LAJMET NGA BOTA

  • Escobar për REL: Nuk do të ketë luftë në Bosnje dhe Hercegovinë

    6 Nentor, 2021

    escobarZëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka thënë se dëshiron t’u dërgojë mesazh qytetarëve të këtij vendi se nuk do të ketë luftë.

    “Unë me të vërtetë dua që njerëzit në Bosnje ta dinë se ne jemi të përkushtuar që nuk do të ketë ...

  • SHBA, BE dhe zjarrvënësit në Bosnje

    5 Nentor, 2021

    BosnjaEkstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin boshnjak. BE dhe SHBA kapen pas politikës së ruajtjes së qetësisë duke përsëritur kësisoj gabimet e viteve 1990.

    Atmosfera është mbytëse mëngjesin me diell. Përpara Ambasadës së SHBA-së  në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, është mbledhur një grup demonstruesish. Ata kërkojnë fundin e nacionalizmit toksik në vend dhe ndërhyrjen e presidentit të SHBA-së ...

  • Çfarë nxjerrin në pah dokumentat e bëra publike nga kompania Facebook

    5 Nentor, 2021

    FacebookKompania Facebook, gjigandi i medias sociale, po përballet me kritika publike dhe hetime nga entet rregullatore pas daljes në dritë të mijëra dokumenteve të brendshme nga një ish-punonjëse e rrjetit social.

    Çfarë përmbajnë dokumentet ?

    Pas përpilimit të dokumenteve, ndërsa punonte si menaxhere në kompaninë Facebook, Frances Haugen ia shpërndau ato një grupi prej 17 mediash amerikane, të cilat bashkëpunuan në ...

  • Gjermania: Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë është alarmuese

    4 Nentor, 2021

    Auwaertiges AmtQarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe se po përpiqen me Kuintin të gjejnë një zgjidhje për të penguar përhapjen e konfliktit në rajon.

    Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin ...

  • Britania, vendi i parë që autorizon ilaçin e kompanisë Merck, kundër COVID-19

    4 Nentor, 2021

    PilulatBritania ka lëshuar një autorizim të kushtëzuar për ilaçin antiviral që lufton koronavirusin të kompanisë Merck, pilula e parë që ka treguar efektivitet kundër COVID-19-s. Britania bëhet vendi i parë që miraton ilaçin, por mbetet ende e paqartë se sa shpejt do të vihen në dispozicion pilulat për popullatën.

    Ilaçi është licencuar për përdorim nga personat 18 vjeç e lart, ...

  • OBSH: Evropa është tani epiqendra e pandemisë COVID-19

    4 Nentor, 2021

    Hans KlugeDrejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge tha të enjten se ky kontinent është tani epiqendra e pandemisë COVID-19, me 59 për qind të të gjitha rasteve në shkallë globale.

    Në një konferencë virtuale shtypi nga Kopenhaga, zoti Kluge tha se ritmi aktual i transmetimit të virusit në 53 vendet e rajonit është një shqetësim ...

  • Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar: Serbët po përpiqen të shpërbëjnë Bosnjën

    3 Nentor, 2021

    Christian SchmidtPërfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë, paralajmëron se vendi ballkanik që ende vuan pasojat e luftës, mund të përballet me “kërcënimin më të madh ndaj ekzistencës së tij në periudhën e pasluftës”, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk frenon veprimet e serbëve të Bosnjës.

    Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, planifikonte të paraqiste këtë paralajmërim në një konferencë në Këshillin e Sigurimit ...

  • Facebook pezullon teknologjinë e identifikimit të fytyrës

    3 Nentor, 2021

    MetaKompania Facebook thotë se po i jep fund një sistemi për identifikimin e fytyrës. Duke vënë theksin tek “shtimi i shqetësimeve mes shoqërisë” në lidhje me teknologjinë që mund të identifikojë automatikisht njerëzit në fotografi dhe video, kompania Facebook njoftoi se do të vazhdojë punën në këtë teknologji për të trajtuar problemet.

    “Enti rregullator është ende në proces për të ...

  • CDC miraton vaksinën për fëmijët 5-11 vjeç

    3 Nentor, 2021

    pfizer 5-12Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë dhanë miratimin mbrëmjen e së martës për imunizimin e fëmijëve nga 5-11 vjeç me vaksinën Pfizer.

    Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, dha miratimin mbrëmjen e së martës. Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi një komision këshillues i CDC vendosi njëzëri se vaksinat Pfizer duhet t’u jepeshin fëmijëve të moshës 5 ...

  • Guardian: Bosnja në rrezik të ndarjes dhe konfliktit

    2 Nentor, 2021

    Christian SchmidtPërfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe tha se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.

    Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"