LAJMET NGA BOTA

  • Nënpresidenti Biden paralajmëron për ndërhyrje ruse në zgjedhjet evropiane

    18 Janar, 2017

    BidenNënpresidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të mërkurën vendet evropiane se Rusia do të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e tyre, në të njëjtën mënyrë që siç thonë agjencitë amerikane të zbulimit, se Moska ndërhyri në zgjedhjet e nëntorit, të cilat i fitoi Donald Trumpi.

    “Ndërsa shumë vende evropiane bëhen gati të mbajnë zgjedhje këtë vit, duhet të parashikojmë përpjekje të ...

  • Dodik kundërshton sanksionet amerikane kundër tij

    18 Janar, 2017

    dodiq1Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik

    Lideri nacionalist serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka kundërshtuar sanksionet amerikane kundët tij, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë së Bosnjës që ta shpallë ambasadoren amerikane në Sarajevë si person të padëshiruar.

    Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar më 17 janar se ka vendosur sanksione kundër Millorad Dodik, duke ...

  • SHBA sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjes

    18 Janar, 2017

    dodiqFILE – Milorad Dodik, leader of Alliance of Independent Social Democrats party (SNSD), waits for the congress of his party in East Sarajevo, April 25, 2015.

    Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione financiare ndaj udhëheqësit nacionalist të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik, për shkak të rolit të tij aktiv, për të penguar marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, që ...

  • Oxfam: Tetë miliarderë zotërojnë pasuri aq sa gjysma e popullsisë së botës

    18 Janar, 2017

    varferiaTetë biznesmenët më të pasur në botë zotërojnë sipas organizatës humanitare Oxfam po aq para sa gjysma e popullsisë së botës, pra 3.6 miliardë vetë.

    Në raportin e saj organizata  Oxfam bën  thirrje për një ndreqje të asaj që përshkruhet  si një deformim ekonomik, i cili u lejon tetë miliarderëve të zotërojnë pasuri aq sa gjysma e popullsisë së botës ...

  • Mikesha më e mirë dhe më e afërt, por ….

    18 Janar, 2017

    Theresa MayRreth gjysmë viti pas referendumit për Brexit-in, Theresa May flet për planet e saj për tërheqjen nga BE-ja.

    Kryeministrja britanike Theresa May sqaroi përpara kamerave në Londër pozicionin e qeverisë së saj në lidhje me Brexit-in. Britania e Madhe nuk do të dalë vetëm nga BE-ja, por edhe nga tregu i brendshëm evropian dhe nga Gjykata Evropiane. Në vend ...

  • Evropa përballë presidentit të ri amerikan

    18 Janar, 2017

    euQeveritë e vendeve europiane sot po përpiqen të kuptojnë domethënien e komenteve që bëri presidenti i zgjedhur amerikan në një intervistë gjatë fundjavës me dy gazeta europiane. Pikëpyetja e tyre është në se komentet e zotit Trump do të përkthehen në politika të reja ndaj alenatëve.

    Udhëheqësit Europianë patën shpresuar se me afrimin e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, ...

  • Trumpi dhe Evropa – ç’duhet të presin BE-ja dhe Gjermania?

    18 Janar, 2017

    trumpPër disa ditë Donald Trumpi do të jetë presidenti i 45-të i SHBA. Si mendon Trumpi për BE, Gjermaninë dhe marrëdhëniet transatlantike?

    Bashkimi Evropian është për Gjermaninë një mjet për qëllimet e saj; NATO-ja “e vjetëruar”: intervista e Donald Trumpit dhënë gazetës gjermane “Bild”, ka shkaktuar habi dhe indinjatë.

    Edhe pse Donald Trumpi nuk është ende president shumë nga deklaratat e ...

  • Lavrov: Në Ballkan po rriten tensionet

    17 Janar, 2017

    Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov komenton në një konferencë shtypi zhvillimet në Ballkan.

    LavrovLavrov u shpreh se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës atje. Kështu theksoi ministri i Jashtëm rus, të martën (17.01) ...

  • Shtypi gjerman: Dy fytyra të Vuçiqit

    17 Janar, 2017

    Mediat gjermane shkruajnë sot për tendosjet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të trenit. Vuçiqi po tregon disa fytyra…

    shtypi gjermanGazetari i të përditshmes “Frankfurter allgeimeine Zeitung” Michael Martens shkruan për “Dramën hekurudhore në Kosovë”, me fjalët se “disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacionin e parashikuar”. Pas incidentit me trenin, në Beograd ...

  • Andreas Ernst: Pushtetmbajtësit po provokojnë me qëllim

    17 Janar, 2017

    Intervistë me Andreas Ernst, korrespondent i “Neue Zürcher Zeitung” nga Beogradi, për gjendjen në Serbi dhe rajon. Ernst thotë se politikanët e atjeshëm po provokojnë gjendjen për qëllime të caktuara.

    AE Neue Zurcher ZeitungIntervistë me Andreas Ernst, korrespodent i “Neue Zürcher Zeitung” nga Beogradi për gjendjen në Kosovë. “Tensionet në rajon shkojnë në favor të strukturave politike”, thotë ai në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"