LAJMET NGA BOTA

  • Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

    21 Qershor, 2021

    Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur ...

  • Muzikantët e famshëm që kishin probleme me dëgjimin

    21 Qershor, 2021

    ludwig_van_beethovenMuzika mund të jetë vajtuese, e qetë, agresive, por mbi të gjitha ajo duhet dëgjuar me zë të lartë. Mendoni për koncertin më të mirë që ju keni marrë pjesë ndonjëherë. Muzika është melodioze dhe të bën për vete, por kur ktheheni në shtëpi, ju vëreni zukatje në veshë nga tingujt e fortë të melodisë.

    Tani, imagjinoni muzikantët, që veshët ...

  • Rriten infeksionet – Lisbona mbyllet për dy ditë

    18 Qershor, 2021

    LissabonPas muajsh të vështirë pandemie me shifra të larta infektimesh e vdekjesh, Portugalia kishte hyrë në rrugën e duhur të mposhtjes së pandemisë. Por tani shifrat po rriten, kryeqyteti Lisbonë mbyll në fundjavë dyert.

    Janë masa drastike, këto që po merr qeveria portugeze: Rreth 2,8 milionë banorët e Lisbonës mund ta largohen nga kryeqyteti gjatë fundjavës vetëm me një arsye  ...

  • Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë

    18 Qershor, 2021

    covid-19-coronavirus mutationNumri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia Reuters, ndërsa shumë vende përpiqen ende të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë e tyre.

    Ndërsa numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është zvogëluar në vende si Shtetet e Bashkuara ...

  • A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19?

    18 Qershor, 2021

    whoA mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndyshme vaksinash COVID-19?

    Ka të ngjarë që një gjë e tillë të jetë e sigurt dhe efektive, por studiuesit ende po grumbullojnë të dhëna për të qenë të sigurtë.

    Vaksinat e autorizuara në të gjithë botën për COVID-19 janë krijuar për të stimuluar sistemin tonë imunitar dhe për të prodhuar antitrupa ...

  • SHBA dhe Rusia bien dakord për rikthimin e ambasadorëve

    17 Qershor, 2021

    Putin BidenRusia dhe SHBA nuk kanë prej muajsh ambasadorë respektivisht në Uashington dhe Moskë. Presidenti Biden dhe shefi i Kremlinit Putin ranë dakord në Gjenevë për rikthimin e ambasadorëve.

    Pas takimit me Presidentin amerikan Joe Biden presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se ata kishin rënë dakord në samitin e tyre në Gjenevë që ambasadorët e të dy vendeve do të riktheheshin respektivisht ...

  • Gjermania paralajmëron: Ka nisur gara për armatimin me IA

    8 Qershor, 2021

    Drone luftarake britanikeMë shpejt, më inteligjent dhe më efikas: Bota po hyn në një epokë të re të të bërit luftë, një botë në të cilën inteligjenca artificiale (IA) ka rol qendror. Por pa kontroll IA mund të kthehet në rrezik.

    Një garë armatimesh në sfondin e inteligjencës artificiale ndërkohë ka nisur. Ky është paralajmërimi i hapur i ministrit të ...

  • SHBA rimerr pjesën më të madhe të pagesës së bërë pas sulmit kibernetik

    8 Qershor, 2021

    Departamenti i Drejtësisë ka rikuperuar shumicën e një pagese shumë milionëshe për hakerat pas një sulmi kibernetik që ndali funksionimin e operatorit të tubacionit më të madh të karburantit në vend muajin e kaluar, thanë zyrtarët të hënën.

    Operacioni për të rikuperuar kriptovalutën nga grupi i hakerëve me bazë në Rusi besohet të jetë i pari i këtij lloji dhe pasqyron atë që zyrtarët amerikanë thonë se është ...

  • Në kohën e duhur: SHBA shtojnë trupat në Gjermani

    16 Prill, 2021

    DE USASHBA nuk i pakësojnë, por i shtojnë trupat e përhershme në Gjermani, megjithë vëmendjen ndaj Azisë. Gjermania përfiton sërish nga gjeopolitika, këtë herë sepse nuk është në vijën e parë të frontit, shkruan Auron Dodi.

    Ishte Berlini, jo kryeqyteti i ndonjë vendi tjetër ku ndaloi për herë të parë në Evropë ministri i ri amerikan i ...

  • NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës

    14 Prill, 2021

    Dmytro Kuleba dhe Jens Stoltenberg në BrukselNë kuartierin qendror të NATO-s zhvillohen mbledhje krize, sepse Rusia po grumbullon trupat përreth Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg do të ndihmojë Ukrainën duke paralajmëruar Moskën.

    Midis 9 dhe 11 prillit misioni vëzhgues i OSB-së në rajonin e Ukrainës, Donjeck konstatoi 367 shkelje të armëpushimit, që është në fuqi mes trupave ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"