LAJMET NGA BOTA

  • NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus

    7 Tetor, 2021

    NATO-ja tha të mërkurën se dëboi tetë anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake nën dyshimet se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit.

    “Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s.

    NATO-ja tha gjithashtu se do të shkurtojë numrin e vendeve që organizata i ...

  • Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

    6 Tetor, 2021

    Slowenien | Westbalkan-Gipfel Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE në Brdo të Sllovenisë, kancelarja Merkel u shpreh se nuk sjell gjë një datë e caktuar për pranimin e Ballkanit në BE dhe që në fund na vendos nën presion.

    Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore për pranimin në BE nuk po përmbushen as ...

  • Pritjet e Gjermanisë nga samiti Ballkani Perëndimor-BE

    6 Tetor, 2021

    EU-Gipfel in SlowenienSamiti BE-Ballkan Perëndimor në Brdo pri Kranju, Slloveni, synon të ruajë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Çfarë presin ekspertët dhe politika në Gjermani?

    Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i jashtëm Heiko Maas, kishte apeluar të hënën në kuadër të një takimi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për çeljen ...

  • Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin

    6 Tetor, 2021

    EU-Gipfel in SlowenienNë momentet kur Bashkimi Europian po përballet me një sërë dilemash e sfidash, liderët më të pushtetshëm të tij rikonfirmuan unitetin e Unionit. BE thekson rëndësinë e bashkëpunimit me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

    Në ditën e parë të samitit të BE-së në Brdo afër Kranjës në Slloveni u dhanë mesazhe të forta nga krerët më të lartë.

    “Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin ...

  • Esch: Nevojiten mesazhe të qarta dhe të sinqerta për Ballkanin Perëndimor

    6 Tetor, 2021

    Valeska EschIntervistë me Valeska Esch, zëvendësdrejtore Institutit Apen në Berlin

    Deutsche Welle: Në Brdo zhvillohet samiti Ballkan-BE dhe Thuhet se në deklaratën përfundimtare nuk flitet për anëtarësim në BE. Sa seriozisht duhet marrë perspektiva e anëtarësimit?

    Valeska Esch: Nuk mund të them se çfarë do të përmbajë deklarata përfundimtare, por duket se, ashtu si në samitet e fundit BE-Ballkani Perëndimor, përmendet mbështetja për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nuk ...

  • Çmimi Nobel në Mjekësi për dy shkencëtarë të biologjisë molekulare: nderim për Julius dhe Patapoutian

    6 Tetor, 2021

    Çmimi Nobel në Mjekësi për David Julius dhe Ardem PatapoutianPër zbulimin prej tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen në trup, dy shkencëtarët David Julius dhe Ardem Patapoutian morën Çmimin Nobel të këtij viti në Mjekësi.

    Çmimi Nobel i këtij viti për mjekësinë u jepet  shkencëtarëve David Julius (SHBA) dhe Ardem Patapoutian me origjinë libaneze. Ata ...

  • “Pandora Papers”: Londra, qendër e rrjetit të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale

    5 Tetor, 2021

    Udhëheqës botërorë, politikanë dhe yje të muzikës pop janë mes mijëra personave që fshehin pasuri të madhe përmes një rrjeti kompanish anonime. Të dhënat janë zbuluar përmes rrjedhjes së gati 12 milionë dosjeve nga arkivat e disa firmave ligjore, të cilat hedhin dritë mbi botën e fshehtë të parave që tranferohen në parajsa fiskale, të ashtuqujtura “Dokumentet Pandora”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry ...

  • Kriza energjitike kineze rrezikon rimëkëmbjen ekonomike globale

    5 Tetor, 2021

    Çmimet e larta të gazit natyror dhe energjisë elektrike në Evropë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, por një krizë energjetike e lidhur me pandeminë po godet edhe Kinën, ku rezervat e qymyrit janë në nivele shumë të ulta.

    Problemi energjitik në Kinë do të ketë pasoja më të mëdha për ekonominë globale sesa mungesat energjitike në Evropë, paralajmërojnë ata.

    Disa rajone ...

  • Presidenti Biden shpreh “mbështetje të fortë” për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

    5 Tetor, 2021

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Në një njoftim për bisedën nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Udhëheqësit ...

  • Bllokimi i rrjeteve sociale, vjen reagimi i parë nga Facebook

    4 Tetor, 2021

    Shefi i komunikimit në Facebook, Andy Stone ka reaguar në Twitter për rrjetet sociale në pronësi të Facebook që kanë dalë jashtë funksioni prej rreth një ore.

    “Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim,”– tha ai, pasi WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha në pronësi të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"