Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 2731 testeve, kemi 913 raste të reja, 24 viktima dhe 421 persona të shëruar

E martëGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2731 teste dhe 913 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 459(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Veles – 79(me  54.384 banorë).
  • Prilep – 78(me 75.132 banorë).
  • Tetovë – 44(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Ohër- 37(51.591 banorë).
  • Manastir – 33(me 91.983 banorë).
  • Strumica – 26(me 57.175 banorë)
  • Kumanovë – 25(me 109.228 banorë) .
  • Kavadarci – 24(me 38.741 banorë).
  • Shtip – 18(me 43.625 banorë) .
  • Strugë – 11(me 65.801 banorë) .
  • Delçevë –10(me 17.713 banorë).
  • Gostivar – 9(111.252 banorë).
  • Sveti Nikollë – 9(me 17.683 banorë)
  • Koçani – 8(me 37.758 banorë).
  • Negotinë – 5(me  19.327 banorë).
  • Kratovë – 5(me 9.376 banorë).
  • Kërçovë – 5(me 56.937 banorë).
  • Vinicë – 4(me 19.391 banorë).
  • Radovish – 3(me 29.100 banorë).
  • Kriva Pallanka – 3(me  20.820 banorë).
  • Demir Hisar – 3(me 8.177 banorë).
  • Krushevë – 3(me 9.418 banorë).
  • Gjevgjelia – 3(me 22.706 banorë)
  • Probishtip – 2(me 15.085 banorë).
  • Vallandovë – 2(me  11.773 banorë).
  • Resnjë – 2(me 16.313 banorë)
  • Dibër – 1(me 20.863 banorë).
  • Berovë – 1(me 12.813 banorë).
  • Pehçevë – 1(me 5.517 banorë).
Kanë ndërruar jetë 24 persona , 2 pacientë nga Shkupi (77 dhe 67 vjeç), 1 nga Kumanova (59 vjeç,) 4 nga Prilepi (70, 61, 79 dhe 45 vjeç), 3 nga Velesi (82, 78 dhe 82 vjeç), 2 nga Manastiri (80 dhe 62 vjeç), 3 nga Ohri (67, 64 dhe 68 vjeç), 2 nga Gostivari (66 dhe 62 vjeç), 6 nga Strumica (75, 64, 75, 60, 37 dhe 61 vjeç) dhe 1 nga Probishtipi (69 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 421 pacientë të rikuperuar në: – Shkup 199 -Kumanova 18 -Shtip 15- Prilep 25- Tetovë 25- Strugë 6- Veles 11- Manastir 7-Ohër 14- Kavadarci 15- Gostivar 11- Gjevgjeli 16 -Strumicë 26 – Radovish 5- Krushevë 1 -Koçani 1 -Probishtip 2 -Makedonski Brod 1 – Berovë 4- Valandovë 1- Sveti Nikolë 7-Kërçova 7- Negotinë 4.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 255,904 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 33908, numri i pacientëve të rikuperuar është 21665, numri i vdekjeve është 1049 dhe numri i rasteve aktive është 11194.
riskKujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1684 testime, 381 raste të reja, 5 humbje jete dhe 106 të shëruar

Tabela-3-NENTORMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1684 testime, nga të cilët 381 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe atë  janë identifikuar në këto bashki:

125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit.

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 381
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 336
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1684

Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste Aktive 9,899
Humbje jete 532

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4968
Durrës 906
Fier 773
Korçë 630
Shkodër 556
Lezhë 450
Elbasan 446
Vlorë 414
Berat 292
Kukës 216
Gjirokastër 151
Dibër 97

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Vjenë

KF shtepiaKjo është shtëpia e familjes Fejzullai, në fshatin Çellopek të Tetovës. Autoritetet austriake thanë se Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, është sulmuesi që vrau 4 persona në Vjenë.

Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e së hënës në Vjenë, ku u vranë katër civilë dhe u plagosën 22 të tjerë.

Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në qendër të Vjenës, sulmuesi i dyshuar ka shtënë në drejtim të qytetarëve, të cilët ishin dalë në bare dhe restorante. Të shtënat, sipas autoritetet, ndodhën në gjashtë lokalitete në kryeqytetin austriak.

Në deklaratën e grupit militant IS, të publikuar nga agjencia e tij e lajmeve Amaq, nuk janë ofruar të dhëna për marrjen e përgjegjësisë, transmeton Reuters.

Deklarata është shoqëruar me një fotografi të një burri me emër “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai ka sulmuar turmat e njerëzve në qendër të Vjenës të hënën, para se të vritej nga policia austriake.

Lidhur me sulmin në Vjenë, autoritetet maqedonase konfirmuan të martën se edhe dy shtetas të tjerë maqedonas kanë qenë të përfshirë.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se 14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në Vjenë.

Ai shtoi se pas bastisjes së shtëpisë së sulmuesit të dyshuar – tashmë të vrarë – janë kryer edhe 18 bastisje.

Ndërkaq, në Zvicër, policia njoftoi se dy shtetas të saj, të moshës 18 dhe 24 vjeç janë arrestuar në afërsi të Cyrihut, duke shtuar se “shkalla e lidhjes ndërmjet këtyre dy personave dhe sulmuesit të dyshuar, tash për tash është subjekt i hetimit”.

Ministri i Brendshëm austriak tha se bazuar nga të dhënat, nuk ka indikacione se edhe një sulmues i dytë ka qenë i përfshirë në sulmin në Vjenë.

Ai po ashtu shtoi se sulmuesi i dyshuar, dukej se ishte integruar në shoqërinë austriake, por në fakt ishte e kundërta.

Sipas Nehammer, “ai arriti të mashtronte njerëzit brenda programit të derakalizimit dhe përmes kësaj të lirohej nga burgu”.

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të lidhur me sulmin në Vjenë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se përveç Kujtim Fejzullait edhe dy persona të tjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë qenë të përfshirë në sulmin e ditës së hënë në Vjenë.

“Nga lista e policisë austriake, e cila iu dorëzua disa policive, përfshirë edhe policisë sonë, konstatuam se edhe dy persona tjerë, përveç austriakut, gjithashtu kanë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht K.F. (i lindur në Modling, Austri), A.G. (i lindur në St. Polten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vjenë, Austri). Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme u vu menjëherë në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe ne po bashkëpunojmë intensivisht me të gjithë elementët që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin me shkrim të MPB-së në Shkup.

Kjo ministri gjithashtu njoftoi për një bisedë telefonike mes kryeministrit Zoran Zaev me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

“Kryeministri austriak i shprehu mirënjohje kryeministrit Zaev për solidaritetin dhe mbështetjen e shprehur. Kryeministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në lidhje me sulmin terrorist nëse shërbimet austriake përcaktojnë një nevojë të tillë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria е Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “është në kontakt të vazhdueshme me autoritetet e Austrisë për verifikimin e identitetit të sulmuesit, por edhe për lidhjet e tij të mundshme me persona të tjera. Policia austriake përmes INTERPOL-it ka paraqitur kërkesë për bashkëpunim për këtë rast dhe autoritetet tona menjëherë i janë përgjigjur kërkesës për veprim”.

Sulmuesi, mbështetës i IS-it

Ministri Nehammer tha të martën në mëngjes se sulmuesi i vrarë në të kaluarën ka qenë i dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste.

Ai tha se “terroristi i dyshuar” ishte dënuar në prill të vitit 2019, për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte për në Siri me qëllim që t’i bashkohej grupit militant, Shteti Islamik. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim, por ishte liruar me kusht në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e dyshuar, që u vra nga policia si një “terrorist islamik”.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ministri Nehammer tha se personi i armatosur rëndë – i vrarë nga policia –ishte një mbështetës i grupit militant, Shtetit Islamik (IS) dhe se shtëpia e tij ishte kontrolluar ku është sekuestruar video-material. Policia tha se ai kishte veshur një rrip shpërthyes të rremë.

Më herët gjatë ditës së martë, ministri Nehammer kishte deklaruar se 1,000 pjesëtarë të sigurisë ishin angazhuar në operacionet e kërkimit për sulmues të mundshëm, duke shtuar se edhe vendet fqinje kanë ofruar ndihmë në këtë drejtim.

Viktimat janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital, thanë raportet.

Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të mbushur me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra e sulmit.

Shtatë persona që janë plagosur, sipas mediave austriake, kanë marrë plagë të rrezikshme për jetë.

Në mesin e të plagosurve është edhe një polic, 28 vjeç, i cili sipas Ministrisë së Brendshme, është jashtë rrezikut për jetë.

Në sulmin terrorist në Vjenë është plagosur edhe një shtetase e Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi për REL, ambasadori i këtij shteti në Austri, Kemal Kotariq.

Sipas tj, Ellma Musiq (1991), është duke u trajtuar në një klinikë në Vjenë.

Në mesin e viktimave është një grua nga Gjermania, ka konfirmuar ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Fatkeqësisht, kemi pranuar konfirmimin se një shtetase gjermane është në mesin e viktimave në Vjenë”, tha Maas.

Qeveria austriake ka shpallur tri ditë zie.

Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.

Ai të martën tha se është i vetëdijshëm se kjo nuk është një “mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve”.

“Por ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve. Kjo është një luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan luftë”, tha Kurz.

Ndërkaq, gjatë një adresimi televiziv, Kurz u zotua se do të “kapim autorët dhe ata që qëndrojnë pas tyre”.

Liderët botërorë solidarizohen me Austrinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dënoi sulmin në Vjenë, duke thënë se akte të tilla “ndaj njerëzve të pafajshëm” duhet të ndalen.

“Lutjet tona janë me njerëzit në Vjenë pas edhe një akti të terrorizmit në Evropë. Këto sulme djallëzore kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen. SHBA-ja qëndron me Austrinë, Francën dhe me gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë edhe terroristët radikalë islamikë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të martën tha se “terrori islamik është armiku ynë i përbashkët”.

Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin – është lufta jonë e përbashkët,” shkroi zëdhënësi i Merkelit në Twitter, duke shtuar: “solidaritet” me Austrinë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se “Evropa është e bashkuar, dhe e vendosur. Ne jemi një”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi sulmin në Vjenë duke thënë se “Izraeli dënon sulmin brutal në Vjenë dhe qëndron në solidaritet total me Austrinë.

“Popujt e civilizuar kudo duhet të bashkohen për të mposhtur egërsinë e terrorizmit islamik të ringjallur”, tha ai.

Policia ka thënë se sulmi ka nisur në sinagogën Seitenstettengasse.

Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi teksa qytetarët ishin në bare e restorante, duke shijuar natën e fundit, para se Austria të nisë së zbatuari kufizimet e reja në lëvizje, me qëllim të frenimit të koronavirusit.

Për këtë arsye, shume njerëz janë parë në qendër të Vjenës, nëpër bare dhe restorante, të cilat do të mbyllen deri në fund të muajit nëntor. – njofton rel.

Autori i sulmit në Vjenë dhe një nga viktimat e tij – shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

KF“Autoritetet në Maqedoninë e Veriut, thanë se po bashkëpunojnë me autoritetet austriake rreth sulmit të së hënës në Vjenë, që la pas vetes pesë të vrarë, në mesin e të cilëve është edhe autori i sulmit.” njofton voa në shqip dhe më tej shkruan se:

“Kujtim Fejzullait, 20 vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut, është identifikuar si i dyshuar për sulmin e së hënës.

Familja e tij është me prejardhje nga fshati Çellopek i komunës së Tetovës. Banorë të këtij fshati thanë se familja nuk njihej për pikëpamje ekstremiste, por se i riu mund të jetë indoktrinuar nga rrethi ku është rritur në Vjenë.

Policia e Maqedonisë së Veriut tha se autoritetet policore austriake përmes EUROPOL-it kanë kërkuar informata dhe bashkëpunim lidhur me rastin dhe se Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar i ministrisë së Brendshme po bashkëpunon me zyrtarët austriak, por nuk kanë ndonjë dosje mbi veprimtarinë e Kujtim Fejzullait.

Një nga viktimat e sulmit të së hënës është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Familjaret thanë se i vrari është Nexhip Vrenezi, 21 vjeçar me prejardhje nga Veleshta e Strugës.” …

 

 

Gastronomia do të punojnë deri në ora 21:00

Qeveria miratoi masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit:
Objektet e hotelerisë do të punojnë deri në orën 21:00, me përjashtim të furnizimit si dhe shitjes me porosi.
Ky vendim vlen edhe për objektet hotelerike tek pompat e karburantit, por nuk vlen për objektet hotelerike në aeroportet TAV në Shkup dhe Ohër.
Qeveria vendosi për të ndaluar grupimin e më shumë se 4 personave në hapësirën publike pas orës 21:00.
Qeveria sot miratoi një rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë Veriore, pas orës 21:00 të mos lëvizin në hapësirën publike nëse nuk kanë nevoja të rëndësishme dhe të nevojshme.

IKShPK : prej 1621 mostrave kemi 334 raste pozitive, 8 të vdekur dhe 81 të shëruar!

tabella kovid1621 TESTIME, 81 TË SHËRUAR DHE 334 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 334 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Austria kërkon bashkëpunim me autoritetet maqedonase pas sulmit në Vjenë

VjenaMinistri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se sulmuesi i vrarë në Vjenë ishte një 20-vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton AP.

Sulmuesi është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, tha për agjencinë e lajmeve APA, ministri Nehammer.

Policia në Austri tha se po kërkojnë për të paktën edhe një të dyshuar, për sulmet e shumëfishta në Vjenë të Austrisë, që lanë të vrarë të paktën katër persona.

Agjencia e lajmeve APA ka raportuar se dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmet në Vjenë. Kjo agjenci tha se arrestimet kanë ndodhur në qytetin Shën Poelten, rreth 65 kilometra në lindje të Vjenës.

Të hënën mbrëma, në kryeqytetin austriak, persona të armatosur, hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, duke plagosur edhe 17 persona, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia, thanë zyrtarët, dhe një u arrestua, transmeton BBC.

Ministri Nehammer tha të martën në mëngjes se sulmuesi i vrarë në të kaluarën ka qenë i dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste.

Ai tha se “terroristi i dyshuar” ishte dënuar në prill të vitit 2019, për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte për në Siri me qëllim që t’i bashkohej grupit militant Shteti Islamik. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim, por ishte liruar me kusht në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ministria е Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “është në kontakt të vazhdueshme me autoritetet e Austrisë për verifikimin e identitetit të sulmuesit, por edhe për lidhjet e tij të mundshme me persona të tjera. Policia austriake përmes INTERPOL-it ka paraqitur kërkesë për bashkëpunim për këtë rast dhe autoritetet tona menjëherë i janë përgjigjur kërkesës për veprim”.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një “terrorist islamik”.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ministri Nehammer tha se personi i armatosur rëndë – i vrarë nga policia –ishte një mbështetës i grupit militant, Shtetit Islamik (IS) dhe se shtëpia e tij ishte kontrolluar ku është sekuestruar video-material. Policia tha se ai kishte veshur një rrip shpërthyes të rremë.

Më parë, Nehammer tha se të paktën një sulmues “i armatosur rëndë dhe i rrezikshëm” besohej të ishte akoma i lirë. Zyrtarët u cituan të thoshin se mund të kishin qenë deri në katër sulmues. Ministri i Brendshëm kërkoi nga njerëzit të shmangnin Vjenën qendrore dhe u tha prindërve të mbanin fëmijët e tyre në shtëpi të martën.

Ministri Nehammer tha se në operacionet e kërkimet për sulmuesit – numri i të cilëve është ende i paqartë – janë angazhuar edhe 1,000 pjesëtarë të sigurisë, ndërkaq shtoi se edhe vendet fqinje kanë ofruar mbështetjen e tyre për këto operacione.

Viktimat janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital, thanë raportet.

Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të mbushur me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra e sulmit.

Shtatë persona që janë plagosur, sipas mediave austriake, kanë marrë plagë të rrezikshme për jetë.

Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.

Ai të martën tha se është i vetëdijshëm se kjo nuk është një “mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve”.

“Por ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve. Kjo është një luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan luftë”, tha Kurz.

Liderët botërorë solidarizohen me Austrinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të martën tha se “terrori islamik është armiku ynë i përbashkët”.

Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin – është lufta jonë e përbashkët,” shkroi zëdhënësi i Merkelit në Twitter, duke shtuar: “solidaritet” me Austrinë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se “Evropa është e bashkuar, dhe e vendosur. Ne jemi një”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dënoi sulmet në Vjenë duke thënë se “Izraeli dënon sulmin brutal në Vjenë dhe qëndron në solidaritet total me Austrinë.

“Popujt e civilizuar kudo duhet të bashkohen për të mposhtur egërsinë e terrorizmit islamik të ringjallur”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter tha se sulmi terrorist në Vjenë është sulm “ndaj vlerave që ne ndajmë”.

“Ky moment i vështirë do të na afrojë më shumë në luftën kundër terrozmit”, tha Thaçi, duke shtuar se Kosova qëndron përkrahë popullit dhe shtetit austriak.

Policia ka thënë se sulmi ka nisur në sinagogën Seitenstettengasse.

Policia në Republikën Çeke ka thënë se ka nisur të kryejë kontrolle rastësore kufitare në kufi me Austrinë, pas shqetësimeve se sulmuesit mund të jenë nisur në atë drejtim.

Sulmi ka ndodhur disa orë para se Austria të nisë së zbatuari kufizimet e reja në lëvizje, me qëllim të frenimit të koronavirusit.

Për këtë arsye, shume njerëz janë parë në qendër të Vjenës, nëpër bare dhe restorante, të cilat do të mbyllen deri në fund të muajit nëntor.

rel

 

Atentatori i vrarë në Vjenë me “rrënjë shqiptare”

VienaNë Vjenë janë kryer disa sulme të tmerrshme terroriste, që si pasojë kanë pasur të vrarë dhe të plagosur. Dyshohet se atentatori i vrarë ka origjinë shqiptare.

Policia ka bastisur sot në mëngjes vendbanimin e personit të vrarë, për të cilin dyshohet se ka qenë pjesë e sulmeve terroriste në Vjenë. Gjatë bastisjeve nuk ka pasur asnjë rezistencë, njoftojnë mediat austriake. Deri tani nuk ka informacione se çfarë është gjetur në këtë banesë. Sipas informacione në disa media austriake që përputhen me njëra-tjetrën bëhet e ditur se atentatori i dyshuar dhe i vrarë gjatë sulmeve, është një 20-vjeçar me origjinë shqiptare. Dyshohet se në sulmet terroriste kanë marrë pjesë edhe disa persona të tjerë. Numri i saktë i pjesëmarrësve në sulme mund të dihet vetëm pas përfundimit të hetimeve. Deri tani dihet se atentatori i dyshuar i vrarë ka pasur me vete një rrip fallco me mjete shpërthyese dhe një armë, konfirmoi ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.

Falter: “rrënjë shqiptare”

I pari ishte një gazetar i gazetës ditore “Der Falter”, i cili pohoi, pohon se 20-vjeçari i vrarë gjatë sulmeve ka lindur në Vjenë, por prindërit e tij janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. “Personi i vrarë është i njohur për shërbimet sekrete austriake, pasi ishte në grupin e 90 islamistëve austriakë, të cilët donin të shkonin në Siri, për të luftuar në radhët e xhihadistëve të atjeshëm”, shkruan në Twitter gazetari austriak Florian Klenk.

Ky burim pohon se prindërit e personit të vrarë nuk kanë rënë në sy asnjëherë për qëndrime radikale. Policia austriake deri tani nuk i ka konfirmuar këto të dhëna. As autoritetet e ambasadës së Kosovës në Vjenë ende nuk kanë ndonjë konfirmim të lajmit, por pohojnë se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet austriake si dhe autoritetet e vendeve të tjera në Vjenë dhe se gjatë ditës priten shpjegime shtesë. Burimet e afërta me policinë nuk e besojnë se ky person do të ketë mundur të planifikojë një sulm të këtillë, ndaj hetimet po vazhdojnë në të gjitha drejtimet.

Pesë të vdekur dhe shumë të plagosur

Autoritetet austriake kanë konfirmuar deri tani vrasjen e pesë personave gjatë këtij sulmi. Ndërsa agjensia e lajmeve APA njofton se shtatë persona të plagosur gjenden në gjendje kritike për jetën. Deri tani nuk ka të dhëna për identitetin e tyre, por thuhet se të plagosurit janë goditur me armë zjarri, e pjesërisht kanë edhe plagë të shkaktuara me armë të ftohta. 17 persona të tjerë kanë plagë më të lehta. “Pacientët janë të shokuar”, thonë autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në Austri. Ndërsa një polic i plagosur është në “gjendje kritike, por stabile”, thuhet më tej.

Reagime të forta ashpra gjithandej

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dënuar ashpër këtë sulm terrorist. Merkel u shpreh e tronditur dhe e tmerruar nga këto sulme. Ajo i ka shprehur ngushëllime autoriteteve austriake dhe familjeve të viktimave dhe ka shprehur solidaritet me Austrinë. “Terrorizmi islamik është armiku jonë i përbashkët. Lufta kundër këtyre vrasësve dhe nxitësve të tyre është e përbashkët”, shkruan Merkel. Presidenti amerikan Donald Trump shkruan në Twitter: “Në mendime jemi me vjenezët. Sulmet e këtilla të tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëm duhet të marrin fund. SHBA qëndron së bashku me Austrinë, Francën dhe gjithë Evropën në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe teroristët islamikë radikalë.” Sulmin e ka denuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres.

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin i ka dërguar telegram kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz dhe ka denuar këtë “krime të tmerrshëm dhe cinik”. Putin u shpreh i gatshëm për të forcuar luftën e përbashkët antiterroriste me Austrinë.

Ndërsa presidenti i Izralit Reuven Rivlin tha se Izrali denon ashpër këto sulme dhe po ndjekë me shqetësim zhvillimet në Vjenë. Sulmet në Vjenë i kanë denuar edhe presidenti i Francës Emmanuel Macrone, autoritetet e BE dhe shumë vendeve të tjera.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, së bashku me ministrin e Brendshëm Karl Nehammer dhe autoritetet e tjera, do të ketë sot në mesditë një takim me gazetarë ku pritet të publikohen detaje të tjera për këto sulme.

dw

Vjenë: Sulmi terrorist me motive islamiste

PolizeiSipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer atentatori i vrarë ishte përkrahës i milicisë terroriste të “Shtetit Islamik”, IS. Të paktën tre viktima humbën jetën në Vjenë, dhe një atentator u vra nga policia.

Sulmi terrorist në Vjenë të hënën në mbrëmje, sipas ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer i faturohet të paktën një terroristi islamist. “Nuk përjashtojmë që ka edhe atentatorë të tjerë”, tha Nehammer. Hetimet vazhdojnë me intensitet. 1000 policë janë të përfshirë në aksion. Atentatori, të cilin policia arriti ta eliminojë ishte simpatizant i “Shtetit Islamik”. Sipas Nehammer ai ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe një rrip me lëndë eksplozive fallco, që me sa duket donte të përhapte panik. një atentator. Banesa e të dyshuarit është kontrolluar.

Nehammer apeloi tek popullsia të qëndrojë në shtëpi. Edhe shkollat për ditën e martë janë mbyllur. “Situatën e vështirë mund ta përballojmë së bashku, nëse sillemi të disiplinuar dhe t’i japim mundësi policisë të ndjekë autorët”, u shpreh Nehammer të martën në mëngjes. Flitet për katër viktima. Të shtënat e para u dëgjuan pranë një sinagoge. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se nuk mund të konfirmohet, nëse sinagoga ishte objekt i sulmit. Kryetari i Komunitetit izraelit, Oskar Deutsch, shkruajti në twitter, se aktualisht nuk mund të thuhet nëse një nga objektivat e të shtënave ka qenë tempulli i qytetit. “Ajo që dihet me siguri është se si sinagoga në rrugën Seitenstettengasse edhe ndërtesa me zyra në po atë adresë nuk ishin në punë dhe ishin të mbyllura në kohën kur ranë të shtënat e para”.

Merkel: Lufta kundër terrorit islamist është lufta jonë e përbashkët”

Të hënën në mbrëmje gazeta “Kronen Zeitung” njoftoi se një polic i armatosur është plagosur rëndë, por të martën u bë e ditur, se ai nuk ndodhet më në rrezik për jetën. Të shtënat e para u dëgjuan në afërsi të sheshit Schëedenplatzes. Sinagoga ndodhet afër me të, në rrugën Seitenstettengasse. Sipas policisë ka pasur disa pika sulmi, dhe në to kanë amrrë pjesë disa atentatorë me kallashnikov.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz u shpreh, se “nuk do të lejojmë të frikësohemi nga terrorizmi”. “Këto sulme do t’i luftojmë me të gjitha mjetet.” Presidenti austriak van der Bellen u shpreh, se ” jemi të gjithë të prekur”, me mendje jemi tek viktimat, të afërmit e tyre dhe të plagosurit. “Ne do të mbrojmë demokracinë dhe lirinë tonë të bashkuar dhe të vendosur me të mjetet e duhura.” Kancelarja Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në Vjenë dhe u shpreh, se ne gjermanët solidarizohemi në krah të miqve tanë austriakë. “Lufta kundër terrorit islamist është lufta jonë e përbashkët”.

la/ag

Merkel: Virusi ndëshkon mungesën e vendosmërisë

MerkelKancelarja Merkel mbron masat kufizuese për shkak të numrit në rritje të infeksioneve është koronës. Gjendja aktuale është shqetësuese tha ajo për gazetarët.

Sipas kancelares Angela Merkel kufizimet për koronën që hynë në fuqi të hënën janë urgjentisht të nevojshme. Numri i infeksioneve të reja u trefishua 14 ditët e fundit dhe numri i pacientëve në repartet e reanimacionit dhjetë ditët e fundit u dyfishua. Qëllimi është rikthimi në nën 50 infeksione të reja për 100,000 banorë brenda shtatë ditësh. Sipas kancelares Merkel kjo mesatare është aktualisht 127.8 raste të reja në shtatë ditë.

Në një konferencë për shtyp Angela Merkel u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin masat e mëdha kufizuese kundër koronës. “Është në dorën e të gjithëve që të arrijmë këtë nëntor një pikë kthese në përballjen e sukseshme me pandemike,” tha ajo. Nëse gjatë katër javët e ardhshme do të bëhet i mundur frenimi i përhapjes së virusit në Gjermani, kjo do të krijojë kushtet për një dhjetor ku do të vazhdojnë rregullat e kurorës, por do të kemi më shumë liri.

Kancelarja paralajmëroi për “një gjendje emergjence akute” në spitale në rast se numri i ri i infeksioneve dhe i rasteve të rënda pas një infeksioni me SARS-CoV2 do të rritet me shpejtësi.

DW (rtr, bbc, dpa, ap, afp)