LAJMET NGA BOTA

  • Inflacioni në Turqi arrin në nivel rekord në dy dekadat e fundit

    4 Korrik, 2022

    inflacioni turqiInflacioni në Turqi në qershor ka arritur në nivel vjetor prej 78.6 për qind, që është niveli më i lartë në 24 vjet.

    Këto të dhëna u publikuan të hënën, më 4 korrik, teksa politikat kundërthënëse ekonomike të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, po e rëndojnë situatën.

    Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e ...

  • Biontech dhe Pfizer marrin porosi në miliarda euro nga SHBA

    4 Korrik, 2022

    Pfizer BioNtechQeveria e SHBA-së porosit vaksina disa milionë vaksina kundër koronës tek kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Biontech.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për vjeshtën dhe kanë porositur më shumë se 100 milionë doza vaksine kundër virusit korona nga kompanitë Biontech dhe Pfizer. Uashingtoni njoftoi se është arritur një marrëveshje për të blerë 105 milionë doza vaksinash me një ...

  • Gjermania po përgatitet për një dimër të ftohtë

    4 Korrik, 2022

    Nord Stream 1Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë, veçanërisht gazin. Në Gjermani ekziston frika se Rusia mund të përdorë mirëmbajtjen e Nord Stream si pretekst për të bllokuar gazin.

     

    Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjeteve të Gjermanisë, Klaus Müller, ka frikë nga ndërprerja e plotë e dërgesave të gazit rus dhe u bën thirrje qytetarëve që ...

  • Metaverse, e ardhmja në një univers virtual

    4 Korrik, 2022

    metaverseMetaverse mendohet se do të jetë zhvendosja e madhe dixhitale e së ardhmes – një hapësirë tredimensionale ku njerëzit do të bëjnë pazar, do të luajnë dhe do të shkojnë në koncerte. Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, i hedh një vështrim kësaj të ardhmeje të mundshme dhe formës që ajo mund të marrë.

    “Është një mënyrë për t’u ...

  • Në situatën e luftës gjermanët dhe amerikanët afrohen më shumë

    3 Korrik, 2022

    Scholz BidenInvazioni rus në Ukrainë ka forcuar aleancën perëndimore, para së gjithash marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Berlinit. Vizioni i tyre i përbashkët gjeopolitik mbështetet në një angazhim të fortë nga të dyja palët.

     

    Marrëdhënia gjermano-amerikane po përjeton një rilindje. Kjo nuk është gjë e vogël pas dy dekadash të vështira me mosmarrëveshje për luftën në Irak, akuzat gjermane për spiunazh ...

  • Autoritetet gjermane i bëjnë thirrje popullatës të përgatitet për sasi të pamjaftueshme të gazit

    3 Korrik, 2022

    gaziNisur nga droja se Rusia mund të ndërpresë tërësisht furnizimin me gaz natyror, kreu i Agjencisë Rregullatore gjermane për Energjinë Klaus Mueller, i bëri thirrje popullatës të shtunën të kursejë energjinë, e të përgatiten për dimrin, periudhë gjatë së cilës përdorimi i gazit rritet.

    Zoti Mueller u bëri thirrje konsumatorëve familjarë të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat si dhe radiatorët e ...

  • NATO e pranon: Sulm i mundshëm ndaj një vendi anëtar, Ballkani në fokus

    2 Korrik, 2022

    Nato Bruksel14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s të shpallur në samitin e Madridit, dhe 11 herë Kina.

     

    Fakti që këto dy vende dhe një aleancë e mundshme midis Moskës dhe Pekinit, janë në këtë pikë në qendër të vëmendjes, ilustron rreziqet e ardhshme që vendet e NATO-s shohin dhe për të cilat ato duhet të ...

  • Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese

    1 Korrik, 2022

    Ndotja e ajritNdotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivel të lartë. Problem shqetësues është edhe rritja e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit.

     

    Një raport të Qendrës së Përbashkët Kërkimore lidhur me statusin e ajrit, të mjedisit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor arrin në përfundimin që ndotja e ajrit në rajon është në ...

  • NATO përfundon takimin, shtohen trupat në Evropë, Rusia rreziku kryesor

    30 Qershor, 2022

    nato madridNë ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Madrid, Presidenti Biden foli në një konferencë shtypi për planet e qeverisë amerikane për rritjen e pranisë ushtarake në Evropë. Ai deklaroi se do të mbrohet çdo centimetër territor i NATO-s. Nga ana e saj, aleanca po planifikon të shtatëfishojë forcat e saj të reagimit ...

  • Sa ujë i duhet trupit tonë dhe për çfarë i duhet?

    30 Qershor, 2022

    ujiNjeriu mund të jetojë tri minuta pa oksigjen, 30 ditë pa ushqim, por vetëm tri ditë pa marrë lëngje, thotë rregulli i artë. Pa ujë në trupin e njeriut nuk funksionon asgjë.

     

    Trupi i një të sapolinduri përbëhet nga 80 përqind ujë. Kur plakemi, përmbajtja e ujit në trup ulet dhe arrin në rreth 60 përqind. Qelizat dhjamore përmbajnë më ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"