LAJMET NGA BOTA

  • G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën

    13 Dhjetor, 2022

    Flamuri ukrainas përpara selisë së Parlamentit Evropian në Strasburg FrancëUdhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën të hënën, duke u zotuar të plotësojnë nevojat e saj urgjente për paisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë.

     

    Në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë, G-7 dënoi “sulmet e ...

  • Irani i vendos sanksione Evropës

    13 Dhjetor, 2022

    IranIrani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë së zbulimit dhe të ushtrisë së Britanisë, si dhe ndaj personaliteteve politike britanike dhe gjermane, duke iu kundërpërgjigjur kështu Evropës përpara se ajo të vendoste për sanksione të reja.

     

    Në konferencën e tij javore për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani fajësoi evropianët dhe britanikët për “ndërhyrje në punët ...

  • Arrestimet në Bruksel: Korrupsioni në qendrën e demokracisë

    13 Dhjetor, 2022

    Eva Kaili eurodeputete e PASOK grek një nga 14 nënkryetarët e deritanishëm të Parlamentit EuropianArrestimi i zëvendëspresidentes Kaili është një gotitje e fuqishme për PE. Korrupsioni në Bruksel ka shqetësuar edhe shumë të tjerë.

     

    Zëvendëspresidentes greke të Parlamentit Evropian, Eva Kaili, e arrestuar për korrupsion, i janë hequr të gjitha kompetencat zyrtare. Kështu ka vendosur kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola. ...

  • Kina përfshihet nga vala e Koronës

    13 Dhjetor, 2022

    Kina covid19Kina sapo hoqi dorë nga strategjia e saj rigoroze “zero covid”. Por situata po përkeqësohet me shpejtësi.

     

    Pas lehtësimit të strategjisë strikte “zero covid” në Kinë, shumë spitale po përballen me një fluks të infektuarish. Në metropolet si Pekini, Guangzhou apo Shijiazhuang, spitalet kanë pësuar tronditjen e parë prej një vale gjigande infeksionesh dhe mungese të personelit shëndetësor, shkruan ...

  • SHBA pritet të njoftojë një arritje të madhe në fushën e energjisë

    13 Dhjetor, 2022

    laboratori kaliforniDepartamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara pritet të njoftojë të martën se shkencëtarët amerikanë kanë arritur të krijojnë një reaksion të fuzionit bërthamor që prodhon më shumë energji sesa konsumon, një arritje historike kjo në kërkimet prej dekadash për një mënyrë për të gjeneruar energji bërthamore të pastër dhe pa mbetje.

     

    Njoftimi i pritshëm, i raportuar fillimisht nga ...

  • NASA, kapsula Orion përfundoi me sukses misionin

    12 Dhjetor, 2022

    kapsula OrionKapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga hëna të dielën, duke zbritur me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës. Kjo i jep fund fluturimit provë që mendohet se do t’u hapë rrugën fluturimeve me astronautë në bord në orbitën hënorë.

     

    Kapsula hyri në atmosferë me një shpejtësi 32 herë më shumë se shpejtësia e zërit ...

  • Motra e udhëheqësit suprem të Iranit dënon shtypjen e protestave

    9 Dhjetor, 2022

    KhameneiMotra e udhëheqësit suprem të Iranit ka dënuar shtypjen e protestave në Iran dhe i ka bërë thirrje Gardës Revolucionare të tërhiqet, sipas një letre të publikuar nga djali i saj në Francë.

     

    Në letrën e shkruar në dhjetor të këtij viti, Badri Hosseini Khamenei, e cila jeton në Iran, kritikon mënyrën se si Republika Islamike është ngritur që nga ...

  • Sulme me dronë ndaj vendndodhjeve strategjike në Rusi

    7 Dhjetor, 2022

    aeroport në rajonin jugor rus të KurskutPresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën një qytet në lindje të vendit, pranë vijës së frontit, në një shfaqje të dukshme force të Kievit. Ky zhvillim vjen ndërsa Moska njoftoi se për të dytën ditë me radhë ishin goditur me dronë pika strategjike brenda territorit rus.

     

    Një zjarr shpërtheu në një aeroport në ...

  • Irani shpërbën Policinë e Dokeve dhe të Zakoneve

    5 Dhjetor, 2022

    IranE ashtuquajtura Polici e Dokeve dhe e Zakoneve kontrollonte kryesisht respektimin e kodit të veshjes për gratë.Presidenti Ebrahim Raisi zhvilloi një samit krize.

     

    Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit Policia e Dokeve dhe e Zakoneve, e cila ishte kryesisht përgjegjëse për zbatimin e kodeve të veshjes për gratë, është shpërbërë. “Policia e Dokeve dhe e Zakoneve është shpërbërë, por gjyqësori ...

  • Presidentët Biden e Macron të bashkuar kundër Rusisë, bisedojnë për mosmarrëveshjet tregtare

    2 Dhjetor, 2022

    Biden MacronPresidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u zotuan të mbajnë një front të bashkuar kundër Rusisë të enjten mes shqetësimeve në rritje për rënien e mbështetjes për përpjekjet luftarake të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Presidenti Biden sinjalizoi gjithashtu se ai mund të jetë i gatshëm të modifikojë aspekte të legjislacionit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"