Ministria e Shëndetësisë: 2652 testime, 179 raste të reja, 2 humbje jete dhe 587 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2652 testimeve  179 qytetarë kanë rezultuar pozitivë .

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Prill 2021)

Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2652

Testime totale 602,322
Raste pozitive 129,307
Raste të shëruara 100,600
Raste Aktive 26,370
Humbje jete 2,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19031
Fier 2241
Durrës 1131
Gjirokastër 981
Shkodër 916
Korçë 712
Vlorë 504
Dibër 327
Kukës 282
Elbasan 198
Lezhë 25
Berat 22

Në kohën e duhur: SHBA shtojnë trupat në Gjermani

DE USASHBA nuk i pakësojnë, por i shtojnë trupat e përhershme në Gjermani, megjithë vëmendjen ndaj Azisë. Gjermania përfiton sërish nga gjeopolitika, këtë herë sepse nuk është në vijën e parë të frontit, shkruan Auron Dodi.

Ishte Berlini, jo kryeqyteti i ndonjë vendi tjetër ku ndaloi për herë të parë në Evropë ministri i ri amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. Në Berlin ai qëndroi madje para se të vizitonte NATO-n, në Bruksel. Mbi të gjitha Austin solli në Gjermani një lajm të vlerësuar: administrata Biden jo vetëm që e ndaloi vendimin e paraardhësit Trump për të tërhequrnjë të tretën e ushtarëve amerikanë të stacionuar në Gjermani. Pra “tërheqja u ndërpre”, siç u shpreh Austin.

Por Bideni madje e ktheu në të kundërtën vendimin e Trumpit. Austin njoftoi të martën (13.04.) në Berlin se SHBA do të stacionojnë edhe 500 ushtarë të tjerë “në mënyrë të përhershme” në Gjermani. Stacionimi do të bëhet që këtë vjeshtë në zonën e Wiesbadenit, në jugperëndim të Gjermanisë.  Me këtë, numri i përgjithshëm i trupave amerikane në Gjermani arrin në 35.000 vetë.

Joe Bideni bën me këtë një hap konkret për riparimin e marrëdhënieveme Gjermaninë, të dëmtuara nga paraardhësi i tij në post, Donald Trump.

Midis Azisë dhe Evropës: SHBA forcojnë praninë në Gjermani

Në një kohë kur vitet e fundit politika e jashtme e SHBA është përqendruar më fort në Azi, administrata e re po bën tani në Evropë një hap në mbështetje të NATO-s, në mbështetje të Gjermanisë. Stacionimin e trupave amerikane në Gjermani Lloyd Austin e quajti të mirë „për SHBA dhe për NATO-n”.

Ministri amerikan i Mbrojtjes tha në Berlin se Gjermania “do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm i sigurisë dhe ekonomik për Shtetet e Bashkuara në vitet e ardhshme” për shkak të „dinamikës globale në ndryshim” dhe një “mjedisi të vështirë të sigurisë”. Më tej ai tha se “forcimi i marrëdhënieve tona me Gjermaninë ka përparësi të lartë, për administratën Biden/Harris”.

Elementët e karrierës personale i dhanë nota të përzemërta fjalëve të ministrit amerikan të Mbrojtes në Berlin. Lloyd Austin, që sot është gjeneral në pension tha se ruan kujtimet më të mira për njerëzit dhe kulturën gjermane, nga koha kur ka shërbyer vetë si nëntoger, te trupat amerikane në Gjermani.

Njëkohësisht, në vendimin e fundit amerikan për shtimin e trupave në Gjermani disa vëzhgues në Gjermani duan të shohin një rikthim të frymës së Luftës së Ftohtë. E freskët është në kujtesën kolektive në Gjermani koha kur Gjermania ishte në vijën e parë të frontit përballë bllokut komunist. Dhe kur forcohej nga aleatët në mbrojtje të Perëndimit.

Por sot, zhvillimet gjeopolitike duket se po e favorizojnë Gjermaninë pikërisht sepse nuk është më në vijën e parë të frontit. Megjithë këmbënguljen e Polonisë, Trumpi nuk stacionoi masivisht trupa amerikane atje: pamja e konfrontimit me rusët në Poloni do të ishte direkte.

Dinamika globale në ndryshim dhe Rusia

Ministri amerikan i Mbrojtjes mbajti qëndrim të mbuluar kur e pyetën në konferencën e shtypit në Berlin, nëse forcimi i pranisë në Gjermani ka të bëjë me veprimet e Rusisë.

Ai tha se vendimi është një mesazh për NATO-n, “se ne e mbështesin NATO-n në përmasat më të gjera”. Dhe se “më e rëndësishmja, ne e vlerësojmë marrëdhënien tonë me partneren tonë këtu, Gjermaninë”.

Por këto fjalë dhe roli që u përshkroi ai trupave shtesë amerikane në Gjermani flasin për vëmendje amerikane ndaj Rusisë. Austin tha se me forcat e reja përmirësohen aftësitë për parandalim të konfliktit. “Dhe në rast nevoje, aftësia jonë për të luftuar dhe fituar.” Me to shtohen kapacitetet për aftësi luftarake kibernetike dhe elektronike.

Sidoqoftë, në 50 vitet e fundit, amerikanët kanë bërë investime të mëdha ushtarake në Gjermani. Kryesisht në landet federale jugore të Bavarisë dhe të Baden-Vyrttembergut si dhe të Rajnland-Pfalcit. Në bazën ajrore të Shpangdalemit (Spangdahlem) dhe në Ramshtajn (Ramstein), në Rajnland-Pfalc amerikanët kanë stacionuar madje një arsenal armësh bërthamore. Dhe në janar 2020, para vendimit (tani të anuluar) të Trumpit për tërheqje, amerikanët sapo nisën modernizimin e atyre bazave, me një investim prej gati gjysmë miliarde dollarësh (425 milionë dollarë).

Nordstream 2 nuk duhet të na pengojë marrëdhënien me Gjermaninë”

Edhe administrata Biden e kundërshton qartë gazsjellësin Nordstream2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani e Evropë. Por ajo mban një qëndrim më pragmatik se parardhësja. Ministri Austin tha për Nordstream 2 se “ne kemi shprehur kundërshtimin tonë ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndikimit që do t’i japë ajo në të vërtetë Rusisë. Por ne nuk do ta lejojmë atë çështje të pengojë një marrëdhënie të jashtëzakonshme, që kemi me shtetin e Gjermanisë”.

Kurse ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer qe skeptike nëse do të sillte gjë pezullimi i ndërtimit të gazsjellësit, i cili tani është në kilometrat e fundit. Megjithatë ajo tha se sa gaz do të kalojë përmes tubacionit, kjo duhet të varet gjithashtu nga sjellja e Rusisë.

Vlerësime amerikane për investimet ushtarake të Gjermanisë

Administrata Biden i përmbahet kërkesës që edhe Gjermania të investojë për mbrojtjen dy përqind të produktit të brendshëm bruto. Po edhe qeveria gjermane e ka këtë synim. Ministrja e Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer tha se “ne investojmë me synim të caktuar dhe i ofrojmë aftësitë tona”.  Kështu vetëm këtë vit buxhetor, Gjermania po investon për ushtrinë 2.5 miliardë euro më shumë, të paparashikuara.

Që nga viti 2014 shpenzimet gjermane për mbrojtjen janë shtuar me 57 përqind.

Gjermania do të luajë rol drejtues qendror dhe me disa brigada moderne, në Very High Readiness Joint Taskforce, në trupën e ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s. Në gjashtëmujorin e dytë, të këtij viti, Gjermania do të dërgojë edhe fregatën Bayern në rajonin e Indo-Paqësorit. Për të gjitha këto falënderoi në Berlin edhe ministri amerikan i Mbrojtjes.

Hapi amerikan për rigjallërimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, të dëmtuara nën administratën Trump, vjen në kohën e duhur. Ftohja e skajshme e nisur nga Trumpi i nxiti gjermanët të mendojnë më seriozisht për sigurinë e tyre, duke shtuar masivisht investimet ushtarake.

Por paralelisht ajo nxiti një frymë të thellë mosbesimi antiamerikane në Gjermani, të tillë sa pritej që marrëdhëniet me SHBA të shfrytëzoheshin si temë elektorale këtë vjeshtë. Në botën e sotme dinamike SHBA nuk mund të jenë të interesuara të humbasin aleaten e tyre më të sigurt në Evropë, fuqinë kryesore ekonomike të Evropës. Nga fillimi i ri në marrëdhëniet SHBA-Gjermani përfitojnë të dyja palët.

dw

 

IKShPK: prej 3230 mostrave kemi 520 raste pozitive, 14 të vdekur dhe 646 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.230 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 520 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.
Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 3616 testeve, kemi 908 raste të reja, 31 viktima dhe 732 persona të shëruar

E PremteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3616 teste dhe u regjistruan 908 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 367 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 71 (me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 64 (me 109.228 banorë)
  • Prilep – 49 (me 75.132 banorë)
  • Shtip – 40 (me 43.625 banorë)
  • Ohër- 39 (51.591 banorë)
  • Veles –39 (me  54.384 banorë)
  • Tetovë – 38 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 24 (me 57.175 banorë)
  • Gostivar – 21 (111.252 banorë)
  • Kërçovë – 19 (me 56.937 banorë)
  • Koçani –18 (me 37.758 banorë)
  • Kavadarci – 16 (me 38.741 banorë)
  • Gjevgjeli – 14 (me 22.706 banorë)
  • Vinicë – 11 (me 19.391 banorë)
  • Sveti Nikollë – 11 (me 17.683 banorë)
  • Dibër – 10 (me 20.863 banorë)
  • Kriva Pallanka – 10 (me  20.820 banorë)
  • Negotinë – 9 (me  19.327 banorë)
  • Strugë – 8 (me 65.801 banorë)
  • Berovë – 4 (me 12.813 banorë)
  • Probishtip – 4 (me 15.085 banorë)
  • Vallandovë – 4 (me  11.773 banorë)
  • Bogdanci– 4 (me 8.178 banorë)
  • Resnjë –3 (me 16.313 banorë)
  • Delçevë –3 (me 17.713 banorë)
  • Krushevë – 2 (me 9.418 banorë)
  • Radovish – 2 (me 29.100 banorë)
  • Kratovë – 2 (me 9.376 banorë)
  • Demir Hisar –1 (me 8.177 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)

Janë raportuar gjithsej 31 persona që kanë ndërruar jetë: 11 nga Shkupi (89, 84, 76, 75, 72, 72, 70, 68, 62, 51, 48), nga 4 nga Prilepi (87, 83, 82, 68) dhe Kërçova (81, 70, 60, 59 ), 3 nga Manastiri (68, 62, 61), nga 2 nga Tetova (80 dhe 60) dhe Ohri (84 dhe 80), nga 1 nga Velesi (82), Kavadarci (82), Struga (76), Sveti Nikolla (88) dhe Makedonski Brod (73).

Janë regjistruar 732 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 339-Kumanova dhe Prilep nga 56 -Manastiri 43-Veles 37-Tetova 35-Gostivar 29-Shtip 25-Koçani dhe Kërçova nga 16 -Berova 15-Gjevgjelia 14-Resnja, Radovish dhe Probishtip nga 7 -Vinica 6-Strumica dhe Sveti Nikole nga 5 -Kriva Palanka 4-Valandova 3-Dellçeva 2-Krusheva, Bogdanci, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dojran nga 1 .
Deri më tani, janë kryer gjithsej 684.888 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 145.909, numri i pacientëve të rikuperuar është 121.439, numri i të vdekurve është 4.388 dhe numri i rasteve aktive është 20.082.
Kufizimi i levizjesKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan

Konferenca e Berlinit 1884Konferenca e Berlinit 1884

Kryeministri slloven Janez Janša ka paraqitur një “non-paper” me planet e tij për riorganizimin e Ballkanit.

“Zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë. Ajo që vijon më tej duket sikur po lexon ndonjë dokument nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, kur Otto von Bismarck, Lord Salisbury dhe Princ Gorçakovi u ulën së bashku përpara hartës së Ballkanit – dhe brenda një muaji vendosën me dorë të lirë për fatin e kombeve.

Për pikën “a) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë” në letër shkruhen katër rreshta. Për pikën “b) Bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë” vetëm tre. Janša dëshiron të rishikojë edhe konturet e Kroacisë fqinje: “c) Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet” ose, “duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë” ose duke i dhënë “Pjesës kroate” të vendit një “status të veçantë” – “bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”.

Po boshnjakët?

Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janša atyre mund t’u jepet “një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur” dhe “për të cilin ata duhet të marrin përgjegjësinë e plotë”. Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëhere nuk kanë pse të hyjnë në Evropë: “Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi.” Boshnjakët muslimanë janë “përkohësisht” në favor të anëtarësimit në BE . “Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamizmit radikal,” thotë Janša, “situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike “.

Tani për tani për këto ide duhet “heshtur” derisa për “planin” të bihet dakord me “vendimmarrësit” në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Letër ogurzezë

Dokumenti shkaktoi tronditjet e para edhe përpara se të bëhej publik të mërkurën në mbrëmje nga portali i djathtë i slloven “necenzurirano.si”. Rishikimi i kufijve, që është tema e kësaj letre ogurzezë, është tabuja e madhe e Ballkanit: një kërcënim i madh për të cilin askush nuk flet. Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić Radman shkoi në Sarajevë dhe qetësoi shpirtrat: Kroacia është në çdo rast pro integritetit të vendit fqinj, për ekzistencën e “letrës fantazmë” sllovene nuk ka “asnjë provë”.

Një nga personat të cilëve u ishte drejtuar letra, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, tha se ai nuk mund ta “konfirmonte” se e kishte marrë atë -gjë që nëse flasim me rigorozitet, nuk do të thotë se vërtet nuk e ka marrë.

Dy koncepte kundërshtare

Prej tridhjetë vjetësh në rajon përballen me njëri-tjetrin dy koncepte kundërshtare. Sipas njërit, që është mbisundues, kufijtë mbeten të paprekur; dhe çdo vend zhvillon strukturat e veta demokratike në të cilat kanë vend edhe pakicat etnike. Sipas konceptit tjetër, për të cilin përgjithësisht nuk flitet, kufijtë duhen vendosur sipas kritereve etnike, dhe sunduesit përkatës mund ta qeverisin familjen e tyre kombëtare pa i shqetësuar askush. Nëse shtetet janë “etnikisht të pastër” nuk ka më vend për “kaosin” me të drejtat e pakicave, institucionet apo proceset demokratike të votimit.

Ndikimi i Orbanit

Sllovenia merr Presidencën e Këshillit të BE më 1 korrik dhe siç është zakon, kryeministri Janša skicoi në dhjetor në Bruksel, prioritetet e tij. Ballkani është në fokus të tyre. Janša është mjaft i lidhur me Viktor Orbanin, homologun e tij në Hungarinë fqinje. Orbani financon mediat e djathta, që raportojnë pro kryeministrit Janša në Slloveni dhe përmes Lubjanës, bën të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministrit të së cilës Nikola Gruevski, i cili është dënuar për korrupsion, Hungaria i ka dhënë azil.

Ishte Orbani ai që instaloi të besuarin e tij Olivér Várhelyi si komisionerin e ri të zgjerimit të BE. Në këtë funksion hungarezi merret kryesisht me mundësitë e pranimit të Serbisë fqinje në BE. Në këtë rrjet, nisma dhe “non-papers” të tilla nuk bien më në vesh të shurdhër.

Ndikim i kufizuar

Janša nuk ka gjasa që t’i çojë në Bruksel vërtet përpara ëndrrat e miqve të tij hungarezë dhe serbë. Kreu i qeverisë sllovene nuk gëzon më asnjë simpati që nga prezantimi i tij e fundit para Parlamentit Evropian. Kur eurodeputetët i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve për lirinë e medias në Slloveni, ai këmbënguli që të shfaqte një film; dhe kur parlamenti nuk e pranoi këtë, Janša thjesht shkëputi lidhjen e internetit.

Ashtu sikurse në rastin e komisionerit hungarez Várhelyi, i cili në Bruksel është kryesisht i mënjanuar, strukturat komplekse të BE e bëjnë gjithashtu të mundur neutralizimin e Presidencës sllovene të Këshillit.

Jo thjesht fantazi nxënësi të shkollës së mesme

Sidoqoftë idetë e paraqitura në “non-paper” nuk mund të konsiderohen thjesht fantazi të një nxënësi të shkollës së mesme. Para rreth tre vjetësh Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ndeshi në miratim e vullnet të mirë kur shprehu dëshirat e tij për rregullimin e kufijve në Evropë sipas parimeve etnike: një përfaqësues socialdemokrat për punët e jashtme, një komisioner demokristian për zgjerimin dhe një president i gjelbër i një shteti bëri fushatë për rishpërndarjen e territoret midis Serbisë dhe Kosovës.

Sa më larg nga rajoni që janë hobby-strategët e Evropës, aq më i madh është tundimi për ta prerë nyjën e supozuar Gordiane të “konflikteve etnike” të keqkuptuara me një goditje të vetme. Vetëm ndonjë Princ Bismark nuk po duket aktualisht gjëkundi.

dw / Norbert Mappes-Niediek

Parashikimi i një pandemie në të ardhmen

Parashikimi i një pandemie në të ardhmenTashmë është bërë e mundur për të parashikuar nëse do të shpërthejë një pandemi e re falë Zbuluesit të Pandemisë së COVID-19, një hartë që tregon vatrat shqetësuese të një infeksioni. Por specialistët paralajmërojnë se saktësia e parashikimit varet nga cilësia e të dhënave që mblidhen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee njofton:

Falë inteligjencës artificiale është bërë realitet një hartë që parashikon se ku dhe kur mund të shfaqet një vatër e re e koronavirusit.

“Në mënyrë që të marrim masa në nivel lokal kundër pandemisë, ka rëndësi të kuptojmë si përhapet sëmundja dhe me çfarë shpejtësie në një komunitet apo qytet specific,” thotë Turgay Ayer i Institutit të Xhorxhias për Teknologjinë.

Harta dixhitale që mund të përdoret tani nga publiku nuk pasqyron situatën aktuale të epidemisë, por analizon ritmet e deritanishme të përhapjes së virusit.

Sa më të errëta ngjyrat e hartës, aq më i lartë rreziku që në atë zonë të ketë përhapje më intensive.

Këto parashikime janë bërë të mundura falë të dhënave të mbledhura që analizohen nga një algoritëm. Këto të dhëna përfshijnë rastet e infektimeve me COVID dhe vdekjet nga sëmundja, vatrat gjeografike, ritmet e punësimit, rregulloret për vënien e maskave, numrin e përditshëm të testeve dhe informata të tjera.

“Ashtu si me modele të tjera për parashikime, saktësia e parashikimit varet nga saktësia e të dhënave tek të cilat bazohet,” thotë zoti Ayer.

Analizimi i të dhënave për çdo vend mund të kërkojë ditë apo javë të tëra nëse bëhet nga specialistë. Por falë inteligjencës artificiale ky proces për parashikimin e vatrave të pandemisë është përshpejtuar shumë.

Studiuesit thonë se edhe pasi të përfundojnë vaksinimet, kjo hartë është e rëndësishme:

“Si në rastet nëse shfaqet një variant i ri që nuk kontrollohet nga vaksinat ekzistuese, ose nëse arrijmë në një pikë kur mbrojtja nga vaksina fillon të zbehet, gjë që mund të ndodhë në një moment në të ardhmen, pas 12 apo ndoshta pas 15 muajsh,” thotë Jagpreet Chhatwal, Fakulteti Mjekësor i Harvardit.

Për momentin, harta shërben vetëm për të parashikuar epidemi në Shtetet e Bashkuara pasi nuk është e lehtë të sigurohen të dhëna të sakta nga vende të tjera.

Studiuesit thonë se kur të mblidhen të dhëna të mjaftueshme edhe nga vende të tjera, kjo hartë mund të përshtatet për të parashikuar përhapje shqetësuese infeksioni përtej Shteteve të Bashkuara, duke u bërë një armë tjetër në ndihmë të zyrtarëve të shëndetit publik.

vo

Pretendimi për një dokument joformal që rizgjon debatet për kufijtë në Ballkan

Departamenti amerikan i Shtetit i tha programit të Zërit të Amerikës në gjuhën serbe se Shtetet e Bashkuara mbështesin tërësinë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës, respektimi i së cilës është përcaktuar me marrëveshjen e Daytonit në vitin 1995, që i dha fund luftës në atë vend.

Po të enjten, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë, shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së dhe komandanti i EUFOR-it lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën theksohet se “BE-ja është padyshim e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës”.

Komentet pasuan shkrimet e ditëve të fundit në Bosnjë dhe Kroaci për një dokument joformal (non-paper) me siç thuhet, propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan. Dokumentet e tilla janë joformale dhe shtrohen në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së.

Mediet kroate e boshnjake thanë se një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe në të propozohet ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon.

Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.

Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.

Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë.

Kryeministri slloven, Janez Jansha, vendi i të cilit do të kryesojë Bashkimin Evropian në pjesën e dytë të këtij viti, shkroi se pretendimet për një dokument të tillë janë veprime që synojnë “të dëmtojnë Slloveninë në BE”.

“Përndryshe, Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Udhëheqësja e Socialdemokratëve të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila ka shërbyer si deputete në Parlamentin Evropian, u paraqit të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë duke i bërë thirrje kryeministrit dhe ministrisë së Jashtme që të deklarohen rreth pozicionit të Sllovenisë ndaj vendeve të rajonit.

“Politika e jashtme e përgjegjshme sllovene duhet të deklarohet dhe të mbështesë perspektivën e qartë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë për të cilën unë i bëj thirrje Janshës që sa më parë, Ballkanit Perëndimor t’ia bëjë të qartë qëndrimin, veçanërisht Bosnje e Hercegovinës. Ne kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të rivendosur besimin midis BE-së, Sllovenisë dhe rajonit gjatë presidencës sonë”, tha zonja Fajon.

Në Bosnjë pati shumë reagime nga myslimanët dhe kroatë ndaj çdo pretendimi për prekjen e kufijve, një çështje shumë e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende po bën përpjekje të ripërtërihet nga pasojat e luftërave të përgjakshme në fund të shekullit të kaluar.

Nuk pati ndonjë reagim në Kosovë ku në verën e vitit 2018 qenë ngritur diskutime rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një debat në kuadër të punimeve të forumit të Alpbachut në Austri, kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që mund të arrihej në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Presidenti serb në atë kohë kishte shpallur si politikë të tij “vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës, me veriun që do t’i bashkohej Serbisë, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi angazhohej për “korrigjim kufijsh” që do të nënkuptonte bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idetë nxitën reagime të ashpra në Kosovë, por edhe në Serbi si dhe kundërshtimin e një pjese të vendeve të Bashkimit Evropian mes të cilave Gjermania ishte më e zëshmja.

Të premten, ministri gjerman i punëve të Jashtme, Michael Roth, shkroi në rrjetet sociale se “vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri shumetnike dhe shumfetare. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe përparimit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, shkroi ai.

Vëzhgues të pavarur në Kosovë thanë se publikimi i dokumentit të pretenduar slloven, mund të jetë një test i ri për opinionin publik në Ballkanin Perëndimor, aspiratat e të cilit për integrime evropiane ende rëndohen nga problemet e trashëguara.

voa

Covid 19: prej 3284 testeve, kemi 890 raste të reja, 35 viktima dhe 1024 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3284 teste dhe u regjistruan 890 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 349(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 68(me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 59(me 109.228 banorë)
  • Prilep – 52(me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 36(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 35(me 57.175 banorë)
  • Veles –32(me  54.384 banorë)
  • Ohër- 29(51.591 banorë)
  • Kavadarci – 27(me 38.741 banorë)
  • Shtip – 25(me 43.625 banorë)
  • Koçani –24(me 37.758 banorë)
  • Kërçovë – 20(me 56.937 banorë)
  • Gostivar – 19(111.252 banorë)
  • Gjevgjeli – 14(me 22.706 banorë)
  • Vallandovë – 11(me  11.773 banorë)
  • Negotinë – 11(me  19.327 banorë)
  • Sveti Nikollë – 9(me 17.683 banorë)
  • Strugë – 9(me 65.801 banorë)
  • Radovish – 9(me 29.100 banorë)
  • Probishtip – 7(me 15.085 banorë)
  • Kriva Pallanka – 6(me  20.820 banorë)
  • Bogdanci– 6(me 8.178 banorë)
  • Resnjë –4(me 16.313 banorë)
  • Berovë – 4(me 12.813 banorë)
  • Dibër – 3(me 20.863 banorë)
  • Demir Hisar –3(me 8.177 banorë)
  • Demir Kapi – 2(me  4.039 banorë)
  • Makedonski Brod – 1(me  6.166 banorë)
  • Pehçevë – 1(me 5.517 banorë)
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë)

Janë raportuar gjithsej 35 persona që kanë ndërruar jetë: 7 nga Shkupi (35, 39, 61, 69, 73, 80, 84 vjeç), 6 persona nga Kumanova (65, 70, 73, 74, 76 dhe 87 vjeç), 3 nga Prilepi (71, 72 dhe 77 vjeç) dhe Manastiri (64, 65 dhe 74 vjeç), 2 persona nga Kavadarci (75 dhe 76 vjeç), Velesi (53 dhe 79 vjeç), Shtipi (67, 69 vjeç), Strumica (54 dhe 84 vjeç), Kriva Pallanka (71 dhe 72 vjeç) dhe Struga (62 dhe 72 vjeç), nga një person nga Gostivari (77 vjeç), Koçani (34 vjeç), Kërçova (57 vjeç) dhe Ohri (77 vjeç).

Janë regjistruar 1,024 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 464
-Manastir 74
-Kumanovë 65
-Prilep 60
-Kavadarci 51
-Veles 40
-Gostivar 27
-Shtip 26
-Tetovë 25
-Strumicë dhe Gjevgjeli nga 21
-Berovë 16
-Koçani 15
-Kërçovë, Negotinë dhe Vallandovë nga 13
-Radovish 12
-Resnje 9
-Sveti Nikollë 8
-Kriva Pallankë 7
-Vinicë dhe Bogdanci nga 6
-Makedonski Brod dhe Dibër nga 5
Probishtip, Demir Kapi, Krushevë dhe Dellçevë nga 4
-Pehçevë 3
-Kratovë 2
-Dojran 1
Deri më tani, janë kryer gjithsej 681,272 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 145,001, numri i pacientëve të rikuperuar është 120 707, numri i të vdekurve është 4 357 dhe numri i rasteve aktive është 19 937.
Kufizimi i levizjesKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 3576 mostrave kemi 599 raste pozitive, 17 të vdekur dhe 868 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 868 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.
Numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

A ndikon konsumi i mishit të bardhë tek niveli i kolesterolit në gjak? Ja çfarë thonë studimet

kolesteroliokkPër vite me radhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në vend të mishit të kuq të hanë mishin e bardhë për arsye shëndetësore. Sipas tyre, konsumi i mishit të kuq ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh. Mishi i bardhë nga ana tjetër besohej të ishte alternativa më e shëndetshme.

Një studim i Institutit Të Kërkimeve në Oakland, SHBA, ka zbuluar se kur vjen puna tek kolesteroli, mishi i bardhë është njësoj i dëmshëm si i kuqi. Proteinat jo-shtazore që merren nga perimet, produktet e bulmetit dhe legumet janë tepër të mira për uljen e nivelit të kolesterolit.

Mishi i Bardhë Rrit Kolesterolin
Studiuesit analizuan të dhënat e 100 të rriturve të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë konsumoi ushqime të pasura me yndyra të ngopura ndërsa i dyti iu nënshtrua një regjimi me yndyra të ngopura. Më pas për katër javë, pjesëmarrësit ndoqën tre regjime specifike: më shumë mish të kuq, më shumë mish të bardhë dhe vetëm proteina bimore. Studiuesit prisnin që analizat e gjakut të tregonin se mishi i kuq ishte më i dëmshëm se ai bardhë. Ndaj ata u befasuan kur zbuluan se tek njerëzit që kishin konsumuar të njëjtin nivel yndyrash të ngopura, të dy mishrat kishin ndikim të njëjtë në nivelet e kolesterolit. Njerëzit që kishin konsumuar proteina me bazë bimore kishin një nivel më të ulët të kolesterolit se të tjerët.

Një Regjim Me Bazë Bimore Ofron Më Shumë Të Mira Shëndetësore
Shumica e ekspertëve të shëndetit rekomandojnë ndjekjen e një regjimi të balancuar e të pasur me fruta, perime, legume, drithëra të plota dhe bulmet me pak yndyrë. Një regjim i tillë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit. Përpos të tjerave, ekspertët sugjerojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe atyre të shpejta.

AgroWeb