LAJMET NGA BOTA

  • Rusia vijon pa ndërprerje sulmet në Ukrainë, Zelenskiy kërkon më shumë armë

    24 Prill, 2022

    MariupolUshtria ruse vijoi sulmet në Ukrainë, ndërsa luftimet hynë në ditën e 60-të. Pjesa më e madhe e luftimeve të dielën u përqendrua në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ukrainase janë të përqendruara dhe ku separatistët e mbështetur nga Moska kontrollonin disa territore para luftës. Pas dështimit për të marë kontrollin e Kievit, forcat ruse tani synojnë të ...

  • Kush ofron armë për Ukrainën dhe çfarë llojesh?

    24 Prill, 2022

    Avionë polakë MiG-29Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda. Disa vende të NATO-s do të ofrojnë furnizime të tilla, por deri tani dihet se vetëm një vend i vogël i ka ofruar ato.

    Mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në Donbas – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina ...

  • Taktika e Rusisë në Siri dhe Ukrainë është e njëjtë

    24 Prill, 2022

    Mariupol rusetAjo që bëri Rusia në luftën në Siri mund të shërbejë që të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në Ukrainë, thotë Hanna Notte, eksperte pranë “Vienna Center for Non-Proliferation and Disarmament”.

     

    Fillimisht Çeçenia dhe Siria, tani Ukraina. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ekspertët shohin paralele mes luftërave të mëparshme të rusëve dhe asaj aktuale. Hanna Notte, ...

  • Varre të mundshme masive pranë Mariupolit, ndërsa Rusia sulmon në lindje të Ukrainës

    22 Prill, 2022

    MariupolZyrtarët ukrainas thonë se pamjet satelitore nga një zonë pranë Mariupolit me grumbuj dheu, tregojnë se ka varreza të reja masive. Lufta nuk tregoi shenja zbutjeje të premten, pasi Rusia goditi objektiva në Ukrainën lindore në një ofensivë të re për të marrë qendrën industriale të vendit.

     

    Maxar Technologies publikoi pamje të reja satelitore që tha se tregonin më shumë ...

  • Sot nga Rusia, nesër nga Kina? Varësia e rrezikshme e Evropës për metale të rralla

    22 Prill, 2022

    MozambikKthesa energjetike, automjetet elektrike, digjitalizimi, mbrojtja e klimës janë të pamundura pa metalet e rralla. Pjesa më e madhe e këtyre lëndëve të para vjen nga Kina. Sa e rrezikshme është kjo varësi e Europës?

     

    Ndërkohë që Evropa e tronditur nga lufta në Ukrainë mundohet të zvogëlojë varësinë nga furnizimet ruse me energji, mbrapa skene grumbullohet një rrezik edhe më ...

  • Zgjedhje kritike për Francën dhe Bashkimin Evropian

    22 Prill, 2022

    MacronFrancezët mbështetën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dukshëm ekstremet politike. Në balotazh, vota për Macronin përballë Le Penit kthehet sërish në votë kyçe për stabilitetin e BE, shkruan Auron Dodi.

     

    Sipas sondazheve në Francë, Emmanuel Macroni shkon në balotazhin e së dielës (24.04.) përballë Marine Le Penit me një përparësi të rehatshme: prej 13 përqind. Macroni prin me ...

  • Eksperti gjerman: Lufta në Ukrainë hyn në fazën vendimtare

    22 Prill, 2022

    Ushtarë ukrainas në DonbasRusia ka filluar ofensivën në Donbas me forca të mëdha ushtarake. Wolfgang Richter, ekspert gjerman i Fondacionit Shkenca dhe Politika shpjegon, se çfarë do të thotë kjo për rrjedhën e mëtejshme të luftës.

    Deutsche Welle: Zoti Richter, çfarë objektivash po ndjek Rusia me ofensivën në Donbas?

    Wolfgang Richter: Faza e parë e luftës nuk eci mirë për Rusinë. ...

  • Putin: Jo sulm, por rrethim i kombinatit të çelikut në Mariupol

    21 Prill, 2022

    autoblindRusia pretendon se ka vënë nën kontroll qytetin Mariupol. Presidenti rus Putin urdhëroi ndërkohë rrethimin dhe jo më sulm ndaj kombinatit të çelikut Azovstal,.

    Sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu trupat ruse kanë marrë portin strategjik ukrainas të Mariupolit. Shoigu e tha këtë gjatë një takimi me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, i cili u transmetua në televizionin shtetëror. ...

  • Armët për Ukrainën – Vazhdon presioni ndaj kancelarit Scholz

    20 Prill, 2022

    ScholzKancelari gjerman, Olaf Scholz e mbështet dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë nga NATO. Por ato nuk do të vijnë drejtpërdrejt nga Gjermania. Nga koalicioni qeverisës dhe opozita vijnë kritika.

    Megjithëse kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh të martën pas një videkonference me shtetet perëndimore të G7-s, se Gjermania dhe partnerët perëndimore do t’i japin Ukrainës armë të rënda kundër ...

  • Ministri i Jashtëm rus Lavrov sheh një fazë të re në luftën në Ukrainë

    19 Prill, 2022

    Der SpiegelMinistri i Jashtëm rus Lavrov mendon se me ofensivën në Ukrainën Lindore ka ardhur një fazë e re e luftës. Në qytetin e Mariupolit, me sa duket është sulmuar uzina e çelikut.

     

    Sipas ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, Rusia ka nisur një fazë të re të ndërhyrjes në Ukrainë. “Jam i sigurt se do të jetë një moment i ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"