LAJMET NGA BOTA

  • Spiunazh intensiv kundër Gjermanisë

    4 Korrik, 2017

    spiunimiRaporti i fundit i Mbrojtjes Kushtetuese tërheq vëmendjen: Rusia, Kina dhe Turqia përmenden si kombe, që bëjnë spiunazh kundër Gjermanisë. Veçanërisht para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani kërkohet vigjilencë.

    Pak para takimit të nivelit të lartë të G-20-ës në Hamburg, Mbrojtja Kushtetuese, shërbimi i fshehtë i brendshëm i Gjermanisë i ka akuzuar shtete të rëndësishme pjesëmarrëse, si Rusinë, Kinën dhe Turqinë ...

  • Prova e Phenianit me raketë acaron shqetësimet ndërkombëtare

    4 Korrik, 2017

    prova PhenianKoreja e Veriut tha se ka kryer me sukses një provë me raketë balistike ndërkontinentale, një hap i rëndësishëm ky në përpjekjet e Phenianit për të zhvilluar aftësinë e tij të armëve bërthamore, duke sfiduar sanksionet ekonomike të vendosur nga Kombet e Bashkuara.

    Raketa, e cila u lëshua nga një aeroport pranë kufirit verilindor mes Kinës dhe Koresë së ...

  • Histori suksesi të imigrantëve në Silicon Valley

    29 Qershor, 2017

    histori suksesi pakistaneziSilicon Valley në Kaliforni, e njohur si qendra globale e zbulimeve nga fusha e teknologjisë së lartë, është njëkohësisht një vitrinë e historive të suksesit për emigrantët. Në vitin 2013, dy biznese imigrantësh ishin në mesin e 5 sipërmarrjeve të Silicon Valley-t; tani ato janë bërë kompani të rëndësishme të rajonit. Por si e arritën suksesin në ...

  • Sulme kibernetike në Ukrainë, Evropë dhe SHBA

    29 Qershor, 2017

    sulme kibernetikeAi që u cilësua nga kryeministri i Ukrainës si një sulm kibernetik “i paprecedent” në vendin e tij, është përhapur tani në Shtetet e Bashkuara, tha sot kompania farmaceutike Merck.

    “Konfirmojmë se rrjeti i kompjuterave të kompanisë sonë u sulmua sot si pjesë e një hakerimi global. Organizata të tjera janë prekur gjithashtu”, tha kompania Merck përmes një deklarate ...

  • Mënyrë e re për të ruajtur energjinë diellore

    29 Qershor, 2017

    panelle dielloreTë prodhosh energji diellore është e thjeshtë, sfida është ta ruash atë. Një grup kërkimor nga Suedia po kryen kërkimet për një mënyrë të re që do t’i jepte zgjidhje këtij problemi.

    Energjia diellore ka një problem të madh: po nuk e përdore menjëherë, e humbet atë. Çka do të thotë se është e vështirë ta ruash këtë energji ...

  • Teknologji për të forcuar masat e sigurisë

    29 Qershor, 2017

    kameraSulmet terroriste në vende publike janë shtuar ndërsa organizatorët e veprimtarive të mëdha janë gjithnjë në kërkim të metodave për të përmirësuar masat e sigurisë. Shtimi i kamerave të sigurisë është diçka e lehtë ndërsa monitorimi i filmimeve të tyre kërkon një numër të madh individësh. Gjigandi japonez teknologjik Hitachi, thotë se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin ...

  • Si ndërhyri Rusia në zgjedhjet amerikane

    24 Qershor, 2017

    PutinSipas gazetës “Washington Post”, në fillim të gushtit 2016, Presidenti Barak Obama u informua nga Agjencia Qendrore e Zbulimit se Presidenti rus Vladimir Putin ishte angazhuar drejtpërdrejt në një operacion kibernetik për të sabotuar dhe diskredituar garën presidenciale amerikane.

    Gazeta përshkruan një dokument që arriti në Shtëpinë e Bardhë me një zarf tepër sekret nga Agjencia Qendrore e Zbulimit bashkë ...

  • Zjarri në Londër: një frigorifer shkaktar i zjarrit

    24 Qershor, 2017

    zjarri LonderPolicia e Londrës njoftoi se lidhur me ngjarjen e zjarrit vdekjeprurës që ra në një ndërtesë shumëkateshe banimi ku humbën jetën 79 persona, mund të ngrihen akuzat për vrasje pa paramendim.

    Autoritetet thanë se veshja e jashtme e kullës “Grenfell” i dështoi provës së sigurisë dhe se zjarri filloi nga një frigorifer i markës “Hotpoint” që keqfuksionoi.

    Kompania amerikane “Whirlpool” ...

  • Teknologjia dixhitale në prodhimin bujqësor

    24 Qershor, 2017

    fermaËshtë një nga sfidat më të mëdha të shekullit të 21: si të ushqesh një popullsi gjithmonë në rritje, pa dëmtuar mjedisin. Inteligjenca artificiale na vjen në ndihmë. Kostot e ulta dhe teknologjia e përparuar në dispozicion të fermerëve.

    Ranveer Chandra dikur punonte katër muaj të vitit në fermën e familjes së tij, në Indi.

    Sot, ai punon për Microsoft-in, si ...

  • Merkeli dhe Macroni mbështesin sanksionet kundër Rusisë

    22 Qershor, 2017

    macroni MerkelNë takimin e nivelit të lartë të BE do të vendoset edhe për çështjen nëse Brukseli do t’i zgjasë sanksionet kundër Moskës. Nga Gjermania dhe Franca me sa duket vjen një rekomandim i qartë për zgjatjen e tyre.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron do t’i informojnë

    kolegët e tyre të enjten për gjendjen në zbatimin e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"