LAJMET NGA BOTA

  • Serbia merret vesh me Rusinë rreth furnizimit me gaz

    29 Maj, 2022

    Vucic PutinPresidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se kishte rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia.

     

    Presidenti serb tha se pajtimi u arrit gjatë një bisede telefonike të dielën, por nuk dha më shumë hollësi rreth marrëveshjes e cila pritet të përmbyllet gjatë ditëve të ardhshme me ...

  • Lija e majmunit, 200 raste në mbi 20 shtete

    29 Maj, 2022

    lija e majmunitOrganizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 200 raste me linë e majmunit janë raportuar në më shumë se 20 vende të botës, të cilat zakonisht nuk kanë patur raste shpërthimi të sëmundjes së pazakontë.

    OBSH-ja thotë se epidemia është e kontrollueshme, ndërsa propozoi krijimin e një rezerve për të ndarë për mbarë botën në mënyrë të barabartë ...

  • Autori i sulmit në Teksas, kishte shkruar në Facebook para se të hapte zjarr në shkollë

    26 Maj, 2022

    sulmi texas18 vjeçari nga Teksasi që vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, kishte shkruar në Facebook se do të hapte zjarr në një shkollë fillore rreth 15 minuta para se ta bënte një gjë të tillë, tha të mërkurën guvernatori Greg Abbott, ndërsa vazhdonin të dilnin detaje tronditëse rreth sulmit.

    Autori i armatosur, i identifikuar si Salvador Ramos, kishte postuar ...

  • Nëntëmbëdhjetë fëmijë humbën jetën nga një sulm në një shkollë në Teksas

    25 Maj, 2022

    18 fëmijë dhe tre të rritur humbën jetënNjë person i armatosur vrau të paktën 19 fëmijë dhe dy të rritur të martën në një sulm në një shkollë fillore në shtetin jugperëndimor të Teksasit, në një nga sulmet masive më vdekjeprurëse në një shkollë në historinë e vendit.

     

    Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 ...

  • Forumi Ekonomik Botëror mes frikës nga recesioni dhe krizës klimatike

    25 Maj, 2022

    DavosLufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

     

    Në Davos të Zvicrës filloi takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). 2.500 pjesëmarrës nga politika, biznesi dhe shoqëria do të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Takimi zhvillohet tradicionalisht në mes të janarit, por ...

  • Motivet e paqarta të Turqisë për të bllokuar anëtarësimet në NATO

    25 Maj, 2022

    ErdoganMë 19 maj, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kundërshtimin e tij për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s. Turqia është një ndër 30 vendet anëtare të NATO-s, të cilat duhet të japin të gjitha miratimin për të lejuar anëtarësimin e vendeve të reja në këtë traktat të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

     

    Zoti Erdogan i akuzoi ...

  • Pse Austria është neutrale?

    23 Maj, 2022

    Putin dhe kancelari Karl Nehammer50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë dhe Suedi ka ndryshuar.

    Me Suedinë dhe Finlandën, dy vende evropiane kanë vendosur të heqin dorë nga neutraliteti i tyre prej dekadash. Por kancelari Karl Nehammer e ...

  • Ide të zgjerimit të BE në situatën e re gjeopolitike

    23 Maj, 2022

    flamujt parlamenti BEDëshira për përparim konkret në afrimin e shteteve të interesuara me BE ka çuar në propozime javët e fundit. Situata e re gjeopolitike në botë i bën krijues disa politikanë evropianë në detyrë.

    Javët e fundit, janë paraqitur disa përfytyrime se si mund t’i afrojë Bashkimi Evropian shtetet me vlera të ngjashme, por që aktualisht nuk mund ose ...

  • OBSH-ja punon për udhëzime për linë e majmunëve, ndërsa shtohen rastet

    23 Maj, 2022

    lia e majmuneveOrganizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve se rastet mund të rriten më tej gjatë muajve të verës, i tha agjencisë Reuters një këshilltar i lartë i agjencisë së OKB-së.

    Teoria mbi të cilën po mbështetet OBSH-ja, bazuar në rastet e identifikuara deri ...

  • Misioni “Psyche” nga NASA do të studiojë një asteroid të rrallë

    23 Maj, 2022

    asteroidPas vitesh përgatitjeje dhe testimi, një anije e re hapësinore e NASA-s është pothuajse gati për misionin e saj në një asteroid, me orbitë midis Marsit dhe Jupiterit. Shkencëtarët shpresojnë se misioni do të zbulojë të dhëna mbi origjinën e Tokës. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Verónica Villafañe, ishte në Pasadena të Kalifornisë, në laboratorin ku NASA po ndërton ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"