se e vetmja formë për të pasur një përfundim të mirëfilltë të këtij procesi është implementimi i propozimit të Vetëvendosjes që përmban këto pika:

1) Të bëhet bilansi shtetëror i dialogut 2011-2017: të raportohet në Kuvend dhe të ketë debat parlamentar;

2) Të realizohet dialogu i brendshëm, i hapur e demokratik, në institucione dhe shoqëri. Debate në Kuvend para dialogut e për dialogun me Serbinë, për parimet dhe agjendën, për qëllimet dhe formatin;

3) Të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu;

4) Të ketë pajtim që të mos ketë asnjë shmangie në Kosovë nga prioretizimi i punësimit dhe drejtësisë, si dhe nga dialogu me serbët e Kosovës dhe pakicat tjera për zhvillim.

Pika e fundit për të cilën foli Kurti ka të bëjë më personat që do ta drejtojnë këtë proces, duke thënë se në asnjë rast ata nuk duhet të jenë presidenti Hashim Thaçi apo ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri.

Kurti e akuzoi presidentin Hashim Thaçi për mosngritje të temës së të pagjeturve dhe të dëmeve të luftës në bisedime.

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu tha se presidenti Thaçi për gjashtë vjet e heshti çështjen e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit të Serbisë në Kosovë dhe nuk e paditi Serbinë për to. (VV)

Tzanakopoulos: Emri të zgjidhet nga propozimet e Nimetz

Tzanakopoulos-Pala greke këmbëngul se zgjidhja më e mirë është zgjedhja e një emri është njëri nga ato propozimet e ndërmjetësuesit Nimetz, thotë një zëdhënës dhe ministër i qeverisë greke pa portofol Dimitris Tzanakopoulos, në një intervistë me radion greke “Real fim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tnakopoulos përshëndeti pranimin e erga omnes, duke e përmendur atë si një zhvillim pozitiv dhe një hap pozitiv nga takimi i dy kryeministrave.

Sa i përket emrit, ne nuk kemi arritur atje. Sigurisht që ka propozime që janë vënë në tryezë, por pala greke këmbëngul se zgjidhja më e mirë është zgjedhja e një emri nga ato të propozuar nga ndërmjetësi Nimitz. Por ne nuk kemi arritur atje, na duhet ende rrugë në mënyrë që të mund të flasim për një marrëveshje përfundimtare”, tha Tanakopoulos në intervistë, duke shtuar se propozimet e fqinjëve tanë sigurisht që diskutohen, por negociatat po funksionojnë në një kornizë dhe është mirë të përmbahemi në të. /Telegrafi/

Shqipëri: Studim mbi përndjekjen e shkencëtarëve në diktaturë

konferenca trNë Tiranë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e Sigurimit të Shtetit sapo ka nisur një studim mbi përndjekjen e shkencëtarëve shqiptarë gjatë diktaturës komuniste.

Studimi përfshin dekadën e parë të diktaturës, 1945-1954, kur regjimi komunist e shoqëroi instalimin e vet me vrasjen dhe burgosjen e dhjetëra dijetarëve shqiptarë.

Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit zhvilloi në Tiranë një konferencë mbi profesorin Selahudin Toto, deputet dhe drejtuesi i parë i Institutit të Shkencave.

Ai u dënua me vdekje nga diktatura komuniste qysh në fillimet e saj, në maj 1947, së bashku me një grup deputetësh të tjerë.

“Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka arritur një marrëveshje me Projektin PERFORM për të bashkëpunuar në studimin mbi rolin e shkencës në zhvillimin e shoqërisë gjatë viteve të para të vendosjes së regjimit komunist (1945-1954)” – tha Genta Mara Sula, drejtuese e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Konferenca u zhvillua në ditën e lindjes së Selahudin Totos, i cili u përkujtua me nderim nga akademikë, diplomatë dhe familjarë të studiuesve të përndjekur.

Ambasada e Italisë në Shqipëri e gjeti dhe i dhuroi Akademisë së Shkencave dhe familjes temën e tij të diplomës.

Historiania Nevila Nika, foli në takim mbi “nevojën e madhe që ka shoqëria shqiptare të dëgjojë sa më shumë për këto vuajtje ende të pazbuluara, si një rrugë që Shqipëria të bëhet më e mirë”.

Projekti do të zbulojë ndikimin e Sigurimit famëkeq të Shtetit mbi shkencën shqiptare dhe përfaqësuesit e saj më të njohur, si edhe përndjekja e shkencëtarëve shqiptarë në jetën dhe punën së tyre.

Mes shumë figurave do të studiohen Gjergj Kokoshi, Eqrem Çabej, Sabiha Kasimati, Arshi Pipa, Odhise Paskali, Aleks Buda, Ollga Plumbi, Petraq Pepo, Gjovalin Gjadri dhe Petraq Qafoku, si pjesë e elitave intelektuale dhe kërkimit shkencor në dekadën e para të regjimit komunist në Shqipëri. (voa)

Ndërrim pushteti në Irak

iranAi që votoi në Irak për Muktada al-Sadrin, e bëri këtë sepse synoi diçka shumë të përcaktuar, mendon Rainer Hermann nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Edhe nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare të së shtunës së kaluar qe i ndryshëm nga ai që kishte shpresuar Perëndimi: për Irakun ai ofron megjithatë shanse. Sepse për herë të parë që prej fitores kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe që prej rimarrjes së Mossulit, tema që i mbizotëronte të gjitha të tjerat nuk ishte më siguria, por korrupsioni i gjithanshëm.

Bojkot me pasoja fatale?

15 vjet pas rrëzimit të Saddam Huseinit, Iraku bën pjesë në vendet më të korruptuara të botës. Të ardhurat nga nafta nuk derdhen në një shtet funksionues me shërbime funksionuese. Për më tepër, shteti irakian është bërë një dyqan vetëshërbimi i një klase politike që pasurohet në mënyrë të pafre.
Prandaj aktivistët patën bërë thirrje për një bojkotim të zgjedhjeve, të cilin shumë, para së gjithash në Bagdad dhe në shtresën e mesme, edhe e ndoqën. Pjesëmarrja në zgjedhje nga ky shkak qe vetëm 45 përqind, në vitin 2014 patën shkuar 60 përqind e votuesve në zgjedhje.
Thirrjen për t’i bojkotuar zgjedhjet nuk e dëgjuan megjithatë mbështetësit e fituesit të zgjedhjeve, të predikuesit shiit Muktada al-Sadr, të cilët para së gjithash vijnë nga shtresat e varfëra të shtresës së ulët.
Sadr e pati bërë luftën kundër korrupsionit dhe pastrimin e stallave të Avgjisë në shtetin irakian në temën më të rëndësishme të fushatës së tij elektorale. Tani predikuesi duhet të ofrojë rezultate dhe ta thajë kënetën e korrupsionit. Me sa duket janë të shumtë ata që besojnë se ai mund ta bëjë këtë.
Duarbosh mbeti lista e kryeministrit të deritashëm Haidar al-Abadi, të cilit i njihet merita që në bashkëpunim të ngushtë me SHBA e drejtoi në mënyre efikase luftën kundër “Shtetit Islamik”. Veç kësaj ai kishte fituar besimin e minoritetit sunit, i cili qe margjinalizuar nën paraardhësin e tij, Nuri al-Maliki. Në këtë mënyrë Abadi e stabilizoi kështu edhe më tej Irakun.

Edhe këtu: Arabi Saudite përballë Iranit

Të dy fituesit e zgjedhjeve të 12 majit, Sadr Hadi al-Ameri, përfaqësojnë një Irak të karakterizuar fort nga feja islame shiite.
Nacionalisti irakian Sadr, i cili drejtoi më 2003 rezistencën kundër pushtuesve amerikanë, do që ta rrënjosë Irakun fort në botën arabe dhe vizitoi për këtë Arabinë Saudite, e cila ka kohë që është tërhequr nga Iraku. Por Ameri është njeriu i Iranit në Bagdad. Ai komandon milicët e fuqishëm shiitë të vendit, të cilët shkollohen dhe financohen nga Irani.
Për t’i forcuar atij krahët, komandanti i njësisë elitë iraniane të Brigadave-Quds, Qassem Soleimani shkoi që në ditën e zgjedhjeve në Bagdad. Me sa duket ai do t’i imponojë el Sadrit një koalicion me Amerin, gjë që Sadr e mohon me vendosmëri. Iraku do të bëhet me këtë një vend tjetër i konfliktit midis Arabisë Saudite dhe Iranit. (dw)

Mali i Zi paralajmëron për mur kufitar me Shqipërinë

BozhajeMali i Zi nuk e përjashton mundësinë e ndërtimit të një muri me tela në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë. Kështu ka deklaruar këtë të dielë një zyrtar i qeverisë malazeze. Për shkak të fluksit të emigrantëve ilegalë, kryesisht sirianë, që kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, po mendohet të ndërmerren masa për të frenuar këtë dukuri.

Nëse do të ketë një fluks të madh të emigrantëve, do të ngremë mur me tela në kufirin me Shqipërinë”, tha për televizionin shtetëror Vojislad Dragoviç, kreu i Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror të Malit të Zi.

Ai shtoi gjithashtu se autoritetet shqiptare në shumë raste kishin refuzuar të pranonin klandestinët që kthente Mali i Zi, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të ripranimit të emigrantëve.

Mijëra emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme po synojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore. Kontrabandistët e refugjatëve kanë gjetur një korridor të ri në Ballkan, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të arritur në Kroaci, e cila është vend anëtar i BE-së.

Shumë shtete evropiane kanë ngritur mure me tela në kufijtë e tyre për të frenuar fluksin e refugjatëve. Hungaria ka vendosur gardh në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës që shpërtheu në vitin 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë hynë në Evropë.

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve në Mal të Zi është rritur dhe fluksi i shtuar ka tejkaluar mundësitë e shtetit për t’i akomoduar në mënyrën e duhur.

Në vitin 2015, në qytezën Spuzhë, afër kryeqytetit Podgoricë, Mali i Zi ka hapur qendrën e azilit, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe dy të tjera në kufi me Shqipërinë, në Zogaj të Ulqinit dhe në Han të Hotit, në Malësi. (voa)

Erdogani dhe “shuplaka osmane”

erdoganPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan u prit në Sarajevë nga mijëra turq të ardhur nga shumë anë të Evropës. Sarajeva është deri tani vendi i vetëm ku lejohet prezantimi parazgjedhor i Erdoganit.

Mijëra shtetas vendesh të tjera, një numër i madh syresh turq që jetojnë në Gjermani, kanë arritur në Sarajevë. Ata duan të marrin pjesë në Kongresin VI të Unionit të Demokratëve Evropianë Turq (UDET).

Më 24 qershor në Turqi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale. Këto janë zgjedhjet e para pas referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, me të cilin vitin e kaluar është forcuar dukshëm pushteti i presidentit të vendit. Erdogani tha në Sarajevë para mijëra simpatizantëve të tij, se këto do të jenë “zgjedhje historike”.

Gjermania, Austria dhe Holanda u kanë ndaluar politikanëve turq që në vendet e tyre të mbajnë tubime parazgjedhore. Fushata elektorale e Erdoganit në Sarajevë është kontestuar edhe nga disa forca politike atje. Anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës (me origjinë kroate) Dragan Çoviq deklaroi për televizionin kroat HRT se për këtë tubim ka marrë vesh nga mediat. Ndërsa lideri i dytë më i rëndësishëm i myslimanëve në këtë vend Fahrudin Radonçiq tha se qëllimi i Erdoganit është që me këtë fushatë t’u dërgojë mesazh liderëve evropianë me fjalët: “Ja e shihni, unë mund të bëj fushatë në Ballkan.”

Erdogani e ka shfryëzuar paraqiten e tij në sallën e madhe të qendrës sportive Zetra në Sarajevë, të mbushur përplot me flamujë të Turqisë, për qëllime parazgjedhore dhe mesazhe jo vetëm zgjedhësve të tij, por edhe vendeve të tjera perëndimore.

“Shuplaka osmane”

“A jeni të gatshëm që organizatave terroriste dhe mbështetësve të tyre lokalë dhe të jashtëm t’ua jepni një shuplakë osmane? A jeni të gatshëm që të më mbështesni që me një numër rekord votash të fitoj në zgjedhjet presidenciale?”, ishin pyetjet e Erdoganit dërguar mijëra turqve dhe boshnjakëve të mbledhur në Sarajevë.

Shumë turq kanë shkuar në vendet e Evropës Perëndimore për të realizuar ëndërrën e tyre për një të ardhme më të mirë, tha Erdogan. “Ne kemi shpresuar se ata një ditë do të kthehen. Disa janë kthyer, por shumica ka mbetur në vendet e Evropës. Vëllezërit në Evropë sot i quaj evropianë”, tha Erdogan duke shtuar se “këta evropianë e kanë për detyrë të marrin nënshtetësitë e vendeve ku jetojnë, por duke mos humbur të drejtat e tyre në Turqi”.

“Ruani fenë dhe gjuhën tuaj. Nëse i humbni ato, jeni të humbur. Fëmijëve duhet t’ua mësoni gjuhën amtare. Duhet të kuptoni se ata duhet të mësojnë mirë turqisht, por edhe gjuhën gjeramane dhe angleze. Natyrisht që nuk duhet të lëmë pas dore edhe gjuhën boshnjake”, tha Erdogan.

Bashkëkombasve të tij ai u bëri thirrje që “të mos bien pre e propagandës së ndyrë të mediave në vendet ku jetojnë”, që po zhvillohet kundër tij personalisht dhe kundër Turqisë.

“Parlamentet e disa vendeve evropiane po tregojnë armiqësi të theksuar kundër vendit tonë dhe ne duhet ta evitojmë këtë. Në shtetet ku jetoni duhet të merrni pjesë aktive në partitë politike, që atje të mos ketë trathtarë turq, por të jeni ju”, tha Erdogani. “Gjermanisë, Belgjikës, Austrisë dhe Holandës duhet t’u jepni një përgjigje që do të dëgjohej në mbarë Evropën”.

Erdogani nga Sarajeva u dërgoi vendeve evropiane edhe një mësazh konkret: „Shtetet evropiane që mendojnë se janë djepi i demokracisë sot kanë rënë në provim. Ndërsa B-H ka dëshmuar se është shtet demokratik”.

Erdogani është takuar para këtij prezantimi parazgjedhor edhe me kryesuesin e presidencës Bakir Izetbegoviq (i cili po ashtu ishte në këtë manifestim). Pas takimit të tyre kokë më kokë Erdogan tha se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e B-H. Ne nuk kemi ndonjë qëllim të fshehtë në këtë vend, përveç prosperitetit. Një rëndësi të madhe i kushtojmë raporteve në rajon. Do të vazhdojmë me implementimin e mekanizmave për bashkëpunim mes Turqisë, B-H, Serbisë dhe Kroacisë.”

Erdogan tha se vendi i tij do të financojë edhe ndërtimin e autostradës mes Sarajevës dhe Beogradit, me rreth tre miliardë euro. “Investime do të jenë rreth 15-20 % ndërsa pjesa tjetër është kredi e bankës Exim.”

Ndërsa Izetbegoviq tha se B-H dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyeshme, që shihet edhe nga marrëveshjet e shumta mes këtyre vendeve. “Turqia dhe B-H kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve. Bashkëpunimi ekonomik është rritur në 800 milionë euro. Së shpejti do të rritet në më shumë se një miliardë euro”, tha Izetbegoviq. (dw)

Historiani malazez: Kisha Serbe në shërbim të Rusisë, kërkon ruajtjen e konfliktit të ngrirë në Kosovë

vucic-irinejPërfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe janë të zemëruar, sepse rekomandimi i tyre nga Kuvendi i fundit rreth çështjes së Kosovës nuk është përfillur fare, shkruajnë mediat malazeze.

Sipas gazetës “Pobjeda”, përfaqësuesit e Kishës janë në favor të një konflikti të ngrirë, që nuk mund të jetë opsion për zgjidhjen e çështjes së  Kosovës.

Historiani malazez Milovoj Beshlin, ka folur lidhur me atë se pse për Kishën Serbe Kosova është ‘tokë shpirtërore’ dhe pse duhet të jetë brenda kufijve të shenjtë të Serbisë, kur ajo tek në vitin 1912 hyri në përbërje të Serbisë.

“Nuk dua të jem cinik, por për të gjithë kryeqyteti është aty ku është arka. Një arkë shumë e mbushur e Kishës Serbe është në qendër të Beogradit. Çdo gjë tjetër është politikë e pastër dhe retorikë ideologjike të cilën Kisha e ka përdorur me të madhe”, tha historiani Beshlin.

Ai potencon se është në interes të Kishës dhe të promotorëve të tyre rusë ruajtja e status quo-s, pra mbajtja e gjendjes së një konflikti të ngrirë.

“Përmes çështjes së pazgjidhur të Kosovës arrihen disa gjëra: i lejohet Rusisë për të ndikuar në situatën politike dhe ekonomike në Serbi, ndihmohen synimet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin dhe përmes tij destabilizon gjithë Evropën. Problemi i pazgjidhur i Kosovës është një burim i përhershëm i destabilizimit dhe ekstremizmit nacionalist në Serbi, me çka gjenerohet një valë e vazhdueshme e nacionaliste dhe anti-perëndimore dhe orientimi pro-rus te qytetarët e Serbisë”, thotë Beshlin.

Sipas tij, “projekti nacionalist serb ka dalë fitues çdo herë kur është përfillur Kisha, por Serbia në çdo rast të tillë doli humbëse”.

“Çështja e pazgjidhur e Kosovës është një burim i vazhdueshëm i ekstremizmit nacionalist dhe ndihmojnë synimet ruse për të destabilizojë Ballkanin”, ka thënë historiani. /Telegrafi/

“Ilindenska” refuzohet nga Greqia

zaev1Edhe pse u mendua se zgjidhja përfundimtare e emrit të Maqedonisë ishte më pranë se kurrë, qeveria greke e përmbysi situatën. Një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë të shtetit helen, kryeministri Aleksis Tsipras është tërhequr nga propozimi «Republika Ilindenska Makedonija».

Nga kabineti i shefit të ekzekutivit grek mbërriti reagimi se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, për të gjitha përdorimet, por kaq ishte e gjitha.

“Ne i inkurajojmë për çdo rast fqinjët tanë, që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit, Matheë Nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Tsiprasit.

Një ditë më parë, gati të gjithë liderët e opozitës greke e refuzuan propozimin e ri me pretendimin se përmes tij “përforcohet irredentizmi” dhe se përmban elementë shovinistë. Emri “erga omnes”, që përmend qeveria greke, nënkupton një përcaktim me përdorim si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nga të gjithë.

Orët e fundit në një bisedë telefonike, zv/presidenti amerikan Mike Pence e kishte përgëzuar kryeministrin Tsipras për rolin e tij në negociatat për emrin e fqinjit verior të Greqisë, duke kujtuar se edhe koha e bisedimeve duhet marrë parasysh, ndërsa lideri grek ka vënë edhe njëherë në dukje pozicionimin e qeverisë së tij për çështjen në fjalë.

Top Channel

“Republika Ilindenska Maqedonija” opsion për emrin e ri të Maqedonisë

Zaev CiprasKryeministri i Maqedonisë Zaev ka njoftuar se “Republika Ilindenase e Maqedonisë” është opsioni për të cilin janë marrë vesh me kryeministrin e Greqisë, Cipras, si zgjidhje e mundshme e kontestit për emrin.

Sipas kryeministrit Zaev, të dyja qeveritë kanë ndarë mendimin se ky opsion është vendimi për zgjidhjen, që ruan dinjitetin maqedonas dhe raportet ndëretnike.

“Informova se qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë biseduan për opsionet dhe vendimin që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Republika Ilindenase e Maqedonisë është emër me të cilin mund të arrihet kompromis me Greqinë. Republika Ilindenase e Maqedonisë është emër me të cilin e përforcojmë themelin e Republikës, kontinuitetin e historisë, shtetësisë dhe krenarisë dhe të së ardhmes sonë të ndrritur”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Zaevi tha se zgjidhja një emri të tillë do të ishte për përdorim të përgjithshëm, si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. “Jemi të gatshëm të pranojmë emrin “Republika Ilindenska Makedonija”, në maqedonisht apo “Republic Ilinden of Macedonia” në anglisht dhe “Republika Ilindenase e Maqedonisë”, në shqip”.

Besoj se kjo është një zgjidhje që mund t’ia shtrijmë dorën. Ilindeni është e ardhmja jonë e ndritshme. Me këtë forcojmë identitetin, dhe Ilindeni maqedonas është garanci edhe për Maqedoninë multietnike, ka deklaruar Zaev duke u ndalur në kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903 kundër pushtimit osman që kishte rezultuar edhe me krijimin e Republikës së Krushevës, apo Republikës së parë të Maqedonisë. Në këtë kryengritje kishin marrë pjesë shqiptarët, por edhe etnitetet e tjera që sipas kryeministrit dëshmon se emri i ri është gjithpërfshirës.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të pranojnë këtë propozim, që sipas tij, ruan gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas.

Zaevi tha se nëse kjo zgjidhje merr mbështetje, atëherë Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, në samitin e radhës së Aleancës si edhe datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

VMRO-DPMNE nuk pranon ndryshimin e kushtetutës

Kundër propozimit të emrit të ri të Maqedonisë doli kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, i cili tha se sidomos është kundër ndryshimeve kushtetuese. Madje, ai akuzoi se gjithçka ka vajtuar në mënyrë tinzare, pa konsultime dhe sugjerime nga faktorët e tjerë të brendshëm politikë.

“Ajo që ishte spekulim në publik dhe spekulimi i Zaevit doli e vërtetë. Vendim për të cilën u njoftuam për herë të parë. VMRO mbetet në qëndrimin se nuk do ta mbështesë ndryshimin e kushtetutës dhe më të ndryshimin e emrit”, ka thënë kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Lideri i opoziotës maqedonase Hristian Mickovski ka paralajmëruar se më 2 qershor opozita do të mbajë protesta.Sipas Mickovskit do të protestohet kundër politikave destruktive të qeverisë.

“Projektet tona do të prezantohen para tubimit popullor më 2 qershor para Qeverisë. Nga ajo ditë do të fillojë beteja jonë në terren”, ka deklaruar Mickoski. Ai akuzoi Qeverinë për dështim në zbatimin e reformave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.

“Kjo e keqe që po i ndodh Maqedonisë ka emër dhe mbiemër, ai quhet Zoran Zaev. Njeri pa vizion, pa kulturë politike dhe pa platformë”,është shpreh Mickoski.

Ivanov, presim propozim konkret në letër

Edhe për kryetarin e shtetit Gjorge Ivnov mënyra deri te ardhja e opsionit të mundshëm të pranueshëm për palët, ishte jotransparente dhe me informacione partikulare. Presidenti Ivanov nuk bëri komente, duke thënë se nuk ka qëndrim deri sa nuk ka dokument përpara, që normalisht kalon edhe në duart e ndërkombëtarëve.

“Deri sa nuk marrim dokument me shkrim nuk kemi qëndrim. Ka qenë gjithçka informacion gojor”, është shpreh kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.

Në takim me kryeministrin Zaev kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, lideri i VMRO DPMNE-së, opozitare, Hristijan Mickovski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska. (dw)