Ministria e Shëndetësisë: 7256 testime, 1054 raste të reja, 3 humbje jete dhe 469 të shëruar.

MSHMinistria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer  1054 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid19 edhe atë në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.
Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetare: Një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 1054
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,256

Testime totale 1,047,380
Raste pozitive 146,387
Raste të shëruara 133,801
Raste Aktive 10,088
Humbje jete 2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,638
Shkodër 1,789
Vlorë 908
Durrës 778
Fier 695
Lezhë 567
Elbasan 497
Berat 352
Gjirokastër 281
Korçë 254
Dibër 169
Kukës 160

Covid 19: prej 5844 testeve, kemi 870 raste të reja dhe numër të lartë të viktimave 37 dhe 661 persona të shëruar – rastet aktive: Shkupi 5523, Tetova 1976, Gostivari 1199, Kumanova 898, Strumica 667, Kërçova 601, Struga 534, Ohri 451, Manastiri 258, Dibra 237…

E mrarte

Qeveria miratoi propozimin e Komisionit për Sëmundjeve Ngjitëse dhe vendosi që në fillim të vitit shkollor 2021/2022 në shkollat e mesme të Tetovës dhe Gostivarit në një kohëzgjatje prej 14 ditësh mësimi të mbahet në distancë, ndërsa në shkollat e mesme në Kërçovë dhe Strugë, në një kohëzgjatje prej 7 ditësh. Pas mbarimit të kësaj periudhe do të analizohet prapë situata epidemiologjike dhe do të merren masa të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 5844 teste dhe 870 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 368(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Tetovë – 78(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 53(me 109.228 banorë)
  • Gostivar – 53(111.252 banorë)
  • Kërçovë – 40(me 56.937 banorë)
  • Strumica – 39(me 57.175 banorë)
  • Prilep – 29(me 75.132 banorë)
  • Ohër- 28(51.591 banorë)
  • Kavadarci – 22(me 38.741 banorë)
  • Strugë – 20(me 65.801 banorë)
  • Manastir – 15(me 91.983 banorë)
  • Dibër – 15(me 20.863 banorë)
  • Resnje – 13(me 16.313 banorë)
  • Sveti Nikollë – 12(me 17.683 banorë)
  • Veles –11(me  54.384 banorë)
  • Radovish – 11(me 29.100 banorë)
  • Kavadarci – 21 (me 38.741 banorë)
  • Delçevë –8(me 17.713 banorë)
  • Negotinë – 7(me  19.327 banorë)
  • Shtip – 14 (me 43.625 banorë)
  • Kratovë – 5(me 9.376 banorë)
  • Gjevgjeli – 5(me 22.706 banorë)
  • Vallandovë – 5(me  11.773 banorë)
  • Koçani – 5(me 37.758 banorë)
  • Kriva Pallanka – 4(me  20.820 banorë)…
  • Probishtip – 3(me 15.085 banorë)…
  • Makedonski Brod – 2(me  6.166 banorë)
  • Bogdanci– 2 (me 8.178 banorë)…

Kanë ndërruar jetë 37 persona:  10 persona të vdekur nga Shkupi (78, 73, 71, 69, 69, 67, 61, 56, 48, 42 vjeç), 8 persona të vdekur nga Tetova (85, 83, 80, 78, 74, 63, 62, 53 vjeç ), Nga 4 personave të vdekur nga Kumanova (85, 69, 57, 22 vjeç) dhe Struga (69, 64, 63, 61 vjet), 3 të vdekur nga Gostivari (81, 66, 58 vjeç), 2 të vdekur nga Koçani (78, 63 vjeç), dhe nga një person i vdekur nga Prilepi (62 vjeç), Velesi (35 vjeç), Kavadarci (61 vjeç), Strumica (79 vjeç), Kërçova (57 vjeç) dhe Dibra (75 vjeç).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 661 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.158.171 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 176.494, numri i pacientëve të shëruar është 156.307, numri i vdekjeve është 5.938 dhe numri i rasteve aktive është 14.249.

IKSHPK: Prej 11472 testimeve, kemi 1383 qytetarë pozitiv, 26 viktima dhe 996 persona te shëruar.

May be an image of text that says 'Ministria Shendetesisẽ Ministarstv Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 31.08.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën e dytë Numri totali dozave të administruara 17.684 548.855 E MARTE MARTE 276.890 எமம 825.745 31.08.2021 Numri testimeve 11.472 Raste pozitive 1.383 Të sheruar 996 Rastet e vdekjes 26 Rastet aktive 26.886'Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657.
Në total numri i rasteve aktive është 26.886.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Merr fund lufta në Afganistan, më e gjata në historinë e Amerikës

Lufta 20 vjeçare e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka marrë fund.

Në konferencën e shtypit ku deklaroi përfundimin e përpjekjeve të evakuimit dhe luftës, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se avionët e fundit u ngritën nga aeroporti i Kabulit në orën 3:29, sipas orës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.

Një zyrtar i lartë taleban i tha Zërit të Amerikës se “të gjitha forcat e huaja okupuese u tërhoqën nga vendi.”

Njoftimi për fluturimet e fundit amerikane nga Afganistani erdhi ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni premtuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë në evakuimin e amerikanëve dhe afganëve të rrezikuar nga Kabuli deri në “fund”, duke e cilësuar operacionin si evakuimin ajror më të madh në historinë e ushtrisë amerikane.

“Ishte një operacion masiv ushtarak, diplomatik dhe humanitar, një ndër më të vështirët në historinë e vendit. Një kombinim i jashtëzakonshëm logjistike dhe koordinimi, në disa nga rrethanat më sfiduese të imagjinueshme”, tha në një fjalim disa orë pas deklarimit të fundit të luftës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se angazhimi amerikan në Afganistan do të vazhdojë.

“Misioni ushtarak ka mbaruar. Një mision diplomatik ka filluar”, tha zoti Blinken.

Megjithatë, SHBA nuk do të ketë ambasadë në Kabul, por do ta zhvendosë praninë diplomatike në Doha të Katarit.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se mbi 120 mijë vetë janë evakuuar gjithsej pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, përfshirë 1’200 persona të nxjerrë nga vendi me 26 fluturime ushtarake amerikane dhe dy të koalicionit nga e diela deri të hënën.

Me anë të një deklarate, presidenti amerikan Joe Biden tha se “pas 20 vjetësh, prania jonë ushtarake në Afganistan, ka marrë fund”.

Ai tha se do t’i drejtohet kombit të martën.

Jo të gjithë amerikanët kanë dalë nga Afganistani. Zoti Blinken tha se mbi 6 mijë amerikanë janë nxjerrë nga vendi dhe kanë mbetur më pak se 200. Ai tha se përpjekjet për evakuimin e tyre do të vazhdojnë.

Gjenerali McKenzie tha se “tërheqja është e shoqëruar me shumë trishtim”.

“Nuk i kemi nxjerrë jashtë vendit të gjithë ata që donin të dilnin. Por mendoj se edhe nëse do të kishim qëndruar edhe 10 ditë të tjera, nuk do t’i kishim nxjerrë të gjithë jashtë,” u tha ai gazetarëve.

Presidenti Biden tha se bota do t’i mbajë talebanët përgjegjës për kalimin e sigurt të atyre që duan të largohen nga Afganistani.

“I kam kërkuar Sekretarit të Shtetit që të udhëheqë koordinimin e vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar kalim të sigurt për çdo amerikan, partner afgan dhe shtetas të huaj që duan të largohen nga Afganistani”, thotë presidenti në deklaratën e tij.

Zoti Blinken tha se nëse ka amerikanë që duan të qëndrojnë për momentin dhe më pas ndryshojnë mendje, SHBA do t’i ndihmojë që të dalin.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni i përshkruan kushtet në terren gjatë orëve të fundit të evakuimit të udhëhequr nga ushtria amerikane si fluide dhe të rrezikshme, të rënduar nga një sulm me raketa gjatë natës në aeroportin e Kabulit, autorësinë e të cilës e mori gjithashtu ISIS-Khorasan.

Tërheqja ka mbyllur një kapitull të historisë ushtarake që ka gjasa të mbahet mend për dështimet kolosale, premtimet e paplotësuara dhe një largim përfundimtar kaotik që i kushtoi jetën më shumë se 180 afganëve dhe 13 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, mosha e disa prej të cilëve ishte vetëm pak më e madhe se sa vetë lufta.

Disa orë përpara së martës, afati i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden për përfundimin e misionit të transportit ajror, dhe rrjedhimisht përfundimin e luftës amerikane, avionët e Forcave Ajrore bartën kontigjentin e mbetur të forcave nga aeroporti i Kabulit.

Mijëra forca kishin kaluar dy javë të tmerrshme, duke siguruar një transport ajror të përshpejtuar dhe të rrezikshëm të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëve dhe të tjerëve që donin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë.

Tërheqja përfundimtare përmbushi premtimin e Presidentit Biden për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti një “luftë e përhershme” që filloi në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit 2001, që shkaktuan vdekjen e afro 3’000 vetëve në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Vendimi i tij, i shpallur në prill, i bënte jehonë një lodhjeje kombëtare me konfliktin në Afganistan. Tani ai përballet me kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit, jo aq për përfundimin e luftës, se sa për mënyrën e ekzekutimit të evakuimit përfundimtar që u shoqërua me kaos dhe ngriti dyshime për besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara.

Përpjekjet e luftës amerikane nganjëherë dukej se po vazhdonin pa pasur ndonjë objektiv përfundimtar, me pak shpresë për fitore dhe vëmendje minimale nga Kongresi për mënyrën se si u shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë për dy dekada.

Kostoja njerëzore ishte e lartë: dhjetëra mijëra amerikanë u plagosën përveç të vdekurve, për të mos përmendur pasojat psikologjike.

Më shumë se 1’100 forca nga vendet e koalicionit dhe më shumë se 100’000 forca afgane dhe civilë kanë gjetur vdekjen nga kjo luftë, sipas projektit për Koston e Luftës në Universitetin Brown.

Ky artikull përmban informacion nga agjencitë Associated Press dhe Reuters.

MBLIDHET KOMITETI PËR KOORDINIMIN DHE VLERËSIMIN E SITUATËS ME PANDEMI

AlbinKomiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 ka mbajtur mbledhjen e parë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes ka folur për rrezikun nga varianti Delta dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, ai i paraqiti disa kërkesa të posaçme për Komitetin.

Kryeministri tha se çdo person i infektuar me këtë variant, infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë. Për këtë arsye, ai kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre.

Sikurse variantet e tjera të virusit, edhe varianti Delta përhapet kryesisht përmes ngjarjeve super-përhapëse. Kryeministri udhëzoi anëtarët e Komitetit që në zbatimin e masave të reja të përqendrohen kryesisht në vendet dhe ambientet ku këto ngjarje super-përhapëse kanë më shumë gjasë të ndodhin, siç janë: restorantet, baret dhe lokalet, palestrat dhe fitneset, transporti publik, sidomos transporti ndërurban, me udhëtarë pa maskë, qendrat tregtare me klientë pa maskë, mbajtja e dasmave, ahengjeve dhe ceremonive mortore në kundërshtim me masat e Qeverisë.

“Në mënyrë që zbatimi i masave të jetë sa më i përpiktë, kërkoj nga ju të shfrytëzoni të gjitha resurset të inspektimit që keni në dispozicion, duke përfshirë inspektorët e AUV-it, inspektorët e MINT-it (sidomos inspektorët e tregut), inspektorët komunalë dhe Policinë e Kosovës”, u tha kryeministri anëtarëve të Komitetit.

Kryesuesi i Komitetit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Instituti “Robert Coch” në Gjermani dërguar IKSHP-së për mostrat e marra tregoi se në Kosovë dominon varianti Delta dhe shpërndarja e shpejtë e tij bëri që brenda një periudhe shumë të shkurtë numri i të infektuarve të 20 fishohet.

Ministri Vitia informoi për gjendjen aktuale në spitale dhe ecurinë e procesit të vaksinimit. “Ne jemi koshient se vetëm vaksina e ndalë përsëritjen e një vale të re, edhe pas kësaj vale. Por deri në vaksinimin e qytetarëve në masën e formimit të një imuniteti kolektiv, ne përkundër sfidave ekonomike që mund ti kemi, shëndeti publik i qytetarëve duhet dhe do të jetë prioriteti kryesor”, tha ministri Vitia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës është mobilizuar në mbikëqyrjen e zbatimit të masave dhe nga sot edhe Inspektorati Policor të Kosovës, i cili do të mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve të Policisë, nëpërmjet  monitorimit të pjesëtarëve të Policisë në raport me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

“Tashmë çdo zyrtari policor ka filluar t’i shpërndahet kopja e ligjit për covid dhe vendimi i fundit i Qeverisë në mënyrë që secili prej tyre të jenë të informuar mbi këtë ligj dhe këtë vendim. Po ashtu ka nisur zbatimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për zyrtarë policorë nga 8 në 12 orë”, tha ministri Sveçla.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kërkoi bashkëpunim më të mirë ndërmjet inspektorëve të AUV, tregut dhe inspektorateve komunale.

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 është themeluar dje, me datë 30 gusht 2021, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Komiteti përbëhet nga 27 anëtarë që janë përfaqësues të institucioneve dhe organeve të ndryshme shtetërore e qeveritare dhe kryesohet nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia.

rtk

Viti i ri shkollor me protokolle kundër COVID-19

Një punëtor dezinfekton një klasë në një shkollë fillore. Shkup, shtator 2020.Flonja Inseni vitin e ri shkollor 2021/2022 po e pret me padurim, për shkak se pas një viti e gjysmë, do të kthehet në bankat shkollore.

“Tash që fillon mësimi me prezencë fizike, sinqerisht të them emocionet i kam të dyfishuara, pasi jo vetëm që do të rikthehemi sërish në bankat shkollore, por si nxënëse e vitit të parë të shkollës së mesme, do të kem edhe njësi të reja e mësimdhënës të rinj. Po ashtu do të kem edhe shoqëri të re. Gjithçka duket se po fillon të shkojë nga normaliteti dhe jam jashtëzakonisht e lumtur”, thotë Flonja, e cila nis këtë vit mësimet në Gjimnazin në gjuhën shqipe “Zef Lush Marku” në Shkup.

Flonja thotë se nuk do ta ketë të vështirë t’i përmbahet protokolleve siç është mbajtja e maskës gjatë gjithë kohës dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve, pasi siç thotë, këto janë bërë pjesë e përditshmërisë.

“Pa dyshim që është më mirë të kthehemi në shkollë me maska dhe të respektojmë protokollet. Fundja, kjo nuk është e vështirë sepse jemi mësuar. Është më mirë sesa të ndjekim mësim onnline”, thotë ajo.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Milla Carovska, të hënën, më 30 gusht, u shpreh e prerë se viti i ri shkollor do të nisë me prezencë fizike në shkolla duke respektuar protokollet për mbrojtje nga koronavirusi.

“Pandemia do të vazhdojë, por nuk duhet të lejojmë që shkollat të jenë të mbyllura në ditën e parë të vitit shkollor. Rekomandimi i UNICEF-it, por edhe i të gjitha organizatave tjera që punojnë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve është i qartë, se shkollat duhet të parat të hapen, kurse të fundit të mbyllen. Nuk ka opsion më të mirë për nxënësit se sa mësimi me prani fizike”, tha Carovska.

Ministrja Carovska ka theksuar se ndryshimet në procesin mësimor tashmë janë bërë të ditura dhe ato nuk mund të realizohen pa prezencë fizike në shkolla.

“Siç e dini, fillojmë me reformat në klasën e parë dhe të katërt, të cilat ndryshe nuk do ta arrinin efektin e projektuar nëse mësimi zhvillohet në formë tjetër dhe nuk ka ndërveprim me mësimdhënësin”, theksoi Carovska.

Autoritetet kanë thënë se në shkollat fillore dhe të mesme do të zbatohen një sërë protokollesh ku përfshihet matja e temperaturës gjatë hyrjes në shkollë, mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve dhe ajrosja e rregullt e ambienteve ku do të mbahet mësimi.

Ndërkaq, për të shmangur turmat është paraparë që të vihen në funksion të gjitha hyrje-daljet e shkollave. Po ashtu, nxënësit që kanë probleme shëndetësore u është ofruar mundësia që mësimin ta ndjekin në formë online.

Marina Manajilovska, mësuese në shkollën fillore “Kërste Misirkov” në Kumanovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë të gjithë prindërit janë njoftuar për protokollet e reja dhe ajo thotë se pret që prindërit të tregojnë se cilët fëmijë duan të ndjekin mësimin nga distanca apo online.

“Ende nuk e kemi të precizuar listën se cilët fëmijë do të ndjekin mësimin online. Si duket, prindërit presin momentin e fundit që të shohin gjendjen epidemiologjike dhe të vendosin nëse do të lënë që fëmijët të vijojnë mësimin në shkolla apo të mësojnë në distancë”, thotë ajo.

Ndërkaq, Lulieta Shabani-Qerimi, drejtoreshë e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Çair të Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, që do të nisë më 1 shtator.

“Nxënësit dhe prindërit tashmë janë të informuar për orarin e mësimit për vitin e ri shkollor. Të gjitha gjërat që janë parë në bazë të protokollit, jemi furnizuar dhe jemi përgatitur. Kështu që jemi të gatshëm për të filluar vitin e ri shkollor me prezencë fizike”, thotë Shabani-Qerimi.

Naser Miftari, që është profesor në një shkollë të mesme, thotë për Radion Evropa e Lirë se do të ndërmerren veprime të menjëhershme nëse ndonjë prej nxënësve shfaq simptoma të sëmundjes COVID-19.

“Nëse një nxënës vërehet se mund të jetë i sëmurë, përkatësisht nëse shfaq temperaturë më shumë se 37.4 gradë, atëherë ai do të izolohet në një hapësirë të veçantë, do të njoftohet drejtoria dhe prindërit dhe më pas do të veprohet sipas rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë”, thotë Miftari.

Ministria e Arsimit ka thënë se nëse gjendja epidemiologjike në vend apo në komuna të caktuara përkeqësohet, ky institucion ka përgatitur edhe dy alternativa të tjera për zhvillimin e procesit mësimor, atë të mësimit të kombinuar dhe online.

rel

OBSH-ja ngre alarmin për rritjen e viktimave nga COVID-19

Mjekët dhe stafi mjekësor kujdesen për pacientët në repartin COVID-19 në një Spital të Përgjithshëm në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, 18 mars 2021. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të hënën se mbi 230,000 viktima të reja nga COVID-19 mund të ndodhin në Evropë deri më 1 dhjetor.

Paralajmërimi vjen derisa bota kaloi shifrën e 4.5 milionë vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas agjencisë AFP.

Shkalla e të infektuarve po rritet në tërë botën, pasi varianti Delta i koronavirusit është shumë më i transmetueshëm dhe po mbizotëron rastet e reja.

Infektimet po ndodhin kryesisht në mesin e personave të pavaksinuar dhe në vendet ku masat kundër përhapjes së COVID-19 janë lehtësuar.

Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha të hënën se numri i të infektuarve dhe vdekjeve është përsëri në rritje në Evropë, veçanërisht në vendet më të varfra në Ballkan, Kaukaz dhe Azinë Qendrore.

“Javën e kaluar, u shënua një rritje prej 11 për qind e numrit të vdekjeve në rajon që në bazë të një parashikimi mund të çojë në 236,000 vdekje në Evropë, deri më 1 dhjetor”, tha Kluge.

Deri më tash Evropa ka regjistruar rreth 1.3 milion vdekje nga sëmundja COVID-19.

Nga 53 vendet anëtare të OBSH -së në Evropë, 33 kanë regjistruar një shkallë më të lartë vdekjeve dhe kjo ka ndodhur kryesisht në vendet më të varfra, tha Kluge.

Sipas OBSH-së, vetëm gjashtë për qind e njerëzve në vendet me të ardhura më të ulëta dhe të mesme në Evropë janë plotësisht të vaksinuar, dhe disa vende kanë arritur të vaksinojnë vetëm një në 10 profesionistë shëndetësorë.

“Ngecja në marrjen e vaksinave në rajonin tonë është një shqetësim serioz”, tha Kluge, duke u bërë thirrje vendeve që “të rrisin prodhimin, të ndajnë dozat dhe të përmirësojnë qasjen në vaksina”.

rel

The Economist: Serbia po e fsheh numrin e viktimave të COVID-19

Aleksandar-Vuciq-1Revista prestigjioze britanike “The Economist” shkruan se Serbia është në ndër pesë vendet e para në botë për fshehjen e numrit të viktimave të koronavirusit.

Para Serbisë, për fshehjen e shifrave të viktimave të COVID-19  renditen: Peruja, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rusia.

Në një hulumtimi të kryer në periudhën 1 prill 2020 – 30 qershor 2021, në Serbi janë evidentuar 7.030 të vdekur, derisa në të njëjtën periudhë kohore kanë vdekur 30.210 persona më shumë se mesatarja e pesë viteve të fundit.

The-Economist_renditja-e-vendeve-perfshehjen-e-viktimave-te-Covid-19“The Economist” shkruan se numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga pasojat e koronavirusit mund të jetë më i lartë se numri i rasteve të raportuara për arsye të ndryshme. Një prej arsyeve kryesore është kapaciteti i ulët I testimeve në shumicën e vendeve. Një tjetër arsye mund të jetë trajtimi i vonuar ose jo i rregullt i sëmundjeve të tjera gjatë periudhës së pandemisë.

Për fshehjen e shifrave të të sëmurëve dhe të vdekurve nga COVID-19 e kishin tërhequr vërejtjen edhe mjekët anëtarë të shoqatës “Të bashkuar kundër Kovidit” (Ujedinjeni Protiv Kovida – UPK).

“I fshehin të dhënat e vërteta për të pasur për çfarë të lavdërohen”, ka thënë kjo shoqatë, citon “Danas”.

I bindur se autoritetet po e fshehin numrin real të të vdekurve nga COVID-q19 është edhe Rade Pançiq, kryetar i sindikatës së mjekëve dhe farmaceutëve të Serbisë. Ai ka thënë se është i bindur se pushtetarët nuk i publikojnë shifrat e sakta të të vdekurve, siç është shprehur, “në mënyrë që të ketë me çka të krenohen, sepse pandemia ua ka hequr nga dora të gjitha për çfarë kanë folur deri më tash”.

Në favor të konstatimeve se autoritetet në Serbi i fshehin shifrat e viktimave të COVID-19 flasin edhe statistikat. Sipas të dhënave zyrtare të Entit Republikan të Statistikave, numri i të vdekurve në Serbi prej 1 prillit deri më 31 dhjetor të vitit 2020 ka qenë për 15.372 më i lartë se numri të vdekurve në të njëjtën periudhë të një viti më parë ose për 13.089 më i lartë se numri  mesatar i të vdekurve gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

Ndërkaq numri i të vdekurve në 6 muajt e parë të këtij viti ishte 14.032 më I  lartë se numri i të vdekurve në të njëjtën periudhë  kohore të dhjetë vjetëve të fundit.

(Ramadan Muçolli / ullyria)

IKSHPK: Prej 7384 testimeve, kemi 932 qytetarë pozitiv, 20 viktima dhe 962 persona te shëruar.

May be an image of 1 person and text that says 'COVID19 Ministria Shöndetesisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health E HëNë BASHKE IA DALIM! 30.08.2021 Numrii testimeve 7.384 Raste pozitive 932 Të shöruar 962 Rastet e vdekjes 20 Rastet aktive 26.525'Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Covid 19: prej 2628 testeve, kemi 299 raste të reja, numri ende i lartë i viktimave 32 dhe 545 persona të shëruar – rastet aktive: Shkupi 5392, Tetova 2016, Gostivari 1221, Kumanova 892, Strumica 693, Kërçova 616, Struga 518, Ohri 423, Manastiri 258, Dibra 234…

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2628 teste dhe 299 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 209 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 14 (me 109.228 banorë)
  • Gostivar – 10 (111.252 banorë)
  • Kavadarci – 10 (me 38.741 banorë)
  • Strumica – 9 (me 57.175 banorë)
  • Tetovë – 8 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Dibër – 7 (me 20.863 banorë)
  • Prilep – 5 (me 75.132 banorë)
  • Veles –5 (me  54.384 banorë)
  • Ohër- 4 (51.591 banorë)
  • Kërçovë – 4 (me 56.937 banorë)
  • Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
  • Kratovë – 3 (me 9.376 banorë)
  • Manastir – 2 (me 91.983 banorë)
  • Radovish – 2 (me 29.100 banorë)
  • Koçani – 1 (me 37.758 banorë)
  • Negotinë – 1 (me  19.327 banorë)
  • Shtip – 1 (me 43.625 banorë)..

Kanë ndërruar jetë 32 persona:  5 persona të vdekur nga Gostivari (61, 61, 64, 81 dhe 82 vjeç), nga 4 persona të vdekur nga Shkupi (34, 57, 68 dhe 70 vjeç), Tetova (49, 56, 75 dhe 85 vjeç) dhe Kërçova (55, 66, 72 dhe 72 vjeç), 3 persona të vdekur nga Struga (73, 76 dhe 82 vjeç), 2 persona të vdekur nga Kumanova (50 dhe 70 vjeç), Prilep (32 dhe 75 vjeç) dhe Shtip (72 dhe 87 vjeç), dhe nga një person të vdekur nga Strumica ( 54 vjeç), Gjevgjelia (50 vjeç), Koçani (64 vjeç), Radovishi (62 vjeç), Ohri (77 vjeç) dhe Dellçeva (72 vjeç).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 545 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1.152.327 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 175.624, numri i pacientëve të shëruar është 155.646, numri i vdekjeve është 5.901 dhe numri i rasteve aktive është 14.077.