LAJMET NGA BOTA

  • Wikileaks: Google ua përcolli e-mail-et autoriteteve amerikane

    28 Janar, 2015

    Platforma e internetit Wikileaks doli të hënën në publik: llogaritë e e-mail-it të tri bashkëpunëtorëve të Wikileaks janë kontrolluar. Tani të prekurit mbrohen.Avokatët e Wikileaks-it u janë drejtuar koncernit të internetit Google dhe Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me akuzën se kanë shkelur të drejtat e personit dhe ato gazetareske të bashkëpunëtorëve të Wikileaks. Të prekur janë gazetarja e gazetarisë investigative, Sarah Harrison, redaktori Joseph Farell dhe zëdhënësja e Wikileaks, ...

  • Polemikat rreth filmit “American Sniper”

    27 Janar, 2015

    Publikimi i filmit “American Sniper” ka çuar në rritjen e kërcënimeve kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ka thënë një grup arabo-amerikan për të drejtat civile.Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit, i ka shkruar letër regjisorit Clint Eastwood dhe aktorit Bradley Cooper.

    Filmi i tyre bazohet në shërbimin e ushtarit amerikan, Chris Kyle, në Irak, nga viti 2003 deri më 2009.

    Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit ka thënë se “shumica e kërcënimeve të dhunshme që ...

  • Çfarë do të diskutohet në Mynih

    27 Janar, 2015

    Që nga viti 1963 Konferenca e Sigurisë në Mynih është element kryesor në kalendarin e politikëbërësve dhe studiuesve globalë. Këtë vit organizatorët ofrojnë një shërbim të ri për publikun – një raport paraprak.Raporti i Mynihut për Sigurimin, prej 70 faqesh, u botua këtë vit për herë të parë, para takimit triditor të planifikuar për në fillim të shkurtit. Ky është menduar si një hyrje për Konferencën e Sigurisë në Mynihu. ...

  • Siri, forcat kurde marrin kontrollin e Kobanit

    27 Janar, 2015

    Organizata “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me seli në Britani njofton se forcat kurde kanë rimarrë kontrollin e qytetit kufitar sirian të Kobanit, duke sprapsur militantët e Shtetit Islamik pas një beteje katër mujore.Grupi monitorues thotë se luftëtarët kurdë, të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane pothuajse i kanë dëbuar gjithë militantët nga zona përgjatë kufirit me Turqinë.

    Banorët civilë ishin larguar nga qyteti i Kobanit që kur Shteti Islamik ...

  • Formohet koalicioni qeveritar në Greqi

    26 Janar, 2015

    Partia e ekstremit të majtë, Syriza, e cila ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të dielën në Greqi, ka formuar koalicion qeveritar me partinë e krahut të djathtë, Grekët e Pavarur.Koalicioni do të ketë shumicë të rehatshme në Parlamentin e ri të Greqisë.

    Udhëheqësi i Syrizas, Alexis Tsipras, është zotuar se do të rinegociojë paketën e ndihmës për Greqinë, në vlerë prej 240 miliardë eurosh, dhe se do t’i japë fund “poshtërimit ...

  • Koment: Nuk është lojë e lehtë për Robin Hoodin

    26 Janar, 2015

    Alexis Tsipras arriti atë që dëshironte. Por pas fitores në zgjedhje të Syrizas, ai hyn në fazën më të vështirë të karrierës së tij politike. Spiros Moskovou parashikon se nuk do të jetë e lehtë për Robin Hoodin grek.Ne as nuk do të provokojmë prishjen me partnerët tanë dhe as nuk do ta vazhdojmë nënshtrimin pa kushte. Me këto fjalë u përpoq ta përmblidhte politikën e tij pak para mesnate, ...

  • Greqia, në krye një koalicion i radikalëve të majtë dhe të djathtë

    26 Janar, 2015

    Një parti e majtë radikale dhe një udhëheqës 40 vjeçar që është kundër masave shtrënguese ndaj ekonomisë greke siguroi fitore dërrmuese në votimet e djeshme në Greqi, ndaj partisë konservatore Demokracia e Re dhe udhëheqësit të saj, kryeministrit në largim, Antonis Samaras.Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës e bëjnë Alexis Tsipras, udhëheqësin e partisë Syriza, kryeministrin më të ri të vendit në 150 vjet.

    Ai është zotuar t’u japë fund politikave ...

  • Fitorja e Syrizas shkakton frikë për trazira të reja në eurozonë

    26 Janar, 2015

    Syriza është fituese e qartë e zgjedhjeve në Greqi. Sipas përllogaritjeve ajo ka fituar 149 deri 151 nga 300 vendet në parlamentin grek.Koalicioni i majtë Syriza dëshiron të diskutojë me partnerët evropianë planin e reformave që kërkohen prej Greqisë. Rezultati në zgjedhje është një mandat i qartë për t’i dhënë fund programit destruktiv të kursimeve, tha kreu i aleancës Alexis Tsipras para mijëra mbështetësve të tij në Athinë.
    Trojka e ...

  • Perëndimi kërcënon Rusinë me sanksione të reja

    26 Janar, 2015

    Presidenti Barack Obama dhe udhëheqësit evropianë po paralajmërojnë për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas separatistët pro-rusë ndërmorën një sulm vdekjeprurës me raketë ndaj qytetit port Mariupol të Ukrainës.Në një vizitë shtetërore në Indi, zoti Obama tha se ai do ta rriste trysninë ndaj Moskës, pas sulmit të djeshëm që shkaktoi vdekjen e të paktën 30 vetëve dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve kur raketat goditën një treg dhe ...

  • Stimulimi i Eurozonës

    26 Janar, 2015

    Monedha Euro ka rënë shumë pas njoftimit të Bankës Qendrore Evropiane për blerjen në masë më të madhe të bonove të thesarit se sa pritej, rreth 67 miliardë dollarë në muaj. Ky stimulim shikohet shpesh si një formë e prodhimit të parasë. Korrespondenti Henry Ridgewell nga Londra shqyrton nëse kjo lëvizje mundet të shpëtojë ekonominë e Eurozonës, si dhe mësimet që janë nxjerrë nga programe të ngjashme në botë.Lëvizja e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"