LAJMET NGA BOTA

  • Koment: Erdogani kërkon aleanca

    9 Prill, 2015

    erdoganVizita e presidentit Erdogan në Teheran është pjesë e dredhimeve të Turqisë ndërmjet arabëve dhe iranianëve. Një vizion bindës në politikën rajonale nuk duket gjëkundi, komenton Thomas Seibert.

    Fillimisht presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikon epshet për pushtet të fqinjit lindor Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, pastaj shkon në Teheran për të zhvilluar bisedime harmonike me presidentin Hassan ...

  • Athinë-Moskë: bashkëpunim, por jo kredi

    8 Prill, 2015

    cipras putin 2

    Rusia dhe Greqia duan t’i zgjerojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike, si në sektorin energjetik. Edhe ndalimi nga Rusia i importeve të ushqimeve greke mund të zbutet. Ciprasi megjithatë nuk kërkoi kredi për vendin e tij.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri grek, Alexis Cipras nënshkruan në negociatat e tyre në Moskë disa marrëveshje. Ndër të tjera ata ...

  • Tsipras viziton Moskën

    8 Prill, 2015

    cipras putin

    Kryeministri i majtë grek Alexis Tsipras u takua sot në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin. Greqia, në krizë financiare,  është e përfshirë në negociata të vështira me kreditorët e saj evropianë. Qeveria e zotit Tsipras, një koalicion i së majtës radikale dhe i së djathtës nacionaliste, u zgjodh në janar të këtij viti dhe qysh nga fillimi ...

  • Analistë rusë për vizitën e Ciprasit në Moskë

    8 Prill, 2015

    Cipras

    Në mes të krizës së borxheve, kryeministri grek Aleksis Cipras viziton sot (08.04.2015) Presidentin rus Vladimir Putin. Vëzhguesit mendojnë se Moska dhe Athina duan t’i japin njëra-tjetrës mbështetje politike.

    Heqjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë Greqia nuk mund ta arrijë – dhe më shumë se fjalë në takim nuk do të ketë, mendon Mihail Krutihin nga sipërmarrja konsultative RusEnergy. ...

  • BE dridhet – Cipras në Moskë

    8 Prill, 2015

    Cipras

    A do i japë Moska një kredi milionëshe kandidates për falimentim Greqisë, nëse Athina prezantohet si “kali i Trojës” në BE dhe shkelës i sanksioneve? Brukseli ndjek me nervozizëm pokerin politik të Athinës.

    Komisioni i BE-së në Bruksel nuk mund të komentojë lidhur me vizitat shtetërore të kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare, edhe nëse ata janë aq të padëshirueshme ...

  • Turqinë e pengon forcimi i Teheranit

    7 Prill, 2015

    erdogan

    Presidenti i Turqisë Erdogan shkon për vizitë në Iran, të cilin e ka kritikuar shpesh. Ai pretendon që Turqia të bëhet superfuqi në rajon, ndaj i pengon forcimi i Teheranit.

    “Kufiri mes Turqisë dhe Iranit është më i vjetri në botë. Ai ka mbetur i pandryshuar prej shumë shekujsh”, konstaton publicisti Ümit Kıvanç. Gati 500 km i gjatë është ky ...

  • A mund të kërkojë Greqia dëmshpërblim nga Gjermania?

    7 Prill, 2015

    naci

    Greqia i përmendi me shifra kërkesat për dëmshpërblim, që ka ndaj Gjermanisë që prej Luftës II Botërore: 278,7 Milliarden Euro llogariti një komision parlamentar. Por cila janë shanset që Greqia t’i realizojë kërkesat?

    Që prej ndërrimit të qeverisë në Greqi, janë thelluar mosmarrëveshjet mes Berlinit dhe Athinës dhe janë shtuar zërat të cilët kërkonjë dëmshpërblime nga koha e Luftës së ...

  • Partia kurde i merr Erdoganit vota

    5 Prill, 2015

    Erdogan

    Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Turqi shtohen dyshimet për një fitore të bindshme të AKP-së. Forcimi i partisë kurde HDP mund ta dëmtojë atë.

    Me gati 50 për qind të votave partia konservatore islame AKP, në pushtet që nga viti 2002, arriti para katër vjetësh rezultatin e saj më të mirë zgjedhor deri tani. Ajo ka sot, megjithë disa ...

  • Koment: Turqia me shpatulla pas muri

    5 Prill, 2015

    Në Turqi të gjitha shenjat tregojnë për kohë të stuhishme në vend. Kjo për shkak të presidentit Rexhep Tajip Erdogan mendon Bahaeddin Güngör.

    Intervalet kohore ndërmjet lajmeve alarmante nga Turqia po bëhen gjithënjë e më të shkurtra. Vështirë se kalon një ditë pa lajme për bomba, sulme të armatosura, kidnapime dhe përleshje mes protestuesve dhe policisë. Policia tani vepron pothuajse ekskluzivisht më vete e inkurajuar nga ligjet e reja të sigurisë. ...

  • Shpëtohet detari i humbur prej 66 ditësh

    5 Prill, 2015

    Roja Bregdetare Amerikane thotë se ka shpëtuar një detar që kishte humbur në det të hapur prej 66 ditësh.

    Lois Jordan u gjet gjallë mbi anijen e tij të përmbysur që pluskonte prej ditësh pa kontroll në ujërat e Oqeanit Atlantik pranë brigjeve të Karolinës së Veriut.

    37-vjeçari Jordan u nis më 23 janar nga Karolina e Jugut për të peshkuar. Ai tregon se ishte zgjuar një natë nga gjumi dhe kishte ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"