LAJMET NGA BOTA

  • Ç’do të ndodhë pas referendumit në Katalonjë

    3 Tetor, 2017

    referendumi katalonje90 për qind votuan për pavarësinë e Katalonjës. Por Madridi mund t’i heqë Katalonjës autonominë.

    Të dielën në darkë kryeministri i Katalonjës Carles Puigdemont shpalli në Barcelonë se me referendumin Katalonja ka fituar “të drejtën e një shteti të pavarur”. Kurse kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi në Madrid se në Katalonjë nuk ka pasur ndonjë referendum.

    Komisioni i BE-së i ...

  • Mbrojtja e fëmijëve në botën digjitale

    3 Tetor, 2017

    mbrojtja e femijeveMbrotja e fëmijëve nga shpërdorimi seksual në internet në qendër të një kongresi ndërkombëtar në Romë.

    Një ndër pesë të fëmijë ose adoleshent nën 18 vjeç në Evropë është ngacmuar ose shpërdoruar seksualisht. Ndër ta bën pjesë një numër në rritje të rinjsh të shpërdoruar on-line përmes publikimit të fotografive të tyre apo të detyruar të kryejnë marrëdhënie ...

  • Të paktën 58 të vdekur nga sulmi me armë në Las Vegas

    2 Tetor, 2017

    Las VegasPolicia e Las Vegasit njoftoi se një 64 vjeçar sulmoi me armë një koncert të muzikës country që po zhvillohej mbrëmjen e së dielës. Sipas njoftimeve, janë vrarë të paktën 58 persona dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur. Personi që shtiu vrau veten, sipas burimeve të policisë.

    Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të ...

  • Austria ndalon përdorimin e perçes

    2 Tetor, 2017

    PerceGratë myslimane në Austri u detyruan nga policia të hiqnin perçet, pas hyrjes në fuqi të një ligji që ndalon mbulimin e fytyrës. Ligji ka nxitur reagimet e aktivistëve myslimanë të të drejtave të njeriut në Austri.

    Ligji që hyri në fuqi të dielën ndalon përdorimin e maskave të skive në rezortet dimërore, maskat kirurgjike jashtë spitaleve dhe maskat festive ...

  • Tre amerikanë nderohen me Nobelin e mjekësisë

    2 Tetor, 2017

    cmimi nobelÇmimi Nobel i Mjekësisë për vitin 2017 iu dha tre shkencëtarëve amerikanë.

    Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young u nderuan për zbulimet e mekanizmave molekularë që kontrollojnë orën e brendshme biologjike, që njihet ndryshe si ritmi cirkadik.

    Komisioni i Çmimit Nobel tha se laureatët e këtij viti arritën të izolojnë një gjen që kontrollon ritmin biologjik të një dite ...

  • Katalonjë: 90% për shkëputjen nga Spanja

    2 Tetor, 2017

    KatalonjaSeparatistët në Katalonjë festojnë rezultatin e referendumit. Ata kërkojnë shtetin e pavarur duke e futur Spanjën në krizën më të rëndë kushtetuese prej disa dekadash.

    48 orë deri tek pavarësia. “Ligji i shkëputjes” i miratuar nga parlamenti katalonjas e parashikon këtë afat. Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Katalonjës është shprehur në orët e para të së hënës në Barcelonë, se ...

  • Jo vetëm Katalonja: Kërkesat për pavarësi në Europë

    30 Shtator, 2017

    europa pavarsiPërkundër vullnetit të Madridit qeveria rajonale e Katalonjës do të mbajë një referendum për pavarësinë. Por nuk është vetëm Katalonja, në Europë ka edhe rajone të tjera që dëshirojnë pavarësimin nga qeveritë qendrore.

    Në gjysmën lindore të Europës shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e ish-Jugosllavisë kanë bërë që të krijohen shumë shtete të reja. Në Europën Perëndimore në të ...

  • Gerhard Shrëder i besuar i Kremlinit

    29 Shtator, 2017

    Putin SchrederIsh-kancelari gjerman Gerhard Shrëder pritet të zgjidhet anëtar i bordit drejtues të gjigandit rus të naftës dhe gazit Rosneft.

    Koncerni Rosneft i përket me rreth 70% shtetit rus. Kancelarja Angela Merkel e quajti angazhimin e Shrëderit në kryesinë e këtij koncerni si diçka jo të mirë. Rosnefti bën pjesë në radhët e atyre sipërmarrjeve që janë ngarkuar me sanksione ...

  • Turqia kërkon Gulenin në këmbim të pastorit amerikan

    29 Shtator, 2017

    Pastori amerikanAutoritetet në Turqi thonë se do të lirojnë pastorin amerikan Andrew Brunson, që mbahet në arrest prej gati një viti, nëse Shtetet e Bashkuara do të ekstradojnë klerikun musliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të vitit të kaluar.

    Ata thonë na jepni pastorin! Ju keni një predikues atje. Na e dorëzoni dhe do ...

  • Kurdët në Veri të Irakut votojnë për shkëputjen – Qeveria në Bagdad kërcënon me sanksione

    28 Shtator, 2017

    BarzaniKurdët në Veri të Irakut u shprehën me shumicë në referendum për pavarësinë. Në referendumin e diskutueshëm 92.3% e zgjedhësve votuan për shkëputjen nga Iraku, deklaroi komisioni kurd i zgjedhjeve të mërkurën në Erbil.

    Që votuesit do të shpreheshin me shumicë për shkëputjen nga Iraku, kjo pritej. As rezultati zyrtar, që komunikoi të mërkurën (27.09) komisioni i zgjedhjeve në Erbil, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"