LAJMET NGA BOTA

  • Marrja e përditshme e aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze

    13 Tetor, 2021

    aspirinNjerëzit që nuk vuajnë nga zemra, nuk duhet të marrin aspirinë përditë. Kështu thuhet në udhëzimet paraprake të një grupi me peshë ekspertësh amerikanë. Nëse udhëzimet marrin formë përfundimtare, ato do të ndryshojnë plotësisht rekomandimet e dhëna në vitin 2016 që sugjeronin përdorimin e aspirinës me dozë të vogël për të parandaluar goditjet në zemër dhe në tru.

    Personat që ...

  • Fundi i pandemisë apo një valë e re në dimër?

    12 Tetor, 2021

    vaksinaGjermania midis pohimeve se pandemia ka mbaruar dhe shqetësimeve për një valë të re të Coronës në dimër. Cilat janë faktet?

    “Berghain”, tempulli më i famshëm i vallëzimit në Berlin, është përsëri i hapur. Sipas raporteve, brenda kishte një përzierje të muzikës dhe ekstazës. Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Karl Lauterbach, i njohur për fjalët e tij shpesh paralajmëruese për pandeminë, ...

  • Çmimet e naftës, shqetësim për Shtëpinë e Bardhë

    12 Tetor, 2021

     Shtëpia e Bardhë vazhdon t’u bëjë thirrje vendet prodhuese të naftës që të “bëjnë më shumë” për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike globale, tha një zyrtar të hënën, pasi çmimet e naftës së papërpunuar arritën pikën më të lartë në disa vite.

    Zyrtari tha se administrata po monitoron nga afër koston e naftës dhe benzinës dhe është “duke përdorur çdo mjet në dispozicion për ...

  • Rritja rekord e çmimit të gazit – Rusia fajëson BE

    11 Tetor, 2021

    gaziRritja e çmimeve të gazit është kthyer në temë politike kudo në Europë. Rusia i quan të padrejta akuzat e BE ndaj saj. Presidenti Putin i shikon gabimet tek BE.

    Shpërthimet e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë. Ky vend bëhet përgjegjës për rekorde të reja të ...

  • Tre shkencëtarë në SHBA fitojnë çmimin Nobel për ekonominë

    11 Tetor, 2021

    Tre ekonomistë me qendër në Shtetet e Bashkuara fituan të hënën çmimin Nobel 2021 në ekonomi për studimet e tyre mbi ndikimet e pagës minimale, emigracionit dhe arsimit në tregun e punës dhe për krijimin e kuadrit shkencor për të lejuar nxjerrjen e përfundimeve nga studime të tilla kur metodologjia tradicionale nuk mund të përdoret.

    David Card i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, i lindur ...

  • Kancelari austriak Sebastian Kurz jep dorëheqjen

    10 Tetor, 2021

    Regierungskrise in Österreich Kanzler Sebastian Kurz tritt zurück Sebastian Kurz ka bërë të ditur, se dorëhiqet si kancelar i Austrisë. Kundër politikanit konservator po zhvillohen hetime në një aferë korrupsioni.

    Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka bërë të ditur dorëheqjen dhe se do të kalojë detyrën e mandatit të tij tek ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg. Vendi ...

  • Sondazhi, amerikanët pajtohen se dezinformatat janë një problem

    9 Tetor, 2021

    Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapja e shfrenuar e dezinformatave është një problem.

    Shumica mendojnë gjithashtu se lidhur me këtë situatë një pjesë të mirë të fajit e kanë kompanitë e medias sociale dhe përdoruesit e tyre.

    Por vetëm një numër i vogël amerikanësh mendojnë se ata vetë mund të jenë përgjegjës për situatën. Të dhënat janë pasqyruar në një sondazh të ri ...

  • Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov – fitues të çmimit Nobel për paqe

    8 Tetor, 2021

    Gazetarja nga Filipinet, Maria Ressa dhe gazetari rus Dmitry Muratov, janë fitues të çmimit Nobel për paqe për vitin 2021.

    Kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, tha në një konferencë me gazetarë se “Zonja Ressa dhe zoti Muratov po marrin çmimin e Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe në Rusi. Në të njëjtën kohë, ata ...

  • Microsoft: Rusia po intensifikon sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera

    8 Tetor, 2021

    FILE - A computer screen displays cyber code in this picture illustration taken October 4, 2018. Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa hakerët e këtij vendi po intensifikojnë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, thuhet në një raporti të ri të kompanisë Microsoft.

    Raporti i Mbrojtjes Dixhitale i kompanisë Microsoft për vitin 2021 thotë se ...

  • Abdulrazak Gurnah merr Çmimin Nobel për letërsi

    7 Tetor, 2021

    Nobelpreis Literatur 2021 | Abdulrazak GurnahMund të quhet sërish një surprizë. Akademia Suedeze nderoi me Çmimin Nobel për letërsi shkrimtarin e lindur në Tanzani, Abdulrazak Gurnah.

    Shkrimtari Abdulrazak Gurnah i lindur në ishullin Zanzibar, Tanzani, por që jeton që nga fundi i viteve 60-të në Britaninë e Madhe nderohet me Çmimin Nobel për letërsi për vitin 2021. Gurnah nderohet për ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"