LAJMET NGA BOTA

  • Biden njofton rreth 1 miliard dollarë më shumë ndihmë për Ukrainën

    16 Qershor, 2022

    bidenPresidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sasia më e madhe e armëve dhe pajisjeve ushtarake që dërgohet njëherësh në një ngarkesë, që nga fillimi i luftës.

    Ndihma është pjesë e masave për të ndalur Rusinë në përpjekjet e saj për të pushtuar rajonin ...

  • Scholz, Macron, Draghi në Ukrainë

    16 Qershor, 2022

    Olaf Scholz Emmanuel Macron Mario Draghi dhe Klaus Iohannis në IrpinKancelari Olaf Scholz viziton Kievin të enjten së bashku me presidentin Macron e kryeministrin italian, Mario Draghi. Kjo është vizita e parë e kancelarit gjerman që nga pushtimi rus i Ukrainës. Qëndrimi i parë në Irpin.

     

    Pas një hezitimi të gjatë. kancelari gjerman Olaf Scholz po qëndron të enjten në ...

  • Olaf Scholz është nën presion

    15 Qershor, 2022

    ScholzGjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të rënda, por deri tani Ukraina asnjë copë nuk ka mbërritur në Ukrainë.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado që shkon, ai duhet të japë llogari për mbështetjen ushtarake të Gjermanisë ndaj Ukrainës. Kështu për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Vilnius, Lituani, më 7 qershor. “Gjermania është ...

  • Një fener shprese për pacientët me kancer

    14 Qershor, 2022

    tumor operimiEdhe pse i testuar vetëm në një provë të vogël klinike një ilaç i ri zgjon shpresat për pacientët me kancer.

    Një provë të vogël klinike me 18 pacientë, që morën për rreth gjashtë muaj ilaçin Dostarlimab, ka zgjuar shpresa të mëdha tek mjekët dhe pacientët e sëmurë me kancer. Sipas Dr Luis A. Diaz J. nga Qendra e ...

  • Shtypi gjerman analizon udhëtimin ballkanik të Kancelarit Scholz

    14 Qershor, 2022

    Scholz ShkupShtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të gjerë vizitës së kancelarit Olaf Scholz në disa shtete të Ballkanit. Frankfurter Allgemeine Zeitung është ndalur në dy refuzime.

     

    Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan në numrin e së hënës për dy refuzime që mori për zhbllokimin e punëve në Sofje dhe në Serbi. Në Sofje tema ishte bllokimi nga Bullgaria i fillimit ...

  • Përhap teori konspirative të çuditshme, kush është Nikolai Patrushev, këshilltari më i afërt i Vladimir Putin mbi Ukrainën

    13 Qershor, 2022

    Nikolai Patrushev kgbNikolai Patrushev, është një nga këshilltarët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Ai ka një ndikim të madh në politikën e qeverisë ruse, në cilësinë e kreut të Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Këshilli është vendi ku formulohet politika ruse e sigurisë, dhe qendra ku merren informacione nga burime dhe rrjetet agjenturore jashtë Rusisë.

     

    Patrushev është ai që i interpreton të dhënat që vijnë nga agjentët rusë nëpër botë. Patrushevjep shpesh intervista për mediat shtetërore ruse në lidhje me pikëpamjet e tij konspirative ndaj Perëndimin, dhe atë që Kremlini e përshkruan ende si një “operacion ushtarak special” të Rusisë në Ukrainë.

    Nuk ka asgjë mënyrë për ta përgënjeshtruar dezinformimin e tij, ...

  • Presidenti Steinmeier kritikon ish-kancelarin Schröder

    13 Qershor, 2022

    Steinmeier SchroederPresidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-kancelarin Schröder se ka dëmtuar Gjermaninë me aktivitetet e tij në Rusi. Steinmeier dhe Schröder kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë dikur.

     

    Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier akuzon ish-kancelarin Schröder se e ka dëmtuar Gjermaninë me aktivitetet e tij në Rusi. “Angazhimi i Gerhard Shröderit në kompaniët ruse të energjisë ka lënë shumë pikëpyetje në Evropë, ...

  • Pasojat e kontrollit rus në rajonet e Khersonit dhe Zhaporizhias

    10 Qershor, 2022

    UkrainaDepartamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara lidhur me hapat që po ndërmerr Rusia për të institucionalizuar kontrollin mbi territorin sovran të Ukrainës. Në dy rajone të vendit, Kherson dhe Zhaporizhia, Moska ka ndërmarrë hapa konkrete për të konsoliduar praninë e saj.

    Departamenti i Shtetit thotë se zhvillimet e fundit në rajonet e Khersonit dhe ...

  • Zelenskyy: Bllokada e portit rus mund të nënkuptojë miliona të vdekur nga uria

    10 Qershor, 2022

    ZelenskiyPresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po vazhdon t’i “bëjë shantazh botës përmes urisë” duke bllokuar portet e Ukrainës dhe duke frenuar eksportet e grurit, misrit, vajit vegjetal dhe produkteve të tjera ushqimore.

    Në një mesazh të regjistruar në video për mbrëmjen gala të revistës Time të enjten, presidenti Zelenskyy tha se veprimet e Rusisë e kanë lënë botën ...

  • Zelenskiy: Forcat ruse po përballen me humbje të mëdha në Sievierodonetsk

    9 Qershor, 2022

    ZelenskiyPresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën se mbrojtësit e qytetit të Sievierodonetskut po u shkaktojnë humbje të mëdha trupave ruse, gjatë asaj që ai e quajti, një betejë shumë të ashpër e tejet të vështirë.

     

    Fati i Donbasit vendoset atje“, tha zoti Zelenskiy gjatë një fjalimi në internet.

    Më herët gjatë ditës, forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, paralajmëruan ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"