LAJMET NGA BOTA

  • Mali i Zi i barabartë në samitin e NATO-s

    25 Maj, 2017

    Mali i zi NatoMali i Zi nga sot për herë të parë merr pjesë si i barabartë në një takim të nivelit të lartë të Aleancës më të madhe ushtarake në botë, atë të NATO-s. Kurse nga 5 qershori do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike.

    Qeveria e Malit të Zi konfirmoi se kryeministri malazez, Dushko ...

  • Një portret i autorit të sulmit në Mançester

    24 Maj, 2017

    MancesterSulmi terrorist në Mançester ishte më i rëndi në Britani në më shumë se një dekadë dhe xhihadisti që e kreu atë vrau e plagosi njerëz me të cilët ai ishte rritur – duke e bërë edhe më të tmerrshme mizorinë për banorët.

    Ndërsa qeveria britanike ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në ‘kritik’, zyrtarët filluan të japin më shumë hollësi ...

  • Në prag të takimit të nivelit të lartë NATO-s në Bruksel

    24 Maj, 2017

    NatoUdhëheqësit e NATO-s po mblidhen në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e 25 majit, ku ata pritet të bien dakord për parimet kryesore të Aleancës. Pas sulmit të së hënës në Britani, pritet që të ketë një konsensus lidhur me nevojën për të vazhduar luftën kundër terrorizmit si brenda, edhe jashtë vendeve anëtare, në vende si Afganistani. ...

  • Mogherini takohet me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

    24 Maj, 2017

    Kryeministrat BallkanShefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u takua të mërkurën në mbrëmje me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimore për të diskutuar situatën në rajon.

    Takimi joformal synon debatet rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe rreth pikëpamjeve të përbashkëta për të ardhmen evropiane të rajonit.

    Zonja Mogherini tha më herët gjatë ditës se do ...

  • SHBA: qeveria ngre padi ndaj firmës Fiat-Chrysler

    24 Maj, 2017

    Chrysler FiatQeveria amerikane ka ngritur një padi civile kundër prodhuesit të makinave Fiat Chrysler për përdorimin e një programi të paligjshëm me qëllim shtrembërimin e të dhënave mbi sasinë e gazit që lëshohet në mjedis nga automjetet e saj me naftë.

    Padia e paraqitur të martën pason akuzat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të bëra në muajin janar.

    Programi fsheh ...

  • Amazon do dhurojë 1 milion dollarë për lirinë e shtypit

    24 Maj, 2017

    AmazonThemeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos ka premtuar të dhurojë 1 milionë dollarë për të mbështetur lirinë e shtypit, deklaroi të mërkurën Komiteti i Gazetarëve për Lirinë e Shtypit.

    “Kjo dhuratë bujare do të na ndihmojë që të vazhdojmë të zgjerohemi, të ofrojmë mbështetjen tonë ligjore dhe edukative për shumë organizata të tjera shtypi dhe të shtojmë shërbimet tona për ...

  • Turqia do të bllokojë misionin e ushtarëve austriakë në Kosovë?

    24 Maj, 2017

    erdoganTurqia ka paralajmëruar se do të bllokojë pjesëmarrjen e Austrisë në stërvitjet e NATO-s. Kjo mund të ketë pasoja të rënda edhe për Kosovën.

    Aleanca e NATO-s ka 28 vende anëtare dhe 22 vende partnere në Evropë. Austria si një vend neutral bën pjesë në grupin e vendeve partnere, të cilat mund të marrin pjesë edhe në manovrat dhe në ...

  • Identifikohet autori i dyshuar i sulmit në Mançester

    23 Maj, 2017

    Manchester1Policia njoftoi se njeriu që hodhi veten në erë të hënën në përfundim të koncertit të këngëtares Ariana Grande në Mançester të Anglisë është identifikuar si Salman Abedi.

    Duke folur për gazetarët të martën pasdite shefi i policisë së Mançesterit Ian Hopkins, identifikoi 22-vjeçarin Abedi si autor të dyshuar për sulmin, por nuk dha detaje të tjera.

    Ndërkohë ISIS-i ka marrë ...

  • A ka lindur paranjeriu në Ballkan?

    23 Maj, 2017

    Shumë ekspertë mendojnë se ndarja e njeriut nga majmuni ka ndodhur në Afrikë. Por djepi i njerëzimit mund të ketë qenë edhe Ballkani.ParanjeriuLidhjet mes shimpanzeve të sotme dhe njerëzve me sa duket janë ndarë në Evropë dhe jo – sikurse supozohet shpesh – në Afrikë. Këtë ide prezantoi  në revistën “PLoS One” një ekip studiesish nga Qendra ...

  • Bomba në Mançester e ndërtuar për të shkaktuar viktima të shumta

    23 Maj, 2017

    ManchesterSipas policisë britanike, personi që kreu shpërthimin në koncertin e Mançesterit, ishte nisur për të vrarë sa më shumë spektatorë që të ishte e mundur.

    Pajisja shpërthyese ishte një bombë e ndërtuar me gozhdë, ciflat e të cilave u përhapën në një rreze të gjerë.

    Eksperti britanik i sigurisë, Will Geddes, u tha gazetarëve se pajisja shpërthyese duket të ishte e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"