LAJMET NGA BOTA

  • Franca thyen tabunë – Edhe me Asadin në luftë kundër IS

    27 Nentor, 2015

    Franca sinjalizon një kthesë radikale në politikën ndaj Sirisë. Gati për të duruar edhe Bashar al-Asadin në luftën kundër IS. Kthesa erdhi pas takimit të enjten të presidentit francez, Hollande me presidentin rus, Putin.

    Holand PutinNga takimi mes presidentit francez Hollande dhe atij rus Vladimir Putin të enjten, (26.11) priteshin hapa përpara në luftën kundër IS. Atentatet e Parisit ndryshuan ...

  • Kumbarët e terrorit: Arabia Saudite dhe Shteti Islamik

    27 Nentor, 2015

    Ideologjia e organizatës terroriste „Shteti Islamik“ nuk ka lindur nga asgjëja. Ajo është e frymëzuar sidomos nga vahabizmi, feja zyrtare e Arabisë Saudite. Por ka edhe lidhje të tjera.

    isisUrrejtje ndaj besimtarëve të feve të tjera. Një botëkuptim i çuditshëm, i cili sheh rreziqe nga më të ndryshmet për islamizmin. Mosbesim ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë dhe besojnë ...

  • Kamioni pa shofer në autostradat evropiane

    27 Nentor, 2015

    kamioni pa shoferKamioni i parë i automatizuar filloi rrugëtimin e parë më 2 tetor në një autostradë evropiane.  Kamioni i  prodhuar nga Daimler, i quajtur “Actro” është i pari që mund të hidhet në prodhim në masë ku detyra e shoferit do të jetë vetëm monitorimi i situatës, i ngjashëm me kapitenin e aeroplanit kur avioni është në autopilot.

    Kamioni ...

  • Tensioni mes Ankarasë dhe Moskës

    26 Nentor, 2015

    rezimi i avionit rusTensionet vazhdojnë të jenë të larta mes Ankarasë dhe Moskës pas rrëzimit të avionit luftarak rus pranë kufirit turko-sirian në fillim të javës.

    Në një intervistë me rrjetin CNN, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e avionit.

    Janë ata që shkelën hapësirën tonë ajrore që duhet ...

  • Hollande, thirrje Rusisë

    26 Nentor, 2015

    Holland PutinPresidenti francez François Hollande i kërkoi Rusisë të bashkohet me fuqitë botërore në krijimin e një koalicion të madh për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik të cilët jo vetëm që sulmuan Parisin dy javë më parë, por kontrollojnë zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

    Presidenti Hollande, i cili ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndërtuar një ...

  • Koment: hipokrizi dhe dështim

    25 Nentor, 2015

    Azilkërkuesit e dëshpëruar në kufirin greko-maqedonas dëshmojnë në mënyrë tragjike, se BE-ja nuk është në gjendje ta menaxhojë krizën e refugjatëve, që po ashpërsohet gjithnjë e më shumë, mendon Bernd Riegert.

    refugjatetEshtë e kuptueshme që pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris politika dhe mediet në Europë e kanë përqendruar vëmendjen tek gjetja e dorasve dhe lufta kundër të ashtuquajturit ...

  • 25 Nentor, 2015

    obama holandPresidenti amerikan Barack Obama i bëri një vlerësim kritik rolit të Rusisë në komentet që bëri të martën mbi përpjekjet globale për të luftuar Shtetin Islamik. Zoti Obama komentoi gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin francez François Hollande.

    Presidenti Obama tha se kundër Shtetit Islamik po lufton një koalicion prej 65 shtetesh, duke përfshirë edhe vende të ...

  • Raport i dëmtuar midis Turqisë dhe Rusisë?

    24 Nentor, 2015

    Një avion ushtarak rus u rrëzua nga dy avionë luftarakë turq F-16, sepse shkeli hapësirën ajrore të Turqisë pavarësisht paralajmërimeve. Dr. Can Kasapoglu, bashkëpunëtor shkencor i EDAM në Stamboll nuk është i habitur.

    DW: Sa mund të thuhet se pritej që Turqia ta rrëzonte avionin?

    Can Kasapoglu: Turqia e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i ndryshojë rregullat e angazhimit e se nuk do të orientohet në kombësinë e atij ...

  • Putin: rrëzimi i avionit rus, “thikë pas shpine”

    24 Nentor, 2015

    aeroplaniPresidenti rus Vladimir Putin akuzoi Turqinë për “thikë pas shpine ndaj Rusisë” dhe për mbështetje të terrorizmit, pas rrëzimit nga reaktivët turq F-16 të një avioni luftarak rus Su-24 në kufirin me Sirinë.

    Ankaraja tha se avioni u rrëzua të martën pasi shkeli hapësirën ajrore turke dhe nuk përfilli 10 paralajmërime gjatë një kohe prej 5 minutash për t’u larguar ...

  • Turqia rrëzon një avion ushtarak rus në kufirin e saj me Sirinë

    24 Nentor, 2015

    aeroplaniRusia tha të martën se një nga avionët e saj u rrëzua përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Sirisë, “me gjasë” pasi që është qëlluar nga toka.

    Zyrtarët ushtarak të Turqisë thanë ndërkaq se avionët e tyre F-16 e rrëzuan avionin i cili shkeli hapësirën ajrore dhe injoroi paralajmërimet e përsëritura për t’u larguar.

    Rusia tha se pilotët u hodhën me parashuta, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"