LAJMET NGA BOTA

  • Në Paris takimi i tretë për Ballkanin

    4 Korrik, 2016

    Në Paris ka nisur sot pasdite takimi i tretë i ...

  • Ndikimi i telefonave në shëndetin e syrit

    4 Korrik, 2016

    celularPërdorimi i telefonave inteligjentë ndërsa je i shtrirë në krevat për të fjetur, mund të të dëmtojë sytë. Mjekët këshillojnë t’i qëndroni larg telefonit pasi nevoja për ta kontrolluar atë mund të shkaktojë verbim të përkohshëm.

    Telefonat inteligjentë janë pajisje të fuqishme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Për shumicën nga ne, ata janë një burim i përhershëm që në ...

  • Mbi 200 të vrarë në atentatet në Bagdad

    4 Korrik, 2016

    bagdadPak para fundit të muajit të agjërimit ramazan në kryeqytetin irakian Bagdad janë vrarë në atentate më shumë se 200 vetë. Përgjegjësinë për aktin terrorist e mori Shteti Islamik.

    Në atentatin më të përgjakshëm terrorist këtë vit, numri i të vrarëve në kryeqytetin irakian Bagdad është rritur në të paktën 213 vetë. Më shumë se 300 vetë janë plagosur, deklaroi ...

  • Shtetet e Bashkuara kremtojnë 240 vjetorin e pavarësisë

    4 Korrik, 2016

    pavarsia usaShtetet e Bashkuara të Amerikës, kremtojnë të hënën 240 vjetorin e pavarësisë nga Britania në një ditë feste mbushur me pikniqe, parakalime e fishekzjarrë gjithandej vendit.

    Presidenti Barack Obama, do të pres familjarët e ushtarakëve në Shtëpinë e Bardhë dhe një koncert nga Kendrick Lamar dhe Janelle Monae.

    Por, qendra e kremtimeve do të jetë përgjatë rrugës nga Shtëpia e ...

  • Pamje të Tokës nga Hapësira

    4 Korrik, 2016

    toka nasaThonë se distanca të jep një pamje më të qartë. Tani, në sajë të ekuipazhit në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, dhe nëpërmjet imazheve të marra me kamera të posaçme, ne mund të shohim pamje të ndryshme dhe më të qarta të planetit tonë. E parë nga lartësia, bukuria natyrore e Tokës është e qartë; po aq ...

  • Panairi “Connected Car 16”

    4 Korrik, 2016

    connected car 16Një grup makinash inteligjente të teknologjisë së lartë u reklamuan së fundmi në një panair të Londrës. Përmes panelit të aparaturave në makinë, shoferi mund të kontrollojë çdo gjë, që nga lista e këngëve të preferuara e deri tek termostatet në shtëpi. Por, ekspertët paralajmërojnë se me më shumë ndërlidhje të teknologjisë vjen edhe një kërcënim më ...

  • Brexit e pasojat vështruar nga Gjermania

    2 Korrik, 2016

    brexitDalja e Britanisë së Madhe nga BE ka sjellë në tryezë të gjitha krizat e pazgjidhura të komunitetit. BE nisi këtë javë rrugën për kapërcimin e tyre. Një informacion nga Auron Dodi, si sfond për bisedën me TV News 24.

    Kancelarja gjermane orienton

    Në fillim të kësaj jave kancelarja gjermane Angela Merkel ishte e para lidere evropiane që kërkoi t’i jepet ...

  • Hidrocentrali çek që tërheq turistët

    2 Korrik, 2016

    hidrocentraliNjë prej objekteve turistike më tërheqëse në Republikën Çeke po përgatitet të mirëpresë vizitorin e një miliontë këtë verë. Hidrocentrali Dlouhe Strane krenohet me një liqen i cili reflekton si pasqyrë vargmalet Jeseniky.

    Një liqen që shtrihet mbi vargmalet Jeseniky në veri-lindje të Republikës Çeke, është një pamje e rrallë, dhe është krijuar nga dora e njeriut.

    Liqeni artificial me sipërfaqe ...

  • Çiklistja me protezë 3D në lojërat verore

    2 Korrik, 2016

    protezaAtletja gjermane, Denise Schindler, do të ndërmarrë një hap gjigand në Lojërat verore Paralimpike për atletët me aftësi të kufizuara që zhvillohen në Rio de Zhanerio. Çiklistja me një këmbë, do të pedalojë biçikletën e saj me një këmbë të shtypur me printerat 3D.

    Denise Schindler do të hyjë në histori kur të marrë pjesë në gara me një këmbë ...

  • Aksident fatal me makinë Tesla

    2 Korrik, 2016

    tesla

     

    A Tesla Model S with version 7.0 software update containing Autopilot features is featured during a Tesla event in Palo Alto, California Oct.14, 2015.

    Firma Tesla thotë se një shofer u vra duke përdorur funksionin autopilot të një prej makinave të kompanisë, duke nxitur një hetim federal mbi sigurinë e këtyre makinave në SHBA.

    Sipas policisë rrugore, kamion goditi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"