Ministria e Shëndetësisë: 3144 testime, 876 raste të reja, 11 humbje jete dhe 497 të shëruar

tabela 31 janarMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3144 testime dhe 876 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate më konkretisht në këto bashki: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (31 Janar 2021)
Raste të reja ditore        876
Të shëruar në 24 orë     497
Të shtruar në spitale     343
Humbje jete në 24 orë  11
Testime ditore                3144

Testime totale            358,493
Raste pozitive             78,127
Raste të shëruara       47,424
Raste Aktive                29,323
Humbje jete                 1380

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16807
Fier  2326
Durrës  1623
Shkodër  1447
Elbasan  1383
Vlorë   1347
Lezhë 1046
Korçë    936
Berat  891
Gjirokastër 605
Dibër  433
Kukës 479

Covid 19: prej 1733 testeve, kemi 175 raste të reja, 7 viktima dhe 365 persona të shëruar

E dielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1733 teste dhe 175 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 90 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 15 (me 38.741 banorë)
  • Tetovë – 11 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 7 (me 109.228 banorë)
  • Ohër- 6 (51.591 banorë)
  • Kratovë – 6 (me 9.376 banorë)
  • Dibër – 5 (me 20.863 banorë)
  • Gostivar – 4 (111.252 banorë)
  • Prilep – 4 (me 75.132 banorë)
  • Strumica – 4 (me 57.175 banorë)
  • Resnjë –4 (me 16.313 banorë)
  • Veles –3 (me  54.384 banorë)
  • Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
  • Vinicë – 2 (me 19.391 banorë)
  • Manastir – 2 (me 91.983 banorë)
  • Gjevgjeli – 2 (me 22.706 banorë)
  • Delçevë –1 (me 17.713 banorë)
  • Shtip – 1 (me 43.625 banorë)
  • Berovë – 1 (me 12.813 banorë)
  • Kërçovë – 1 (me 56.937 banorë)
  • Negotinë – 1 (me  19.327 banorë)
  • Krushevë – 1 (me 9.418 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 7 persona , 2 pacientë nga Shkupi (85 dhe 43), një nga Ohri (83),një nga Shtipi (79), një nga Tetova (67), një nga Berova (80) dhe një nga Velesi (74).
Janë regjistruar 365 pacientë të rikuperuar nga:
-Shkup 288-Veles 10-Prilep 7-Kumanovë 7-Gostivar 7-Shtip 7-Koçanë 4-Gjevgjeli 3-Kriva Pallankë 3-Vinicë 3-Kratovë 3-Kërçovë 3-Tetovë 2-Dibër 2-Berovë 2-Bogdancë 2-Pehçevë 2-Ohër 1-Manastir 1-Kavadar 1-Resnje 1-Radovish 1-Probishtip 1-Krushevë 1-Demir Hisar 1-Makedonski Brod 1-Negotinë 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 456.341 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i epidemisë është 92.693, numri i pacientëve të rikuperuar është 81.681, numri i vdekjeve është 2.855 dhe numri i rasteve aktive është 8.157.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Franca mbyll kufijtë

Kufiri Gjermano-FrancezFrancezët kishin pritur lokcdownin e tretë, por presidenti Macron vendosi ndryshe. Kryeministri Jean Castex bëri të ditur mbylljen e kufijve me vendet jashtë BE nga e diela, dhe kontrolle të ashpra të ndalimqarkullimit.

Një javë me radhë anëtarët e qeverisë franceze i përgatitën qytetarët për masa më të ashpra kundër Coronës. Tani kryeministri, Jean Castex pas një takimi bëri të ditur rezultate të ndryshme nga ato që prisnin vëzhguesit. Qeveria franceze nuk e izolon vendin si në pranverën e kaluar dhe vjeshtë në një lockdown të gjerë, por „ne mund t’i japim një shans vetes për të penguar atë”, tha kryeministri Castex. Për të arritur qëllimin, qendrat e blerjes në Gjermani me një sipërfaqe me të paktën 20.000 metra katrorë do të mbyllen nga e diela. Përjashtime bëjnë supermarketet. Përveç kësaj do të forcohet puna nga shtëpia. Kurse policia dhe xhandarmëria do të kontrollojnë rregullat e ndalimqarkullimit nga ora 18:00.

Masa tjetër: Mbyllja e kufijve. Franca si pasojë e përhapjes së mutacioneve të virusit do të ndalojë udhëtimet nga vendet jashtë Bashkimit Europian nga e diela. Për udhëtarët nga vendet e BE, Franca kërkon një test negativ PCR. Rreth 2000 nga 20000 raste infektimesh në ditë në Francë lidhen me variantin e ri të virusit. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran që të enjten i kishte përgatitur francezët për ashpërsim masash. “Nuk jemi në një valë të dytë, por infektimet janë të larta”, tha ai.

Sistemi shëndetësor nën presion

Christopher Schlier punon si mjek i reanimacionit në spitalin e qytetit Colmar. Ka një vit që trajtimi i pacientëve me Covid përcakton ditën e tij. Vendimin për reduktimin e mëtejshëm të kontakteve ai e përshëndet. “Nëse nuk duhet lejuar që sistemi shëndetësor të pësojë kolaps të plotë atëherë kjo është e nevojshme.” Vërtet janë rritur kapacitetet e trajtimit intensiv, por megjithatë ofrimi i trajtimit shëndetësor është i kufizuar. „Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit janë në atë pikë që nuk përpiqen më të sjellin në spital pacientët me COVID”, thotë Schlier.

Virusi nuk përhapet vetëm në shtëpitë e kujdesit. Në stacione të caktuara spitalesh në Colmar 100% e personelit mjekësor kanë kaluar infektimin. Megjithë masat higjienike, edhë të sëmurët infektohen. „Këtu vijnë pacientë me test negativ Corone dhe pas tre ose katër ditësh edhe ata sëmuren.”

Edhe pse Christopher Schlier nuk dyshon në nevojën e masave të tilla të ashpra, mjeku i shkolluar në Gjermani paralajmëron edhe nga pasojat sociale. Ndalimi akual i qarkullimit në Francë e ka rritur ndjeshëm agresivitetin në rrugë. Ai i sheh të mundura trazirat si në Holandë edhe në vendin e tij. “Shoh diçka dramatike, dhe kjo është lodhja e popullsisë, që thotë: Pse na i detyrojnë këto massa? Kjo nuk sjell gjë. Nuk e kuptojmë këtë më.”

Edhe vëzhguesit e shpjegojnë vendimin e qeverisë franceze kundër një mbylljeje të plotë edhe me shqetësimin për një lëvizje protestash dhe pasojat për ekonominë. Pasojat në ekonomi shteti francez nuk mund t’i kompensojë aq mirë sa fqinji i fuqishëm, Gjermania.

E paqartë mbetet, nëse qeveria planifikon kufizime edhe në arsim. Më 6 shkurt në Francë fillojnë pushimet e dimrit, që sipas zonave zgjasin deri në 8 mars. Tani diskutohet që në të gjithë vendin shkollat të dërgohen në pushime të zgjatura për të ulur numrin e infektimeve. Ndryshe nga Gjermania, në Francë ka një ujdi të gjerë, se shkollat duhet të mbeten jashtë masave ashpërsuese kundër virusit. Përvoja e lockdownit të parë ishte dramatike. Sindikatat e mësuesve njoftuan për një numër të madh fëmijësh, ku mësuesit nuk kishin kontakt për muaj me radhë.

IKShPK: prej 2438 mostrave kemi 287 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 229 të shëruar!

Maska
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 287 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 229 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.437 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.283. Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve te reja me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA!
DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!

Ekipi i OBSH-së inspekton tregun në Wuhan, mes hetimeve për origjinën e koronavirusit

WuhanNjë ekip shkencëtarësh me Organizatën Botërore të Shëndetësisë shkoi të dielën në një treg në qytetin Wuhan të Kinës për të bërë hetime lidhur me origjinën e koronavirusit. Sipas zyrtarëve kinezë, koronavirusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 në një treg me produkte deti. Që nga ajo kohë janë infektuar mbi 102 milion njerëz në të gjithë botën dhe më shumë se 2.2 milion të tjerë kanë humbur jetën.

Ekipi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë po vazhdon misonin për të hetuar origjinën e koronavirusit, ndërsa sot ishte në atë që njihet si epiqendra e shpërthimit të virusit në tregun me produkte deti në qytetin Wuhan.

Ekipi mbërriti në tregun Huanan mes masave të rrepta sigurie ndërsa autoritetet kishin vënë barrikada shtesë përtej rrethimit të tregut. Shkencëtarët që po hetojnë prejardhjen e virusit qëndruan atje për rreth një orë dhe u larguan të shoqëruar me një autokolonë.

Hyrja e publikut në tregun e madh është kufizuar që nga mbyllja e tij në fillim të vitit të kaluar.

Shkencëtarët kanë vizituar të paktën një nga spitalet e qytetit Wuhan ku u trajtuar pacientët e parë. Ata po përpiqen të zbulojnë origjinën e virusit, se nga cilat kafshë ka ardhur dhe si ka kaluar tek njerëzit. Shkencëtarëve do t’u duhen vite për ta kuptuar këtë zinxhir.

Ekipi i shkencëtarëve po ashtu ka në plan të vizitojë Institutin e Virologjisë në Wuhan si dhe laboratoret në objektet shtetërore si Qendra Wuhan për Kontrollin e Sëmundjeve, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë me qendër në Gjenevë.

voa

Qindra të arrestuar në protestat e së dielës në Rusi

rusiPolicia ruse arrestoi qindra protestues të dielën, ndërsa mbështetësit e kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny filluan të dilnin në rrugë për të dytën fundjavë.

Duke sfiduar arrestimet dhe përndjekjen kriminale, protestat e para u zhvilluan në Siberi dhe Lindjen e Largët të Rusisë, duke përfshirë edhe qytetin Vladivostok.

Bashkëpunëtorët e zotit Navalny bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.

Më shumë se 250 arrestime i paraprinë një tubimi të pritur në Moskë, ku demonstratat janë zakonisht më të mëdhatë.

Policia e Moskës njoftoi mbylljen e shtatë stacioneve të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e disa restoranteve dhe dyqaneve në qendër të qytetit dhe devijuan transportin.

Alexei Navalny u arrestua me 17 janar pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij nxitit protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, rreth 4 mijë veta u arrestuan.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar me forcë arrestimin e zotit Navalny dhe qindra arrestimet e javës ë kaluar dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

voa

LVV, AAK dhe Nisma nuk ndryshojnë renditjen e kandidatëve në listat zgjedhore

Komisioni Qendror i ZgjedhjeveLëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë bërë rirenditjen e kandidatëve në listat zgjedhore, pas vendimit 29 janarit të Gjykatës Supreme.

Kështu tha Ylli Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai tregoi se për këtë gjë, partitë kanë pasur afat që të dërgojnë listat e rirenditura deri në ora 16:00.

Buleshkaj tha se vendet në listat e votimit të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen apo shënjëzohen, në mënyrë që qytetarët të mos ngatërrohen gjatë votimit dhe të zgjedhin ata numra.

Më 29 janar, pasi partitë politike dërguan ankesa për moscerfikimin e disa kandidatëve të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit, Supremja mori vendim për të kthyer disa kandidatë në lista.

Por, sipas vendimit të Supremes nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë certifikuar për zgjedhje: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi. Kurti, ishte prijës i listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u është ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje këtyre kandidatëve: Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.

Nisma Socialdemokrate ka pasur 12 kandidatë për deputetë, të cilët kanë pasur probleme me ligjin dhe të cilët nuk janë certifikuar për zgjedhje: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, FIlloreta Bytyçi, Valentina Alijaja, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Adrian Nokaj.

Në vendimin e Gjykatës Supreme po ashtu, partive politike iu pamundësua që të zëvendësojnë emrat e kandidatëve që kanë probleme me ligjin me kandidat të rinj.

Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të shtunën, kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka tha se me vendimin e Gjykatës Supreme, certifikimi i kandidatëve për deputetë tashmë është çështje e kryer.

“Ne i kemi kandidatët e certifikuar në kthyer në lista dhe ne nuk na bie të votojmë se a do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme. Ne vetëm obligohemi që ta zbatojmë. Nuk kemi çka të votojmë në atë drejtim sepse praktikisht, certifikimi është kryer nga një institucion tjetër dhe jo nga ne dhe kandidatët konsiderohen të certifikuar”, tha Daka.

Pse nuk u cerifikuan kandidatët për deputetë?

Më 22 janar, në mbledhjen e KQZ-së, anëtarët e këtij institucioni votuan për të moscertifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive të komuniteteve joshumicë, pasi në to kishte kandidatë që kishin probleme me ligjin.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar dhjetorin e kaluar, lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti, KQZ-ja ka ndërmarrë një proces të verifikimit të kandidatëve për deputetë, për të parë nëse ata nuk kanë probleme me ligjin.

Gjatë seancës së 22 janarit, anëtarët e KQZ-së miratuan listat me kandidatë që nuk ishin ndesh me ligjin apo të atyre partive, që kishin zëvendësuar emrat në listat e tyre pas verifikimit të kryer nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. KGJK kishte thënë se 47 kandidatë ishin të papërshtatshëm për të garuar për deputetë.

Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

Vendimin e 22 janarit të KQZ-së, LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma e apeluan në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas në Gjykatën Supreme.

rel

Reformat në arsim në kohë pandemie, nxisin polemika

CarovskaMinistria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut ka intensifikuar takimet me drejtues të shkollave, mësimdhënës, e shoqata të ndryshme lidhur me reformat në arsimin fillor, që duhet të nisin nga viti i ri shkollor 2021/2022.

Reformat parashikojnë ndryshime të shumta si në zhvillimin e orëve mësimore, ashtu edhe në përmbajtjen e lëndëve, duke u dhënë më shumë hapësirë vlerave qytetare, si dhe duke shkrirë shumë lëndë në një të vetme.

Sipas reformave, lëndët e Biologjisë, Kimisë, Fizikës dhe Gjeografisë të bashkohen në një lëndë – Shkencat natyrore, kurse Historia, Edukimi qytetar dhe një pjesë e Gjeografisë do të shkrihen në lëndën e re- Shkencat shoqërore. Muzika dhe Arti do të shkrihen në lëndën e Edukimit Artistik.

“Koncepti parashikon orientimin e sistemit arsimor drejt vlerave qytetare që edhe janë vlera evropiane. Koncepti bazohet në multi-kulturën, në barazinë gjinore dhe në përfshirjen e të gjithë faktorëve në vend për të siguruar një sistem sa më efikas arsimor”, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Milla Carovska, pas debateve me përfaqësues të shoqatave të ndryshme, që i kanë dhënë mbështetje procesit të nisur të reformave.

“Shkolla duhet të jetë një ambient i sigurt, i cili do të mundësojë rritje dhe zhvillim të potencialit të çdo fëmije, në veçanti në arsimin fillor. Të gjithë jemi dakord se kemi nevojë për ndryshime në arsim”, ka deklaruar Spomenka Lazarovska nga fondacioni “Shoqëria e hapur”.

“Reforma ofron një qasje moderne ndaj mësimit dhe arsimit bazuar në rezultatet e arritura të çdo fëmije deri në përfundimin e arsimit fillor. Konceptimi i ri vendos parimet e mosdiskriminimit dhe jo-dhunën dhe për këtë arsye po gjen mbështetje të fortë”, ka thënë ndërkohë Irena Cvetkoviq nga koalicioni “Margini”.

Por, në anën tjetër, ka edhe reagime të shumta, kryesisht nga mësimdhënës që nuk pajtohen me reformat, në veçanti me bashkimin e lëndëve mësimore.

Satki Ismaili, mësimdhënës në një shkollë fillore në Shkup, ka thënë se punonjësit e arsimit nuk janë kundër reformave, por kërkojnë që ato të bëhen me kujdes që të mos pësojnë as mësuesit e as nxënësit.

“Unë dyshoj në këtë pasi afati kohor deri në shtatorin e ardhshëm është shumë i shkurtër, sidomos kur kemi situatën e pandemisë. Mirëpo, ne gjithmonë jemi të përgatitur për ndryshime, për sfida. Por, jo sfida eksperimentale, siç u dëshmua në dekadën e kaluar”, është shprehur Ismaili.

Reformat, gjithashtu janë kundërshtuar edhe nga shoqatat e muzikantëve, të cilët nuk pajtohen me shkurtimin e orëve mësimore.

“Nuk e di se si do të arrijmë të organizohemi që të mbajmë edhe korin, orkestrën dhe gjitha aktivitetet tjera si këndimin, interpretimin, të mësuarit e instrumenteve, grupeve vallëzuese. Gjithë këto nuk arrihen brenda një ore mësimi në javë. Nuk mund të arrihet kurrsesi, do të ketë vështirësi të mëdha, nuk e di si e kanë planifikuar”, thotë Florim Zulfiu, mësues i Muzikës.

Petar Atanasov, profesor universitar dhe ish-zyrtar i Ministrisë së Arsimit, ka vërejtje për realizimin e takimeve apo mungesën e transparencës nga Ministria e Arsimit, ndërsa sa i përket reformës, ka thënë se ato duhet të bëhen, por në një periudhë tjetër pasi tani prioritet duhet të jetë përballja me pandeminë.

“Nëse për momentin unë do të bëja përzgjedhjen e prioriteteve, kjo do të ishte pandemia dhe gjithë ajo çfarë po ndodh në sistemin arsimor. Ne për momentin duhet të angazhohemi për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, të cilët ndodhen në një pozitë aspak të volitshme. Reformat nevojiten dhe këtë askush nuk e kundërshton, por për to nevojitet kohë dhe konsultime të gjera, pasi ne më shumë marrim vesh nga mediat se çfarë po ndodh se sa nga Ministria e Arsimit. Ne edhe më parë kemi bërë reforma, por nuk kemi arritur kualitet në arsim”, ka thënë Atanasov.

Reformat në arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut janë premtuar nga të gjitha qeveritë, por ato përveçse janë prezantuar para mediave, në praktikë asnjëherë nuk janë realizuar.

rel

Merkel u lutet familjeve për durim në kohën e Coronës

Znj MerkelKancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtëzakonshme” për familjet kohën e pandemisë. Ajo lutet për durim, ndërkohë që pediatrit paralajmërojnë me ngulm nga pasojat e lockdownit në Gjermani.

„Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet”, tha kancelarja Merkel në mesazhin e saj javor në videopodcast. „Sa më me konsekuencë të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vemë maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur”. Vërtet që shifrat e infektimeve, po bien, sipas Merkelit, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet shumë infektuese të Coronës. „Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi.”

„Askush nuk e nënvlerëson”

„Ne bëjmë gjithçka që të mund të hapim të parat kopshtet dhe shkollat, me qëllim që t’u japim fëmijëve një pjesë të përditshmërisë së tyre të zakonshme dhe të lehtësojmë familjet.” Merkel theksoi se „është një punë tejet e jashtëzakonshme” për nënat e baballarët, që të kujdesen e bëjnë detyrat bashkë me fëmijët e shkollave fillore, apo të kujdesen krahas punës për fëmijët që duhet të shkonin në kopsht. „Ne në qeverinë gjermane jemi shumë të vetëdijshëm, se sa e vështirë është përditshmëria për prindërit dhe fëmijët. Këtë nuk e nënvlerëson askush nga ne.”

„Që tani mjekët dhe psikoterapistët njoftojnë për rritje masive të rasteve të  ndryshme patologjike të fëmijëve“, u shpreh kreu i Shoqatës Gjermane të Mjekëve të Sigurimit Ligjor, KBV, Andreas Gassen. Kërkohet që të hapen shkollat sa më shpejt të jetë e mundur, ndryshe shkatërrohen shanset e arsimit në të ardhmen, u shpreh Gassen për gazetën „Rheinische Post“. Në shkolla vërtet që nxënësit janë bashkë, por ata nuk kanë rënë në sy si „katalizatorë të infektimeve.“ Drejtori i Klinikës së Vestfalisë për Fëmijët, Dominik Schneider është i shqetësuar për rastet e problemeve psikike dhe trupore tek fëmijët nga pandemia e Coronës. Në të gjitha shtresat e shoqërisë janë shtuar rastet e problemeve dhe sëmundjeve, tha Schneider në radion gjermane, „Deutschlandfunk“. Si shembuj ai përmendi gjendjen depresive, probleme me ushqyerjen, rritjen e peshës apo sjellje patologjike.

la/ag

Maqedoni e Veriut, shënohet viktima e parë me variantin britanik

OhriNë Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë me variantin britanik të koronavirusit.

Njoftimin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Viktima ishte 46 vjeç, banor i Ohrit, ndërsa faktor rreziku kishte obezitetin. Ai ishte identifikuar me COVID më 4 janar.

Sipas mjekëve, në vend është evidentuar edhe një person me variantin britanik.

Ekspertët thonë se për shkak të virulencës së këtij varianti, brenda pak muajsh ai mund të bëhet dominues në Maqedoninë e Verut, ashtu si edhe në vende të tjera.

Kjo ka ngritur shqetësime sepse vetëm para pak ditësh në Klinikën e Nefrologjisë në Shkup u regjistrua një vatër koronavirusi me dhjetra persona të prekur.

Shqetësimet po shtohen edhe për shkak të mungesës së vaksinës, sidomos nga dështimi i programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të furnizuar Maqedoninë e Veriut me vaksina.

Disa prej vendeve fqinje kanë premtuar vaksina, por deri tani asnjë dozë nuk ka mbërritur në Shkup.

voa