Rritet numri me covid 19: sot 62 raste të reja, 2 të vdekur dhe 17 persona të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 771 teste dhe kemi të regjistruar 62 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 24, në Shtip 14, në Tetovë 12, në Strugë 4 , në Gostivar 3, në Kumanovë 2,  në Veles 1, Valandovë 1  dhe në Koçani 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 2 viktima, prej tyre një pacient ndërroi jetë nga Struga (60 vjeç) i shtruar në spital prej më 22 maj si dhe një pacient nga Gostivari (64 vjeç) i pranuar në spital më 29 maj në spitalin e Gostivarit dhe pati rezultat pozitiv të covid-19.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 17 pacientë të rikuperuar: – Tetovë 9 – Shkup 5 – Kumanovë 1 – Manastir 1 dhe Gostivar 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2226, numri i pacientëve të rikuperuar është 1552, numri i të ndjerëve është 133, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 541.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 12  raste të reja, dhe kemi 9 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 78.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :
• Shkup – 841, aktiv 267

• Tetovë – 210, aktive 78

• Prilep -211, aktiv 41

• Velesi – 130, aktiv 30

• Kumanova – 455, aktive 45

• Shtip-76, aktiv 41

• Struga – 84, aktive 14

• Ohër-23, aktiv 6

• Manastir –28, aktiv 3

• Gostivar-26, aktiv 6

Fan Noli, figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare

Fan NoliFan Stilian Noli ka qenë poet, përkthyes, prift, politikan, historian, dhe ish kryeministër i Shqipërisë.  Noli ka studiuar në Harvard, për arte, ndërsa ka qenë edhe mësues në Egjipt dhe ka përkthyer në greqisht veprën e Sami Frashërit  “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.

Është i njohur me kryeveprat e tij “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, e shumë të tjera. Fan Noli ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 1913, dhe ka qenë përkrahës i madh i Ismajl Qemajlit, dhe qeverisë së tij.

Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër.

Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndë përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë.  Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike.

Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit. Ndonëse vetë nuk shkroi shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.

Fan Noli ka qenë deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 – 30 shtator 1923), si dhe kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut ishte Fan Noli. Ky i fundit mbretin e quante “shakaxhi të përparimit” Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.

Noli ka lindur  një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja, në Turqi dhe ka vdekur në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1965.

Noli ka lindur  një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja, në Turqi dhe ka vdekur në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1965.

KultPlus

“Me besim në vete e ke fituar garën para se ta fillosh”

ciceroni31 thënie nga Ciceroni, oratori i përjetshëm i historisë

1- Të jesh injorant i asaj që ka ndodhur kur ti s’kishe lindur, është të mbetesh gjithmonë fëmijë.

2- Miku është një vetvete e dytë.

3- Një shtëpi pa libra është një trup pa shpirt.

4- Aftësia pa nder është e padobishme.

5- Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.

6- Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.

7- Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për senatorin, ashtu edhe për oratorin.

8- Frika nuk është një mësues afatgjatë e detyrës.

9- Loti i dhimbjes thahet shpejt, sidomos kur derdhet për fatkeqësitë e të tjerëve.

10- Sa e sa gjëra të cilat nuk do t’i bënim kurrë për hir të vetvetes, i bëjmë për hir të miqve tanë.

11- Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.

12- Nuk më duket i lirë ai njeri që nganjëherë nuk bën asgjë.

13- Nuk më vjen turp të tregoj se jam injorant për gjërat që nuk i di.

14- Unë kritikoj duke krijuar – jo duke gjetur gabime.

15- Unë kurrë nuk admiroj fatin e dikujt tjetër aq shumë sa të bëhem i pakënaqur me fatin tim.

16- Kurrë nuk kam dëgjuar për pleq që harrojnë ku i kanë fshehur paratë! Pleqtë mbajnë mend çfarë iu intereson atyre: datat e seancave gjyqësore dhe emrat e borxhlinjve e të huadhënësve të tyre.

17- Nëse nuk kemi turp ta mendojmë një gjë, nuk duhet të kemi turp ta themi atë.

18- Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, ke gjithçka që të duhet.

19- Nëse nuk ke besim te vetja, je dyfish i mundur në garën e jetës. Me besim në vete e ke fituar garën para se ta fillosh.

20- Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin.

21- Është cilësi e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.

22- Është e falshme të mos pranosh t’i mbrosh disa njerëz, por t’i mbrosh në mënyrë neglizhente është vetëm kriminale.

23- Tregon fisnikëri të jesh i prirur të shtosh borxhin ndaj një njeriu të cilit tashmë i detyroheni shumë.

24- Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban trupin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.

25- Dashuria është orvatja për të formuar një miqësi të frymëzuar nga bukuria.

26- Kujtesa është thesari dhe rojtari i të gjitha gjërave.

27- Më shumë ligje, më pak drejtësi.

28- Pa Zoti nuk jemi asgjë. Me Zotin jemi Gjithçka.

29- Askush nuk mund t’ju këshilla më të mira se vetja.

30- Jo bashkëjetesa, por mirëkuptimi e përbën martesën.

31- Gënjeshtra nuk është gjë tjetër veçse imitim i së vërtetës.

KultPlus

Covid 19: 35 raste të reja, 5 të vdekur dhe 19 persona të shëruar

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se në gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1120 teste dhe janë regjistruar 35 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 22, në Tetovë 6, në Kumanovë 4, në Shtip 1, në Strugë 1 dhe në Gostivar 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 5 viktima, prej tyre në klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile një pacient ndërroi jetë nga Shkupi (69 vjeç) i shtruar në klinik më 15 maj si dhe një pacient nga Struga (70 vjeç) i pranuar në spital më 17 maj, ndërsa dy pacient nga Shkupi, një pacient i moshës 70 vjeç, i pranuar më 28 maj dhe një pacient (47-vjeç) i cili ka qenë në në trajtim spitalor nga 21 maj, ndëruan jetë në Spitalin “8 Shtatori”. Në raportin e sotëm të ISHP-së është regjistruar edhe foshnja nga Shkupi, e cila me kërkesë të prindërve të tij është transportuar me aeroplan për në Zvicër, ku edhe vdiq. Foshnja ishte shtruar në Klinikën e Fëmijëve dhe pati një rezultat pozitiv të covid-19.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 19 pacientë të rikuperuar: – Shkupi 8 – Kumanovë 3 – Prilep 2 – Manastir 2 – Negotinë 2 – Tetovë 1
dhe Veles 1.

Deri më tani në vend , janë kryer gjithësej 28.804 teste për kovid 19. Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 487 teste janë brenda egzaminimot në kopshte dhe institucione gerontologjike. Testet janë kryer përmes Qendrave për Shëndet Publik në Tetovë, Manastir, Kumanovë dhe Shkup, dhe një rast pozitiv u konfirmua në një kopsht fëmijësh në Tetovë. Deri më tani, brenda ekzaminimit janë kryer 3502 testime, dhe janë konfirmuar gjithsej 6 raste pozitive të covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2164, numri i pacientëve të rikuperuar është 1535, numri i të ndjerëve është 131, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 498.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 6 raste të reja, dhe kemi 6 të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 75.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :
• Shkup – 817, aktiv 248

• Tetovë – 198, aktive 75

• Prilep -211, aktiv 41

• Velesi – 129, aktiv 29

• Kumanova – 453, aktive 44

• Shtip-62, aktiv 27

• Struga – 80, aktive 11

• Ohër-23, aktiv 6

• Manastir –28, aktiv 4

• Gostivar-23, aktiv 5

 

Covid 19: 52 raste të reja, 4 të vdekur dhe 30 persona të shëruar

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se në gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 661 testime dhe janë regjistruar 52 raste të reja të COVID-19 edhe atë: – Shkup 26 – Tetovë 9 – Shtip 7 – Kumanovë 6 – Strugë 2 – Veles 1 dhe Koçani 1.

Fatkeqësisht u regjistruan edhe 4 viktima, prej tyre në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile, ndërruan jetë dy pacientë: një pacient prej Shkupi 73 vjeçar, i trajtuar në klinik prej me 21 majit dhe një pacient prej Velesi 82 vjeçar, i trajtuar në klinik prej me 22 majit , ndërsa në spitalin ‘’8 shtatori’’ ndërruan jetë dy paciente: një prej Shkupi 76-vjeçare e hospitalizuar prej me 21 maj  dhe një paciente prej Tetove 55 vjeçare e hospitalizuar prej 27 maj.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 30 pacientë të rikuperuar: – Shkup 16 – Tetovë 10 – Ohër 2 – Veles 1 – Kratovë 1.

Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe kritikoi indiferencën gjegjësisht mosveprimin e policisë, sepse siç tha ai, njerëzit që janë urdhëruar që të vetizolohen, kanë shëtitur lirshëm nëpër qytet.

Ai paralajmëroi se  në vendet, komunat ku ka rritje të numrit të të infektuarve do të vendosen në karantinë gjegjësisht do të izolohen.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2129, numri i pacientëve të rikuperuar është 1516, numri i të ndjerëve është 126 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 487.

Në territorin e Tetovës, sipas shtabit të krizës pranë komunës së Tetovës e cila mblidhet një herë në javë më 26.05.2020 dha këtë pasqyrë jo të plotë të gjendjes:  sipas komunave  (fatkeqësisht nuk jepen të dhëna për rastet aktive, por numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 që ishte 176. Nga ky numër deri më 26.05.2020 ishin shëruar 80 persona kurse 16 ndërruan jetë): -Komuna e Tetovës 84 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 47 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 18
-Komuna e Bërvenicës 15 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 5,  dhe
-Komuna e Zhelinës 7 të infektuar (3 persona kanë ndërruar jetë)

Ja si është gjendja e përgjithshme sot :

gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 9 raste të reja, fatkeqësisht u regjistrua edhe 1 të vdekur nga territori i Tetovës, dhe 10 janë shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 69.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

  • Shkup – 797, aktiv 240 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Tetovë – 191, aktive 79 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
  • Prilep -211, aktiv 43 (me 75.132 banorë)
  • Velesi – 129, aktiv 30 (me  54.384 banorë)
  • Kumanova – 448, aktive 42 (me 109.228 banorë)
  • Shtip-61, aktiv 26 (me 43.625 banorë)
  • Struga – 79, aktive 11 (me 65.801 banorë)
  • Ohër-23, aktiv 6 (51.591 banorë)
  • Manastir – 28, aktiv 6 (me 91.983 banorë)
  • Gostivar – 22, aktiv 4 (111.252 banorë)
  • Kërçova – 3, aktiv 0 (me 56.937 banorë)
  • Dibra  – 51, aktiv 0 (me 20.863 banorë)

 

Emerson: Kurrë asgjë e madhe nuk është arritur ndonjëherë pa entuziazëm

Ralph Waldo EmersonRalph Waldo Emerson (1803-1882), the American poet and essayist, author of English Traits (1856) and Society and Solitude (1872).(Photo by © Hulton-Deutsch Collection/CORBIS/Corbis via Getty Images)

“Njëra ndër bekimet e miqësisë së vjetër është se me ta mund të bësh edhe budallallëqe.”

“Ajo që qëndron pas nesh dhe ajo qëndron para nesh janë çështje të vogla në krahasim me atë që qëndron brenda nesh.”

“Nuk ka rëndësi gjatësia e jetës, por thellësia e saj.”

“Në këtë botë është e lehtë të jetosh mbas opinionitë të saj; në vetmi është e lehtë të jetojmë mbas opinionit tonë; mirëpo njeri i madh është ai i cili në mes në turmës, me një ëmbëlsi të përkryer e ruan pavarësinë e vetmisë.”

“Përvetësoje ritmin e natyrës; sekreti i saj është durimi.”

“Kurrë asgjë e madhe nuk është arritur ndonjëherë pa entuziazëm.”

“Njeriu i cekët beson në fat dhe rrethana; njeriu i fortë beson në shkak dhe pasojë.”

“Një hero nuk është më shumë trim se sa një njeri i zakonshëm, mirëpo ai është më trim vetëm 5 minuta më gjatë.”

“Njerëzit nuk duket se po e kuptojnë që opinion i tyre për botën, është gjithashtu një rrëfim për karakterin e tyre.”

“Paqja nuk mund të arrihet përmes dhunës, ajo mund të arrihet vetëm përmes mirëkuptimit.”

“Lakmia është injorancë. Imitimi është vetëvrasje.”

“Mendja, kur njëherë tërhiqet nga një ide e re, ajo kurr më nuk kthehet në dimenzionin e saj të mëparshëm.”

“Asgjë nuk mund t’ua sjell paqen përveç vetes suaj; Asgjë nuk mund t’ua sjell paqen përveç triumfit të parimeve.”

– Ralph Waldo Emerson

William Arthur Ward: Pedagogu mediokër tregon; pedagogu i mirë shpjegon; pedagogu i shquar frymëzon

librat“Djalosh, prej atij që ke mësuar të flasësh, përse nuk ke mësuar edhe të heshtësh?”
– Demosteni

“Një mësimdhënës që synon të japë mësim pa i frymëzuar studentët me dëshirën për të mësuar, i ngjan atij që rreh me çekan një hekur të ftohtë.”
– Horace Mann

“Kush guxon të jap mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.”
– Dana J. C.

“Arsimimi e bënë një popull të lehtë për t’u udhëhequr, por të vështirë për tu sunduar; të lehtë për t’u qeverisur, por të pamunduar për tu skllavëruar.”
– Henry Peter Brougham

“Akademikët pëlqejnë të japin përfundime, por jo të marrin vendime.”
– Noel Annam

“Nëse i njeh mjetet për të forcuar trupin, për të kalitur vullnetin, për të fisnikëruar zemrën, për të përsosur trurin dhe për të ekuilibruar arsyen, do të thotë se je edukator i vërtetë.”
– Sh. Leturno

“Pedagogu mediokër tregon; pedagogu i mirë shpjegon;  pedagogu i shquar frymëzon.”
– William Arthur Ward

“Njeriu që është i aftë t’i bëjë gjërat e rënda të duken të lehta është edukator.”
– Ralph Waldo Emerson

“Kurrë nuk e harrojmë atë që e mësojmë me kënaqësi.”
– Alfred Mercier

“Është e mundur që dituria të krijoj probleme, por ato nuk mund t’i zgjidhim nëpërmjet paditurisë.”
– Isaac Asimov

Fjalimi i famshëm i Skenderbeut, autentik dhe i plotë nga Marin Barleti

Patricia-Nugee-Giorgio-Castriota-ScanderbegKy fjalim është shkëputur nga vepra e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut”, fjalimi të cilin Skenderbeu e kishte mbajtur para ushtrisë, në momentet kur po bëhej gati për mësymje ndaj qyteteve të tjera për t’i çliruar nga pushtimi osman. Ky është përshkrimi më autentik i fjalimit të famshëm të Skenderbeut të cilin e njohim sot.

“Asgjë të re, as të papritur nuk shoh këtu, kapedanë dhe ushtarë kryetrima, që të mos ma ndjente me parë zemra dhe të mos më mbushte me shpresë, sa herë që unë sillja ndër mend tërë mall edhe bujarinë e lashtë të popullit, edhe shërbimet e veçanta dhe zyrtare tuaja ndaj atit tim, Gjonit. Dhe me të vërtetë, mos ma merrni për mburrje, por unë s ‘kam dyshuar kurrë, në asnjë çast të jetës sime kur ruaja në zemer këtë qëllim, këtë dashuri për atdhe, kur ushqeja këto ndjenja për liri, këto dëshira të miat, që s’më ndaheshin, ishin edhe tuajat, Kur ju më ftonit shpesh, në kohën që unë isha pranë Tiranit, me tërë dashurinë dhe gatishmërinë tuaj për këtë vepër, gjë që unë tani e kujtoj me kënaqësi dhe them me mburrje, ju shkonte ndoshta në mend se e kisha harruar atdheun, se e kisha harruar nderin tim dhe lirinë, meqë ju ktheja prapë në shtëpi fort të pikëlluar pa asnjë shpresë të sigurte, pa asnjë shenjë të qartë të qëllimit tim. Por s’ka dyshim, qytetarë, se me atë heshtjen time, me atë përulësi të shtime të shpirtit tim, una mendoja për vete dhe për ju, sepse punët ishin të atilla, që duheshin bërë ma tepër sesa thënë, kurse ju kishit nevojë më fort për fre sesa për mamuze. Po e them se unë jua fsheha planet e mia, se s’ju thashë asnjë fjalë gjatë gjithë asaj kohe për dëshirat e mia, jo sepse dyshoja për besnikërinë tuaj apo s’ju a dija mirë shpirtin, posa ju vetë m’i shfaqët të parët qëllimet tuaja në atë kohë aq të rrezikshme, por sepse më mbante frika që më shtinte brishtësia e vdekatarëve dhe papërmbajtshmëria” e njerëzve, e cila lëshohet me ngut në çdo punë dhe, kur është rasti për lirinë, rrëmbehet e s’bëhet dot zap, nuk peshon asgjë, nuk ia var asnjë rregulli. Dhe, sikur t’i paraqitet rasti më i vogël, jo vetëm për ta fituar, por për ta provuar lirinë, atëherë s’mund ta largojnë atë nga qëllimi as një mijë shpata, siç i thonë një fjale, as një mijë rreziqe, as vdekja e sigurt dhe as rreziku i padyshimtë i të mirave të jetës. Por, kur në një punë të tillë, të nisur kot, përpjekjet dalin pa gjë, atëherë s’mbetet veçse vdekja më mizore apo skllavëria edhe më e keqe, dhe çdo shpresë për të nesërmen fluturon e rasti, që të shket një herë nga duart, s’kthehet më kurrë prapë. Kjo punë niset një herë e mirë e, në mos vaftë mbarë, mundësia zhduket përgjithmonë. Prandaj unë, po jua them sheshit, nuk e shikoja as veten time si një pjesëtar të sigurtë në këtë plan. Kisha frikë se mos gjuha, që s’i durohej para një pune kaq të madhe, se mos muret e shtëpisë më tradhtonin.

Për dëshmitar kam Hamzën, nipin, që u bë pastaj përkrahësi kryesor i planit dhe shoku i mundit, si edhe disa të tjerë fare të paktë, me ndihmën besnike dhe te papërtuar të të cilëve jemi duke e kryer këtë punë. Dhe, sado që neve na qëlloi të jetonim bashkë, të ushqeheshim dhe sidomos të kishim një shpirt e një zemër, megjithëkëtë asnjë nga këta s’më mori vesh që unë s’e kisha harruar atdheun, veçse në Luftën Hungareze, asnjë s’ma dëgjoi zërin, të flisja si njeri i krishterë e i lirë, veçse atëherë, kur e pati mundësinë pa frikë ndëshkimi.

Ju, epiriotët, mund të gjenit një tjetër mbrojtës të lirisë, një tjetër përkryes të qëllimeve dhe të aspiratave tuaja, sepse, në këtë vend, s’kanë munguar mendjet e ndritura, por juve ju pëlqeu, megjithëkëtë, se ndoshta kështu e deshën perënditë, që këtë liri ta prisnit më mirë nga unë, qoftë edhe vonë, sesa nga të tjerë, apo ta fitonit vetë me dorën tuaj. Ju, si burra aq të fortë, të rritur në këtë liri, që qëndruat kaq kohë nën mënxyrën barbare, nuk u mërzitët derisa të më shihnit. Po përse doni që unë ta mbaj për vete me pa të drejtë emrin e çlirimtarit? Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m’u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë, sikur të kishit dëgjuar se u ngritën nga varret etërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishin zbritur këtu gjithë perënditë, Ju më latë prapa, ju m’i lidhët menjëherë duart, ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, saqë duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju m’i dorëzuat mua. Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat, dhe si kujdestar të pashoq, të lënë nga ati im, e vutë përsëri në vend, me kujdes e besnikëri të pandryshuar, skeptrin, që ma ruajtët gjer në këtë ditë, dhe më bëtë përsëri, me mundin e punën tuaj të papërtuar, zot të mbretërisë së të parëve të mi, pa derdhur gjak. Përpara tani, për të shtënë në dorë me ndihmën e perëndive edhe ç’ka mbetet! Pjesën më të madhe të punës e kemi mbaruar. Kruja është fituar, krahina e gjithë është jona, Dibrat dhe pastaj popullsitë e tjera janë bashkuar me ne dhe emri i armiqve është zhdukur nga fusha; mbeten qytetet. Po të mendoj gjendjen e tyre të vështirë, duke parë se të gjitha janë të rrethuara nga ne, të zëna në befasi, se të rrethuarve u kanë mbetur vetëm muret e zhveshura, kam shpresa të mira. Po të marr parasysh vështirësitë që paraqitin këto vende dhe trupat që janë vendosur brenda nga Tirani, duket se do të jetë nevoja të përdorim ndonjë zgjuarsi apo këmbëngulje shumë të madhe, Por këto do t’i gjykojmë më mirë, kur të ndodhemi në vende e të kemi përpara armikun e kur të mbajmë shpatën në të djathtën tonë shkrumbuese, sesa tani për së largu e në tym. Të nisemi, pra, pangurrim dhe kudo të tregohemi me guxim prej fitimtarësh; fati do të na ndihmojë në përpjekjet tona, fati, që gjer më sot s’na është ndarë në çdo punë e na ka ecur për bukuri. Megjithëkëtë, duhet t’ia nisim, para së gjithash, nga Petrela, jo sepse kjo kështjellë mbetet prapa të tjerave për nga vështirësia e pozitës apo nga mbrojtja natyrore, por sepse është më afër këtij qyteti. Unë besoj se do tạ gjejmë atje emrin dhe frikën e fatit të Krujës më të madhe, sepse ata i panë me sy trimëritë tuaja, edhe fatkeqësitë e veta. Këto mund t’u kallin atyre një frikë ndoshta jo të vogël e, në mos ua kallshin tamam këtë, atëherë do të veproj sigurisht këmbëngulja jonë. Një gjë vetëm duhet të na ngulitet mirë në kokë dhe të mos na dalë asnjërit nga mendja: në mos u pushtoftë ai qytet e në mos qofshim të zotët t’ia plotësojmë dëshirat tona, atëherë s’kemi pse të kthehemi prapë në shtëpi. Na duhet të provojmë çdo mjet, mundim, durimin, shpatën, arin dhe argjendin, me qëllim që fitores sonë t’ia fillojmë që këndej. Në qoftë se perënditë do të duan që ne ta marrim qytetin me forcë, atëherë nuk duhet të ketë vend nga ana jonë për asnjë mëshirë kundër kokëfortëve, por t’ia arrijmë fitores qoftë edhe në mënyrën më të pazakontë, me qëllim që t’ua thyejmë guximin të tjerëve. Në qoftë se do të na jepet mundësia që ta shtiem atë në dorë pa derdhur gjak, duke na e dorëzuar vetë vendasit, atëherë do të na duhet që të gjithëve të veprojmë me urtësi të madhe si publikisht ashtu dhe privatisht, me qëllimn që të nxitim kështu edhe të tjerët për dorëzim.” filozofia.al

Reagimi i Albin Kurtit mbi njoftimin e Gjykatës Kushtetuese

Albin KurtiJa çka shkruan Albin Kurti në faqen e tij të Facebook-ut:

“Mbrëmë natën, në orët e vona, morëm njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Aktgjykimin për dekretin antikushtetues të Presidentit.

Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese.

Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë.

Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë.

Gjykata ka theksuar se në vitet 2010 dhe 2017, pas mocioneve të suksesshme të mosbesimit, nuk ka pasur vullnet dhe as shumicë në Kuvend për të formuar një Qeveri të re, mirëpo se si e kanë konstatuar këtë nuk dihet, pasi shpërndarja e Kuvendit ka qenë automatike.

Është e vërtetë që Presidenti s’ka një të drejtë absolute për të shpërndarë Kuvendin, por, pikërisht për këtë arsye, ajo është e kufizuar në mocionin e mosbesimit si kriter për këtë.

Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë inexistent. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit.

Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon.

Në disa raste Gjykata në vend të interpretimit është marrë me shkrim e rishkrim të Kushtetutës, psh. në pikat 13 dhe 18.

Formulimet e llojit “… Gjykata thekson se është e vetëkuptueshme, që ky “konsultim” formal, duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ngërthen në vetvete kërkesën për dinamikë të shpejtë ndërveprimi”, apo, “E drejta për të propozuar mandatarin për Kryeministër është edhe përgjegjësi edhe privilegj” përbëjnë shembuj eklatant të kreativitetit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shprehjen e admirimit të tyre ndaj vendimeve të Presidentit të vendit.

Një vlerësim të plotë e të hollësishëm nga këshilltarët tonë ligjorë do të mund ta kemi pasi ta marrim tekstin e plotë të Aktgjykimit.

Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.

Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykates Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.”

23 raste të reja dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

Dr. Eugena TominiMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale               15595
Testime molekulare    14269
Testime serologjike       1326
Raste pozitive                1099
Raste të shëruara            851
Raste Aktive                     215
Humbje jete                        33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë     121
Durrës     42
Krujë        17
Shkodër   11
Kamëz       9
Mat            6
Lushnje    4
Berat         2
Fier           2
Korçë        1