IKShPK: prej 1926 mostrave kemi 342 raste pozitive, 5 të vdekur dhe 235 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.926 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211. Numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 2024 testeve, kemi 302 raste të reja, 10 viktima dhe 444 persona të shëruar

E premteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2024 teste dhe 302 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 165 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Veles –14 (me  54.384 banorë)
  • Kumanovë – 13 (me 109.228 banorë)
  • Kavadarci – 12 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 12 (51.591 banorë)
  • Tetovë – 11 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Dibër – 8(me 20.863 banorë)
  • Strumica – 6 (me 57.175 banorë)
  • Radovish – 6 (me 29.100 banorë)
  • Delçevë –6 (me 17.713 banorë)
  • Gostivar – 6 (111.252 banorë)
  • Prilep – 5 (me 75.132 banorë)
  • Manastir – 5 (me 91.983 banorë)
  • Shtip – 5 (me 43.625 banorë)
  • emir Kapi – 4 (me  4.039 banorë)
  • Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
  • Sveti Nikollë – 3 (me 17.683 banorë)
  • Koçani – 3 (me 37.758 banorë)
  • Gjevgjeli – 3 (me 22.706 banorë)
  • Kërçovë – 2 (me 56.937 banorë)
  • Negotinë – 2 (me  19.327 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2 (me  20.820 banorë)
  • Kratovë – 2 (me 9.376 banorë)
  • Dojran– 2 (me 3.324 banorë)
  • Berovë – 1 (me 12.813 banorë)
  • Resnjë –1 (me 16.313 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve (kryesisht nga Maqedonia lindore) në Shkup dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 10 pacientë, pesë pacientë nga Shkupi (83,75,82,70 dhe 47), nga një pacientë prej Strumice (67), Struga (55), Prilepi (61), Ohri (85) dhe Gostivari (51).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 444 pacientë të rikuperuar nga: -Shkupi 219-Tetovë 37-Gostivar 26-Kumanovë 21-Strumicë 20-Kavadarci 16-Shtip 14-Veles 14-Negotinë 13-Prilep 10-Gjevgjeli 8-Berovë 6-Manastir 5-Dellçevë 5-Koçani 4-Krushevë 4-Sveti Nikolë 3-Makedonska Kamenica 3-Ohër 2-Dibër 2-Kriva Pallanka 2-Vinica 2-Demir Kapi 2-Struga 1-Kërçovë 1-Radovish 1-Makedonski Brod 1-Bogdanci 1-Dojran 1.
 
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuara që nga fillimi i epidemisë është 92193, numri i pacientëve të rikuperuar është 80837, numri i vdekjeve 2841 dhe numri i rasteve aktive është 8515.
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Gjermania vendos kufizime për dhënien e vaksinave të AstraZenecas

AstraZenecaKomiteti për vaksina në Gjermani ka thënë se me vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, duhet të vaksinohen vetëm personat nën moshën 65-vjeçare.

Komiteti ka cituar “të dhëna të pamjaftueshme” për efektivitetin e vaksinave për personat mbi moshën 65-vjeçare.

Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë thënë se studimet për efikasitet të vaksinës së kompanisë AstraZeneca janë kryer te një numër i vogël i personave të moshuar.

Agjencia Evropiane për Ilaçe pritet të vendosë të premten nëse do të miratojë këtë vaksinë për përdorim në gjithë bllokun evropian.

Mbretëria e Bashkuar e ka përdorur këtë vaksinë në programin e saj për imunizim masiv tash e disa javë, derisa zyrtarët për shëndet publik kanë thënë se vaksina është e sigurt dhe ofron “nivele të larta të mbrojtjes” kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ky lajm vjen ndërkohë që Bashkimi Evropian është përfshirë në mospajtime me prodhuesit e vaksinave, meqë ata kanë njoftuar se do të ulin prodhimin e vaksinave për shkak të disa ndryshimeve të domosdoshme nëpër fabrika.

Bashkimi Evropian, në anën tjetër, ka thënë se këto kompani duhet të jetësojnë premtimet e veta.

Edhe kompanitë tjera, Pfizer/BioNTech, kanë njoftuar së fundmi se do të bëjnë zvogëlime në dërgesa në BE.

rel

Gjermania investitori XI më i madh në Shqipëri

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në TiranëMe një fond prej 124,9 milion eurosh Gjermania do të mbështesë katër vitet në vijim investime në sektorët e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit në Shqipëri.

“Kjo mbështetje, që vjen kryesisht në formën e kredive të buta, ka për qëllim zhvillimin e administrimit të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit të jugut dhe zonën Korçë-Pogradec. Tema të rëndësishme këto për zhvillimin e qëndrueshëm dhe miqësor të vendit ndaj mjedisit” thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

Në emër të qeverisë gjermane marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Kurse për palën shqiptare atë e nënshkroi Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe e Energjisë, e cila e cilësoi Gjemaninë ”një nga partnerët strategjikë dhe gjithmonë i ndodhur pranë Shqipërisë, në këto dekada të rëndësishme për rimëkëmbjen e saj”

“Financimi i këtyre projekteve do të mbështetet në hua me kushte të favorshme nga KfW, që është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm e të besueshëm në zhvillimin e infrastrukturës rajonale” vuri në dukje ajo.

Ku do të kryhen investime?

Marrëveshja e parë ka të bëjë investime në Hidrocentralin e Fierzës për të përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Elektro- Energjetike të Shqipërisë (KESH) liqeni i Fierzës – rezervuari i Hidrocentralit të Fierzës – kryesori në Shqipëri. ka një kapacitet prej 2,7 miliardë metra kub ujë. Kur ka rreshje të dëndura shirash, niveli i liqenit të Fierzës,  rritet në mënyrë kritike. Në fillim të këtij muaji prurjet nga rreshjet e shirave arritën në 1700 metra kub në sekondë, sasi që ekspertët e kanë cilësuar të ngjashme me atë të vitit 2010, kur pati një situatë të jashtëzakonshme: u hapën portat e hidrocentralit për të shkarkuar ujrat , në qarkun e Shkodrës u përmbytën 2400 banesa dhe 10 mijë hektarë tokë u ndodhën nën ujë.

FierzaNë të tilla raste Hirocentrali i Fierzës rrit prodhimin por rreziku i përmbytjeve është i pranishëm dhe kostot e dëmeve prej tyre janë të larta. Investimet me mbështetjen gjermane pritet të rrisin prodhimin dhe shmangin dëmet në rastet e shkarkimeve.

Marrëveshja e dytë ka të bëjë me investimeve qe synojnë rritjen dhe  zhvillimin e kapaciteteve turistike për t’i dhënë impulse të reja ekonomisë në zonat me potencial turistik në bashkitë e Himarës, Korꞔës, Pogracedit dhe në atë të Pustecit, ku jeton edhe një minoritet maqedonas

Marrëveshja e tretë përfshin inmvestime në menaxhimin e qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin në sektorin e mbetjeve të ngurta. Në verën e vitit të Gjermania dha një grant prej 1,8 milionë eurosh për të kryer studime lidhur me fizibilitetin në këtë sektor. Në një deklaratë për shtyp të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) lidhur me grantin në fjalë vihej në dukje që “menaxhimi i mbetjeve të ngurta është një fushë e rëndësishme brenda sektorit kyç të infrastrukturës bashkiake në Shqipëri”.

Studimi pritet të sigurojë një paraqitje të detajuar të masave, investimeve dhe modeleve të zhvillimit për ngritjen, funksionimin dhe mirëmbajtjen në mënyrë të qëndrueshme të infrastruktures për mbetjet e ngurta, në linjë me standardet e Bashkimit Evropian. Ai po kryhet  në bashkëpunim të ngushtë me dy studime të financuara nga Kuadri i Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) si edhe me asistencën e dhënë nga Agjencia Zviceriane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (SECO) për një plan investimesh për gjithë sektorin.

NdotjaShqipëria ka një Masterplan dhe plan investimesh në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Marrëveshja e sapo firmosur është në linjë me këtë masterplan  dhe pritet të ketë ndikim pozitiv jo vetëm në harmonizimin e standarteve në këtë fushë me ato të BE por edhe në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe jetesës së qytetarëve.

Bashkëpunimi financiar Gjermani – Shqipëri ka dhënë tanimë mbështetje për ndërtimin e landfill-it sanitar në Maliq të Korçës, financon ndërtimin e një landfill-i sanitar dhe ngritjen e sistemit të mbledhjes së mbetjeve të ngurta në Vlorë. Në marrëveshjen e sapo nënshkruar përfshihet ndërtimi i landfilldit në Berat.

dw

Vazhdojnë tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi

Kreministri malazez Krivokapiq dhe ajo serbe BrnabiçNë Mal të Zi ka fituar një parti proserbe, por raportet mes Beogradit dhe Podgoricës ende nuk janë përmirësuar. Përse ndodh kjo?

Marrëdhëniet Serbi-Mali i Zi vazhdojnë të rëndohen nga konflikte të shumta diplomatike dhe politike. Nga njëra anë, tingëllon e pabesueshme që këto dy vende vëllazërore dhe miqësore kanë arritur një nivel të tillë të marrëdhënieve. Por është e qartë se asnjëra palë nuk mund të mohojë gabimet e bëra në të kaluarën, që kanë shkaktuar tensione të shumta dhe keqkuptime. Pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi, si Beogradi ashtu edhe Podgorica pohonin se do të përmirësojnë raportet shumë shpejt, por kjo deri tani kjo nuk ka ndodhur.

Problemi i vendimit të ish-autoriteteve malazeze për të dëbuar ambasadorin serb nga Mali i Zi, Vladimir Bozhoviq, i cili është konfirmuar praktikisht edhe nga qeveria e re, u shfaq si një pengesë themelore në raportet mes Beogradit dhe Podgoricës. Beogradi zyrtar nuk u kundërpërgjigj me të njëjtën masë diplomatike, duke shpresuar se vendimi do të tërhiqej. Por kjo nuk ndodhi. Tani të dy palët janë të mendimit se problemet duhet të tejkalohen, por asnjëra nuk ka dhënë ndonjë propozim konkret se si të tejkalohen ato.

Kjo është pikërisht arsyeja pse vizitat e reciproke të  kryeministrave të të dy vendeve, Ana Brnabiq dhe Zdravko Krivokapiq ende nuk janë ndërmarrë. Këto ditë ata kanë shkëmbyer akuza diplomatike përmes mediave. Pala malazeze pretendon se Ana Brnabiq nuk i është përgjigjur ftesës për të vizituar Malin e Zi për më shumë se një muaj. Ndërsa Brnabiq thotë, se “është e papërshtatshme të vizitosh një vend nga i cili është dëbuar ambasadori i vendit tuaj duke u shpallur person “non grata”.

Mosmarrëveshjet diplomatike

Kjo grindje diplomatike në shikim të parë nuk duket e pazgjidhshme, sepse Beogradi beson se vendimi mund të tërhiqet lehtë. Por qeveria e re malazeze ka ende një problem të madh me të cilin po ndeshet në çdo hap, e ai është presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Analisti politik Dragomir Angjelkoviq i tha Deutsche Welle-s se ai “beson që ambasadori i vjetër duhet të qëndrojë në Malin e Zi, sepse ky është një akt i qëllimshëm politik i ish-qeverisë, që ka për synim prishjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Podgoricës”.

Serbia duhet të ketë më shumë durim, për arsyen e thjeshtë se autoritetet e reja në Mal të Zi, pavarësisht dëshirës së tyre, nuk duan të lënë përshtypjen se po punojnë në përputhje me direktivat e Beogradit. “Perëndimi ka hequr dorë nga Gjukanoviqi, por në të njëjtën kohë, nuk dëshiron lidhje tepër të ngushta midis Beogradit dhe Podgoricës”, thotë Angjelkoviq.

Gjendja në Mal të Zi

Niveli jo i kënaqshëm i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Malit të Zi është kryesisht një pasojë e marrëdhënieve të trashëguara nga autoritetet e mëparshme, thotë për DW Ivo Çoloviq, drejtor i CESID. “Unë kam përshtypjen se Beogradi, duke vendosur të mos bëjë të njëjtin gjest ndaj ambasadorit të Malit të Zi Tarzan Millosheviq në Serbi, priti që Mali i Zi të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb. Mua më duket se kjo nuk ndodhi për shkak të ristrukturimit në skenën e brendshme të Malit të Zi.”

Dragomir Angjelkoviq mendon se Serbia pret që problemi i ambasadorit të zgjidhet përpara disa vizitave diplomatike. Ai mendon se “nuk është logjike që kryeministrja e Serbisë të vizitojë e para Malin e Zi, sepse këtu bëhet fjalë për një skandal mjaft të madh diplomatik”. Angjelkoviq thotë se nuk ka asnjë rast në praktikat ndërkombëtare që të ketë një vizitë të nivelit më të lartë shtetëror në një vend prej nga është dëbuar ambasadori.

Zemërimi i Beogradit

Edhe Ivo Çoloviq e sheh qëndrimin e prerë të autoriteteve serbe “si një lloj revolte në Beograd”. Pas njoftimit të rezultateve të zgjedhjeve, Zdravko Krivokapiq u përpoq të distancohej në një farë mënyre nga fakti që Beogradi dhe Kisha ortodokse serbe kanë meritë për fitoren e tij në zgjedhje. Çoloviq mendon se ky lloj distancimi i Krivokapiqit ka shkaktuar zemërim në Beograd.

Rivendosja e marrëdhënieve midis dy vendeve duhet të marrë parasysh faktin “se ish-qeveria e Malit të Zi ka bërë një diskriminim të paparë kundër serbëve në Mali të Zi”, thotë Dragomir Angjelkoviq. “Qeveria e re duhet ta ndryshojë këtë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe për shkak të stabilitetit të Malit të Zi. Ndryshe Mali i Zi do të ketë një shoqëri skizofrenike të ndarë”, paralajmëron Angjelkoviq.

Deklaratat e presidentit malazez Milo Gjukanoviq në kongresin e partisë së tij dhe fjalët mjaft të ashpra kundër Serbisë dhe Kishës ortodokse serbe, të cilat Gjukanoviqi i sheh “si nxitës dhe mbrojtës të gjenocidit më monstruoz në Evropën moderne”, vetëm sa i ndërlikuan marrëdhëniet midis dy shteteve. Beogradi nuk e mirëpriti retorikën e tillë, e cila në Serbi vlerësohet si një “politikë e dështuar e urrejtjes dhe ndarjes”. E kësaj duhet t’i shtohen deklaratat e Zdravko Krivokapiqit, se Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq janë partnerë shumë të afërt në biznes dhe politikë, që flet për tërë ndërlikimin e raporteve midis Serbisë dhe Malit të Zi.

„Milo Gjukanoviq me siguri që nuk do të përpiqet që t’ua lehtësojë punën autoriteteve të reja në Mal të Zi, për të vendosur marrëdhënie të mira bilaterale me Serbinë”, mendon Çoloviq. Ai pohon se në Mal të Zi do të ketë edhe deklarata të tjera të ngjashme, të cilat do ta ndërlikojnë edhe më shumë mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Edhe Angjelkoviq mendon se Gjukanoviqi do të vazhdojë me deklarata të tilla. Megjithatë ai shpreson se qeveria e re do të vendosë një sistem të ri, ku akush nuk do të jetë i diskriminuar, ku secili mund të shprehë lirshëm mendimin e vet dhe të punojë në vendin që e meriton.

dw

Covid 19: prej 1964 testeve, kemi 336 raste të reja, 10 viktima dhe 385 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1964 teste dhe 336 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 145(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 27(me 38.741 banorë)
  • Ohër- 25(51.591 banorë)
  • Prilep – 17(me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 15(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Veles –13(me  54.384 banorë)
  • Kumanovë – 13(me 109.228 banorë)
  • Manastir – 12(me 91.983 banorë)
  • Delçevë –10(me 17.713 banorë)
  • Strugë – 10(me 65.801 banorë)
  • Gostivar – 7(111.252 banorë)
  • Berovë – 5(me 12.813 banorë)
  • Gjevgjeli – 5(me 22.706 banorë)
  • Strumica – 4(me 57.175 banorë)
  • Resnjë –4(me 16.313 banorë)
  • Radovish – 4(me 29.100 banorë)
  • Kërçovë – 3(me 56.937 banorë)
  • Sveti Nikollë – 3(me 17.683 banorë)
  • Negotinë – 3(me  19.327 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2(me  20.820 banorë)
  • Probishtip – 2(me 15.085 banorë)
  • Makedonski Brod – 2(me  6.166 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Demir Kapi – 2(me  4.039 banorë)
  • Koçani – 1(me 37.758 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve (kryesisht nga Maqedonia lindore) në Shkup dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 10 pacientë, pesë pacientë nga Shkupi (53,61,81,84 dhe 86), nga një prej Kavadarci (72), Gostivari (61), Koçani (49), Ohri (83) dhe Prilepi (68).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 385 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 213, Prilep – 27, Kumanovë – 23, Kavadarci – 23, Tetovë – 17, Veles – 15, Shtip – 12, Koçani – 9, Dibër – 7, Kriva Pallanka – 5, Radovish – 5, Manastir – 4, Kërçovë – 4, Gostivar – 3, Berovë – 3, Demir Kapi – 3, Sveti Nikollë – 2, Gjevgjeli – 2, Probishtip – 2, Kratovë – 2, Ohër – 1, Negotinë – 1, Makedonski Brod – 1, Krushevë – 1 .
 
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuara që nga fillimi i epidemisë është 91891, numri i pacientëve të rikuperuar është 80393, numri i vdekjeve 2831 dhe numri i rasteve aktive është 8667.
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 1652 mostrave kemi 316 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 195 të shëruar!

mbajtja e maskesGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109. Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Manastirliu në Kuvend: Kemi kontraktuar doza vaksinimin për 800 mijë qytetarë

Ogerta ManastirliuMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se janë kontaktuar doza vaksine antiCOVID për 800 mijë qytetarë, duke bërë me dije se janë parapaguar 2.9 milion dollarë për marrëveshjen me Pfizer, krahas parapagimit në instrumentin COVAX.
“Marrëveshja me Pfizer ishte përmbyllja e përpjekjes së pandalur për asnjë moment gjatë këtyre kohëve për sigurimin e 500 mijë dozave vaksinash që së bashku me marrëveshjen e Covax, me mundësimin pra të 1 milion e 140 mijë doza vaksinash, ne kemi tashmë të kontraktuara doza vaksinimi për 800 mijë qytetarë, duke filluar me grupet prioritare. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë për nënshkrimin e kontratave me të parën kompani që dispononte autorizimet e përdorimit të vaksinës. U angazhuam financiarisht në parapagimin e marrëveshjes së Pfizer-it dhe tashmë kemi paguar rreth 2.9 milion dollarë, si dhe kemi parapaguar në instrumentin e Covax-it për të garantuar sigurimin e vaksinave në një kohë të shpejtë”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar shëndetin të parin në piramidën e vlerave, Manastirliu theksoi se janë siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore, medikamentet dhe është rritur numri i testimeve me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit.
“Ja kemi dalë t’u sigurojmë stafeve mjekësorë të gjitha mjetet e mbrojtjes personale njësoj si në çdo vend tjetër, ja kemi dalë të shtojmë numrin e testimeve, të hapim qendrat e testimit të shpejtë në komunitet. 51 pika testimi janë sot në të gjithë territorin dhe lehtësojnë kryerjen e testit duke krijuar mundësinë e këputjes së zinxhirit të infeksionit. Me punë e pa fjalë ja kemi dalë të sigurojmë të gjitha medikamentet për trajtimin e simptomave Covid, me punë pa fjalë paket e trajtimit ambulator anticovid mbështet falas qytetarët për format e lehta dhe të moderuar të sëmundjes,”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka nënvizuar se spitali i ri i Fierit, i financuar nga Republika e Turqisë ka filluar dhe do të mbarojë brenda afateve të vendosura.
“Me financimi e Republikës së Turqisë mike puna ka filluar për ndërtimin e një spitali me kapacitet 150 shtretër në Fier, i projektuar si një spital i cili do të ofrojë shërbime të nivelit të lartë për kirurgjinë, urgjencën, sëmundjet interne dhe gjithashtu dhe një pavion dedikuar sëmundjeve infektive, të pajisur me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë. Ky spital do ti shërbejë qytetarëve shqiptar si të gjithë spitalet publike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se gjatë pandemisë u shtua flota e respiratorëve, monitorëve, paisjeve mjekësore dhe 36 autoambulanca të reja ju shtuan flotës anticovid, duke mundësuar trajtim në kohë për çdo rast urgjence.

Anketë: Shtohet besimi tek vaksina kundër COVID-it

vaksinaHezitimi fillestar në popullatë për të bërë apo jo vaksinën kundër COVID-it, po kthehet me shpejtësi në një rendje pas vaksinave të disponueshme. Në këtë përfundim arrin një anketë e re nga firma Ipsos MORI, e cila analizon prirjet në treg the popullatë. Rezultatet u publikuan në hapje të Forumit Ekonomik Global të Davosit që këtë radhë po zhvillohet përmes lidhjes elektronike për shkakt të pandemisë:

Anketa tregon se suksesi fillestar i vaksinës ka forcuar besimin e popullatës për të bërë vaksinën.

Pas anketimit të pjesëmarrësve nga 15 vende, rezulton se është rritur përqindja e atyre që janë të gatshëm të imunizohen menjëherë nëse ka vaksina për ta.

“Që nga dhjetori kur filluan programet e vaksinimit, kemi vërejtur se një numër më i madh njerëzish janë të gatshëm të vaksinohen,” thotë Ben Page, shef ekzekutiv i firmës.

Sipas anketuesve, njerëzit ndjehen më të sigurtë pasi nuk ka pasur deri tani probleme gjatë vaksinimeve të para:

“Nuk ka pasur raportime për efekte anësore në masë; po shohim një rritje të ndjeshme të përqindjes së personave të gatshëm për vaksinim,” thotë zoti Page.

Nga të 15 vendet në anketë pjesëmarrësit në Brazil, Britani dhe Kinë janë më të gatshëm për vaksinim.

Më të rezervuar janë pjesëmarrësit nga Rusia, Afrika e Jugut dhe Franca.

“Pa diskutim, ende ka dallime të mëdha rajonale e kombëtare në përqindjet e atyre që shprehin gatishmëri për t’u vaksinuar, në vende si Franca dhe Rusia ku përqindja është shumë, shumë e ulët,” thotë zoti Page.

Anketuesit besojnë se media sociale ka luajtur rol në shtimin e skepticizmit fillestar ndaj vaksinës:

“Për dikë që është i shqetësuar për vaksinën apo dëgjon teori konspirative, kemi zbuluar se një përqindje më e lartë e këtyre personave përdorin platforma si YouTube apo Facebook si burim lajmesh. Pra shfaqet një lidhje e fortë shkak-pasojë mes këtyre problemeve të ushqyera nga teori konspirative dhe përdorimit intensiv të medias sociale”.

Zoti Page thotë se rënia e besimit tek autoritetet dhe shtimi i skepticizmit tek raportimet e medias që ekzistonin që para pandemisë, krijuan probleme besimi edhe për fushatën e vaksinimeve.

Megjithatë, thotë zyrtari i firmës Ipsos MORI, që nga dhjetori përqindja ka qenë në rritje.

Anketa bazohet në përgjigjet e dhëna nga 9,348 pjesëmarrës të moshës 16-74 vjeç, nga 15 vende të ndryshme.

voa

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare feston 85-vjetorin

Ismail KadareShkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare feston ditëlindjen e 85-të ditën e sotme.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

tch