Të zbardhen inskenuesit e rastit të montuar të Sopotit

sopotOrganizata OBRIE kërkon përgjegjësi nga inskenuesit, hetuesit, strukturat e shërbimit sekret, gjykatësit dhe strukturat politike që kanë gisht në rastin e Sopotit.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) kërkon përgjegjësi penale dhe politike lidhur me rastin e Sopotit, për të cilin së fundi lideri opozitar Zoran Zaev publikoi faktet dhe dëshmitë për një montim klasik  të këtij rasti gjyqësor.

OBRIE vlerëson se në bazë të parimeve të së drejtës vendore por edhe ndërkombëtare, autorët e këtij montimi monstruoz duhet të përgjigjen penalisht para organeve të drejtësisë.

“Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë montimin e këtij rasti, duke filluar nga hetuesit, strukturat e shërbimit sekret që kanë ushtruar  dhunë dhe inskenim, gjykatësit, prokurorët dhe bashkëpunëtorët tjerë që kanë ndihmuar këtë proces, duhet të përgjigjen penalisht. Përgjegjësi duhet të jap  e lidershipi politik maqedonas dhe shqiptar që ka udhëhequr shtetin  në këtë periudhë kohore, i cili edhe pse i ka ditur faktet ka heshtur përballë kësaj padrejtësie”, vlerëson OBRIE.

Kjo organizatë kërkon të kompensohen viktimat e këtij procesi, të burgosurit nga familja Klaiqi nga fshati Sopot, të cilët për gati një decenie u mbajtën të torturuar fizikisht dhe psiqikisht në kushte mizore në burgjet e Maqedonisë.

OBRIE gjithashtu  kërkon të zbardhen edhe raste tjera gjyqësore të montuara gjyqësore përmes të cilave shqiptarët etnik në Maqedoni janë dënuar me mijëra vite burg.

OBRIE gjithashtu kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë në zbardhjen e këtyre rasteve eklatante në të cilat njerëz të pafajshëm ende vuajnë dënime të rënda, të viktimizuar nga një sistem i degraduar i drejtësisë

“Pa u zbardhur dhe gjykuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë këto raste Maqedonia nuk mund të pretendoj anëtarësimin në familjen evropiane. Maqedonia si shtet kandidat për anëtarësim në BE e ka të domosdoshme ti respektoj konventat ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet në fund të reagimit.

Zbardhja e këtij procesi do të duhet të fillojë menjëherë sapo të merret një vendim gjyqësor lidhur me këtë rast. Në Gjykatën e Shkupit më 5 maj është caktuar seanca e radhës për rastin e Sopotit, por nuk dihet se çfarë vendimi final do të pasojë.

Sopoti është rikthye me publikimin e disa materialeve të përgjimeve nga opozita maqedonase, ku dolën shumë të vërteta në një bisedë midis ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, se procesi ishte i montuar dhe se nuk kishte dëshmi dhe prova edhe në MPB.

Sulejman Sulejmani, Hasan Klaiqi, Samet Lutfiu, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani, Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Zenel Klaiqi, Selman Jahiu, i ndjeri Samet Limani dhe Afrim Ukshini ishin  11 personat e akuzuar për këtë rast. Grupi i atyre që kanë qenë në burg kanë mbajt dënimin për 7 vjet, dhe pas rikthimit të hetimeve për shkak të dyshimeve për proces të montuar, ata vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, deri në finalizimin e procesit gjyqësor.(INA)

Zbardhen biseda të zyrtarëve shqiptarë për rastin “Monstra”

monstraJanë publikuar materialet e para të përgjimeve për rastin “Monstra”. Bëhet fjalë për biseda të zyrtarëve të lartë shqiptarë të BDI-së.

Në këto biseda protagonistë sipas transkriptit të Lidhjes Social Demokrate Maqedonase qëndron zyrtari më i lartë i BDI-së, sekretari i përgjithshëm Abdilaqim Ademi.

Sipas transkripteve të publikuara, në bisedën e parë sipas transkripteve midis Ademit  dhe një personi me emrin Qimi bëhet fjalë për periudhën e ngritjes së aktpadive të personave të dyshuar për rastin Monstra, që ka të bëjë me vrasjen e pesë maqedonasve në afërsi të Liqenit të Smilkovcit në prill të 2012, për të cilën vepër u dënuan gjashtë shqiptarë me burgim të përjetshëm.

Ja transkripti i bisedës që evidentohet se është realizuar më 6 maj 2012:

A.A: Ende jeni në mbledhje ?

Qimi: PO

A: Qimi, bisedo me dikë atje, le të ketë më shumë sqarime për opinionin, faktografike, për shkak se kështu shumë dilema po shfaqen. A ?

Qimi: Mirë. Unë i thash që ti ndajnë, ata pesë veta që janë të akuzuar drejtpërdrejt për veprën, dhe se të tjerët nuk kanë lidhje me veprën. Përshtypja se gratë me mbulesa kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjeve, kjo nuk ka lidhje me këtë.

A: Ka shumë dilema, madje të huajt shfaqin dilemat e tyre për shumë çështje, me mundësi që të jepen më shumë sqarime. Me mundësi që ata që nuk kanë lidhje me veprën të lirohen. Më pas të mbahen ata për armëmbajtje pa leje. Kjo punë duhet të kufizohet deri në një numër më të vogël.

6 maj 2012

Shefik i ka thënë Abdilaqimit se janë në Kosovë dhe për momentin janë tek familja e Hajradinajve. Abdilaqimi i ka thënë që kur të lirohet të lajmërojë për pak Bujarin për shkak se dëshiron ta konsultojë për takimin e mbrëmshëm.

Biseda e dytë siç shkruhet është midis personave N.B (Nevzat Bejta) dhe A.A (Abdilaqim Ademi ?) dhe kjo bisedë siç mësohet nga transkripti ka të bëjë me periudhën e protestave kundër rastit “Monstra”.

N.B (Nevzat Bejta)- A.A.

N: Unë sa dola prej xhamie. Në qendër janë grumbulluar diku 30 persona. Organizatorë janë një familje e PDSH-së, të cilët po tentojnë edhe me ne edhe me PDSH-në. Ata ishin diku 15 vite, kjo është familja Fidanovski. Kanë një haxhi të mbyllur për bashkëpunim.

A: Aha

N.B: Janë grumbulluar disa prej atyre me mjekër. Bërtasin, u bën nja 150 persona, tani duhet të shpërndahen. Poshtë Qeveria, poshtë BDI, poshtë N.G dhe kështu. Nuk kanë ndonjë organizim.

A: Poshtë N.B po thonë ose jo?

N.B:  Jo, dhe “Allahu Akbar:. Unë isha në xhami, tek xhamia kuptova se do të nisen, edhe shkova tek xhamia. Më nxorën njerëzit. Më pyesnin, për atë u ndala në grupe i thash jo, nuk ka organizim, nuk ka asgjë, në rregull? Këtu në Gostivar nuk ka ndonjë problem.

A: Mirë

N.B: Në Tetovë?

A: Në Tetovë nuk e di, këtu në lagje shëtisin.

N.B: unë do vijë edhe pak andej, tash edhe pak.

A: Mirë eja

(INA)

Ali Ahmeti solli listën e ‘komandove’ të Gushincës, kërkon arrestimin e tyre!

ali ahmetiPolicia sllavomaqedonase u vendos armatim në shtëpi shqiptarëve

Ali Ahmeti nuk kishte ardhur të hënën për një përkrahje të thjeshtë në Kosovë. Ahmeti erdhi tu jepte detyra edhe qeverisë së Kosovës, të cilat i kishte marrë nga qeveria në pushtet në Maqedoni. Ahmeti po luan rolin e bosit politik edhe në Kosovë duke i dhënë detyra zyrtarëve më të lartë të qeverisë, sipas atyre që atij ia ka përshkruar shefi i tij, Nikolla Gruevski, e që ky i fundit detyrat kryesore i merr nga Beogradi.
Burime të gazetës bëjnë të ditur se Ahmeti, ia ka sjellë qeverisë së Kosovës, një listë prej së paku 50 vetave, që sipas tij janë të përfshirë në rastin e Gushincës, dhe në incidentet e paverifikuara nga vetë policia sllavomaqedonase, ku mendon se ka marrë pjesë edhe komandant “Hoxha”, pavarësisht që ky i fundit nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aksion, thonë burimet, por këtë ‘shpërblim’ e ka nga Alia si kundërshtarë i tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

FH: Maqedonia më keq në Ballkan për nga liria e medias

fhOrganizata Freedom House, ka publikuar raporti vjetorë mbi lirinë e mediave në 199 vende.  Kështu, për vitin 2015 Maqedonia radhitet në vendin e 125-të, më keq se të gjitha vendet e rajonit.

Ligjet e reja restriktive dhe dhuna ndaj gazetarëve ka kontribuar në rënien e lirisë së shtypit në vitin 2014, duke e sjell në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit.

Në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendin e 97-të, duke qenë ende një nga vendet me liri shumë të vogël të medias.

Po e njëjta situatë paraqitet edhe me Kosovën, e cila renditet në vendin e  100-të duke shënuar një zbritje në renditje. Ndërsa vendet tjera të rajonit në raportin e Freedom House, radhiten si vijon: Bosnja 108-të, Serbia 82-të dhe Mali i Zi 79-të. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira. (INA)

Përkeqësohet liria e mediave në Kosovë

lirira e mediave harta e botesKosova ka shënuar përkeqësim në lirinë e mediave, krahasuar me një vit më parë.

Organizata Freedom House ka publikuar të mërkurën raportin e përvitshëm për lirinë e shtypit në botë, i cili mbulon 199 vende dhe territore.

Kosova sivjet zë vendin e 100-të, krahasuar me pozitën numër 98 që ka mbajtur vitin e kaluar.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirija Shabani, thotë se raporti nuk është befasues dhe se është pritur vlerësim madje edhe më negativ. Shabani thotë se kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë kanë tendenca të rritjes.

“Sulmet, kërcënimet, shantazhet dhe censurat ndaj gazetarëve këtë vit kanë shënuar rritje. Vitin e kaluar kemi pasur 24 raste të raportuara në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ndërsa vetëm këtë vit, prej janarit deri më tani, i kemi dhjetë raste të tilla. Kjo tregon se situata gjithnjë e më tepër po përkeqësohet”, thotë Shabani për Radion Evropa e Lirë.

Në raportin e Freedom House për vitin 2015, Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi më negativ.

Vehbi Kajtazi është gazetar në të përditshmen “Koha Ditore”. Ai thotë se është përballur me shumë presione, pasi ka raportuar për korrupsion të dyshuar brenda misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Kërcënimet ndaj tij janë përmendur edhe në raportin e organizatës Amnesty International për situatën e të drejtave të njeriut.

Kajtazi, raportin e organizatës Freedom House e cilëson si konstatim të gjendjes reale të mediave në Kosovë.

“Vitin e kaluar, janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për kërcënim ndaj meje. Kjo sigurisht se është dëshmi konkrete se personat e caktuar, për të cilët kam shkruar unë dhe nuk u ka pëlqyer puna ime, kanë zgjedhur mënyrën e gabuar të komunikimit me gazetarë – pra, kanë zgjedhur që përmes kërcënimit dhe forcës të komunikojnë me mua”, thotë Kajtazi.

Në raportin e Freedom House, vendet e rajonit radhiten si vijon: Maqedonia në pozitën numër 125, Bosnja 108, Shqipëria 97, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Në përgjithësi, organizata me seli në Shtetet e Bashkuara vlerëson se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2014 në pikën më të ulët në më shumë se dhjetë vjet.

Freedom House thotë se Bjellorusia, rajoni i Krimesë i aneksuar nga Rusia, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani janë në mesin e dhjetë vendeve dhe territoreve që kanë vlerësimet më të ulëta për lirinë e shtypit. Në krye të listës së vendeve të lira radhiten Norvegjia, Suedia dhe Belgjika. (rel)

Nënshkrimi i MSA-së, mesazh pozitiv për liberalizimin e vizave

KosovaKosova dhe Bashkimi Evropian (BE), pritet të finalizojnë së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

Më pas, sipas njohësve të proceseve integruese evropiane, do të nevojitet edhe një periudhë kohore deri te zbatimi apo hyrja në fuqi e saj. Ajo që analistët e shohin si të arritur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, të njohur shkurt si MSA, është se me të do të fillonte vendosja e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Emrush Ujkani, njohës i proceseve integruese, thotë se institucionet e Kosovës duhet të reflektojnë në mënyrën se si e përcakton marrëveshja, për të evituar vonesat e reja në fazën e pas nënshkrimit.

“Vendosja e marrëdhënieve në nivel shumë të lartë, kontraktual, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të njëjtën kohë do të kërkon edhe përkushtim më të madh të institucioneve të Kosovës që të zbatojnë marrëveshjen e cila edhe ashtu është një hap shumë i rëndësishëm e që do t’i paraprinte pastaj ecjes në procesin e mëtutjeshëm drejt integrimit në BE”, ka thënë Ujkani për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se me nënshkrimin e marrëveshjeve, “Bashkimi Evropian nënkupton se teksti i saj është final dhe se nga ai moment i njëjti tekst u dërgohet institucioneve të Bashkimit Evropian për miratim. Kështu që, vetëm pas ratifikimit dhe hyrjes në fuqi kjo marrëveshje do të mund të zbatohet”.

Doli thotë po ashtu se krahas përmbushjes së kritereve tjera, Kosova mund të shfrytëzojë edhe përmbushjen e obligimit të saj për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në kontekst të proceseve integruese evropiane, ku hyjnë si MSA ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave.

“Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që Kosova të tregoj se është e gatshme që obligimet ndërkombëtare që i ka marrë vite më parë, t’i realizojë në praktikë. Në këtë kontekst, unë besoj që Gjykata Speciale do të mund të shërbente si një hap pozitiv për të treguar këtë përkushtim të institucioneve të Kosovës drejt BE-së dhe drejt partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë Doli për Radion Evropa e Lirë.

Nënshkrimi i MSA-së këtë vit, sipas analistit Emrush Ujkani, do të mund të reflektonte pozitivisht edhe në procesin e liberalizimit të vizave sado që këto janë dy procese të ndara, për faktin se tek vendet e BE-së do të pranohej fakti që Kosova ka bërë një hap përpara në proceset integruese.

“Nëse Kosova arrin të nënshkruaj MSA-në sot, natyrisht që kjo do të ishte arritje, fal plotësimit të disa kërkesave që i ka vendosur BE-ja. Prandaj ky do të ishte një argument shtesë që në negociatat e mëtutjeshme për liberalizimin e vizave të merrej si argument pozitiv edhe nga BE-ja në krejt këtë proces”,ka theksuar Ujkani.

Në anën tjetër, Dren Doli thotë se MSA dhe liberalizimi i vizave mbeten procese të ndara. Por, edhe ai pajtohet se nënshkrimi i kësaj marrëveshje dërgon mesazhe pozitive në Bruksel. Doli beson që Qeveria e Kosovës duhet të nxitojë me hapat e saj për përmbushjen e kritereve evropiane në mënyrë që të përshpejtohen të dyja proceset.

“Qeveria e Kosovës do të duhej ta shfrytëzon këtë ‘momentum’ që të njëjtën kohë të përfundojë të gjitha obligimet e saj të brendshme në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave në mënyrë që si në kuptim të vendimmarrjes ashtu edhe atë të dinamikës të ndodhë të paktën në një pako të përbashkët, ndoshta me vet marrëveshjen e MSA-së”, ka deklaruar Doli.

Autoritetet në Prishtinë, kanë deklaruar se pavarësisht faktit që Kosova nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së, kjo nuk do të jetë pengesë për nënshkrimin e MSA-së, qoftë gjatë muajit maj apo qershor të këtij viti.

Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Kosova pret që t’i krijohet mundësia që të ketë qasje në shumë programe të BE-së.

Përderisa për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës thotë se është në fazën finale të përmbushjes së kritereve teknike. (rel)

Shqipëri, bizneset kontrollojnë tregun e medias

elenGjendja e medias në botë u keqësua ndjeshëm gjatë vitit 2014, duke arritur pikën më të ulët në 10 vjetët e fundit, thuhet në raportin më të fundit mbi lirinë e shtypit, të publikuar sot nga organizata Freedom House.

Elen Aghekyan, analiste në këtë organizatë, thotë se përsa i përket Ballkanit perëndimor, ky rajon ka shënuar gjithashtu rënie në shumë aspekte të lirisë së shtypit.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Aghekyan tha se shkaqet duhen kërkuar te disa faktorë, siç është përdorimi i gjërë i ligjeve për shpifjen dhe fyerjen nga zyrtarë qeveritarë apo nga figura të tjera publike kundër gazetarëve.

Zakonisht, thotë ekspertja, në këto vende, radiotelevizionet publike kanë një prirje proqeveritare dhe kjo u jep koalicioneve në fuqi një avantazh, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Në këto vende vërehen mjaft trysni editoriale nga pronarët e mediave. Ka gjithashtu dhunë, fizike ose verbale, kundër gazetarëve dhe zërave të pavarur, gjë që çon në vetëcensurë. Sipas saj, pronësia mbi mediat në të gjitha këto vende është mjaft e errët dhe e panjohur për publikun, gjë që çon në konflikte të shumta me interesat e ndryshme politike dhe komerciale.

Për Shqipërinë, zonja Aghekyan vëren disa probleme:

“Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias, i cili është shumë i vogël. Shumë nga institucionet e medias janë ende mjaft të reja dhe pa aftësi të forta pavarësie.”

Zonja Aghakyan thotë se përqendrimi i mediave në duart e biznesit në Shqipëri është është një problem mjaft i madh. Për të zgjidhur këtë duhen ligje të forta dhe me masa të forta zbatuese, kundër përqendrimit.

“Kërkohen gjithashtu ligje transparence që publiku të dijë se kush është pronari i këtij apo atij mediumi, apo kush ka aksione në një kompani që është pronare e një mjeti të caktuar informimi. Janë të paktë vendet që kanë patur sukses në këtë aspekt, por kjo është diçka absolutisht e rëndësishme.”

Zonja Aghakyan thotë se Kosova ka patur pothuajse të njëjtat probleme gjatë vitit të kaluar, pra jo shumë lëvizje përsa i përket klasifikimit të saj. Gjatë këtij viti ajo ka qëndruar në të njëjtat parametra. Kosova, thotë ekspertja, ka probleme që lidhen me mangësitë e sistemit juridik:

“Shikojmë gjithashtu mungesën e një shoqërie të fortë civile, që është me rëndësi kyçe për mbështetjen e lirisë së shtypit.”

Sipas saj, Kosova, si shtet i ri, duket se është në rrugë të mbarë, por i duhet dhënë kohë për t’i zhvilluar këto gjëra. (voa)

Lidhja e dhimbjeve me trurin

truriDhimbja e ka një qëllim – ajo mund të të ndalojë të prekësh flakën, për shembull, apo të ecësh me këmbë të thyer. Me shërimin e plagës, dhimbja ikën. Zakonisht. Por, në mbarë botën, një në çdo pesë njerëz vuan nga dhimbja që zgjat për muaj dhe vite me radhë, duke shkaktuar humbjen e vendit të punës, apo depresion. Dëshpërimi shtohet më tej kur ndërhyrjet mjekësore dështojnë, ose kur eskpertët e shëndetësisë aludojnë, se një person që vuan nga dhimbja e krijon atë vetë. Shelley Schlender njofton nga Boulderi, i Kolorados, se disa metoda të reja për të skicuar pasqyrimin e dhimbjes në tru mund t’i hapin rrugën trajtimeve të reja.

“Mendoj sikuse njerëzit që kanë patur dhimbje gjatë gjithë jetës.”

Ky grup në Boulder të Kolorados, mbështet njerëzit që vuajnë nga dhimbja që u ka zgjatur për vite të tëra.​

“Mendo sikur e vret dorën me çekiç, apo nëse ke qenë tek dentisti dhe të kanë gërryer dhëmbin pa novokainë, imagjino sikur dhimbja nuk të pushon.”

Charles Horowitz, këshilltari që drejton grupin, vuan nga dhimbja kronike e shpinës.

“Mjekët të duket se nuk e kuptojnë çfarë ndodh. Në fillim thonë të provojmë këtë apo atë…”

“Shpejt apo vonë ata të thonë se ke nevojë të shkosh tek psikiatri.”

Mjekët e kanë paralajmëruar Laurën-in se po krijon varësi tek ilaçet kundër dhimbjes.

“Këtë më ka kanë thënë mjekët, të heq dorë nga ilaçet dhe të shkoj tek psikologu.”

Maggie ka vazhdimisht dhimbje koke.​

“Kam shkuar tek disa spitale shumë prestigjioze për dhimbjen e kokës, ku më kanë mbushur me ilaçe, i kam thënë se nuk i toleroj dot dhe nuk më kanë dëgjuar.”

Asnjë lloj analize nuk mund të “tregojë” dhimbjen kronike. Por skicimi neurologjik i trurit nga studjuesi i Universitetit të Harvardit, Clas Linnman zbulon se njerëzit që kanë dhimbje qafe kanë aktivizim të sistemit nervor në qafë. Për  dhimbjet  e bërrylit, aktivizimi i nervave ndodh pranë bërrylit.​

“Shumë pacientëve që kanë dyshime, u thonë, “Nuk ke ndojë gjë që ankohesh”, por ne përpiqemi të gjejmë arsyen për dhimbjen e vazhdueshme që përjetojnë këta pacientë.”

Grafia e trurit nga shkencëtari i Universitetit të Kolorados Tor Wager tregon ndryshimet mes dhimbjes së gjatë dhe asaj të menjëhershme. Dhimbja e menjëhershme përfshin qendra të trurit që janë përgjegjëse për veprime të shpejta.

“Kur prek një filxhan të nxehtë kafeje, dhimbja shkon menjëherë nga trupi im tek pikat e trurit.”

Në ndryshim nga kjo, dhimbja kronike aktivizon zona të trurit që lidhen me emocionet dhe me kujtimet.

 

“Kur njerëzit përjetojnë të nxehtin, më pas imagjinojnë që ajo të djeg dorën dhe  dhimbja shtohet”.

Por kur ata fokusohen tek imazhet qetësuese, dhimbja qetësohet.

“Kur njerëzit imagjinojnë një kuvertë të ngrohtë në një ditë të ftohtë, ata rrisin aktivitetin në një zone të trurit dhe dhimbja pakësohet. Aftësia për të përballuar dhimbjen, mendërisht, mund të ketë efekte se si ky sistem e shton, apo e pakëson dhimbjen.”

Kjo ka kuptim për Charles Horowitz, i cili në vite i ka kushtuar më shumë kohë meditimit dhe miqve, si forma të “identifikimit” të dhimbjes.

“Në vitet 90 isha shumë pa qejf. Më duhej të zvarrisesha natën për të shkuar në banjë. Përsëri kam dhimbje kronike çdo ditë, por 60 për qind e saj më ka ikur dhe një arsye është se jam i rrethuar nga njerëzit.”​

Zoti Horowitz shpreson se në vitet e ardhshme, zbulimet e shkencëtarëve që merren me skicimin e trurit do të bëjnë të mundur që nga dhimbjet kronike të shpëtojnë më shumë njerëz. (voa)

Zaev: Do ti zbardhim të gjitha materialet përfshirë dhe Monstrën, emrin e Mlladenovin

ZaevLideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi protesta masive në fillim të muajit maj, para Qeverisë së Maqedonisë. Zaev tha se në këto protesta nuk do të dalin thjesht për të protestuar qetë dhe për ty kthyer në shtëpi. Para fillimit të protestave, Zaevi paralajmëroi publikimin e bombave më të rëndësishme, si rastin Monstra, Nikolla Mlladenov, çështjen e emrit dhe të tjera.

Lideri i LSDM-së komentoi edhe publikimin e rastin e Sopotit, që kishte ndodhur në kohën e Qeverisjes së LSDM-së, në vitin 2003. Ai tha se me publikimin e këtij rasti ka dëshmuar se e publikon të vërtetën në mënyrë jo-selektive dhe nuk mbron askënd që ka shkelur ligjin. Publikimi i materialeve për Sopotin, sipas tij, do të ndihmojë drejtësinë dhe gjykatat për këtë rast.

Kreu i LSDM-së komentoi edhe incidentin në Gushincë dhe tentimet për destabilizimin e vendit. Ai tha se ka të dhëna se bëhet fjalë për skenar të pushtetit. Megjithatë, sipas Zaevit, populli është i bashkuar dhe nuk do të lejojë të vihet në lojë.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev publikoi dëshmi të reja për porositësit dhe kryerësit e përgjimit në vend. Në kuadër të bombës së 27-të, Zaevi publikoi dokumente të analizave të bisedave telefonike, që janë bërë në DSK. Ai publikoi biseda të reja që sipas tij e dëshmojnë përgjegjësinë e DSK-së dhe MPB-së për përgjimin masiv në vend.

Bisedat e plota…

Një delegacion i KE viziton Maqedoninë

delegacioni KENjë delegacion i Komisionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës qëndroi të marten në Maqedoni për t’u njohur me gjendjen në këtë vend, pas skandalit të madh të përgjimeve që ka shkaktuar thellimin e krizës politike.

Delegacioni në përbërje Stefan Shenah, kryetar i Komisionit vëshgues, Robert Valter, raportues për dialogun me Maqedoninë dhe Andreas Gros, kryetar i grupit të Socialistëve në Asamblenë Parlamentare, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski, me komisionin për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës si dhe me komisionin për çështje kushtetuese të Parlamentit të Maqedonisë.

Mes tjerash, zyrtarët evropianë janë interesuar edhe mbi bojkotin e punimeve të Parlamentit nga opoziuat maqedonase, ndërkohë që si delegacioni poashtu edhe autoritetet maqedonase e kanë vlerësuar pjesëmarrjen në Parlament si një institucion që ka rëndësi jetike për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimin e shoqërisë, si të domosdoshme.

Pjesëtarët e delegacionit evropian, poashtu kanë shprehur shpresa se “urat në mes komuniteteve të ndryshme etnike janë të qëndrueshme dhe se presin një zgjidhje pozitive të gjendjes aktuale politike në Maqedoni”.

Nga ana tjetër, gjendja duket e tensionuar dhe retorika e partive rivale vetëm se po ashpërsohet. Lidhja Social Demokrate e opozitës parlalajmëron protesta të mëdha në muajin maj, ndërkohë që pret të publikojë biseda të përgjuara midis zyrtarëve qeveritarë mbi dy-tre procese të mëdha gjyqësore, të cilat nga një pjesë e popullatës në Maqedoni vlerësohen si të sajuara.

Analistët mendojnë se kriza politika po ndikon dhe në gjendjen e sigurisë, ndërkohë që për këtë ka mendime se pushteti, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga kriza reale, po sajon incidente në fshatrat shqiptare, në kufi me Kosovën. Edhe drejtuesi opozitar Zoran Zaev tha të marten se kishte informacion se incidenti në fshatin Goshincë, të ishte vepër e vetë strukturave të sigurisë së Maqedonië, por se nuk mund ta konfirmonte plotësisht këtë. (voa)

Qendra Informative Shqiptare "Liria"