LAJMET NGA BOTA

  • Shtëpi në kontenierë

    27 Shtator, 2015

    Kontenier shtepiÇmimet e banesave në mbarë zonën e gjirit të San Franciskos janë të papërballueshme për shumë njerëz, kështu që disa sipërmarrës të rinj, artistë dhe specialistë të informatikës po krijojnë shtëpi duke përdorur kontejnerë anijesh. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit, Mike O’Sullivan nga Oakland, kjo përpjekje kërkon zgjuarsi dhe ndeshet me ligjet kufizuese vendore.

    Artistja Heather Stewart është ...

  • Takim Obama-Putin të hënën në Nju Jork

    25 Shtator, 2015

    obama-putinPresidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Presidentin Barak Obama të hënën në Nju Jork. Njoftimin e bëri sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

    Zëdhënësi tha në komentet për shtyp se zoti Putin do të takohet më parë me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe më pas me Presidentin Obama.

    Të tre udhëheqësit janë ndër krerët e shteteve që mblidhen në ...

  • 717 pelegrinë të vrarë, mbi 800 të plagosur në Mekë

    25 Shtator, 2015

    Të paktën 717 vetë u shtypën nga turmat gjatë haxhillëkut në Mekë

    mekaZyrtarët saudit thanë se një rrëmujë në afërsi të Mekës, la pas vetes të paktën 717 të vdekur dhe qindra të plagosur, që po merrnin pjesë në haxhillëkun  vjetor mysliman.

    Incidenti ndodhi në Mina, ku haxhinjtë hodhën gurë mbi shtyllat që përfaqësojnë djallin, që është rituali i fundit i ...

  • Koment: Politika e suksesshme e Putinit në Siri

    23 Shtator, 2015

    Vlerat morale në përgjithësi nuk janë asnjëherë pikënisje për lëvizjet e jashtme politike në Rusi. Me ngritjen e pranisë ushtarake në Siri, Kremlini ndjek më shumë se një qëllim, mendon Ingo Mannteufel.

    aeroplani rusJo, kriza e refugjatëve në Evropë nuk është arsyeja që Rusia ka stacionuar avionë luftarakë, helikopterë dhe pajisje të tjera ushtarake në një bazë të ngritur kohët ...

  • Gjunjëzohet Shkreli

    23 Shtator, 2015

    ShkreliDrejtuesi i kompanisë farmaceutike që u kritikua ashpër për rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim me më shumë se 5 mijë për qind, tha të martën se do të ulë koston e ilaçit që shpëton jetë njerëzish.

    Martin Shkreli nuk tha se sa do të jetë çmimi i ri, por tha se vendimi do të merret gjatë disa javëve të ...

  • Ministrat e Brendshëm të BE marrin vendim për shpërndarjen e refugjatëve

    23 Shtator, 2015

    120.000 refugjatë do të shpërndahen brenda Evropës. Vendimi u mor me shumicë të cilësuar, për shkak se disa shtete nuk lëvizën nga kundërshtimi i tyre. Gjermania mbështetëse e fortë e shpërndarjes së refugjatëve.

    refugjatetVendimi është marrë “nga shumica e shteteve anëtare”, njoftoi Presidenca luksemburgase e BE-së në twitter. Shpërndarjen e 120.000 refugjatëve nga vendet shumë të ngarkuara të mbërritjes së ...

  • SHBA: Martin Shkreli nxit debat me ilaçin Daraprim

    22 Shtator, 2015

    Martin ShkreliKur firma farmaceutike Turing bleu në muajn gusht linjën e prodhimit të ilaçeve Daraprim, ajo brenda natës e rriti çmimin e një kokre nga 13.5 në 750 dollarë, një rritje prej 5000 për qind.

    Ngitja e çmimit u prit me ankesa nga komuniteti mjekësor për faktin që pacientët nuk mund ta përballonin dot çmimin. Por drejtori ...

  • Volkswagen pranon përdorimin e programit mashtrues

    22 Shtator, 2015

    VWProdhuesi gjerman i makinave Volkswagen pranoi se 11 milionë makina, të shitura në mbarë botën, janë pajisur me një program kompjuterik, që synon të shmangë rezultatet e vërteta të emitimit të gazeve gjatë testit për këtë qëllim.

    Volkswagen njoftoi sot se ka caktuar një fond prej 7.3 miliardë dollarësh për të bërë ndryshimet përkatëse në këto makinat me shpresë për ...

  • Një perde e re e hekurt? Para samitit të BE-së

    21 Shtator, 2015

    Brukseli po përpiqet të zbusë frontet e reja të krijuara mes vendeve anëtare të BE-së. Por shtetet lindore dhe ato perëndimore të Europës ende grinden për krizën e refugjatëve.

     

    refugjatetDeri në samitin e jashtëzakonshëm për krizën e refugjatëve Komisioni Europian ka vetëm pesë ditë kohë për të bindur shtetet lindore europiane. Komisioneri i BE-së për refugjatët Dimitri Avramopoulos në ...

  • Pas skandalit të manipulimeve Volkswagen nën presion

    21 Shtator, 2015

    Në bursë të hënën pati një rënie të fortë të krusit: Aksionet e prodhuesit të automobilëve VW ranë ndjeshëm. Ndërkohë koncerni ka ndërprerë shitjen e automjeteve më naftë në SHBA. Shefi i VW ndodhet nën presion.

    VWAutoriteti i SHBA-së për Mjedisin akuzon koncernin Volkswagen (VW), që në automjetet me naftë në SHBA i ka kamufluar parametrat e matjes së vërtetë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"