LAJMET NGA BOTA

  • Takimi i G-20ës

    7 Shtator, 2015

    g20Ministrat e financave dhe krerët e bankave qëndrore të Grupit të 20-shes thanë se rritja ekonomike globale është më e ulët nga ç’pritej. Por ata kanë besim se mëkëmbja ekonomike do të forcohet.

    Në komunikatën përfundimtare të takimit dy-ditor në Ankara të Turqisë, zyrtarët nga vendet e G-20ës premtuan të shtunën të ndërmarrin veprime bindëse për të vazhduar mëkëmbjen ekonomike.

    Tregjet ...

  • SHBA paralajmëron Rusinë ndaj aksioneve ushtarake në Siri

    7 Shtator, 2015

    Lajmet për një mbështetje të mundshme ushtarake të Asadit nga Rusia alarmojnë SHBA-në. Uashingtoni ka frikë se kjo mbështetje mund ta acarojë gjendjen.

    John KerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri të qartë homologut të tij rus, Sergei Lavrov në një bisedë telefonike se një ndërhyrje e mundshme ushtarake e Rusisë mund të acarojë më tej konfliktin në Siri, ...

  • Putin në ndihmë të presidentit sirian

    5 Shtator, 2015

    PutinPresidenti rus Vladimir Putin tha se Presidenti sirian Bashar al-Assad është i gatshëm të mbajë zgjedhje të parakohshme dhe të ndajë pushtetin me një opozitë “të shëndetshme”, siç u shpreh ai.  Rusia dhe Irani janë dy mbështetësit kryesorë të regjimit të Bashar al Asadit në mbi 4 vjet luftime që po vazhdojnë në Siri.

    Komentet e sotshme të Presidentit Putin ...

  • UNHCR kërkon program rivendosjeje për refugjatët

    4 Shtator, 2015

    Aylan KurdiKomisionari i lartë për refugjatë i OKB-së Antonio Guterres, tha se kriza e refugjatëve do të jetë një “moment përcaktues” për Bashkimin Evropian

    Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë mbi 200 mijë refugjatë në një “program rivendosjeje masive” për të lehtësuar valën e migruesve në kufijtë e BE-së ...

  • Koment: fotografi që na prek të gjithëve

    3 Shtator, 2015

    Aylan KurdiVogëlushi sirian Aylan Kurdi – i mbytur gjatë lundrimit drejt Europës. A mund të tregohet fotografia e fëmijës së vdekur? Apo madje atë duhet ta tregojmë? Mbi vendimin e kryeredaktorit të DW-së Alexander Kudascheff

    Kjo fotografi është një pamje e tmerrshme. Ajo tregon tmerrin e arratisë vdekjeprurëse dhe padobi nga Siria e shkatërruar prej luftës civile. Eshtë një fiksim ...

  • Uji në Groenlandë

    3 Shtator, 2015

    GroenlandStudimet e fundit tregojnë se shtresa e akullit në Groenlandë ndikohet nga reshjet, rrjedhja e ujit, kullimi dhe temperatura. Dy studime të publikuara në revistën “Natyra” përqëndrohen tek efekti i ujit ndaj kësaj shtrese gjigande akulli.

    Shtresa e akullnajës së Groenlandës është masa e dytë më e madhe e akullit në Tokë. Rreth 80% e Groenlandës është e mbuluar ...

  • Hungaria mbylli stacionin e trenave për të penguar migruesit

    2 Shtator, 2015

    Qindra policë nxorën migruesit nga stacioni kryesor i trenave në Budapest duke pamundësuar udhëtimin e tyre drejt Austrisë dhe Gjermanisë.

    stacioni i trenit hungari

    Autoritetet hungareze mbyllën stacionin kryesor hekurudhor në Budapest duke bllokuar qindra migrues, kryesisht nga zonat e përfshira nga konfliktet në Lindje e Mesme, që po përpiqen të shkojnë në Austri dhe Gjermani.

    Qindra policë nxorën migruesit nga stacioni ...

  • SHBA: CAS, një program i ri për fermerët

    1 Shtator, 2015

    bujkuBujqësia e Mbështetur nga Komuniteti, është një program në të cilin konsumatorët parapaguajnë një fermer për dërgesa të rregullta të perimeve dhe frutave të freskëta. Kjo është historia e një fermeri i cili tani e ka zgjeruar këtë programin për avokatët në qytetin e Nju Jorkut. Dhe, avokatëve u pëlqen programi.

    Kjo fermë 40-hektarëshe perimesh, që ndodhet rreth 96 kilometra ...

  • SHBA dhe spiunazhi kibernetik të Kinës

    1 Shtator, 2015

    spionazhi kibernetikShtetet e Bashkuara po përgatiten të reagojnë ndaj spiunazhit kibernetik të Kinës, duke vendosur sanksione kundër individëve dhe kompanive që kanë përfituar nga vjedhja e sekreteve tregëtare, sipas një njoftimi të gazetës “The Washington Post”.

    Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar në administratën e Presidentit Barack Obama, gazeta shkruante se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë marrë ende vendimin, por ...

  • Gjermania mund t’ia dalë mbanë

    1 Shtator, 2015

    Kancelarja merr pozicion të qartë në lidhje me krizën e refugjatëve, por edhe faktori kohë luan rol, mendon Dagmar Engel.

    merkelTingëllon mjaft logjike dhe pothuajse e pashmangshme se si Angela Merkel formulon në konferencën e saj të madhe vjetore për shtyp para gazetarëve nga Gjermania dhe nga jashtë, politikën e qeverisë federale gjermane në çështjen e refugjatëve dhe të migrimit: ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"