LAJMET NGA BOTA

  • Pres. Obama, thirrje për zhvillimin e vaksinave për Zikën

    27 Janar, 2016

    Virusi ZikaPresidenti Barack Obama ka bërë thirrje për zhvillimin e shpejtë të analizave, vaksinave dhe trajtimeve për virusin Zika, që ka infektuar njerëz në më shumë se 20 vende të Amerikës Veriore dhe asaj Jugore.

    Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama do të takohet me këshilltarët e lartë të shëndetësisë, për të diskutuar mbi përhapjen e virusit të bartur ...

  • Truri i njeriut dhe dallimet gjinore

    27 Janar, 2016

    truriNjë studim i ri tregon se truri i njeriut nuk mund të kategorizohet në mënyrë tradicionale në bazë të gjinisë: tru mashkulli apo femre. Studiuesit në Universitetin e Tel Avivit kanë identifikuar disa dallime strukturore mes trurit të burrave dhe atyre të grave, por nuk ishin në gjendje të dallonin nëse një tru i kishte përkitur një mashkulli apo ...

  • Çmimet e ulëta, BB: Nafta dhe energjia do vazhdojnë rënien

    26 Janar, 2016

    world-bankBanka Botërore parashikon se çmimet e naftës por edhe ato të ushqimeve në tregjet globale do të vazhdojnë të ulen më tej gjatë këtij vitit.

    Në raportin e fundit mbi prespektivën e tregjeve, banka parashikon se çmimet e energjisë do të bien mesatarsisht me 25 për qind në 2016-n krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ...

  • Zyrtari amerikan thotë se Putin është i pasur dhe i korruptuar

    26 Janar, 2016

    PutinNë një intervistë për programin Panorama BBC,Adam Szubin, ushtrues i detyrës së sekretarit amerikan të thesarit për terrorizëm dhe krime financiare,tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka krijuar pasuri larg shikimit të publikut.

    “Ne e kemi parë atë duke i pasuruar miqtë, aleatët e tij të afërt dhe duke i margjinalizuar ata që nuk i sheh si miq, duke ...

  • Zgjedhjet në SHBA

    26 Janar, 2016

    H ClintonTre kandidatët demokratë që kërkojnë të marrin emërimin e partisë për në garën presidenciale bënë thirrjet e fundit dje para votuesve në shtetin Ajova vetëm një javë para zgjedhjeve paraprake që shënojnë fillimin e procesit zgjedhor. Rezultatet e garës në Iowa dhe të asaj në shtetin New Hampshire, dy javë më vonë, do të jenë treguesit e parë ...

  • Bregu lindor i Shteteve të Bashkuara pas stuhisë së borës

    25 Janar, 2016

    bora usaDo të kalojnë ditë të tëra derisa jeta të kthehet në normalitet pas stuhisë masive të borës që solli përmbytje dhe borë të madhe për dhjetëra miliona njerëz.

    Qeveria amerikane është e mbyllur të hënën, përvec për punonjësit e emergjencave, derisa Uashingtoni po rimëkëmbet. Metroja e qytetit do të punojë me kapacitete të kufizuara duke u pamundësuar mijëra punonjësve ...

  • Ministrat e Brendshëm të BE takohen për të shpëtuar Shengenin

    25 Janar, 2016

    Presidenca hollandeze e BE ka kërkuar për shteteve të BE që të ngrenë një forcë panevropiane kufitare, për të forcuar kufijtë e jashtëm. Shengeni mund të dështojë për dy muaj.

    Viza SchengenMinistrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë të BE janë mbledhur të hënën (25.01.2016) në Amsterdam në një takim dyditor informal. Synimi i takimit është shprehja e mbështetjes për ...

  • Miliona vende pune të kërcënuara nga industria 4.0?

    25 Janar, 2016

    robotBota e punës ndodhet para një shndërrimi gjigand: makinat dhe objektet flasin me njëri-tjetrin dhe futen në rrjetin e fabrikave inteligjente. Po njeriu, ku mbetet? Në forumin ekonomik në Davos u bënë prognoza të errëta.

    “Ne ndodhemi në fillim të një revolucioni, si pasojë e të cilit, mënyra si jetojmë, punojmë dhe veprojmë me njëri-tjetrin do të ndryshojë në mënyrë ...

  • Uashingtoni dhe qytete të tjera në mëshirën e borës

    22 Janar, 2016

    AutostradaBanorët e bregut lindor të SHBA po përgatiten për të përballuar një stuhi të madhe bore që pritet të fillojë sonte dhe të vazhdojë deri të dielën në mëngjes.

    Dëbora e madhe parashikohet të prekë të paktën 15 shtete, dhe të ketë përmasa historike në Uashington, Baltimorë dhe Nju Jork. Shërbimi sinoptik parashikon 30 deri 90 centimetra dëborë.

    Banorët janë paralajmëruar ...

  • Kerry, thirrje për zgjidhjen e krizës humanitare

    22 Janar, 2016

    DavosSekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri sot thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dyfishojë përpjekjet për të zgjidhur krizën humanitare nga vala e refugjatëve të luftës dhe për të ndihmuar viktimat e konflikteve duke iu kundërvënë kërcënimit të terrorizmit në rrënjët e problemit.

    Në komentet në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër, Sekretari Kerry njoftoi se Presidenti Obama do të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"