LAJMET NGA BOTA

  • “Nord Stream 2” probleme me licensimin, rregullatori gjerman pezullon projektin

    16 Nentor, 2021

    Nord Stream 2Enti rregullator gjerman i energjisë ka pezulluar procesin e çertifikimit të tubacionit të ri të madh që do të sjellë gaz nga Rusia në Evropë, duke krijuar një pengesë të re për projektin e diskutueshëm, çka u shoqërua edhe me rritje të çmimit rajonal të gazit.

    Enti mbikëqyrës tha të martën se kishte ndaluar përkohësisht procesin e çertifikimit ...

  • Banorët e Turqisë ankohen për rritjen e madhe të çmimeve

    16 Nentor, 2021

    banoret e turqiseBanorët në Turqi po ankohen për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimit dhe produkteve tjera thelbësore. Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind. Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë situata është përkeqësuar nga ...

  • Ministrat e Jashtëm të BE vendosin për sanksione të ashpra ndaj Bjellorusisë

    16 Nentor, 2021

    Migrantet poloniBE e ka humbur durimin në grindjen për migrantët me Bjellorusinë. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare kanë krijuar mundësi të reja për t‘iu kundërvënë trukeve të diskutueshme të Lukashenkos.

    Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë vendosur për një instrument të ri sanksionesh kundër atyre që janë të përfshirë në trafikun e migrantëve drejt Bjellorusisë. BE tani ...

  • Groenlandë, shtresat e akullit dhe ndryshimet klimatike

    16 Nentor, 2021

    GroenlandNë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që tashmë i ka përfunduar punimet, pjesëmarrësit shqyrtuan mundësitë e financimit të projekteve globale për të ndalur rritjen e temperaturave në Tokë.Ndërkohë, shkencëtarët në Danimarkë po përpiqen të gjejnë të dhëna të reja mbi të ardhmen e planetit tonë në ngrohje, duke studiuar shtresat e akullit në Groenlandë.

    Nën dritën e zbehtë, në ...

  • Kufizimet vetëm për të pavaksinuarit?

    15 Nentor, 2021

    vakcinimiNë Gjermani është hapur debati për mundësinë e kufizimeve vetëm për personat e pavaksinuar. Kjo masë ka hyrë në fuqi (15.11) në Austri.

    Për shkak të numrit të lartë të infeksioneve me virusin Corona, në Gjermani po shqyrtohet mundësia e kufizimeve vetëm për personat e pavaksinuar. Kufizimet e kontakteve për njerëzit, që nuk janë vaksinuar janë “absolutisht të nevojshme”, tha zëvendësshefi i ...

  • Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

    13 Nentor, 2021

    parashutistet rusTë premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.

    Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po shton alarmin tek evropianët dhe Shtetet ...

  • Disa shtete evropiane rikthejnë masat kufizuese

    13 Nentor, 2021

    masat kufizuese Evropa është sërish epiqendra e pandemisë së koronavirusit, ku disa shtete po rivendosin masa kufizuese me qëllim që të frenojnë rritjen e re të rasteve me COVID-19.

    Pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit dhe sistemeve të mira të kujdesit shëndetësor, rastet me koronavirus në Evropë janë rritur që prej fillimit të tetorit dhe tani niveli i rasteve është më ...

  • Sekretari Blinken paralajmëron Rusinë se do të ishte “një gabim i rëndë” pushtimi i Ukrainës

    11 Nentor, 2021

    KulebaMinistri i Jashtëm i Ukrainës ka marrë pjesë në bisedime strategjike në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit. Takimi u njoftua ndërsa Ministria ukrainase e Mbrojtjes raportoi se rreth 90 mijë force ruse janë pozicionuar përgjatë kufirit dhe në pjesët e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore.

    Ukraina festoi 30-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në fund të gushtit. Ekspertët ...

  • Corona: Edhe 100.000 të vdekur të tjerë këtë dimër në Gjermani?

    10 Nentor, 2021

    DrostenVirologu i njohur gjerman, Christian Drosten ka paralajmëruar Gjermaninë. Nëse vendi nuk bën përpara me vaksinimin, mund të ketë edhe 100.000 të vdekur të tjerë në muajt e ardhshëm, thotë ai.

    Christian Drosten është një nga virologët më të njohur gjermanë, po ashtu i njohur në botë, dhe fjala e tij mbi pandeminë gjithmonë dëgjohet me vëmendje në Gjermani, ashtu ...

  • Denoncuesja e skandalit të Facebook në Parlamentin e BE: “Ruani demokracinë”

    10 Nentor, 2021

    BrukselFrances Haugen u bëri thirrje ligjvënësve në Bruksel që të shfrytëzojnë mundësinë për të krijuar një standard botëror të niveleve më të larta, teksa hartojnë rregulloren e mbikëqyrjes për gjigantët e teknologjisë.

    Duke iu drejtuar komitetit të Parlamentit Europian, i cili aktualisht po diskuton përbërjen e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), whistelblower-in Frances Haugen tha: “Keni mundësinë të krijoni një standard të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"