Mallëngjim për kushtrim!

MALLENGJIMI
Po ç´më mallëngjyet
e më bërët shkëmb
më dhatë fuqi, kaq plot elan
si shqiponjë, përsëri të dal në mal.

Po tja them këngës
duke brohoritur
se kushtrim të ri
kemi porositur.

Po ushtoni e uturoni
ju o malet kreshnike
se ja sot o kurri
të bashkojmë trojet etnike.
28/29.Nëntor 2011 (B.S.)

KR-D 30.XI.2015

Spasovski: Letërnjoftimet e falsifikuara janë të kërçovarëve, gostivarasve ….

SpasovskiMinistri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski vërtetoi se letërnjoftimet e dorëzuara në këtë dikaster nga gazetari Lubvisha Arsiq janë të falsifikuar, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Nga hetimet e para është vërtetuar se këto dokumente janë falsifikuar dhe se nga 105 ekzemplarë rreth 90 personave u është vjedhur identiteti. Bëhet fjalë për qytetar nga Kumanova, Kërcova, Shtipi dhe Gostivari”.

Sipas tij, hetimet duhet të dëshmojnë se me urdhër të kujtë janë falsifikuar këto dokumente dhe se për çfarë qëllime ato do të përdoreshin.

Ai gjithashtu tha se, do të vërtetohet nëse të njëjtat janë përdorur gjatë proceseve zgjedhore.

Komentet e ministrit të ri, erdhën pas pyetjeve të cilat i parashtroi lidhur me këtë rastë deputeti i VMRO-DPMNE-s, Aleksandar Nikollovski. (INA)

Kuvendi nis punimet në sallën kryesore, pa opozitën

kuvenid i ksLigjvënësit e pozitës janë rikthyer në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës, ku ka nisur seanca e rregullt plenare pa praninë e opozitës.

Pak minuta kanë qëndruar deputetët e PDK-së në sallën alternative, por me pas deputetet janë kthyer në sallën kryesore.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka hapur vazhdimin e seancës së sotme parlamentare. Nga kjo senacë janë përjashtuar pothuajse të gjithë deputetët e opozitës.

Vetëm Shukrie Bytyqi e NISMA’s dhe Ilir Deda i VV’së i kanë shpëtuar përjashtimit nga ana e Kryesisë së Kuvendit, derisa AAK’ja është mbetur pa asnjë deputet të pa përjashtuar.

Mirëpo as Bytyqi e Deda nuk po shihen në sallë. Gjithsej në sallë aktualisht janë 81 deputetë. (rtk)

Suspendohen individualisht deputetët e opozitës

Kryesia e Kuvendit njofton se ka marrë vendim për suspendimin ditor individual të deputetëve të opozitës.

‘Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës që kanë rënë ndesh me Rregulloren  e Kuvendit, me përjashtim të deputetëve Shukrije Bytyqi dhe Ilir Deda’, thuhet në njoftim. (rtk)

Qosja ka reaguar ndaj dërgimit të Albin Kurtit në burgun e sigurisë së lart në Podujevë

Bastija dhe Dyz PodujeveAkademik Rexhep Qosja ka reaguar ndaj dërgimit të Albin Kurtit në burgun e sigurisë së lart në Podujevë, duke thënë se regjimi i ish shërbëtorit të Millosheviqit, Isa Mustafës, dhe bashkëpunëtorit të tij të sotëm, Hashim Thaçit, kundërshtarët e vet politikë, të trajtuar armiq, s’mund t’i çojë aq larg por po i çon afër, në Burgun e Sigurisë së Lartë te Podujeva.


Qosja ka shkruar në një opinion se mund të ndodhë që, në qoftë se këta dy dhunëtarë pushtetorë do të mbahen edhe ndonjë muaj në pushtet, Albin Kurtat e ardhshëm t’i çojnë në burgun e sigurisë së lartë në Bashkësinë e Komunave Serbe, në shtetin serb në Kosovë!

Ja opinioni i plotë i Rexhep Qosjes:

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz afër Podujevës dhe u dërgua aty si të ishte kriminel me rrezikshmëri të lartë e jo deputet i Republikës së Kosovës! Në burgun e sigurisë së lartë janë vënë edhe zyrat e Vetëvendosjes: rreth tyre edhe në mëngjesin e sotëm janë forcat policore!

Të rinjtë shqiptarë të konsideruar armiq të pushtimit serb, regjimi i Millosheviqit i çonte në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, në Centralni Zatvor, dhe në burgjet e sigurisë së lartë në Sremska Mitrovicë e në Nish. Regjimi i ish shërbëtorit të Millosheviqit, Isa Mustafës, dhe bashkëpunëtorit të tij të sotëm, Hashim Thaçit, kundërshtarët e vet politikë, të trajtuar armiq, s’mund t’i çojë aq larg, por po i çon afër, në Burgun e Sigurisë së Lartë te Podujeva. Mund të ndodhë që, në qoftë se këta dy dhunëtarë pushtetorë do të mbahen edhe ndonjë muaj në pushtet, Albin Kurtat e ardhshëm t’i çojnë në burgun e sigurisë së lartë në Bashkësinë e Komunave Serbe, në shtetin serb në Kosovë!

Ata që e urdhëruan dërgimin e Albin Kurtit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz – në Bastijën e Kosovës: Isa Mustafa e Hashim Thaçi, nuk e kanë mësuar historinë: ata s’dinë se Bastija e Francës është rrënuar prej atyre që rrëzuan tiraninë mbretërore dhe krijuan Republikën e Francës.

Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz – Bastija e Kosovës është krijuar për më të rrezikshmit e sotëm të Kosovës: për të korruptuarit pushtetlartë, për pronarët e rançeve e pasurive të tjera të ndryshme të krijuara duke zhvatur Kosovën!

Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz – Bastija e Kosovës është krijuar edhe për kriminelët e krimit të organizar e jo për mbrojtësit e Republikës, jo për mbrojtësit e tërësisë politike, kombëtare e territoriale të Kosovës.

Ata që e urdhëruan dërgimin e Albin Kurtit në Burgun e Sigurisë së Lartë – në Bastijën e Kosovës, harruan se para rrënimit të Bastijës pashmangshmërisht, me logjikë historike, rrënohet regjimi që në Bastijë i çon atdhetarët e Kosovës.
Ashtu u bëftë!
Ashtu e do e mira e Kosovës!
Ashtu e do e ardhmja demokratike e Kosovës!

Rexhep QOSJA, 29 nëntor 2015

Lunacek: Arrestimi i Kurtit dhe aktivistëve të VV-së, në kohë të papërshtatshme

ulrike-lunacekNë një intervistë dhënë për KosovaPress, nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë si dhe tensionet në rritje mes opozitës dhe Qeverisë lidhur me marrëveshjet për Asociacionin me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Lunacek tha se arrestimi i deputetit Albin Kurti dhe aktivistëve të tjerë është bërë në kohë të papërshtatshme. Ajo ka porositur Qeverinë dhe opozitën që të gjejnë mënyra për tejkalimin e mospajtimeve, duke e parë propozimin pesë pikësh të Vjosa Osmanit e Ilir Dedës si alternativë për kalimin e kësaj krize.

“Duke i parë protestat e dhunshme në Kuvendin e Kosovës, unë edhe njëherë kërkoj nga partitë opozitare dhe Qeveria përgjegjësi politike që të mos ketë edhe më shumë përshkallëzime në dhunë. Arrestimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe dhjetëra aktivistëve të tjerë të shtunën, mund të jetë kryer sipas procedurave penale, por duke marre parasysh situatën e tensionuar, koha dhe shtrirja e këtij aksioni nuk ishin të dobishme për të përkrahur një fillim fuqimisht të nevojshëm për dialog në mes të opozitës dhe Qeverisë”, tha Lunacek për KosovaPress.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Lunacek ka porositur që dialogu të jetë mjeti i vetëm për zgjidhjen e mospajtimeve, duke bërë thirrje që të shfrytëzohen mundësitë e ndryshme për të ardhur tek dialogu.

“Në këtë mënyrë, e ripërsëris thirrjen time për dialog, si të vetmin mjet për të zgjidhur mos pajtueshmëritë. Po ashtu inkurajoj të gjitha palët që të shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për të dialoguar, përfshirë edhe propozimin e deputetëve Deda-Osmani”, ka thënë Lunacek në një intervistë për KosovaPress, të cilën të plotë do ta publikojmë nesër. /KosovaPress/

Gjigandi kinez merr autostradën Shqipëri-Mali i Zi

^Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se “China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Reuters” i referohet një njoftimi të vetë kësaj kompanie kineze.

“Ndërtimi i kësaj lidhjeje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018”, ka deklaruar presidenti kësaj kompanie, Yan Jiehe, në një konferencë për shtyp në Pekin.

Kjo kompani planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, tha  Yan. “Financimi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai.

/ Top Channel

kuvendi lotsjelles14:37

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të pezullojë pjesëmarrjen e deputetëve nga opozita në seancën e sotme plenare.

Pikërisht ky vendim i Kryesisë, ia ka mundësuar edhe sigurimit të këtij institucioni, që të mos lejojnë depërtimin e opozitës në sallën ku po mbahet seanca.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, e kanë cilësuar si “anti-kushtetuese masën e suspendimit” dhe kanë paralajmëruar mbajtjen e protestave.

14:12

Seanca vazhdon pa opozitën

Deputetët e partive në pushtet, pa ata nga rradhët e opozitës, fillimisht zunë vendet e tyre në një sallë alternative për vazhdimin e punimeve të seancës së ndërprerë, por u transferuan në sallën kryesore, aty ku mbahen rëndom seancat plenare.

Sigurimi i Kuvendit nuk ka lejuar opozitën që të hyjë në sallë

13:55

Ligjvënësit nga opozita kanë bërë përpjekje të depërtojnë përtej forcave të sigurimit, të cilët kishin bllokuar hapësirën, që çon në drejtim të sallës kryesore të Kuvendit të Kosovës, ku edhe mbahen seancat plenare.

Aty është hedhur sërish gaz lotsjellës, ndonëse ende nuk është e qartë nga kush.

Pjesëtarët e sigurimit aktualisht kanë vënë maskat në fytyrë për t’u mbrojtur nga gazi.

13:28

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, për masën e paraburgimit që i është caktuar deputetit Fisnik Ismaili. Ai nuk është lejuar të hyjë në sallën e Kuvendit, me dyshimin se i janë gjetur bombola gazi.

13:24

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk ka filluar ende, me gjithë njoftimet se do të fillojë në orën 13:00.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka komentuar propozimin që thuhet të jetë bërë sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për të përjashtuar në një afat të caktuar opozitën nga punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse Kuvendi i Kosovës vendos që ta përjashtojë opozitën, me çfarëdo formule procedurale, me një gjë të tillë, në fakt, e dëmton vetë legjitimitetin e tij. Në anën tjetër, nëse nuk ka dialog prej të dyja palëve, ulje në një tryezë të përbashkët, gjithashtu ky do të jetë një reflektim që do ta dëmtojë dhe do të vazhdojë ta dëmtojë procesin”, ka thënë zoti Korenica.

12:44

Kryesia thërret vazhdimin e seancës, për orën 13:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës të vazhdojë rreth orës 13:00.

Aida Dërguti, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë pjesë në këtë mbledhje të Kryesisë dhe ka thënë se ka pasur propozim nga Partia Demokratike të Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që të votohet për përjashtimi i forcave politike në opozitë nga punimet e Kuvendit.

Raportohet gjithashtu se ndaj këtij propozimi ka pasur kundërshtime nga disa anëtarë të Kryesisë së Kuvendit.

12:27

Ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës janë duke pritur përfundimin e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për të kuptuar nëse seanca e paralajmëruar për sot, do të vazhdojë.

Seanca u ndërpre që në fillim, nga hedhja e gazit lotsjellës, nga ana e deputetëve në opozitë.

Nuk dihet ende nëse seanca do të mbahet në një seancë alternative, ashtu siç ka ndodhur në dy raste deri më tash, pa praninë e deputetëve nga opozita.

12:20
Policia konfirmon arrestimin e deputetit Fisnik Ismaili

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policor, ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti Ismaili janë gjetur në posedim dy (2) bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë”.  

12:00

Ligjvënës nga radhët e opozitës janë duke u kontrolluar nga sigurimi i Kuvendit të Kosovës, pas hedhjes së gazit lotsjellës sot nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, brenda në sallë.

Autoritetet e rendit duket se janë duke mbledhur prova nga salla, për gazin lotsjellës, dhe prandaj nuk po lejojnë hyrjen e deputetëve brenda saj.

Ndërkohë, në hapësirat e Kuvendit është duke u mbajtur edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të vendoset për vazhdimin ose jo të seancës së sotme.  (rel)

Gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës

Partitë opozitare sërish bllokuan seancën e parlamentit të Kosovës duke hedhur gaz lotsjellës në mjediset e tij. Shumica parlamentare rifillio seancën rreth orës 14 e 30 pa praninë e opozitës.

gaz lotsjelles ne kuvendPartitë opozitare bllokuan sërish të hënën seancën e parlamentit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e partive opozitare hodhën sërish gaz lotsjellës në sallën e mbledhjeve të parlamentit duke pamundësuar fillimin e saj.

Policia e Kosovës, shoqëroi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, pasi që tek ai u gjetën dy bombola, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.

Deputetët e opozitës hodhën gaz edhe në korridorin e parlamentit.

Pas disa orësh, deputetët e shumicës vazhduan seancën pa praninë e deputetëve të opozitës.

Parlamenti u mblodh dy ditë pas një operacioni të forcave të posaçme të policisë së Kosovës në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, me ç ‘rast u arrestuan mbi 90 aktivistë të kësaj lëvizjeje, përfshirë këtu edhe deputetin Albin Kurti.

Opozita e cilësoi të papranueshme ndërhyrjen e policisë së Kosovës ditën e shtunë në selinë e lëvizjes Vetëvendosje për të arrestuar deputetin e saj, Albin Kurti, ndaj të cilit ditë më parë është lëshuar një urdhër arresti për shkak të veprimeve gjatë protestave të opozitës në parlamentin e Kosovës, kundër marrëveshjeve me Serbinë. Një gjykatë në Prishtinë i caktoi zotit Kurti masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Arrestimi i zotit Kurti të shtunën pasoi protestën e partive opozitare që bën thirrje për anulimin e marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre, ndan Kosovën nga brenda si dhe asaj për kufirin me Malin e Zi, që sipas opozitës bën që Kosova të humb rreth 9 mijë hektarë tokë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha të dielën se zgjidhjet për çdo shqetësim duhet të gjenden përmes dialogut në kuadër të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të vendit. Presidentja Jahjaga bën thirrje për vendosjen e dialogut politik ndërmjet të gjitha subjekteve politike të vendit, me qëllim të shmangies së përdorimit të dhunës dhe të imponimeve si mjet të zgjidhjes, që rrjedhimisht siguron rendin demokratik në vend.

Qeveria e Kosovës ritheksoi gatishmërinë për të biseduar rreth shqetësimeve të subjekteve opozitare. Në një njoftim të qeverisë thuhet se ajo është duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si dhe ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për procesin e përkufizimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke siguruar ballafaqimin e argumenteve të Komisionit shtetëror dhe të opozitës.

Opozita, për më shumë se dy muaj ka bllokuar punën e parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj këtyre marrëveshjeve. Deputetët e opozitës hodhën në disa raste gaz lotsjellës në mjediset e parlamentit për të pamundësuar mbajtjen e seancave të tij, ndërsa protesta të përshkuara me përplasje të dhunshme kanë ndodhur edhe në rrugë.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila u nënshkrua me 27 tetor. (voa)

Konferenca Botërore e Klimës: A mund të arrihen objektivat për shpëtimin e globit?

Në Konferencën Botërore për Klimën në Paris që fillon të hënën (30.11) vendoset mbi klimën globale. Temperatura e tokës dhe emisionet e dioksidit të karbonit kanë arritur shifra rekord. Përpjekjet aktuale nuk mjaftojnë.

ndryshimet klimatikeTemperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur me një gradë që nga fillimi i industrializimit. Ky është rezultati i përllogaritjeve të kryera nga shërbimi metereologjik britanik. Ky përbën gjysmën e kufirit kritik prej dy gradësh. Për shkencëtarët ky është kufiri më i lartë. Nëse planeti do të vazhdojë të ngrohet, pasojat e ndryshimeve klimaterike do të arrijnë përmasa katastrofale, parashikojnë ekspertët e klimës. Ata kanë përkrahjen e Organizatës Botërore të Metereologjisë (OBM). Sipas raportit të OBM-së, këtë muaj edhe përqëndrimi në atmosferë i gazrave me efektin serë, të cilat janë të dëmshme për klimën, ka arritur një nivel akoma më të lartë.

Përpara një situate të tillë, përfaqësuesit e 195 shteteve do të përpiqen në Paris që deri më 11.12. 2015 të bien dakord për një marrëveshje të re mbi klimën globale, me objektiva detyruese, e cila do të zëvendësoje Protokollin e Kyoto-s të 1997-ës.

Më 1 tetor përfundoi afati jozyrtar, brenda të cilit të gjitha shtetet, të cilat i janë bashkuar „Konventës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike“ (angl.: United Nations Framework Convention on Climate Change, UNFCCC), duhet të paraqisnin objektivat e tyre për mbrojtjen e klimës për periudhën 2025-2030. 146 vende dorëzuan të ashtuquajturat “Intended Nationally Determined Contributions” (INDC, shqip: kontributet e synuara në bazë kombëtare) – këto përbëjnë tre të katërtat e të gjitha vendeve anëtare.

Zëdhënësi i UNFCCC-së, Nick Nuttall, është i kënaqur me rezultatin: „Shumica janë vende me shtrirje gjeografike të gjerë“, tha ai në një intervistë për DW. „Mes tyre ndodhen të gjitha shtetet e industrializuara dhe vendet e mëdha në zhvillim. Edhe nëse do të vazhdojnë të vijnë INDC-të e tjera, nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të madh.“ Studiuesit mendojnë, se pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës do të mund të shmangen, vetëm nëse Toka nuk do të ngrohet me më shumë se dy gradë. Por INDC-të e paraqitura nuk mjaftojnë që temperaturat të qëndrojnë nën këtë kufi: Sipas përllogaritjeve të studiuesve të Climate Action Tracker (CAT, shqip: Gjurmuesit e Aksionit Klimatik Climate Action Tracker , nëse të gjitha INDC-të do të zbatoheshin, atëherë temperatura do të rritej me 2,7 gradë krahasuar me kohën paraindustriale. CAT është një analizë e pavarur, e hartuar nga 4 institute kërkimore, e cila studion detyrimet që secili nga shtetet i ka vënë vetes në kuadrin e përpjekjeve për mbrojtjen e klimës.

Ekspertët kërkojnë rishikimin e INDC-ve

Të gjitha qeveritë duhet t‘i rishikojnë kontributet e tyre“, thotë Louise Jeffery në një bisedë me DW. Ajo është studiuese në Institutin e Potsdamit për Kërkimet mbi Pasojat Klimatike dhe pjesëmarrëse në hartimin e Climate Action Trackers.

Shumica eZëdhënësi i UNFCCC-së, Nick Nuttallrategjive klimatike të vlerësuara nga CAT u cilësuan si „mesatare“ ose „të mangëta“. Indien India ishte një nga vendit e fundit, që dorëzuan INDC-të e tyre – dhe është njëkohësisht një nga më të rëndësishmit përsa i përket emetimeve të dioksidit të karbonit. Vendi në ekspansion, që po përpiqet të zhvillohet, synon që deri në 2030-ën t’i ulë me një të tretën emetimet e veta – por gjithmonë në varësi të rritjes ekonomike. Nëse në vitet e ardhshme prodhimi i brendshëm bruto i vendit do të dyfishohet, edhe emetimi i gazrave të dëmshëm do të dyfishohet – pavarësisht nga ulja e synuar.

Besim në parimin e shpresës

Edhe Bashkimi Evropian nuk e kaloi mesataren me INDC-të e tij. Ndërkohë që sidomos GjermaniaDeutschland ka objektiva klimatike shumë ambicioze: Deri në 2020, ajo dëshiron t’i ulë emetimet e gazrave me efektin serë deri në 40%. Por plani ka ende një „boshllëk në mbrojtjen klimatike“, e cila sipas vlerësimeve të Qeverisë Federale peshon rreth 90 milionë tonë CO2. „Pa masa shtesë ne arrijmë një ulje deri në 32-35%“, thotë Christian Hey në një intervistë me DW. Ai është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Mjedisit, një komision këshillimor i Qeverisë Federale.

Për këtë arsye në mars, Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, kishte propozuar një tatim klimatik për termocentralet e qymyrgurit, por u tërhoq për shkak të presionit lobist einen Rückzieher. . Edhe objektivi për 2020-ën i përdorimit të një milionë makinave elektrike në rrugët e Gjermanisë, duket i paarritshëm: Në maj të 2015-ës u lejuan rreth 22.000 të tilla, këtyre u shtohen edhe 120.000 të ashtuquajtura hibridë elektrikë (Plug-in-Hybride), të cilat përveç motorit elektrik, kanë edhe një motor me djegje. „Programi klimatik tani për tani bazohet në parimin e shpresës dhe jo tek masat që duhen zbatuar konkretisht“, kështu Hey.

Masa afatgjate në vend të vullnetit të mirë

Me qëllim që deklaratat e objektivave të përkthehen në përparime të matshme, duhet që në vazhdën e Konferencës Klimatike të Parisit edhe INDC-të të sigurohen përmes disa mekanizmave afatgjatë, kërkon studiuesja e CAT Jeffrey – për shembull duke kontrolluar përparimin lidhur me objektivat klimatike çdo pesë vjet. Masat e planifikuara për mbrojtjen e mjedisit do të duhej pastaj të përshtateshin ose eventualisht edhe të forcohen, me qëllim që të mos arrihet kufiri i dy gradëve. Përveç kësaj, në Paris duhet që të sigurohet edhe mbështetja financiare e mjaftueshme për vendet në zhvillim dhe ekspansion, me qëllim që ata të përmbushin objektivat e tyre klimatike, thotë zëdhënësi i UNFCCC-se, Nik Nuttall: „Përsa i përket ambicieve tona, INDC-të nuk janë mundësia e fundit që kemi, por themeli mbi të cilin mbështeten të gjitha masat e mëtejshme.“

Në samitin e sivjetshëm mbi klimën globale duhet që shtetet pjesëmarrëse të bien dakord mbi të gjitha për disa rregulla të detyrueshme përsa i përket emetimeve të CO2. Kritikët kanë vërejtur herë pas here, se, në rast të kundërt zbatimi, i strategjive kombëtare për mbrojtjen e klimës do të varej nga vullneti i mirë i qeverive pasardhëse. Edhe objektivi 40-përqindësh i Gjermanisë nuk ka vlerë juridike, por është thjeshtë një deklaratë politike. Duke qenë se Angela Merkel ndërkombëtarisht mbahet si kancelarja e mbrojtjes së klimës, rrezikohet shumë, nëse objektivi nuk arrihet: „Natyrisht që atëherë besueshmëria e Gjermanisë, si një vend pararojë në mbrojtjen ndërkombëtare të klimës, do të pësonte një dëm të madh“, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Klimës, Hey. „Dhe kjo s‘do të thotë asgje tjetër përveçse do të dëmtohej besueshmëria e një motori të bisedimeve ndërkombëtare. Dhe në fund kjo do të dëmtonte edhe mbrojtjen e klimës globale.“ (dw)